Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Figura e Ali Pashe Tepelenes

    Figura e Ali Pashe Tepelenes ne letersine angleze: Si diplomat, dinte shume mire t’i harmonizonte planet e tij me situaten nderkombetare

    - William Hamilton, pas takimit me Ali Pashen ne Janine, me 1803, i raportoi qeverise britanike: "Vetem taktikat dhe zgjuarsia e detyrojne Aliun ta shprehe formalisht besnikerine e tij ndaj Portes, sepse ne fakt ai eshte aq mire sa edhe te pavarurit". Te tjere kane verejtur: "Ai eshte i pavarur. Ndikimi i tij shtrihet ne te tere Rumeline. Ai eshte qeverisesi i pjeses me te populluar, me te pasur dhe me luftedashese te Shqiperise"
    .
    Kjo ishte arsyeja pse askush nuk e ndihmoi Aliun ne perballjen e tij perfundimtare me Porten e Larte. Perkundrazi, ato e tradhtuan ate. Konsulli rus ne Greqi i premtoi Aliut se, sapo ai te fillonte operacionet e tij ushtarake kundra turqve, do te niste lufta ruso-turke, por kur ai ngriti flamurin (parullen) e pavaresise kunder Turqise e kuptoi se qe tradhetuar jo vetem nga fuqite e huaja, por edhe nga greket. Anetaret e Philike Etairia, te cilet kishin qene ne gjyqin e tij, e lane ate, meqe ata nuk pranonin skemat e Aliut per te krijuar nje shtet te pavarur shqiptar, duke perfshire pjesen me te madhe te Shqiperise dhe shteti i pavarur grek nen mbrojtjen e tij.



    Keshtu krijimi i pashallekut te Janines u perkufizua nga nevoja e feudaleve shqiptare te beheshin me pak te pavarur nga Porta, ne menyre qe t’i jepej mundesia per te forcuar fuqine e tyre, per te rritur te ardhurat dhe per te shtrire zoterimet e tyre feudale.



    Qe prej dites se pare te zoterimit te tij, Ali Pashe Tepelena u bind qe Perandoria Osmane po shkonte drejt humneres dhe ai u perpoq per te ruajtur pashallekun e tij te pavarur feudal, te ngritur pas shume vitesh. Per kete qellim dhe per shkak te rrethanave te pafavorshme nderkombetare ai i fshehu synimet e tij, por shume personalitete dhe perfaqesues te shteteve europiane u informuan per ate qe do te ndodhe. Qe prej 1778 Admirali rus, Ouchakov, raportoi se ai mund te thoshte: "Zoteri Ali Pasha duhet te dyshohet per besnikerine e tij ndaj Portes. Nese nuk gabohem, nga fjalet dhe sjellja e tij, une kuptoj se ai perpiqet te behet i pavarur dhe ai mund ta arrije ate shume shpejt".



    Sikurse William Hamilton, pas takimit me Ali Pashen ne Janine, me 1803, i raportoi qeverise britanike: "Vetem taktikat dhe zgjuarsia e detyrojne Aliun ta shprehe formalisht besnikerine e tij ndaj Portes, sepse ne fakt ai eshte aq mire sa edhe te pavarurit". Madje dhe zyrtaret turq krijonin dyshime per te kur thonin se "duket sikur Ali Pasha do te pushtoje te tere Shqiperine dhe me pas ta shpalle veten te pavarur".

    Te tjere kane verejtur: "Ai eshte i pavarur. Ndikimi i tij shtrihet ne te tere Rumeline. Ai eshte qeverisesi i pjeses me te populluar, me te pasur dhe me luftedashese te Shqiperise".



    K O N K L U Z I O N I



    Aliu, si diplomat, dinte shume mire si t’i harmonizonte planet e tij me situaten nderkombetare, si rezultat i se ciles ai ia doli mbane te krijonte nje pashallek te madh, i cili perfshinte nje territor te gjere dhe i jepte stabilitet dhe pavaresi fuqise se tij. Ai dhe pushteti i tij u bene nje ceshtje problematike ne shume gjykata evropiane. Secila perpiqej ta perdorte ate per te kunderpeshuar ndikimin e pushtetit kundershtar, por Aliu ishte ne gjendje te perdorte te njejtat mjete. Ai perdori miqesine me Francen per te kunderbalancuar qendrimin dhe veprimtarine armiqesore te ruseve dhe ate me anglezet kunder ruseve dhe francezeve, pervec sigurimit te armeve dhe municioneve, si dhe instruktoret e huaj per ushtrine e tij. Kjo eshte arsyeja pse ai eshte quajtur Bonaparti Muhamedan.



    Viktor Hygo derisa beri nje krahasim midis Aliut dhe Napoleonit, duke thene: “Aliu per Napoleonin ishte si tigri per luanin” ose si “petriti ndaj shqiponjes”.



    Gjate analizimit te ngjarjeve te ndryshme autoret e huaj, si franceze dhe ato angleze, fillojne me interesat e tyre, pra me politiken e vendeve te tyre. I pari ne pergjithesi e pershkruan Aliun me ngjyra te erreta, sepse politika e Qeverise se tyre me Aliun s’ishte gje tjeter, vecse nje deshtim. Ai i tregoi Napoleonit dhe zyrtareve te tij se vetem ai ishte zot i shtepise se tij. Askush pervec tij, madje dhe perandori me i fuqishem qe kishte njohur bota, do ta konsideronte Shqiperine si nje mall tregtie. Francezet e quanin ate te pabese qe kishte tradhtuar aleatet e tij kur ata kishin patur me shume nevoje per te, duke harruar pabesine e tyre ndaj tij. Ata duan vetem nje kontribut njepalesh ne aleancen e tyre, por dihet shume mire qe Aliu nuk beri asnje aleance jashte "deshires se tij te mire" per francezet, meqe ata nuk e bene ate jashte "bamiresise" per sunduesin e Epirit. Ata niseshin nga interesi i tyre. Politika e tyre ndryshonte ne perputhje me konjukturat politike.



    E dyta, per shkak te faktit qe nuk ndodhi ndonje konflikt i hapur dhe i zhurmshem midis tyre dhe Pashait, e paraqesin ate sikur anglezet nuk vepruan mbi pushtimin. C'fare emri mund ti vihet interesit ekonomik te Britanise ne Shqiperi, pushtimin e saj te Ishujve te Jonit dhe Pargen, perdorja e Aliut per te kunderpeshuarFrancen me teper se pushtimi? ne te shkruarit e historise se Aliut ata nisen duke u marre ne menyre siperfaqesore me histori, te cilat nuk kane ndonje dokumentacion rreth imtesirave qe i mbikalojne keto pika, te cilat i ulin vlerat e qeverive dhe interesave te tyre, duke e paraqitur figuren e tij me ngjyra te erreta, duke na prezantuar keshtu nje histori sensacionale.



    MARREDHENIET E ALIUT ME PORTEN



    Ne fillim te shekullit te 18-te, konfliktet qe kishin gjeneruar midis feudaleve shqiptare dhe Portes se Larte u acaruan me teper, pasi ishin krijuar te cara ndermjet interesave te feudaleve shqiptare dhe pushtetit qendror te perandorise, si rezultat i krijimit te kushteve politike dhe ekonomike per hedhjen e themeleve te shteteve te vecanta, tendence, e cila u shfrytezua nga pronaret shqiptare dhe coi ne formimin e pashalleqeve te pavarura.



    Formimi i pashallekut te Janines dhe te Shkodres jo vetem qe shpreh qellimet e feudaleve shqiptare per krijimin e shteteve te pavarura me vete, por gjithashtu edhe aspiratat e mases se gjere te popullit per te hequr qafe zgjedhen e gjate shekullore osmane.



    Kjo i jep pergjigje edhe pyetjes se pse populli e pranoi dhe iu nenshtrua sherbimit te sundimtarit despotik, sikur Ali Pashe Tepelena. Ata e kuptuan se qeverisja e centralizuar e Vezirit ishte perkohesisht me e pranueshme se sa nje anarki e dominimit te Sulltanit; ideja e autonomise e Aliut ishte me perparimtare se sundimi i gjate shekullor osman.



    Konsulli rus ne Greqi i premtoi Aliut se, sapo ai te fillonte operacionet e tij ushtarake kundra turqve, do te niste lufta ruso-turke, por kur ai ngriti flamurin (parullen) e pavaresise kunder Turqise e kuptoi se qe tradhetuar jo vetem nga fuqite e huaja, por edhe nga greket.

    ---

    Ai perdori miqesine me Francen per te kunderbalancuar qendrimin dhe veprimtarine armiqesore te ruseve dhe ate me anglezet kunder ruseve dhe francezeve, pervec sigurimit te armeve dhe municioneve, si dhe instruktoret e huaj per ushtrine e tij. Kjo eshte arsyeja pse ai eshte quajtur Bonaparti Muhamedan.

    ---

    Ai i tregoi Napoleonit dhe zyrtareve te tij se vetem ai ishte zot i shtepise se tij. Askush pervec tij, madje dhe perandori me i fuqishem qe kishte njohur bota, do ta konsideronte Shqiperine si nje mall tregtie.



    (vazhdon)

    Nga:
    Mr. Jusuf Mustafai
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Figura e Ali Pashe Tepelenes ne letersine angleze: Porta, i mbante shqiptaret te nenshtruar vetem nese keta sundoheshin nga vete shqiptaret



    Politika e ndjekur nga Porta, ne marredheniet e brendshme ishte kryesisht ajo e percarjes dhe sundimit. Ngritja e nje feudali kunder tjetrit, duke ju premtuar rangje dhe tituj njeres pale dhe nderkohe e quante rebele palen tjeter, ne qofte se nuk i bindej pelqimit te Portes. Duke ndjekur kete politike, Porta synonte te mbante nen kontroll feudalet, te cilet sundonin neper provinca ne emer te Portes dhe te mos lejonte ngritjen krye te asnjerit prej tyre kunder Fuqise qendrore
    .
    Ne kete menyre ne veme re se Ali Pashe Tepelena dhe Kara Mahmud Pashe Bushatliu ishin ne krye te levizjes antiotomane, e cila e pershpejtoi procesin e ringjalljes kombetare dhe krijimin e shtetit te pavarur shqiptar. Kjo ndodhi edhe fale faktit qe shumica e shqiptareve, qe ishin ne sherbim te Sulltanit dhe u ishte dhene prone, rang dhe titull ishin emeruar ne Shqiperi (pasi menyra e vetme e Portes, per te mbajtur shqiptaret te nenshtruar, ishte qe keta te sundoheshin nga vete shqiptaret.) Kjo ishte politika e Portes per te gjitha provincat multietnike dhe multifetare te Perandorise Osmane. Cfaredo lloji te kete qene besnikeria e tyre ndaj Portes, ata kurrsesi nuk fituan tiparet karakteristike te nje sundimtari turk. Sfera e kontradiktave fetare me popullsine vendase ishte e kufizuar ne njefare mase, per vete faktin se pjesa me e madhe e Shqiptareve ishte kthyer ne myslimane.



