Figura e Ali Pashe Tepelenes ne letersine angleze: Si diplomat, dinte shume mire ti harmonizonte planet e tij me situaten nderkombetare
- William Hamilton, pas takimit me Ali Pashen ne Janine, me 1803, i raportoi qeverise britanike: "Vetem taktikat dhe zgjuarsia e detyrojne Aliun ta shprehe formalisht besnikerine e tij ndaj Portes, sepse ne fakt ai eshte aq mire sa edhe te pavarurit". Te tjere kane verejtur: "Ai eshte i pavarur. Ndikimi i tij shtrihet ne te tere Rumeline. Ai eshte qeverisesi i pjeses me te populluar, me te pasur dhe me luftedashese te Shqiperise"
.
Kjo ishte arsyeja pse askush nuk e ndihmoi Aliun ne perballjen e tij perfundimtare me Porten e Larte. Perkundrazi, ato e tradhtuan ate. Konsulli rus ne Greqi i premtoi Aliut se, sapo ai te fillonte operacionet e tij ushtarake kundra turqve, do te niste lufta ruso-turke, por kur ai ngriti flamurin (parullen) e pavaresise kunder Turqise e kuptoi se qe tradhetuar jo vetem nga fuqite e huaja, por edhe nga greket. Anetaret e Philike Etairia, te cilet kishin qene ne gjyqin e tij, e lane ate, meqe ata nuk pranonin skemat e Aliut per te krijuar nje shtet te pavarur shqiptar, duke perfshire pjesen me te madhe te Shqiperise dhe shteti i pavarur grek nen mbrojtjen e tij.
Keshtu krijimi i pashallekut te Janines u perkufizua nga nevoja e feudaleve shqiptare te beheshin me pak te pavarur nga Porta, ne menyre qe ti jepej mundesia per te forcuar fuqine e tyre, per te rritur te ardhurat dhe per te shtrire zoterimet e tyre feudale.
Qe prej dites se pare te zoterimit te tij, Ali Pashe Tepelena u bind qe Perandoria Osmane po shkonte drejt humneres dhe ai u perpoq per te ruajtur pashallekun e tij te pavarur feudal, te ngritur pas shume vitesh. Per kete qellim dhe per shkak te rrethanave te pafavorshme nderkombetare ai i fshehu synimet e tij, por shume personalitete dhe perfaqesues te shteteve europiane u informuan per ate qe do te ndodhe. Qe prej 1778 Admirali rus, Ouchakov, raportoi se ai mund te thoshte: "Zoteri Ali Pasha duhet te dyshohet per besnikerine e tij ndaj Portes. Nese nuk gabohem, nga fjalet dhe sjellja e tij, une kuptoj se ai perpiqet te behet i pavarur dhe ai mund ta arrije ate shume shpejt".
Sikurse William Hamilton, pas takimit me Ali Pashen ne Janine, me 1803, i raportoi qeverise britanike: "Vetem taktikat dhe zgjuarsia e detyrojne Aliun ta shprehe formalisht besnikerine e tij ndaj Portes, sepse ne fakt ai eshte aq mire sa edhe te pavarurit". Madje dhe zyrtaret turq krijonin dyshime per te kur thonin se "duket sikur Ali Pasha do te pushtoje te tere Shqiperine dhe me pas ta shpalle veten te pavarur".
Te tjere kane verejtur: "Ai eshte i pavarur. Ndikimi i tij shtrihet ne te tere Rumeline. Ai eshte qeverisesi i pjeses me te populluar, me te pasur dhe me luftedashese te Shqiperise".
K O N K L U Z I O N I
Aliu, si diplomat, dinte shume mire si ti harmonizonte planet e tij me situaten nderkombetare, si rezultat i se ciles ai ia doli mbane te krijonte nje pashallek te madh, i cili perfshinte nje territor te gjere dhe i jepte stabilitet dhe pavaresi fuqise se tij. Ai dhe pushteti i tij u bene nje ceshtje problematike ne shume gjykata evropiane. Secila perpiqej ta perdorte ate per te kunderpeshuar ndikimin e pushtetit kundershtar, por Aliu ishte ne gjendje te perdorte te njejtat mjete. Ai perdori miqesine me Francen per te kunderbalancuar qendrimin dhe veprimtarine armiqesore te ruseve dhe ate me anglezet kunder ruseve dhe francezeve, pervec sigurimit te armeve dhe municioneve, si dhe instruktoret e huaj per ushtrine e tij. Kjo eshte arsyeja pse ai eshte quajtur Bonaparti Muhamedan.
