si nje Shqiptar qe jetoj larg atdheut dhe ne nje vend ku demokracia jo vetem rrespektohet, por edhe eksportohet- SHBA, me vjen turp kur lexoj disa komente mbi Shqiperine.
Se pari Leshator ti ose punon ne zyren e propagandes per qeverine Shqiptare ose partine Socialiste, ose ke vjedhur aq shume saqe pasuria jote eshte vene dhe mbahet vetem ne saj te qeverise se sotshme, ose ke ikur nga pavioni 17 (dhe kjo e fundit te falet) se perndryshe nuk mund te shpjegohet fakti se ti mbron edhe sistemin komunist; sistem i cili eshte demaskuar dhe i papranueshem per te gjithe boten moderrne, nuk mund te shpjegohet mbrojtja e nje qeverie qe qe nga viti i kaluar ka hypur edhe 13 vende ne listen e shteteve me te korruptuara ne bote (dhe mos harro qe vjet kemi qene me i korruptuari ne Europe), ku qe nga '97 e mbrapa papunesia eshte mbi shifrat 35%, ku 45% e popullsise jetojne ne varferi, dhe 40% e atyre te varferve jetojne ne kushte trishtuese- nderkohe qe kryeministri kur shpall dite zije ja fut duke pire ne buzuqet e Athines.
Pa u larguar nga tema, me vjen turp edhe nga ata bashke-atdhetar qe jetojne jasht Shqiperise (sepse ata qe jane atje deri dikund nuk mund ti fajsoj per kete qe do them se ndoshta nuk dine) qe thone qe Edi Rama ka bere dicka per Tiranen edhe pse ka vjedhur pak- se ai vete e ka pranuar ne Shqiperi. Ketu ne boten perendimore nuk eshte e pranueshme qe per sa kohe qe politikani te bej pune ska rendesi se sa miliona dollare vjedh. Ne New Jersey, para nje viti e dicka nje senator kishte marre pajisje elektronike nga nje kompani japoneze per nje kontrate (bakshishi ishte rreth 15 mije dollare) dhe u detyrua te jap doreheqje. Para nje muaji Governatori i Connecticut u denua me burg dhe u hoq nga detyra se kishte marre 150mije $ bakshish. Nderkohe qe ne Shqiperi politikanet jo vetem vjedhin dhe kane krijuar edhe monopole, por edhe duhet tu themi faleminderit se na bete nje lulishte.
Jo zoterinj, nuk i duhet thene falemderit Edi Rames, pasi prandaj e ka marre voten. Ai dhe partia socialiste nuk kane bere asnje lloj pune qe nga viti '97 kur e moren pushtetin per Shqiperine vetem se po e demtojne. Eshte me mire qe Edi mos ta lente arabin ti shiste apartamentet kur e kishte arabi, sesa ne 2004 kur shqiptaret mund te kene derdhur jo me pak se 1 milion dollare per ti blere apartamentet dhe tua besh rrush e kumulla se i eshte tekur Edit se i bjen viza.
Nje senator Kolumbian thoshte para disa viteve mbi gjendjen ne Kolumbi ne kohen e Escobarit "Nje komb mund te ballafaqohet me nje semundje dhe te mbijetoje, Nje komb mund te ballafaqohet me kriza ekonomike dhe te mbijetoje, Por asnjehere nje Komb nuk do te mund ti mbijetoj mospranise se LIGJIT."
Kjo eshte c'fare i mungon Shqiperise sot: LIGJI qe te fus ne burg tipin e Ed Rames Fatos Nanon, Ilir Metes e te gjithe bashkepunetoreve te tyre qe jo vetem e kane monopolizuar Shqiperine, por po e DEGJENEROJNE para botes.
Krijoni Kontakt