    LEVIZJE PER KRIJIMIN E SHTETIT TE PAVARUR SHQIPTAR



    Keshtu ne driten e interesave qe u shfaqen ne shekullin e 18-te, u be e mundur per ata qe te bashkonin fatin e tyre me ate te bashkekombasve dhe vendit te tyre kunder fuqise qendrore. Kjo i dha hov levizjes per krijimin e shtetit te pavarur shqiptar. Megjithate, ambicja e feudaleve shqiptare per te percare popullin ne maksimum, krijoi nje hendek te madh ne bashkesine e interesave, qe ekzistonin midis popullit dhe feudaleve, ne fillim te kesaj levizje.

    Politika e ndjekur nga Porta, ne marrdheniet e brendshme ishte kryesisht ajo e percarjes dhe sundimit. Ngritja e nje feudali kunder tjetrit, duke ju premtuar rangje dhe tituj njeres pale dhe nderkohe e quante rebele palen tjeter, ne qofte se nuk i bindej pelqimit te Portes. Duke ndjekur kete politike, Porta synonte te mbante nen kontroll feudalet, te cilet sundonin neper provinca ne emer te Portes dhe te mos lejonte ngritjen krye te asnjerit prej tyre kunder Fuqise qendrore.

    I tille ishte rasti kur Kara Mahmud Pashe Bushatliu ngriti flamurin e fillimit te kryengritjes kunder Portes. Sulltani i kerkoi Ali Pashes te marshonte kunder tij, duke i premtuar si shperblim qeverisjen e Janines, por Porta e anuloi kete vendim shume shpejt si rezultat i nderhyrjes se Kurd Pashait te Beratit dhe familjeve te fuqishme te feudaleve te Janines. Kjo gje e detyroi Aliun te bente aleance me Kara Mahmudin dhe t’i shpallte lufte Kurd Pashait, me 1785.



    EMERIMI I ALIUT PASHA I TRIKALLES, I NDAU DY FEUDALET E FUQISHEM SHQIPTARE



    Me vone, brenda kontekstit te politikes se Portes per te shperbere dhe dhene fund autoritetit te Bushatlinjve, me mjete te ndryshme, nga perdorimi i forces dhe ne menyre qe te fitonte Ali Pashen ne anen e saj, ajo e emeroi Aliun: Pasha te Trikalles, gje e cila ne fakt i ndau dy feudalet e fuqishem shqiptare.

    Ali Pasha iu bind kerkesave te Portes per te marshuar kunder Kara Mahmudit, me vone duke u rreshtuar keshtu ne anen e Portes nderkohe qe kjo e fundit nuk ishte akoma ne lufte me vendet e tjera, sipas tij, moment ky jo i pershtatshem per te shpalle veten te pavarur.

    Lufta kunder Bushatlinjve ishte lufta kunder rivalit te tij me te rrezikshem. Bushatlinjte synonin te bashkonin gjithe Shqiperine, cka do te thoshte perfshirjen edhe te zoterimeve te Aliut dhe ne te njejten kohe fitimin e respektit te Portes. Gjate rruges se tij per ne Shkoder, ai mund te zgjeronte zoterimet e tij (pasi ai nderkohe e kishte pushtuar Ohrin, etj.) dhe do te ekspozonte pushtetitn e tij, fuqine e pushtuesit mbi lordet tjere feudale. Keshtu me formimin e pashalleqeve te tjera autonome, Shqiperia kishte bere nje hap te rendesishem perpara drejt ndarjes se saj nga Perandoria Osmane.

    Nje nga feudalet Shqiptare, qe ishte ne krye te kesaj levizje, ishte edhe Ali Pashe Tepelena.

    Aliu fitoi besimin e Portes nepermjet disiplines qe ai arriti te vinte ne Sanxhakun e tij dhe rryshfeteve e haraceve te rregullta qe i dergonte ne Kostantinopoje, nderkohe qe ai i vuri gjithe energjite e tij ne zgjerimin e territoreve ne kurriz te fqinjve te tij.

    Ai mori ne zoterim gjithe inspektimet e rrugeve duke iu falenderuar veprimeve dhe sulmeve te tij te suksesshme kunder banditeve dhe prishesve te qetesise. Kjo i kishte dhene fame emrit te tij. Ai vazhdoi ta zgjeronte dhe konsolidonte pushtetin e tij, por duke e ditur fare mire qe “uji fle, por hasmi s’fle“, ai nuk pushoi se derguari para ne Kostantinopoje per Sulltanin dhe ministrat e tij.

    Ashtu sic thekson Dr. Holland, ai e njohu autoritetin e Portes duke marre cdo vit nje firme nga Sulltani dhe duke derguar shuma te majme ne Kostantinopoje si shperblim (harace). Porta i njohu titujt e tij te akorduar prej Sulltanit dhe ata iu konfirmuan atij vetem pasi shumat e medha binin ne duart e Portes.

    W. Plomer ka theksuar: “Ai ishte burre shteti qe arrinte te kuptonte se nje fakt i kryer (mision i permbushur) nuk eshte e lehte te shpjegohet ne distance“. Persa i perket miqesise se Aliut me Porten, Plomer shkruan se “Ky qendrim ishte mese i kuptueshem dhe ai duhet te njihte pushtetin e Sulltanit dhe te ndiqte nje kurs te qendrueshem persa i perket haraceve dhe bakshisheve per Kostantinopojen, por, nga ana tjeter ai ishte po aq i mire dhe i pavarur, i lire per te vjele taksa dhe per te shperndare ushtrite, per te bere lutera apo aleanca, per te rregulluar taksat dhe detyrimet per te qeverisur pa u diktuar. Shkurt fjala e tij ishte ligj“.



    PORTA NUK E KISHTE HARRUAR POLITIKEN E SAJ TE VJETER “PERCAJ E SUNDO“



    Aliu ishte diplomat ne ate qe te vepronte ne emer te Portes, kur interesat e tij ishin te njejta me ato te Portes se Larte. Keshtu, kur ai morri vesh se Sulltani po pergatiste nje sulm kunder ishujve joniane, ai u beri nje oferte Francezeve duke iu premtuar se ai do mbante anen e tyre ne qofte se ata do t’i jepnin atij ne rast fitoreje Santa Mauren dhe kater keshtjellat e qytetit. Duke qene i pakenaqur nga Francezet, ai lajmeroi porten dhe propozoi te ndihmonte Perandorine (qe do te thoshte te ndihmonte veten) duke sulmuar i vetem qytetet bregdetare.

    Renia e Prevezes dhe Butrintit beri pershtypje te madhe ne Evrope dhe i dha prestigj madheshtor emrit te Aliut. Pervec kesaj, ai u falenederua publikisht nga Sulltani per sherbimet e tij dhe u be “Pasha i tre Vilajeteve“.

    Sulmet e Aliut mbi Sul nuk gjeten kurre pelqimin e Kostantinopojes dhe ai u njoftua disa here te mos i sulmonte suliotet, pasi keta i kishin paguar haracet e trye te Sulltani megjithese jo rregullisht. Pervec kesaj, Porta nuk e kishte harruar politiken e saj te vjeter “percaj e sundo“ dhe nuk deshironte qe Aliu te ishte shume i fuqishem.



    ---

    Me formimin e pashalleqeve te tjera autonome, Shqiperia kishte bere nje hap te rendesishem perpara drejt ndarjes se saj nga Perandoria Osmane.

    ---

    Porta nuk e kishte harruar politiken e saj te vjeter “percaj e sundo“ dhe nuk deshironte qe Aliu te ishte shume i fuqishem.



    (vazhdon)

    Nga:
    Mr. Jusuf Mustafai
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Figura e Ali Pashe Tepelenes ne letersine angleze: Refuzimi i Aliut per te marshuar kunder ruseve merakosi Porten

    Suksesi i tij alarmoi Porten me shume se asnjehere. Atyre nuk u pelqente shpejtesia e levizjeve te tij apo menyra e tij e vendosur, per te rritur fuqine dhe pasuruar veten. Frika e tyre shkoi deri aty sa filluan te mendonin qe ai mund te provonte fuqine e tij kunder mbretersise. - “Une do t’u bindem komandave te Portes se Larte”, thoshte Aliu “ne qofte se une zgjedh dhe nese ndodh qe ato (komandat) te me shkojne per shtati”.
    .
    Ankthet e Portes, pas renies se Sulit, ishin te njejta me ato te ruseve, te cilet filluan te intrigonin me pelqimin e Portes kunder Aliut. Ruset financuan krjimin e nje koalicioni kunder Ali Pashes ne Prage me pjesemarrjen e gjithe armiqve te Aliut si: Mustafa Pasha i Delvines, bejleret e Camerise, pasaniket e Paraghiot, komandantet suliote ne mergim, etj. Ruset parashikuan nje kryengritje te pergjithshme nga brenda dhe nje sulm nga jashte, por asgje nuk u arrit me kete. Fale agjenteve te tij, Aliu e dinte se cka po ndodhte dhe para se ata ta merrnin vesh cfare po ndodhte, ai i sulmoi nga te gjitha drejtimet. Tani ai ishte i gjithepushtetshem dhe keto “aventura“, sic i quante ai, nuk mund ta lekundnin pushtetin e tij. Ne kete kohe Porta filloi mendonte per nje plan tjeter ne menyre qe te kufizonte pushtetin e tij dhe mbase edhe ta largonte ate nga skena ne te njejten kohe. Keshtu ai u dergua t’i eleminonte bandat e kusareve te Maqedonise, Trakise dhe Bullgarise te njohura si Kersales.