Viktor Hygo derisa beri nje krahasim midis Aliut dhe Napoleonit, duke thene: Aliu per Napoleonin ishte si tigri per luanin ose si petriti ndaj shqiponjes.
Gjate analizimit te ngjarjeve te ndryshme autoret e huaj, si franceze dhe ato angleze, fillojne me interesat e tyre, pra me politiken e vendeve te tyre. I pari ne pergjithesi e pershkruan Aliun me ngjyra te erreta, sepse politika e Qeverise se tyre me Aliun sishte gje tjeter, vecse nje deshtim. Ai i tregoi Napoleonit dhe zyrtareve te tij se vetem ai ishte zot i shtepise se tij. Askush pervec tij, madje dhe perandori me i fuqishem qe kishte njohur bota, do ta konsideronte Shqiperine si nje mall tregtie. Francezet e quanin ate te pabese qe kishte tradhtuar aleatet e tij kur ata kishin patur me shume nevoje per te, duke harruar pabesine e tyre ndaj tij. Ata duan vetem nje kontribut njepalesh ne aleancen e tyre, por dihet shume mire qe Aliu nuk beri asnje aleance jashte "deshires se tij te mire" per francezet, meqe ata nuk e bene ate jashte "bamiresise" per sunduesin e Epirit. Ata niseshin nga interesi i tyre. Politika e tyre ndryshonte ne perputhje me konjukturat politike.
E dyta, per shkak te faktit qe nuk ndodhi ndonje konflikt i hapur dhe i zhurmshem midis tyre dhe Pashait, e paraqesin ate sikur anglezet nuk vepruan mbi pushtimin. C'fare emri mund ti vihet interesit ekonomik te Britanise ne Shqiperi, pushtimin e saj te Ishujve te Jonit dhe Pargen, perdorja e Aliut per te kunderpeshuarFrancen me teper se pushtimi? ne te shkruarit e historise se Aliut ata nisen duke u marre ne menyre siperfaqesore me histori, te cilat nuk kane ndonje dokumentacion rreth imtesirave qe i mbikalojne keto pika, te cilat i ulin vlerat e qeverive dhe interesave te tyre, duke e paraqitur figuren e tij me ngjyra te erreta, duke na prezantuar keshtu nje histori sensacionale.
MARREDHENIET E ALIUT ME PORTEN
Ne fillim te shekullit te 18-te, konfliktet qe kishin gjeneruar midis feudaleve shqiptare dhe Portes se Larte u acaruan me teper, pasi ishin krijuar te cara ndermjet interesave te feudaleve shqiptare dhe pushtetit qendror te perandorise, si rezultat i krijimit te kushteve politike dhe ekonomike per hedhjen e themeleve te shteteve te vecanta, tendence, e cila u shfrytezua nga pronaret shqiptare dhe coi ne formimin e pashalleqeve te pavarura.
Formimi i pashallekut te Janines dhe te Shkodres jo vetem qe shpreh qellimet e feudaleve shqiptare per krijimin e shteteve te pavarura me vete, por gjithashtu edhe aspiratat e mases se gjere te popullit per te hequr qafe zgjedhen e gjate shekullore osmane.
Kjo i jep pergjigje edhe pyetjes se pse populli e pranoi dhe iu nenshtrua sherbimit te sundimtarit despotik, sikur Ali Pashe Tepelena. Ata e kuptuan se qeverisja e centralizuar e Vezirit ishte perkohesisht me e pranueshme se sa nje anarki e dominimit te Sulltanit; ideja e autonomise e Aliut ishte me perparimtare se sundimi i gjate shekullor osman.
Konsulli rus ne Greqi i premtoi Aliut se, sapo ai te fillonte operacionet e tij ushtarake kundra turqve, do te niste lufta ruso-turke, por kur ai ngriti flamurin (parullen) e pavaresise kunder Turqise e kuptoi se qe tradhetuar jo vetem nga fuqite e huaja, por edhe nga greket.
---
Ai perdori miqesine me Francen per te kunderbalancuar qendrimin dhe veprimtarine armiqesore te ruseve dhe ate me anglezet kunder ruseve dhe francezeve, pervec sigurimit te armeve dhe municioneve, si dhe instruktoret e huaj per ushtrine e tij. Kjo eshte arsyeja pse ai eshte quajtur Bonaparti Muhamedan.
---
Ai i tregoi Napoleonit dhe zyrtareve te tij se vetem ai ishte zot i shtepise se tij. Askush pervec tij, madje dhe perandori me i fuqishem qe kishte njohur bota, do ta konsideronte Shqiperine si nje mall tregtie.
(vazhdon)
Nga:
Mr. Jusuf Mustafai
Krijoni Kontakt