    Ai u emerua kryekomandant dhe mekembes i Rumelise (ne te njejten kohe) dhe shkoi me 10000 ushtare ne Manastir, ku forca te tjera do t‘i bashkoheshin atij. Keshtu kur ai arriti ne Philippopolis e gjeti veten ne krye te 80.000 burrave, kavaleri dhe kembesori.



    Mendohej qe ai te ishte nje mekembes i rrezikshem i mbretit



    Gjate rruges se tij ai grumbulloi shuma te medha nga qytetet ne te cilat kaloi. Ai mbante kreret e Kersalit si pengje (me vone i liroi ata ne kembim te haraceve te medha), ndersa disa prej tyre u preu kokat dhe ua dergoi ne Kostandinopoje. Me pas, duke e pare qe trazirat mbizoteruan ne kampin e tij, ne menyre qe te shmangte probleme te metejshme, Aliu largoi komandantet e tjere dhe trupat e tyre u largua ne drejtim te Manastirit se bashku me artilerine qe gjeti ne fortesa, me qellim qe te fortifikonte keshtjellat e tij. Keshtu, nga politika e ndjekur, ai u largua nga vendi i tij, i mbushur si asnjehere tjeter me kriminele, nderkohe qe u be me i forte se kurre. Suksesi i tij alarmoi Porten me shume se asnjehere. Atyre nuk u pelqente shpejtesia e levizjeve te tij apo menyra e tij e vendosur, per te rritur fuqine dhe pasuruar veten. Frika e tyre shkoi deri aty sa filluan te mendonin qe ai mund te provonte fuqine e tij kunder mbretersise.



    Sulltani ishte i detyruar t’a falenderonte ate per sherbimet, por indirekt nxirrte se nuk ishte me e nevojshme per te ushtruar “talentet e tij” ne Rumeli.

    Ali perpiqej te kishte marredhenie te mira me Porten, por kur interesat e tij binin ndesh me ato te Portes, ai detyrohej te hiqte dore nga shtirrjet. Si te tilla mund te permendim rastet kur Porta e porositi ate qe te vazhdonte me francezet, nderkohe qe ai po perpiqej te bente cdo gje per te penguar tregtine e tyre dhe te vononte eksportin e drithrave ne Korfuz, ose kur kishte mbyllur te gjitha portat per anijet ne te cilat valevitej flamuri francez dhe kur perfaqesuesi francez u ankua ne Konstatinopoje, ai u kthye fshehurazi tek anglezet.



    Mosmarreveshjet midis Portes dhe Aliut linden kur veprimet e Aliut filluan te binin ndesh me ato te Pashajve fqinj, vecanersiht kunder Ibrahim Pashes se Beratit, i cili shihej me sy te mire ne Kostantinopoje jo vetem per haracet e tij te rregullta, por edhe per faktin se Aliu e kishte hale ne sy.



    Tani ai mendohej te ishte nje mekembes i rrezikshem i mbretit, si i pavaruar, qe merrej privatisht me fuqite e huaja, qe bente lufte kur i mbushej mendja, tej mase i pasur, pafundesisht dinak, perbuzes ndaj Portes, jo besnik i perandorise, ne emer te se ciles ai pretendonte se vepronte, mbeshtetes i armiqve te saj, te gjithe shume te pasur ne nje vend qe ishte i veshtire per t’u zaptuar, lord i Thessaly-t, ku kultivoheshin drithrat, zot i majave dhe pyjeve te Shqiperise qendrore, i plantacioneve te ullinjve ne Gjirin e Artes dhe i kullotave malore te Pindruse.



    Me “moshen e vjeter” justifikohej Aliu per refuzim te urdherave



    Nje nder meraqet e Portes ishte refuzimi i Aliut per te marshuar kunder Ruseve, ne nje kohe qe ai urdheroi per kete gje, duke u justifikuar me “moshen e vjeter”.

    “Une do t’u bindem komandave te Potes se Larte”, - thoshte Aliu “ne qofte se une zgjedh dhe nese ndodh qe ato (komandat) te me shkojne per shtati”.



    Shtjellimi nderkombetar i ngjarjeve e kishte ndihmuar Aliun qe te realizonte politiken e tij. Kur Porta ishte perfshire ne lufte, ai filloi te zgjeroje territorin e tij duke detyruar Sulltanin te njihte formalisht te drejten e tij mbi zonat te pushtuara nga Aliu kohe me pare, por ne te njejten kohe ai u perpoq te kufizonte fuqite e tij me ane te menyrave te ndryshme, pasi nuk mund te merrte masa haptas kunder tij. Keshtu qe Porta perdori nje menyre tjeter per te ndaluar Aliun te ralizonte punet e tij te brendshme.



    Serbet ishin ne nje sulm te hapur dhe te suksesshem, dhe Aliu ishte urdheruar te mashonte kunder tyre (1813), por ai u pergjigj kerkeses se do te shkonte ne qofte se atij do t’i jepej e drejta te komandonte ushtrine, nje gje kjo qe sulltani nuk kishte ndermend ta bente. Aliu shkoi ne Gjirokaster dhe qellimisht filloi te fortifikoje vendin, veprim qe do te thoshte se ai ishte gati te ngrinte nje makinacion per te ndaluar protesten kunder Turqise, ne nje kohe kur kushtet kombetare dhe nderkombetare, Turqine nuk mund ta lejonin te marshonte kunder tij. Keshtu, ne vend qe te deklaronin ate “fermanli” (rrebel), Sulltani perseriti dhe nje here titujt dhe autoritetin e tij suprem, si dhe te bijve te tij, duke pritur te vij momenti qe ai te perfundonte ate “diktator rebel njehere dhe pergjithmone”.



    Pse nuk marshoi sulltani kunder Aliut pas revoltes serbe? Turqia ishte e dermuar nga lufterat e gjata me Rusine. Me pas erdhi revolta serbe. Pas gjithe kesaj, Sulltani kishte nevoje per pak qetesi per t’u pregatitur per menaxhimin e ceshtjeve te brendshme. Gjithmone keshtu kishte qene. Kur Sulltanin nuk e kanoste ndonje rrezik i jashtem, ai i kthehej ceshtjeve te brendshme per te forcuar autoritetin e tij te tronditur nga rebelimi i njerezve e i pashajve.



    Plomer pershkruan keqesimin e marredhenieve midis Aliut dhe Portes si rezultat te perpjekjeve per t’i marre jeten Ismail Pasha Beut, i cili ishte i “destinuar” te zevendesonte Aliun ne Janine. Kjo erdhi si shkak se nje dervish i kishte thene Aliut se nje burre, i quajtur Ismail Pasha Beu, do te zinte vendin e tij. Aliu, duke qene i plotefuqishem, filloi ta ndiqte ate me qellim per ta vrare. Dhe krismat e agjenteve te Aliut, te drejtuar kunder Ismailit ne Kostantinopoje, e lane Sulltanin jashte konsiderates se Ismailit.



    Kjo nuk eshte asgje tjeter, vecse nje perralle. Shume vrasje dhe shume gjera te tjera te ketij lloji, kishin ngjare ne Kostantinopoje dhe Sulltani nuk dukej se e prishte terezine per to. Si mund te shpjegohej qe tani, krejt papritur, Sulltani nuk mund te perballonte inatin e tij per te kerkuar jeten e njerit prej me te preferuarve te tij?

    Ne fakt Ismal Pasha Beu dhe lorde te tjere feudale, te debuar nga vendet e tyre nga Aliu, gjate perpjekjeve per te centralizuar fuqine e tij, ishin aktiv ne Kostantinopoje, duke shpresur qe te merrnin perseri titujt dhe pasurite e tyre. Duke iu detyruar miqesise me konsullin me te ngushte te sulltanit, Ismaili u be lideri i bllokut te rivaleve te lordeve feudale te mbledhur ne Kostantinopoje, kur Sulltani vendosi te pastronte llogarite me Aliun.

    ---

    Mosmarreveshjet midis Portes dhe Aliut linden kur veprimet e Aliut filluan te binin ndesh me ato te Pashajve fqinj, vecanersiht kunder Ibrahim Pashes se Beratit, i cili shihej me sy te mire ne Kostantinopoje jo vetem per haracet e tij te rregullta, por edhe per faktin se Aliu e kishte hal ne sy.

    ---

    Tani ai mendohej te ishte nje mekembes i rrezikshem i mbretit, si i pavaruar, qe merrej privatisht me fuqite e huaja, qe bente lufte kur i mbushej mendja, tej mase i pasur, pafundesisht dinak, perbuzes ndaj Portes, jo besnik i perandorise, ne emer te se ciles ai pretendonte se vepronte, mbeshtetes i armiqve te saj, te gjithe shume te pasur ne nje vend qe ishte i veshtire per t’u zaptuar, lord i Thessaly-t, ku kultivoheshin drithrat, zot i majave dhe pyjeve te Shqiperise qendrore, i plantacioneve te ullinjve ne Gjirin e Artes dhe i kullotave malore te Pindruse.



    (vazhdon)

    Nga:
    Mr. Jusuf Mustafai
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Figura e Ali Pashe Tepelenes ne letersine angleze: Porta i pranoi Aliut titullin Pasha, Janina kryeqytet i pashallekut



    - Ari qe derdhi ne Janine mundesoi vazhdimesine e problemeve dhe pa e pritur pajtimin e Portes se Larte, ai e sulmoi vendin dhe e shpalli veten Pasha i Janines, meqe sic thote Plomeri, “ai ishte aq burre shteti sa te dije se nje fakt i kryer nuk mund aq lehte te shpjegohej plotesisht. ”Me vone Porta e Larte e njohu ate si te tille. Aliu e beri Janinen kryeqytet te pashallekut te tij te madh, meqe te gjitha rruget, nga gjiri i Selanikut, Korfuzit dhe ishujve te Egjeut, nga Shqiperia ne Greqi, kryqezoheshin ne Janine
    .
    Ceshtja e Janines ishte rasti me i mire qe iu dha ndonjehere Aliut. Si sundimtar i Trikalles, ai kontrollonte rrugen tregtare ndermjet Konstantinopolit dhe Janines; si sundimtar i Janines, ai do te ishte ne nje pozite te shkelqyeshme te centralizoje, konsolidoje dhe te rrise pushtetin e vet. Ari qe derdhi ne Janine mundesoi vazhdimesine e problemeve dhe pa e pritur pajtimin e Portes se Larte, ai e sulmoi vendin dhe e shpalli veten Pasha i Janines, meqe sic thote Plomeri, “ai ishte aq burre shteti sa te dije se nje fakt i kryer nuk mund aq lehte te shpjegohej plotesisht.” Me vone Porta e Larte e njohu ate si te tille. Aliu e beri Janinen kryeqytet te pashallekut te tij te madh, meqe te gjitha rruget, nga gjiri i Selanikut, Korfuzit dhe ishujve te Egjeut, nga Shqiperia ne Greqi, kryqezoheshin ne Janine.



    Lugina e pershtatshme i “zgjati doren” bujqesise. Zejtaria terhoqi vemendjen e karavaneve te tregtareve ne kete udhekryq. Ekzistonin gjithashtu edhe shkaqe politike e ushtarake qe e benin Janinen te jete kryeqytet.



    Ali Pashai nuk planifikonte te nderprese shkaterrimin e marredhenieve ndermjet bujkrobit e feudalit. Ai perfitoi nga rasti dhe u be mbreti me i madh feudal. Aliu pat kuptuar shume me heret se, burimi i pushtetit atemot ishte fuqia ekonomike mbi jeten e vendit. Ai edhe e deshmoi ate gjate pervojes ne Trikalle dhe tani ne Janine.

    Aliu filloi t’i eliminoje bejleret qe ishin te larmishem. Ne cdo hap qe bente, i ruante format ligjore per dy arsye:



    a) sepse nuk deshironte t’i kete kundershtare bejleret si klase;

    b) nuk deshironte te jete ne konflikt te hapur me rregullat turke.



    Per te filluar me kete, ai i ndoqi kundershtaret e tij personal, veprim ky qe ishte konform etikes feudale te asaj kohe. Pastaj filloi t’i sulmoje bejleret me pak te rrezikshem, duke i shpronesuar ata nga toka e tyre, ose nepermjet blerjes zyrtare apo debimit fizik.



    Menjehere, pasi pashai i Artes ra pre e skemave te tij duke zaptuar Gjirin e Artes, ai mundte te mbaje edhe nje flote. Ai i arsyetonte veprimet e veta kunder fqinjve, me pretekstin se ata ishin lidhur me fuqite e huaja (gje qe nuk nenkuptonte se, ai do te hezitonte te hyje vete ne negociata te fshehta me po ato fuqi, po qe se nje politike e tille do t’i dukej e dobishme.)



    MARREDHENIET E ALIUT ME IBRAHIMIN E VLORES


    Marredheniet e Aliut me Ibrahimin e Vlores zene nje vend te rendesishem ne raportet e tij me feudalet tjere. Plomeri thote se ai i mbante meri Ibrahimit per shkak te marteses se tij me te bijen e Kurd Pashait nga Berati dhe trashegimin e vjehrrit te tij si Pasha i Beratit, por kjo nuk eshte bindese. Arsyeja mund te jete ajo qe ai deshironte t’i nenshtroje te gjithe feudalet tjere.



    Ibrahimi me titull ishte vezir. Ishte gjithashtu pronar i nje pashalleku goxha te madh, qe perfshinte Beratin, Vloren, Tepelenen, etj.- vend i rendesishem ne pikepamje ekonomike. Aliu deshi t’ia imponoje pushtetin e vet dhe ta reduktoje ate te Ibrahimit, derisa ta eliminonte plotesisht.



    Ai sulmoi disa vende qe ishin nen kontrollin e Ibrahimit dhe per te permbyllur konfliktin, ai ujdisi martesen e te birit, Miftarit, me te bijen e Ibrahimit dhe vendet e okupuara ia fali asaj si paje.



    Sulmet e tij ndaj Ibrahim Pashe Beratit vazhduan nepermjet afrimeve “miqesore”, qe sollen martesen e djalit te dyte te Aliut me te bijen tjeter te Ibrahimit. Duke e bere kete, ai kishte per qellim te evitoje cdo problem nga ana e Ibrahimit, gjate sulmi te tij ndaj Sulit. Perkunder perpjekjeve te tij, u krijua nje pakt ndermjet Sulioteve dhe Ibrahimit, Pronio Agait nga Paramythia, i cili ishte nje nga gjeneralet ne armaten e Aliut. Shkaku i bashkimit te tyre ne kete pakt ishte: nese Suli do te binte, Aliu do te gezonte fuqi absolute ne Epir dhe frikesoheshin se ai mund te perpiqej t’i vendojne fund pavaresise se tyre, por Aliu e shpartalloi kete pakt. Si rezultat i kesaj, kryengritja u perhap ne pashalleqet e Beratit dhe Delvines, qe terhoqi vemendjen e udheheqesve te tyre, se paku per nje kohe.



    Aliu i vazhdoi sulmet ndaj armiqve te tyre, perderisa zgjati kjo drame. Pasi e shpartalloi aleancen e pashallareve, ai vazhdoi te plackiste pronaret e pasur te tokave, me pretekst se ata u kishin ndihmuar Sulioteve, ose kane qene ne aleance te fshehte me ta.Per t’u perballur me pushtetin ne rritje dhe kanoses te Aliut, armiqte e tij u detyruan te hyjne ne aleanca te vazhdueshme duke lene ne nje ane mosmarreveshjet ndermjet tyre, por, Aliu arriti, ne nje menyre, t’i frustroje ata, vecanerisht kundershtaret e tij kryesore, Ibrahim Pashane e Beratit dhe Mustafa Pashane e Delvines.



    Perkrah lidhjeve familjare te Aliut me Ibrahimin, ai nuk mund te harronte se Ibrahimi u kishte ndihmuar Sulioteve dhe ishte Pasha i nje regjioni te pasur, me toke pjellore dhe mire e ujitur dhe te portit te Vlores. Aliu iu pervesh punes ne menyren e tij te zakonshme, me para, me qellim qe ta dobesoje dhe ta izoloje Ibrahimin. Ai, gjithashtu, dergoi nje armate te pajisur me artileri kunder Beratit.

    Gjate kesaj fushate Aliu e pranoi Bajronin ne pallatin e tij madheshtor ne Tepelene.



    PAKTIN NDERMJET SULIOTEVE DHE IBRAHIMIT, PRONIO AGAIT NGA PARAMYTHIA E SHPARTALLOI ALIU



    Pas tre muajsh rrethim dhe i braktisur nga njerezit e tij, Ibrahimi u terhoq ne Vlore, duke e lene fortesen e Beratit ne duart e Ali Pashes e qe kishte vlere te madhe strategjike per te dhe gjendej ne qender te krahines, qe njihej si “hambari i vendit”. Fati i njejte i ngjau edhe Mustafa Pashes te Delvines.



    Disa nga qellimet e tij te menjehershme u realizuan: Suli deshtoi, Vlora dhe Berati tanime ishin zaptuar dhe tani po i fshinte ato qendra te rezistences, si Cameria, Gjirokastra dhe Gardhiki.



    Me gjithe idete e tij te perparuara, beteja e zvarritur qe Aliu e zhvillonte me bejleret dhe pashallaret tjere, nuk i kaloi kornizat feudale. Ai deshironte te behet mbreti me i fuqishem, qe te mund te centralizonte pushtetin dhe te bashkoje vendin e ndare, per arritjen se ciles perdori mjete te ndryshme. Keshtu vendi kaloi ne nje faze tjeter te zhvillimit te feudalizmit. Aliu ishte nder ata pak feudale qe kuptuan nevojen e zgjerimit te pushtetit te tyre jo vetem ne aspektin politik dhe ushtarak, por edhe ne ate ekonomik. Ne fillim e shfrytezoi Sulltanin per t’i eliminuar bejleret qe vazhdimisht ngritnin kryen kunder tij, i rrezoi pertoke dhe ua mori pronen.

    ---

    Ibrahimi me titull ishte vezir. Ishte gjithashtu pronar i nje pashalleku goxha te madh, qe perfshinte Beratin, Vloren, Tepelenen, etj.- vend i rendesishem ne pikepamje ekonomike. Aliu deshi t’ia imponoje pushtetin e vet dhe ta reduktoje ate te Ibrahimit, derisa ta eliminonte plotesisht.

    ---

    Sulmet e tij ndaj Ibrahim Pashe Beratit vazhduan nepermjet afrimeve “miqesore”, qe sollen martesen e djalit te dyte te Aliut me te bijen tjeter te Ibrahimit. Duke e bere kete, ai kishte per qellim te evitoje cdo problem nga ana e Ibrahimit, gjate sulmit te tij ndaj Sulit. Perkunder perpjekjeve te tij, u krijua nje pakt ndermjet Sulioteve dhe Ibrahimit, Pronio Agait nga Paramythia, i cili ishte nje nga gjeneralet ne armaten e Aliut. Shkaku i bashkimit te tyre ne kete pakt ishte: nese Suli do te binte, Aliu do te gezonte fuqi absolute ne Epir dhe frikesoheshin se ai mund te perpiqej t’i vendojne fund pavaresise se tyre, por Aliu e shpartalloi kete pakt.



    (vazhdon)

    Nga:
    Mr. Jusuf Mustafai
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Figura e Ali Pashe Tepelenes ne letersine angleze: Suliotet, pengese e pamposhtur e Aliut

    Bajroni ia beri te njohur botes jo vetem veprat e shemtuara dhe sundimin tiranik te Ali Pashait, por edhe guximin e Sulioteve. Ne rrefimin per Ali Pashain, po qe se i referohemi Bajronit, ceshtja e Sulit eshte nje nga “veprat qe fshihen poshte dhe e njollosin ate me turp”
    .
    Ky ishte shkaku qe shume feudale shqiptare, armiq dhe kundershtare te Aliut morren pjese ne fushaten e kurdisur kunder tij nga Porta e Madhe, por qellimet e ushqyera nga feudalet shqiptare ishin te ndryshme nga ato te Portes se Larte. Ekzistonin kontradikta te theksuara ndermjet tyre. Te paret marshuan kunder Aliut jo per te rivendosur pushtetin qendror turk, por per te rikthyer pronat e tyre te meparshme, te cilat ua kishte marre Veziri i plotfuqishem. Ata ushqenin deshiren e madhe per t’u bere udheheqes te medhenj, ndoshta deri ne ate shkalle te pushtetit dhe pavaresise qe arriti Aliu, kurse Porta e Larte llogariste ne kete rast ta nenshtroje te gjithe Shqiperine dhe te vendose kudo pushtetin qendror mbreteror. Kjo larmi interesash krijoi kontradikta ndermjet Portes dhe feudaleve shqiptare, menjehere pas permbysjes se Vezirit.



    MARREDHENIET E ALIUT ME SULIOTET



    “Kaloi dhe Pindin, gjolin e Janines,

    E la kryeqytetn’ e Vilajetit,

    Dhe mori rrugen per te ngjatjetuar

    Prijsin e Shqiperis, urdhr’ i te cilit

    Eshte ligj pa ligj, sepse me doren gjak

    Sundon nje popull kryengrites trim;

    Aty – ketu ndonje fis guximtar

    E kundershton, e qe nga kulle e shkembit

    I akrohet e s’i bindet kujt, nde mos floririt.”



    (“Cajlld Harolld”)



    Nepermjet ketyre vargjeve Bajroni ia beri te njohur botes jo vetem veprat e shemtuara dhe sundimin tiranik te Ali Pashait, por edhe guximin e Sulioteve. Ne rrefimin per Ali Pashain, po qe se i referohemi Bajronit, ceshtja e Sulit eshte nje nga “veprat qe fshihen poshte dhe e njollosin ate me turp.”



    “… Suliotet, ne malet e tyre, pothuajse te padepertueshme, ishin per shume vjet therre ne sy te Pashait dhe perballuan te gjitha perpjekjet e tij per t’i nenshtruar”, shkruante John Baggally.



    Hobhouse, nje mik i Bajronit, shkroi: “Veshtiresite qe i kishte Aliu, ne vendosjen e pushtetit, nuk vinin aq shume nga kundershtimi qe haste te pashallaret fqinj, sesa nga natyra e njerezve dhe e vendit ku ai ishte percaktuar te shpalle veten zot (Suliotet dhe Himariotet asnjehere nuk kane qene plotesisht te pushtuar nga turqit”).



    Hollandi, ne librin e tij te udhetimeve, shkruan se vetem malet e Sulit i rrezistuan pushtetit te tij. (Kur permend “malet” ai, me siguri nenkupton Suliotet). Problemi i Sulit i preokupoi burimet ushtarake te Aliut per 17 vjet. Ky regjion asnjehere nuk u nenshtrua nga pushteti turk ne Shqiperi. Gjate krejt shekullit 18, pashallaret e Janines jane perpjekur ta nenshtrojne “republiken” e vogel te Sulit, por asnjehere nuk ia arriten. Suli ishte nje fortese natyrore. Kater fshatra perbenin zemren e vendit. Keto rrethoheshin nga shtate fshatra te tjera. Kishte edhe 60 fshatra tjere (fshatra fermeresh) qe jetonin nen mbrojtjen e prijesve Suliote, si shperblim per pagesen e haracit. Mendohet se ata te jene vendosur atje qe nga koha e Skenderbeut. Disa te tjere jane te mendimit se kjo ka qene jo me shume se 200 vjet para se Aliu te behet pasha i Janines. Sa u perket njerezve, ata kishin ruajtur karakterin dhe traditat e tyre. Ky vend udhehiqej nga ligje te pashkruara. Secili ishte krye dhe zoteri i shtepise se vet. Cdo familje ishte pjese e nje klani. Kryet e klaneve me te dalluara perbenin keshillin e “republikes” se Sulit dhe ndermjet tyre zgjidhej edhe udheheqesi luftarak.



    SULIOTET TE SHQUAR PER GUXIMIN E TYRE



    Eshte veshtire te gjesh ne Ballkan ndonje klan tjeter luftetaresh qe vlen te krahasohen me Suliotet.



    Ishin te shquar per guximin e tyre. Bajroni pershkroi guximin dhe trimerine e tyre ne keto vargje:



    “E kush eshte aq trim sa Sulioti zesh,

    me fustane te bardhe e te zi tallagan kan

    Ja le tufen shqiponjes e bishes e zbret

    Poshte fushes me sulm si rrekeja ne det.”



    (Cajlld Harolld)



    Meshkujt ushtroheshin me arme qe nga mosha 12 vjecare, nga ku rezulton se ne kohe lufte, numri i luftetareve kalonte shifren prej 2500. Ne ata shkembinj ku shumica e vendeve ishin te papushtueshme per te tjeret, perpos kembes se cjapit ose te Suliotit. Njerezit e Sulit kujdeseshin per kopete e tyre te dhenve dhe dhive, te cilat nuk siguronin jetesen dhe prijesit Suliote qe ishin shnderruar ne feudale te paster e udhehiqnin popullin ne menyren e kusarit, per te siguruar jetesen, ku “pjesen e luanit” e mbanin per vetveten.



    Nje Sulioti nuk i duhej me shume se nje pushke, nje shpate dhe nje kapote e leshte. Nderkaq, nje gruaje Suliote i duhej burre i guximshem, qe mos te ishte e fundit per te nxjerre ujin nga pusi. Grate ishin te guximshme dhe ne kohe lufte bartnin ushqim dhe municion, kujdeseshin per te plagosurit dhe shume here merrnin pjese edhe ne luftime.



    Suli gjendej ndermjet Janines dhe bregdetit. Bejleret e Camerise, qytetet e Parges dhe Prevezes, okupatoret e ishujve te Jonit dhe pashallaret e Delvines e te Beratit, kishin marredhenie miqesore me kapitenet Suliote.



    Kjo miqesi u sherbente ne cdo lufte, por per te prishur edhe planet e pashallareve te Epirit, vecanerisht ne kohen kur Aliu sundonte ne Janine e qe konsiderohej i rrezikshem nga ruset, qe ishin prezente ne ishujt e Jonit dhe pashallaret fqinj, te cilet ia kishin lakmine atij vendi perparimtar. Ai e dinte se cdo kush mendonte se kjo ishte pengesa e tij e pamposhtur.

    ---

    Feudalet shqiptare marshuan kunder Aliut jo per te rivendosur pushtetin qendror turk, por per te rikthyer pronat e tyre te meparshme, te cilat ua kishte marre Veziri i plotfuqishem. Ata ushqenin deshiren e madhe per t’u bere udheheqes te medhenj, ndoshta deri ne ate shkalle te pushtetit dhe pavaresise qe arriti Aliu, kurse Porta e Larte llogariste ne kete rast ta nenshtroje te gjithe Shqiperine dhe te vendose kudo pushtetin qendror mbreteror.

    ---

    Problemi i Sulit i preokupoi burimet ushtarake te Aliut per 17 vjet. Ky regjion asnjehere nuk u nenshtrua nga pushteti turk ne Shqiperi. Gjate krejt shekullit 18, pashallaret e Janines jane perpjekur ta nenshtrojne “republiken” e vogel te Sulit, por asnjehere nuk ia arriten. Suli ishte nje fortese natyrore. Kater fshatra perbenin zemren e vendit. Keto rrethoheshin nga shtate fshatra te tjera. Kishte edhe 60 fshatra tjere (fshatra fermeresh) qe jetonin nen mbrojtjen e prijesve Suliote, si shperblim per pagesen e haracit. Mendohet se ata te jene vendosur atje qe nga koha e Skenderbeut.



    (vazhdon)

    Nga:
    Mr. Jusuf Mustafai
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Figura e Ali Pashe Tepelenes ne letersine angleze: Me force ushtarake i vente nen sundim te gjitha vendet qe i deshironte

    Kur Suliotet pane se nje ushtri, kater here me e madhe se forcat e tyre, po marshonte ne drejtim te tyre, zgjodhen Gjergj Bocarin si prijes te tyre. Duke pasur parasysh rrezikun qe u kanosej nga Ali Pashai, u shperngulen te gjithe prej Sulit dhe u terhoqen ne male. Bocari, ne terheqje e siper, hodhi gelqere dhe plehra neper puset e tyre me qellim trupat e Aliut qe mos mund t’i perdornin
    .
    Pse Aliu e deshironte nenshtrimin e tyre? Ne perpjekjet e tij per te bashkuar vendin, suliotet paraqisnin pengese, sepse deshironin te jetojne ne menyren e tyre, te lire ne male, duke ushtruar kusarine ne vendet perreth, duke mos ia paguar haracin e rregullt Sulltanit dhe te mos i nenshtrohen asnje pashai, te cilet i konsideronin si pushtues.



    Aliu ju sugjeroi te heqin dore nga ajo menyre e jeteses dhe te zbresin nga malet e te vendosen ne tokat qe do t’u jepte, ose te hynin ne sherbim te tij (pashai jepte paga me te medha per nje suliot.) Por, prijesit suliote, te cilet, si qe eshte permendur me heret, merrnin hisen me te madhe permes kusarise, pelqenin menyren e tyre te te jetuarit (ne kurriz dhe shfrytezim te 60 fshatrave ne rreze te lartesive te Sulit), sesa te levronin token; me nje fjale, te punonin per te siguruar jetesen.



    Ata ju thane njerezve te vet se Suliotit nuk i pershtatej te jete bujk, por te prodhoje arme dhe i drejtuan aspiratat e tyre per liri drejt realizimit te interesave te tyre vetanake.



    Duke e konsideruar Aliun pushtues, ata morren anen e fuqive te jashtme, vecanerisht Rusise; morren para, arme dhe municion nga ata dhe hyne ne aleanca kunder Aliut.



    Ne situaten e qete qe mbizoteroi ne vend, pas ndjekjes nga ana e Aliut e kusareve dhe banditeve, ata jo vetem qe sherbenin si telashe, por kishin te bejne me mosrealizimin e centralizimit te pushtetit te Aliut.



    SULI, KRIPE NE SYTE E ALI PASHAIT



    Megjithese Aliu e dinte shume mire se Suliotet nuk do te mund te nenshtroheshin lehte, vendosi t’i sulmoje. E beri qe ta filloje betejen me para, meqe thoshte se paraja i ka ndare njerezit ne te pasur dhe te varfer. Megjithqe Suliotet ishin trima, kur u mblodhen ne rrafshnalte, te varferit qendronin ndare nga te pasurit. Aliu shpresoi se paraja do ta beje pune, por pa marre parasysh mjetet, Suli duhej te nenshtrohet, perndryshe do te ishte kripe ne syte e Pashait.



    Nderkohe qellimi i Aliut ishte t’i izolonte ata brenda kufijve te tyre. Me vone ai do te kerkonte per te gjetur mjete te tjera jo vetem per t’i percare, por edhe per t’i bere per vete, sepse, sic eshte permendur edhe me lart, ai kishte per qellim te perdorte forcen ushtarake per te vene nen sundimin e vet vendet qe i deshironte.



    Ne pranveren e vitit 1717, Aliu ndermorri sulmin e pare me ushtrine e tij te perbere prej 3000 vetesh. Ky ishte fillimi i luftes 13 vjecare, te cilen W. Plomeri e quajti “Saga e Sulit”.



    Gjate ketyre 13 viteve, Aliu perdori te gjitha mjetet per te nenshtruar kete vend, qendresa dhe dashuria per liri e te cilit hyri neper legjenda qe u perhapen ne tere Evropen.



    Aliu si sundimtar feudal qe ishte perdori luften si dhe te gjitha mjetet tjera te shfarrosjes masive, pe t’i arritur qellimet e veta, por ne nuk do ta harrojme historine, e cila eshte e mbushur me veprime te ngjashme si keto te, Aliut te perdorura edhe nga sundimtaret tjere, si nga lindja, ashtu edhe nga perendimi.



    Per me teper, studuesit e huaj nuk vene ne dukje qellimin politik te Aliut, i cili ishte i dedyruar te vepronte ne ate menyre, si dhe as menyren e jeteses se popullates se asaj kohe ne sistemin fisnor, i cili ishte i destinuar te shkaterrohej para presionit te nje shkalle me te larte zhvillimi, sic ishte ajo e unifikimit te territorit te vendit; centralizimit te pushtetit; zhvillimit te tregtise, zejeve, komunikacionit, veprime keto te cilat ishin parakushte per nje shtet te pavarur, ndonese me karakter feudal. Sipas pikepamjes sime, dashuria per liri e Sulioteve, ishte e destinuar te pesonte disfate. Gjithashtu nuk pajtohem me pikepamjen e W.Plomerit dhe te disa studiuesve tjere te huaj, te cilet perpjekjet e Aliut, per te krijuar nje shtet te centralizuar dhe te unifikuar, i quajten thjeshte “Tirani per imtesira”.



    Konflikti i Aliut me Suliotet ka zene nje vend te vecante dhe te gjere ne Letersine Evropiane te kohes.



    Aliu nuk arriti asgje me sulmin e tij te pare. Si rezultat i sulmeve te befasishme te Sulioteve, gjate neteve, trupat e Aliut u rrethuan nga tri ane dhe u detyruan te terhiqen per ne Janine. Ne qershor te po atij viti, Aliu beri paqe me Suliotet dhe u detyrua qe t’i dorezonte pengjet e familjeve me te njohura Suliote. Me vitin 1792, kur Turqia beri paqe me Rusine dhe kur situata ishte bere edhe me kaotike, Aliu mendoi se ishte koha e pershtatur per te sulmuar perseri.



    Ai mblodhi 10.000 ushtare dhe u pergatit per nje sulm te ri kunder Sulit. Me qellim qe Suliotet t’i kapte ne befasi, beri sikur po shkonte per ta pushtuar Gjirokastren, e cila ende nuk kishte rene nen sundimin e tij. Para se te fillonte sulmi, Aliu ua dergoi nje leter udheheqesve suliote: Marko Boqarit dhe Foto Xhavelles. Ne kete leter, pasi u bente komplimente per trimerine e tyre, ju thoshte se kishte nevoje per sherbimin e tyre dhe i luste qe t’i bashkoheshin, per te luftuar kunder armiqve te tij. Ai gjithashtu ju tha atyre se do t’i paguante dyfish me teper se ushtaret tjere.





    XHEVALLA: NESE DJALI IM NUK SAKRIFIKOHET PER ATDHEUN, ATEHERE NUK MERITON AS TE JETOJE E AS TE QUHET BIRI IM



    Nje nga udheheqesit Suliot tha se s’kishte asgje te keqe te luftohej per Ali Pashane per sa kohe qe ai i paguante nje Sulioti dyfish me teper se ushtareve tjere. Keshtu, Xhavella, me 70 luftetare Suliote, u bashkua me Aliun. Pashai i priti ata me ngrohtesi dhe i caktoi ne krye te ushtrise se tij qe do te marshonte ne drejtim te Gjirokastres. Ai u perpoq qe t’i bindte edhe udheheqesit tjere Suliote, por kur pa se deshtoi ne perpjekjet e tij, i carmatosi Suliotet dhe i lidhi si rober. Pastaj ushtria e tij marshoi ne drejtim te Sulit. Kur Suliotet pane se nje ushtri, kater here me e madhe se forcat e tyre, po marshonte ne drejtim te tyre, zgjodhen Gjergj Bocarin si prijes te tyre. Duke pasur parasysh rrezikun qe u kanosej nga Ali Pashai, u shperngulen te gjithe prej Sulit dhe u terhoqen ne male. Bocari, ne terheqje e siper, hodhi gelqere dhe plehra neper puset e tyre me qellim trupat e Aliut qe mos mund t’i perdornin. Ai gjithashtu urdheroi te grumbullohen rezerva ushqimore per gjashte muaj dhe te dergoheshin ne male ku ishin vendosur banoret e Sulit.



    Aliu, para se te perdorte forcen provoi edhe nje here qe qellimin e tij ta arrinte ne menyre paqesore, duke u ofruar negociata. Ai u dergoi fjale Sulioteve nepermjet Xhavelles, te cilin e mbante si robin kryesor qe te perpiqej t’i bindte ata te dorezohen, duke i premtuar atij nje shperblim te madh nese e realizonte kete. Xhavella ju pergjigj se do te shkonte ne male te Suliotet dhe se do te perpiqej qe t’i bindte ata duke lene si garance per shkuarjen e tij djalin e vete pesembedhjete vjecar. Sapo arriti te Suliotet, Xhavella i shkroi nje pergjigje te ashper Aliut, ne te cilen thuhet:



    “Ali Pashe, jam i lumtur qe genjeva nje tradhtar si ju dhe jam ketu per te mbrojtur vendin tim prej nje hajduti. Djali im do te denohet me vdekje, por une do t’ia marre hakun para se te vdese. Dikush si ju do te thote se une jam nje prind mizor qe sakrifikova djalin tim per te shpetuar veten tim, por une pergjigjen se, ne qofte se ju do te kishit arritur t’i pushtoni malet tona, do te vritej se bashku me pjesetaret tjere te familjes dhe bashkatdhetaret e mi dhe une atehere nuk do te kisha mundur te merrja hakun per vdekjen e tij. Nese ne e fitojme kete lufte, une mund te lind femije te tjere, gruaja ime eshte akoma e re. Nese djali im i ri nuk eshte i gatshem per te sakrifikuar veten per atdheun e tij, atehere nuk meriton as te jetoje e as te quhet biri im”.

    ---

    Ne pranveren e vitit 1717, Aliu ndermorri sulmin e pare me ushtrine e tij te perbere prej 3000 vetesh. Ky ishte fillimi i luftes 13 vjecare, te cilen W. Plomeri e quajti “Saga e Sulit”.

    Gjate ketyre 13 viteve, Aliu perdori te gjitha mjetet per te nenshtruar kete vend, qendresa dhe dashuria per liri e te cilit hyri neper legjenda qe u perhapen ne tere Evropen.

    ---

    Ne qershor te po atij viti, Aliu beri paqe me Suliotet dhe u detyrua qe t’i dorezonte pengjet e familjeve me te njohura Suliote. Me vitin 1792, kur Turqia beri paqe me Rusine dhe kur situata ishte bere edhe me kaotike, Aliu mendoi se ishte koha e pershtatur per te sulmuar perseri.



    (vazhdon)

    Nga:
    Mr. Jusuf Mustafai
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Figura e Ali Pashe Tepelenes ne letersine angleze: Per heorizimin e sulioteve u thurren kenge te reja

    Grate suliote luftonin krah per krah me burrat e tyre; shperndanin municion, hidhnin shkembinj mbi kolonat e ushtareve qe u ishin drejtuar venqendrimeve te tyre te fundit. Pas nje lufte te rrepte, e cila zgjati me shume se 10 ore, Suliotet organizuan kundersulmin e tyre perfundimtar, duke pasur perkrahjen e cetave te barinjve, me ne fund arriten qe t’i zbrapsin ushtaret e Aliut, t’i largojne ata nga malet e Sulit, duke i debuar ne drejtim te Janines
    .
    Kjo ishte pergjigja e Sulioteve, te cilet mbrojtjen e maleve te tyre e konsideronin si detyre me te shejnte, duke sakrifikuar edhe femijet e tyre-cilesi tipike shqipetare e trasheguar neper shekuj. Aliu iu pergjigj atij burri fisnik ne te njejten gjuhe edhe pse qellimi i Aliu ishte qe t’i nenshtronte ata, ai i respektonte per ndjenjat e tyre liridashese. Vleresimi i tij, ne rrethanat e tjera, doli i drejte. (Ne fund ata u bashkuan dhe luftuan kunder armikut te perbashket).



    Ne fillim sulmi shkoi mire dhe ushtaret e Aliut arriten te pushtonin pozitat e para te Sulioteve. Suliotet nuk kishin me teper se 1500 ushtare, por ishin te vendosur t’i mbrojne malet e veta. Aliu vazhdoi t’i pushtonte vendbanimet qe perbenin zemren e Sulit. Sulmi i tij ishte i parezistueshem, por Suliotet mbroheshin heroikisht. Ketu grate luftonin krah per krah me burrat e tyre; shperndanin municion, hidhnin shkembinj mbi kolonat e ushtareve qe ishin drejtuar venqendrimeve te tyre te fundit. Pas nje lufte te rrepte, e cila zgjati me shume se 10 ore, Suliotet organizuan kunder sulmin e tyre perfundimtar, duke pasur perkrahjen e cetave te barinjve, me ne fund arriten qe t’i zbrapsin ushtaret e Aliut, t’i largojne ata nga malet e Sulit, duke i debuar ne drejtim te Janines.



    ALIU KISHTE PER QELLIM T’I DETYRONTE TE RRETHUARIT TE DOREZOHESHIN NGA URIA



    Kjo ishte nje disfate e vertete per Aliun. Jehona e heroizmit te Sulioteve u perhap neper gjithe Shqiperine dhe Greqine. Per kete fitore u thurrren edhe kenge te reja. Suliotet, ne luften e tyre, u mbeshteten edhe nga Himara, Preveza, Parga dhe nga te gjithe armiqte e tjere te Aliut. Ata e kuptuan si nder t’u dergojne para dhe armatime, sepse nuk donin qe Aliu te behej edhe me i fuqishem. Suliotet, si fitimtare qe dolen, e detyruan Aliun te beje paqe, duke i pranuar kushtet e tyre t’u jepte ca toke, t’ua kthente roberit pa kushte dhe t’u paguaj nje harac prej 100.000 piastrash.



    Si kompenzim ai kerkoi disa vende ne Sul ku mund te ndertonte ca fortesa per mbrojtjen e kufijve. Kjo disfate Aliun e kishte prekur thelle ne seder dhe mllefi i grumbulluar brenda tij, do te shperthente disa vite me vone. Luftime te herepas’hereshme pati edhe me vone, kur grupe te vogla Suliotesh zbrisnin neper fusha, plackitnin fshatrat e me pas ktheheshin neper malet e tyre, veprime keto qe e prishnin marreveshjen e paqes. Kjo ndodhte per shkak te paaftesise se ushtareve dhe komandanteve te fortesave qe kishte ndertuar Aliu rreth e perqark Sulit, por gjithashtu edhe per shkak te trimerise se rralle te ushtareve suliote.



    Nje grup suliotesh nuk iu nenshtrua autoritetit te Aliut, ne nje kohe kur ne teritoret e sunduara prej tij, mbreteronte nje qetesi relative, nuk kishte hajdute dhe levizja ishte e sigurt. Ky grup suliotesh bente bastisje ne mes te dites, vidhnin dhe maltretonin dhe shendoshe e mire ktheheshin ne malet e tyre.



    Pavaresisht nga disfata qe kishte pesuar ne vitet 1791-1792, Aliu nuk kishte hequr dore nga synimi per ta vene Sulin nen sundimin e tij. Edhe suliotet ishin te vetedijshem per qellimet e Aliut dhe shpresonin se Rusia Ortodokse do t’i ndihmonte dhe nuk do t’i linte te beheshin pre e zemerimit te Aliut, prandaj ata vendosen marredhenie miqesore me ruset ne Korfuz.



    Aliu vendosi t’i shtypte suliotet njehere e pergjithmone. Per kete qellim ai i perfocoi 12 fortesat rreth Sulit dhe dergoi edhe 1000 ushtare te tjere. Qellimi i Aliut ishte qe t’i detyronte te rrethuarit te dorezoheshin nga uria. Ne te njejten kohe Aliu shfrytezoi mosmarreveshjet qe ekzistonin ne mes familjeve te udheheqesve suliote per shkak te zgjedhjes se Foto Xhavelles si udheheqes i sulioteve ne vend te Bocarit.



    Para se te fillonte sulmin e madh kunder Sulit, Aliu organizoi nje takim me vasalet dhe fqinjet e tij muslimane. Ne kete takim, pasi lexoi disa vargje nga Kurani dhe pasi permendi rrezikun qe paraqiste Franca dhe Rusia per Turqine, ai theksoi se te gjithe muslimanet e devotshem duhet t’i fshinin nga faqa e dheut suliotet, te shkaterronin cerdhen e ketyre “kaureve” dhe i ftoi ata qe te betoheshin per bashkim duke vendosur doren mbi Kuran. Ky fjalim rekrutues beri qe radhet e ushtrise se tij te shtoheshin deri ne 15.000 ushtare. Sipas dokumenteve te ndryshme, Aliu asnjehere nuk ka qene mysliman i devotshem. Ai jo vetem qe nuk i ka zbatuar parimet e fese se tij por sic e deshmon gjithe veprimtaria e tij jetesore, ai e ka perdorur fene qe me cdo kusht t’i realizoje veprat personale.



    Si shume shqiptare te tjere edhe Aliu e ka perdorur fene per qellime pragmatike. Dihet se shqiptaret ne pergjithesi kurre nuk kane qene fetare te devotshem dhe shume me teper kane cuar patriotizinin dhe dashurine e tyre per liri se sa fene. Prej kesaj buron edhe shprehja "feja e shqiptarit eshte shqiptaria".



    Per shkak te situates se tyre te veshtire, te shkaktuar nga rrethimi i gjate e i ashper, Suliotet bene marreveshje me bejleret e Camerise, me Ibrahim Pashen e Beratit, Mustafa Pashen e Delvines, etj., te perkrahur e te furnizuar nga ruset, mirepo Aliu arriti ta percante marreveshjen e tyre. Tani uria e mposhti Sulin. Suliotet ishin te izoluar nga bota dhe ishin te pecare nga brenda. Si te gjithe sundimtaret tjere, Aliu zbatoi parimin "Percaje e sundo". Ai kishte bere per vete familjen e Bocareve dhe shpresonte te bente te njeten gje edhe me prijesit e tjere Suliote. Megjithate prijesit Suliote te ushehequr nga Xhavella, u pergatiten pet t'i bere balle arrmikut (Aliut). Pergjithesisht ata ushtronin luften guerile duke shfrytezuar terenin e ashper malor, sepse ata ne numer ishin shume me aspak se ushtria Aliut.



    SULIOTET KISHIN PERVOJE TE HIDHUR NGA TRADHTITE E ALIUT



    Herepas’here organizonin prita, ne te cilat binin ushtaret e Pashait. Ne keto prita humbjet e Aliut ishin te konsiderueshme, ndersa Suliotet nuk kishin asnje pasoje.

    Gjendja ne te dy anet ishte shume e tendosur. Suliotet ishin gati duke vdekur nga uria, por e vazhduan qendresen e tyre duke i sulmuar vazhdimisht trupat e Aliut. Ushtaret e Aliut u dekurajuan per shkak te kohezgjatjes se luftes qe asesi nuk po mbaronte. Bile edhe gjeneralet e tij mbanin fshehurazi anen e te rrethuarve, sic ishte Pranjo Aga i Paramithise, gjenerali qe komandonte ushtrine kunder Sulit.

    Arsyeja qe ai i ndihmonte Suliotet ishte frika se ne qofte se Aliu e pushtonte Sulin, te njejtin fat do ta pesonte edhe vendi i tij.

    Aliu vazhdoi te ndertonte fortesa ne majet e Sulit, me qellim qe te kontrollonte te gjitha shtigjet e kalimit te sulioteve dhe t'u pamundesonte atyre qe te fumizoheshin me ushqime nga jashte.



    Ne te njejten kohe Aliu vazhdonte t’i bombardonte suliotet per t'i demtuar dhe demoralizuar plotesisht. Pastaj, si dinak qe ishte ju afroi armepushim, me kusht qe ata te mos hynin ne territoret e sunduara nga Aliu dhe qe t'i dergonin 24 pengje ne Janine. Edhe pse Suliotet kishin pervoje te hidhur nga tradhtite e mepareshme te Aliut, nevoja per armepushim ishte jetike. Keshtu i dorezuan pengjet e tyre qe Aliu i kishte kerkuar me pare si kushte per armepushim. Sapo i morri pengjet, i torturoi, i kercenoi se do t'i vriste te gjithe ne qofte se te gjithe Suliotet tjere nuk dorezoheshin pa kushte.

    ---

    Jehona e heroizmit te Sulioteve u perhap neper gjithe Shqiperine dhe Greqine. Per kete fitore u thurrren edhe kenge te reja. Suliotet, ne luften e tyre, u mbeshteten edhe nga Himara, Preveza, Parga dhe nga te gjithe armiqte e tjere te Aliut.

    ---

    Para se te fillonte sulmin e madh kunder Sulit, Aliu organizoi nje takim me vasalet dhe fqinjet e tij muslimane. Ne kete takim, pasi lexoi disa vargje nga Kurani dhe pasi permendi rrezikun qe paraqiste Franca dhe Rusia per Turqine, ai theksoi se te gjithe muslimanet e devotshem duhet t’i fshinin nga faqja e dheut suliotet, te shkaterronin cerdhen e ketyre “kaureve” dhe i ftoi ata qe te betoheshin per bashkim duke vendosur doren mbi Kuran.



    (vazhdon)

    Nga:
    Mr. Jusuf Mustafai
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Mesa shoh i ka thene te gjitha stormi
    per Ali pashen..... sme ka mbet gje tjeter
    vec te shtoj kengen ngritur Ali Pashe Tepelenes

    Koka nė Stambollė more,
    e trupi nė Janinė,
    e tė shtrinė Ali Pasha more,
    e o Pasha tė shtrinė.

    Se njė varr i vetėm more,
    e s'ta nxe dot lavdinė,
    e tė shtrinė Ali Pasha more,
    e o Pasha tė shtrinė.

    Zbardhur mjekrė gjatė more,
    e si bora nė brinjė,
    e tė shtrinė Ali Pasha more,
    e o Pasha tė shtrinė.

    Dhe qė nga bedenat more,
    e ulėrin stuhia,
    e si mjergull te koka more,
    e rri Vasiliqia.

    Koka nė Stambollė more,
    e trupi nė Janinė,
    e tė shtrinė Ali Pasha more,
    e o Pasha tė shtrinė.


    Ps. Stormo sme doli koha te lexoja se cfare kishe shkruajtur , se sa hapa faqen u tremba ngagjithe ato fjale ......

  9. #9
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Figura e Ali Pashe Tepelenes ne letersine angleze: Pas nje rrethimi tremujor, perfundoi lufta trembedhjetevjecare me Suliotet

    Suliotet vendosen te qendrojne ne rrezistencen e tyre deri sa te mos mbetet i gjalle asnje prej tyre. Grate e tyre ishin mbyllur ne Manastir. Kur ata pane se burrat e tyre po vriteshin ne lufte, vendosen te mos dorezoheshin e te beheshin rrobe. Ishin 174 gra. Nje nuse e re e udhehiqte vallen e tyre te vdekjes afer nje humnere dhe deri sa vazhdonte vallja tre hapa para dhe dy hapa mbrapa, ata hidheshin nje nga nje ne hunmere, ndersa shoqet e tyre te kapura dore per dore vazhduan vallen e vdekjes, duke kendua nje kenge te vejeter deri sa nuk mbeti asnje e gjalle
    .
    Pergjigja e Sulioteve edhe kesaj radhe ishte njesoj si me pare:



    "Me tradheti te ketij lloji, ju vetem se e demtoni nderin tuaj dhe na beni akoma me te vendosur ne rrezistencen tone, por kur nuk do te na detyroni te dorezohemi".



    Duke pasur parasysh zgjatjen e fushates se tij ushtarake, per shkak te furnizimit te sulioteve me produkte ushqimore dhe aramatime nga ana e aleteve te tyre, Aliu u beri edhe nje propozim tjeter per paqe, sipas te cilit ata duhej te largoheshin nga Suli dhe si kompenzim do t’ju jepte nje shume te madhe parash, si dhe nje pjese toke pjellore nen sundimin e tij dhe do t'i lironte nga taksat.



    Edhe kesaj radhe pergjigjja e tyre ishte sfiduese si zakonisht:



    "Trojet tona jane shume me te embla per ne se parat tuaja, tokat pjellore qe na i afroni. Po e shpenzoni kohen kot. Liria nuk mund te blihet as me tere thesarin e botes dhe ne do te vazhdojme te luftojme deri sa te mos mbetet i gjalle edhe Sulioti i fundit".



    Nderkohe Aliu vazhdonte perpjekjet e tij per te percare prijesit Suliote. Kesaj rradhe iu drejtua Dimo Zerves, duke i orfuar shume para. Dimo Zerva iu pergjigje: "Faleminderit Vezir per dashamiresin tende, por mos i dergo 800 qeset e parave, sepse une nuk di t’i numeroj ato, por edhe nje qofte se do te dijsha, me beso se ato para nuk vlejne as sa nje gur i vetem i vendit tim. Nderimet qe mi beni mbani per vete. Nderi i Suliotit eshte tek armet e tij. Me keto arme une shpresoj ta bej te pavdekshem emrin e vendit tim".



    LUFTA ME SULIOTET PAKESOI PER TETE MIJE VETE USHTRINE E ALIUT


    Lufta vazhdoi. Semundjet, humbjet ne njerez dhe dezertimet ne mase, shkaktuan pakesimin e ushtrise se Aliut deri me 8000 vete. Nga ana tjeter Suliotet vazhduan me sulmet e tyre kunder fortifikatave te Aliut dhe disa here munden qe te pushtojne disa prej tyre, duke u furnizuar me funizimet e nevojshme, por kjo nuk i shpetoi ata. Ata vuajten shume nga mungesa e ushqimeve dhe u detyruan qe grate, pleqte dhe femijet e tyre t’i dergojne si refugjate ne Korfuz. Nga fundi i vitit u detyruan te hanin edhe rrenje te bimeve te perziera me miell, sepse u kishin mbaruar te gjitha rezervat ushqimore.



    Sulmet e Aliut kunder Sulit nuk ishin pare me sy te mire asnjehere ne Konstantinopoje, sepse Porta e Larte nuk kishte deshire qe Aliu te behej i fiqishem. Nga ana e Portes se Larte, Suliotet perdoreshin si mjete per te dobesuar fuqine e Aliut. Per Aliun, Suliotet ishin nje pengese per centralizimin e pushtetit te tij ne keto territore.



    Ai shpresonte qe nepermjet Sulit te hapte dyert e Epirit per fuqite e medha ne detin Jon. Aliu ishte i sigurte se kesaj radhe Suli do te nenshtrohej.



    Nga Porta e Larte vazhdimisht vinin sugjerime qe Aliu te hiqte dore nga tentimi i tij per te nenshtruar Sulin. Gazetat evropiane protestonin kunder veprimeve te tij. Ne kishat e Greqise dhe te ishujve ne detin Jon, organizoheshin lutje fetare ne mbeshtetje te Sulioteve. Operacionet e medha luftarake ne Sul u komanduan nga Veliu, djali i dyte i Aliut.



    Veliu i sulmoi ata duke i detyruar te terhiqen neper male deri sa nuk kishin mundesi as te perparonin e as te terhiqeshin. Ai vuri ne perdorim te gjithe artilerine. Sulioteve nuk u kishte mbetur me as uje i pijshem e as ushqim. Duke pare se tere vendi kishte rrene ne duart e Aliut, Keshilli i Udheheqesve Suliote vendosi te bente negociata per te percaktuar kushtet e dorezimit te tyre. Per t’u larguar nga Suli, ata kerkonin qe te merrnin me vete pasurite e tyre dhe te vendoseshin ne toka te reja (ne fusha), qe do t’u jepte Aliu. Ata gjithashtu kishin mundesi te shkonin ne Parge, ose te emigronin ne ishujt e Jonit.



    Dokumenti u nenshkrua nga Veliu dhe te gjithe komandantet e ushtrise. Veliu u premtoi se do t'i linte te largoheshin pa pengesa prej askujt, 12 dhjetori 1808 shenoi fundin e Sulit.



    Shumica e Sulioteve vendosen te emigronin dhe morren rrugen ne drejtim te Parges. Aliut nuk i perlqeu kjo marreveshje sepse e dinte se ne Parge dhe ne ishujt e Jonit, armiqte e tij do t’i rekrutonin Suliotet neper banda te ndryshme dhe do te vepronin kunder tij. Nje gje e ketille edhe ashtu ndodhi.

    Ruset, dashurine e sulioteve per vendin e tyre, e shfrytezuan edhe ate per qellimet e tyre ekspansioniste, duke u premtuar atyre liri dhe i perdoren ne lufte kunder Aliut.



    Nderkohe, Veliu kishte harxhuar shume para per te siguruar transportin e tyre. Deri sa vazhdonte marshimi i sulioteve drejt Parges, Samueli, nje prift i njohur si "Gjykimi i fundit", nuk pranoi te dorezohej dhe e hodhi ne ere fortesen e Kungjit bashke me Suliot te tjere, ne kohen kur ushtaret e Aliut u afruan afer keshtjelles. Shperthimi vrau shume ushtare. Tani Veliu, pranoi se babai i tij kishte te drejte kur i thoshte se "nuk mund te behej asnje marreveshje me Suliotet". Megjithate premtimet solemne dhe te shenjta te Veliut dolen si te pavlefshme, sepse u derguan 4000 vete per te sulmuar kontingjentin qe shkonte ne drejtim te Parges.



    FUNDI I SULIT



    Nje force tjeter prej 1000 vetesh u dergua ne drejtim tjeter dhe ne perjashtim te atyre qe arriten ne Parge te gjithe Suliotet e tjere u bene pre e nje masakre te pergjakshme prej ushtrise se Aliut. Suliotet nuk i dorzuan armet, por vazhduan te luftonin kudo qe ndodheshin. Ata kurre nuk kerkuan lemoshe nga Pashai. Ndonese ishin te pakte ne numer, ata treguan se si vdese nje suliot duke luftuar deri ne castin e fundit. Beteja qe u zhvillua ne Manastirin e Vurgarelit, afer Artes, ka hyre ne kege dhe legjenda.



    Pas disa dite luftimesh dhe pas nje rrethimi tre mujor, trupat e Aliut marshuan drejt majeve te malit ku ndodhej manastiri. Atehere Suliotet vendosen te qendrojne ne rrezistencen e tyre deri sa te mos mbetet i gjalle asnje prej tyre. Grate e tyre ishin mbyllur ne Manastir. Kur ata pane se burrat e tyre po vriteshin ne lufte, vendosen te mos dorezoheshin e te beheshin rrobe. Ishin 174 gra. Nje nuse e re e udhehiqte vallen e tyre te vdekjes afer nje humnere dhe deri sa vazhdonte vallja tre hapa para dhe dy hapa mbrapa, ata hidheshin nje nga nje ne hunmere, ndersa shoqet e tyre te kapura dore per dore vazhduan vallen e vdekjes, duke kendua nje kenge te vejeter deri sa nuk mbeti asnje e gjalle. Ushtaret, te cilet ne ate kohe kishin arritur te kreshta e malit, u shtangen nga ajo pamje, sepse pane dicka qe mund te ndodhte vetem neper legjenda. Ata u perpoqen t'i ndalin grate Suliote qe te mos hudheshin ne humnere, por ne ate cast te gjitha grate leshian nje britme te madhe dhe bashkerisht u hodhen ne humnere.



    Ky ishte vertet fundi i Sulit. Fundi i nje lufte te gjate trembedhjete vjecare te Sulioteve kunder Aliut, fundi i atyre qe per me shume se 2 shekuj kishin qene te lire dhe te panenshtruar nga asnje force qe kishte marshuar kunder tyre.

    ---

    "Trojet tona jane shume me te embla per ne se parat tuaja, tokat pjellore qe na i afroni. Po e shpenzoni kohen kot. Liria nuk mund te blihet as me tere thesarin e botes dhe ne do te vazhdojme te luftojme deri sa te mos mbetet i gjalle edhe Sulioti i fundit".

    ---

    Ky ishte vertet fundi i Sulit. Fundi i nje lufte te gjate trembedhjete vjecare te Sulioteve kunder Aliut, fundi i atyre qe per me shume se 2 shekuj kishin qene te lire dhe te panenshtruar nga asnje force qe kishte marshuar kunder tyre.



    (vazhdon)

    Nga:
    Mr. Jusuf Mustafai
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #10
    Ja dhe busti fisnik ...
    !!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dėmtohet Shpella e Lepenicės, Vlorė
    Nga Shpend Bengu nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 21:17
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. A po perdoret figura e Nene Terezes si logo politike ?
    Nga Rejjan nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 14:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •