Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 72
  1. #11
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Italia deri ne vitet 90 ishte e pushtuar nga Mafia(mafia eshte zevendesuar nga Shqiptaret tani sipas koklopes Gjermane), dhe te gjitha aktivitetet ishin te lidhura me mafien. Por perseri Italia ishte nder vendet me te zhvilluara, perseri Italia ishte antare nderi ne Evrope, dhe as nuk i thoshte gje njeri. Kaq keq u be situata ne Jug, saqe u dash qe te shkonte dhe Papa disa here qe te qetesonte gjakrat atje se nuk hanin pyke ndryshe. Imagjino se ku vajti puna.
    Megjithate pas gati 10 vitesh Italia duket sikur ka dal pak sa nga kjo krize, ose mbase e ka mshehur shume mire ne syte e botes(nuk ka gale se ja nxjerr Amerika me nga 5-6 faqe dedikim special mafies Italiane dit per dit neper gazeta).

    Kshu Albo, ti kerkon qe Shqiperia te zhvillohet me pare qe vine nga Perendia, po nuk eshte ashtu. Ne nje vend qe importet e mbysin, qe nuk ka asnje lloj industrie(kohen e Enverit per krom ishim nder 3 vendet e para ne BOTE !!!, lere pastaj industrite e tjera te naftes etj etj), qe njerezit ikin sa me pare etj etj. Ne Evrope ngelen duke falimentuar firma, dhe kan filluar tani te na "bashkohen" qe te fallsifikojne per here te trete bilancet e tyre, nderkohe BE, qe per nje krisme ne Lazarat ben namin, i len keta mafioza te livadhisin e perseri fajtor jane Shqiptaret. Se 500 vjet injorim i kishim pak ne kohen e Turkut, tani kemi mangut dhe salcicet gjermane e hollandeze qe vine nen petkun e organizatave te ndryshme dhe shkojne e kontribuojne neper rritjen e bordellove ne Shqiperi, e kendej na japin deklarata don kishotjane per gjendjen ne Shqiperi.

    Nuk i thone gje Milloshevicit(madje shkojne dhe e shfajsojne per nje gjenocid 300.000 vetash ne Bosnie... duhet me u shujt kombet ketu sic u shujten cifutet qe Evropa te filloj te bej dicka... me fal Amerika) qe trafikonte me Irakun arme e nafte, apo politikaneve te tanishem ne Serbi, ose atit "te cmendurit" serb qe vrau ministren Suedeze, po merren me ne Shqiptaret. Ti Albo nuk ke jetuar ne Evrope qe ta dish se cfare tmerri eshte per 90 % te emigranteve atje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 11-10-2004 mė 00:20
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Albo ka te drejte..

    Le tu gjeje Ambjente pune Kryetari Bashkise njerzve pastaj tu a prishe objektin ku punojne.

    Ajo firma franceze nuk eshte perendia. Eshte nje grup kodoshash qe paguhen nga Mafia e ndertimeve..kaq.
    Pse duhet te mbushet Tirana me grataciela?
    Nuk tregon grataciela progres.
    Angjel psh.. miliarderi inė .. vet nuk jeton ne Grataciel por ne nje vile maj kodrine prane jeshillekut.

    Tirana duhet Holluar nga banoret se jane teper.
    Pra mileti duhet te terhiqen.
    Kete duhet ta beje qeveria duke krijuar zona urbanistike larg.. Tiranes..psh ne drejtimin Kavaje-Lushnje-Fier-Vlore.. si dhe Lezhe-Shkoder.. ku eshte dhe fusha ku mund te punojne mileti ne nje bujqesi variabile.. te tipit italo-verior..
    Tirana ngec cdo mengjes..
    Shikoni c'behet tek 21-shi apo zogu zi.. nje mal me makina.. qe pjellin tym e helm..
    Edvini don ta cfryje kete trafik me ane te zgjerimit te unazes ..qytet studenti-Laprake.. por kot e ka sepse halli eshte me kompleks..
    Vet pozita gjeografike e Tiranes nuk e lejonte zgjerimin ..e bile qe ne 1960 Tirana ska dashur me te ndertohej.. por te lihej ashtu sic qe e vec te riparohej..
    Pse e zgjeruan Tiranen Ver-Kapo Shehu?
    Mos prune aty Shkencetaret?
    Ja po e zeme se i solli nja 100 shkencetare nga Shkodra,Korca a Elbasani..etj.. Asgje sdo ndihej..
    Por ata sollen tere labo-lalerine e tere Bilishto-Lunxherine.. qe ti kishin si Roje,Shefa kuadri, kapterra deposh e fuksa lagjesh me partishmeri te llojit te asaj socialistes se Beratit..
    Ata u shtuan nashti.. dhe u dogji kur pane se ate pune qe kishin bere babo gjysho-mamallaret e tyre nga dizet e pesa e deri me 90 filluan ta bejne dhe ca Cecen qe zbarkuan ne Babrru tek plehrat..

    Edvini mir u ben atyre.. Ata i dhan Vote e ta durojne..

    edvini eshte maestro..

    I vuri fadromin jevgjitve ne mengjes e ne darke i vuri te kercejne tek Cadra elektorale..
    Edhe ketire ashtu do u ja beje..mo u beni merak..

  3. #13
    Citim Postuar mė parė nga manoklla
    Amen. Po ishalla po i prishin me verte jo vetem me llafe.

    Vetem qorrat dhe inatcinjte nuk duan ta shohin punen kolosale qe ka bere Edi Rama ne krye te bashkise se tirones. Jo se Edi e rru shum per tipa karallonj te tille por se pari keta njerez duhen te jene te se pari te sinqerte me ndergjegjen e tyre injorante para se te na japin mend ketu ne forum si don kishoti.

    Te shembesh kioska eshte nje gje dhe ti japesh shprese njerezve dhe ti tregosh te ardhmen eshte nje gje tjeter.

    Tirana dhe e gjithe Shqiperia jane ne vendet e fundit te klasifikimit persa i perket mireqenies ne te gjitha fushat. I bejne rivalitet vendeve afrikane.

    Kioskat ne Shqiperi ishin domosdoshmeri pasi mbanin barkun me buke me mijera familje ne vitet 90 kur cdo gje ishte e rrenuar si pasoje e politikes largpamese dhe barngrenese te PPSH dhe baballareve te pushtetareve te sotem.

    Kioskat nuk ishin pa leje por kishin leje nje-vjecare e cila duhej te rinovohej cdo vit ose mund te revokohej nga Bashkia.
    Ato kioska ndihmuan me mijera familje shqiptare qe te mos vdisnin per buken e gojes.

    Vite dikur kam pas diskutuar me njerez te ndryshem e miq te mi ne Tirane kete ceshtje dhe me thonin se po u ndertuan nuk prishen me dhe gjithmone i thojaqe: Kur te vije dita do te prishen dhe nuk eshte problem per te prishur dy barraka. Problemi eshte te ndertosh dicka qe mbetet dhe qe te jete me vlera per popullaten.

    Edi Rama vuri fadromat dhe po shkaterron cdo gje. Por cfare perfitojne shqiptaret nga kjo gje??
    Rruge te bukura, lulishte????

    Punet e mira behen me plan dhe duhen specialiste per te ndertuar urbanistiken e nje qyteti.

    Edi Rama hiqet si njeri qe ka pare shume dhe besoj qe ka pare. Po nuk i ka rene ne sy ketij tipi qe cdo qytet ne bote ka nje, dy apo me shume tangenciale, autostrada me nje fjale qe e pershkojne tangent qytetin dhe qe per cdo kilometer kane nga nje porte hyrje ne qytet?


    Ne Tirane cdo makine duhet te hyje nga rruga e Durresit apo nga Kombinati apo nga Rruga e Elbasanit dhe te pershkoje qytetin mespermes per te arritur fjala vjen tek Ali Demi, etj etj.

    Tere ato fonde qe Rama ka patur ne dispozicion e qe nuk llogariten me fondet qe ka patur bashkia dikur mund ti shfrytezonte per te ndertuar keto tangenciale rreth qytetit dhe per te bere me funksionale, me pak te renduar dhe me pak problematik dhe vdjekjeprures trafikun ne Tirane.

    Cne kjo tangenciale thoni ju???

    Eshte gjeja me normale qe cdo qytet ne Bote e ka dhe qe eshte jetike per jetesen dhe trafikun ne nje qytet.

    Rama merret me kioskat e parqet, pra me aparencen pasi ate gje do populli largpames shqiptar dhe jo me anen funksionale te gjerave. (Mora vetem nje aspekt te problemit te Tiranes, pra rruget e trafikun ne kete rast)

    Manokell, nuk e di nese te ka rene rasti, por nese jo, bej nje xhiro me makine nga Wall Street ne New York. Vetem se te keshilloj qe me pare te rregullosh amortizatoret e makines sepse do te te behen cope nga gropat e rrugeve.

    Nuk e can njeri koken ne New York qe te jene rruget e bukura apo te jete plot me parqe, mjafton qe te jete funksional e i dobishem, mjafton qe te kete pune, para e te ardhme te sigurt. Jo me kot eshte financa e botes aty.

  4. #14
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Zhvillimi matet me pallate shumekateshe qe ngrihen me parate e droges dhe trafikut, apo me kartodrome marramendes dhe hotele me 5 yje ne nje shoqeri qe klasifikohet si e botes se trete?

    Matet tek te ardhurat per fryme, vendet e punes se hapura, numri i vogel i vetvrasjeve qe vijne si pasoje e mosperballimit te jetes. Na rrofte bukuria e Tiranes, kur lexojme perdite vetvrasje nga me prekeset ne faqet e gazetave. Keta viktima i vret pikerisht bukuria e madhe e Tiranes!

    Mbase per ty "bukuria e Tiranes" eshte kryesore, per mua mireqenia e gjithe shqiptareve eshte kryesore. Kuptohet, qe ai qe e ka barkun plot, kerkon bukurine. Ai qe e ka barkun bosh kerkon pune per te siguruar buken e gojes se familjes se tij. Prandaj ai "kioskaxhiu i qelbur" qe me ate "kiosken e qelbur" mbante familjen e tij me buke, sot e gjen veten te papune ne rruge. Ne te mburremi pak me bukurine e Tiranes, packa se njerezit vdesin per buken e gojes.

    Cfare te mbjellesh do te korresh! - thote populli.
    Ata qe mbjellin shkaterrim, do te gjejne shkaterim.
    Albo ju pershendes:

    Pa dashur te bej polemike me ty po them disa fjale me shume pasi kjo teme per tu trajtuar eshte celur ketu. Ne postimin tim te mendimit kunder idese suaj shprehimisht kam thene qe ju jap te drejte per nje pjese te mendimeve te tua. Kete rradhe po ju pyes qarte.
    1) Ju vete Albo jeni per tiranen e sotme apo per tiranen e djeshme (te lutem shikoje realitetin ne sy)
    2) Mendoni qe tirana me fytyren e saj te djeshme mund te quhej metropol.
    3)Albo me thoni njihni ndonje rast kur progresi nuk ka dhimbje

    Ps. Mos me analizo mua si nje njeri bark-ngopur pasi jam thjesht nje qytetar i thjeshte me te ardhura normale, jam nje njeri qe bazoj te ardhurat e mija mbi punen dhe normalisht jane te ardhura modeste ashtu sic do shqiptar. Pra une shoh realitetin me seriozitetin e duhur dhe flas mbi argument.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Cdo truall i perket shtetit. Kjo nuk eshte ide komuniste por kapitaliste. Cdo vend i zhvilluar kalon ne pronesi te shtetit cdo pjese toke qe i nevojitet qeverise per zhvillimin e nje vepre qe ndikon ne zhvillimin e shtetit/vendit. Shpronesimi i tokes eshte shume normal, dhe qeveria disa here blen token/shtepine me vlere shume me te ulet se tregu aktual. Ne rradhe te pare keta persona nuk jane pronar tokash, por sic tha dhe Redi me pare e kane ne qera nga viti ne vit, dhe eshte nje PRIVILEGJ dhe jo nje e DREJTE qe kontrata te rionovohet.

    Albo ankohet se po u heq nga goja buken qytetareve. Keta qytetare paten PRIVILEGJIN dhe jo te DREJTEN, te marin me kontrate nje pjese toke, prone e shtetit. Te gjithe e dinin se do vinte dita qe kontrata nuk do rinovohej me. Pra ne rradhe te pare duhet te jene mirenjohes qe moren me kontrate per aq kohe sa e paten vendin, dhe se dyti nuk duhet tu vije e papritur, se te gjithe e prisnin nje dite dicka te tille. RRuget, parqet dhe trotuaret nuk jane prone e dikujt qe ndre nje kioske, jane prone e te gjitheve. Nje kopsht qe ngrihet anash pallatit, ku i zoti i kopshit, rrethon me tel me gjemba vendin si me qen i tij, nuk i sherben shoqerise. Nje shtese ballkoni qe prish simetrine e pallatit, dhe ve ne rrezik katet me lart nuk i sherben shoqerise. Nje pike karburanti e ngritur anash pallatit pa asnje parameter sigurimi nuk i sherben shoqerise, perkundrazi e ve ne rrezik ate. NJe kioske qe bllokon zgjerimin e rruges, nuk i sherben shoqerise. Pastaj shume nga keto kioska, jane ndertuar pa leje. Duke u dal krah atyre, i del krah nje aktiviteti te jashteligjshem. Mos e lejoni politiken tu skllaveroje mendimin. S'keni pse urreni punen e Edi Rames pse nuk eshte ne krah te karvanit tuaj politik. Edi ka bere shume per Tiranen. Ndryshimi eshte i dukshem dhe i prekshem. Per disa nga ju ndoshta ndryshimi eshte vec siperfaqesor, prandaj po sjell disa permiresime qe bashkia e tashme i ka sjelle Tiranes, qe asnje kryetar tjeter para saj nuk i solli:

    - “Masa imediate pėr mbrojtjen e fėmijėve” nisur nė qershor tė kėtij viti, bashkėpunim i Bashkisė sė Tiranė, Shoqatės “Shėrbimet sociale ndėrkombėtare Shqipėri” dhe PARTNERS, synon tė mbėshtesė (fillimisht) familjet e 50 fėmijėve qė lypin duke iu ofruar:
    " Pėrmirėsim tė kushteve tė jetesės, situatės psiko-sociale edukative e shėndetėsore.
    " Ngritje tė klasave tė integruara nė shkollat publike pėr edukimin dhe arsimimin e fėmijėve.
    " Asistencė profesionale familjeve pėr tė identifikuar nevojat e tyre, problemet, burimet me objektivin e pėrmirėsimit tė raporteve prind-fėmijė..... etj etj


    - Ndaj motoja “Ta ndihmojmė familjen tonė ka motivuar krijimin e “Qendrės Sociale nė mbėshtetje tė fėmijės dhe familjes”, bashkėpunim i Bashkisė sė Tiranės nė mars tė vitit 2001 dhe Shoqatės “Every Child”. Siē dihet, ne trashėgojmė njė familje tė bashkuar dhe tė qėndrueshme e cila duhet ruajtur me ēdo kusht. Qendra Sociale ofron shėrbime nė mbėshtetje tė fėmijėve nė nevojė qė janė:
    1. Kėshillimi i familjeve nė nevojė
    2. Parandalimi i braktisjes sė fėmijėve
    3. Rikthimi i fėmijėve nė familjet e origjinės...etj etj


    - Projekti “Ndihmė pėr tė moshuar tė vetmuar” bashkėpunim i Bashkisė sė Tiranės me Kryqin e Kuq shqiptar pėr t’i ardhur nė ndihmė tė moshuarve tė vetmuar, tė cilėt jetojnė nė kushte tė vėshtira ekonomike, me njė pension minimal dhe pėrfitime tė ulta tė shėrbimeve shtetėrore..... etj ejt ejt

    - Nė projektin “Oborret e nėnės dhe fėmijės”, Bashkia e Tiranės bashkėpunon me Fondacionin Christian Children’s Fund pėr njė rrjet me 10 Qendra tė reja me bazė komunitare. Tre qendra janė ngritur nė Kodėr-Kamėz, katėr qendra nė Laprakė dhe tre nė Sauk.

    -Projekti “Rikonstuksioni dhe rehabilitimi i qendrės sociale pėr paraplegjikė dhe tetraplegjikė”. Bashkia e Tiranės ka ofruar falas njė pjesė tė ambienteve tė Uzinės “Tirana”, e cila ėshtė rikonstruktuar nė fund tė vitit 2002 me fondet e buxhetit tė shtetit. Bashkia e Tiranės nė bashkėpunim me Shoqatėn e Paraplegjikevė e Tetraplegjikėve po punon pėr krijimin e njė qendre rehabilituese, ku kėtyre personave do t’u ofrohet mundėsia pėr shėrbime psiko-sociale dhe fizoterapeutike.

    - Projekti “Integrim i fėmijėve me aftėsi tė kufizuara nė kopshte publike”, bashkėpunim i Bashkisė sė Tiranės me Shoqatėn “Every Child”. Ky projekt synon integrimin e fėmijėve me aftėsi tė kufizuara nė disa kopshte tė qytetit tė Tiranės. Nė fazėn e parė tė projektit janė identifikuar 50 raste tė fėmijėve me aftėsi tė kufizuar nė bashkėpunim me disa Njėsi Bashkiake,..etj etj etj

    Sherbimet e plota te bashkise mund te gjenden http://www.tirana.gov.al/sherbime/sherbimesociale.htm

    Vertet Tiranes i duhen me shume rruge, vertet duhet bere shume me teper. Por ne rradhe te pare, njerezit duhen inkurajuar per punet e bera. Edi ka bere me shume se cdo kryetar tjeter bashkie qofte ky PS-ist apo PD-ist. Kioskat pa leje te prishen, sic duhet te prishen dhe kryqet pa leje ne Butrint, Xhamite pa leje rruges per ne Tirane e cdo ndertese tjeter pa leje, qellimi i se ciles eshte perfitimi personal i pronarit, pa perfillur pjesen tjeter te shoqerise.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  6. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Eshte paaftesia dhe injoranca ajo qe i ben shume ketu te mendojne se Rama u preu buken e gojes disave kur prishi kioskat.

    Te gjitha bizneset e kioskave u rilokalizuan dhe u hapen me te medhaja dhe me te fuqishme. Kioskat dje sherbenin si lokale, si zyra noterie, si dyqane kinkalerije, apo rrobash dhe sot Tirana eshte e tejmbushur me te gjitha keto sherbime, qe punesojne njerez ashtu sic punesonin dje.

    Me tej, perpara 2000 rreth 820 kioska apo biznese te tilla nuk paguanin asnje lloj takse apo detyrimi fiskal ndaj bashkise, dhe ne to lahej paraja lume pasi askush nuk e kontrollonte biznesin e tyre. Keto biznese si te paregjistruara, vidhnin uje drita, dhe e kishin kthyer Tiranen ne kosh plerash. Me tej infrastrukltura e bllokuar prej ketyre bizneseve e kishte kthyer Tiranen ne nje qytet shume jo-funksional.

    Imagjinoni nje Tirane sot, me po ato rruge, dhe me po ate infrastrukture sic ishte perpara 2000. Pra keto kioska ishin ne thelb biznese pirate, funksionimin e te cilieve e paguanin qytetaret e Tiranes te cilet nuk perfituan qofte edhe nje meter rruge per plot 8 vjet, le pastaj kopshte, shkolla, apo objekte me te medhaja.

    Nqs ne duam ta bejme nje sy qorr perpara fenomenit kioske, ne me te miren e rastit ne duhet te pranojme se ketyre kioskave u kishte ardhur fundi dhe ky lloj mentaliteti muhaxhadino-evgjit i te berit biznes duhet te eleminohej, per ti lene vendin nje biznesi me te disiplinuar, te rregullt dhe korrekt. Kete beri Edi, kurse shume ketu duan akoma kioska, s'duan qe s'duan te ecin perpara.

    Aty ne lluce, plehra dhe kioska te qelbura i kane shpirtin.

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    1) Ju vete Albo jeni per tiranen e sotme apo per tiranen e djeshme (te lutem shikoje realitetin ne sy)
    Une jam per shqiptaret qe banojne ne Tirane, jo per Tiranen. Une nuk jam per fasada te bukura, jam per vende pune, jam per tu dhene nje shans edhe atyre qe nuk kane pune, nuk kane te ardhura dhe marrin buken me liste, teksa nje grup njerezish ngrejne pallate e vila dhe u eshte bere koka me e madhe se e derrit.

    Fasadat e jashtme jane vetem per ata qe indinjohen nga pluhuri dhe kioskat e Tiranes, por heshtin kur faqet e gazetave mbushen perdite me fatkeqe qe marrin jeten e tyre pasi nuk perballojne dot jeten.

    2) Mendoni qe tirana me fytyren e saj te djeshme mund te quhej metropol.
    Kjo pyetje e ka emrin "naivitet alla-parisien", pasi edhe francezet shokohen nga pislleku dhe kaosi i New York kur e vizitojne. Por nju-jorkezeve nuk u behet vone as per gropat ne rruge, as per pisllekun, as per zhurmen dhe as per njerezit qe hyjne e dalin ne te. U behet vone per punen dhe te ardhurat qe fitojne pasi me to bejne jeten.

    Shume shqiptare naive kur vizitojne NY per here te pare, thone qe as NY nuk eshte "metropol", packa se eshte metropoli i botes.

    3)Albo me thoni njihni ndonje rast kur progresi nuk ka dhimbje
    Ka dy lloj dhimbjesh. Dhimbje te pa perballueshme nga shteti, nga vete natyra e tyre. Por ka edhe dhimbje te shkaktuara nga vete shteti me politikat e tij. Keto dhimbjet e dyta nuk i sjell fati, i sjellin kryetaret e bashkive me politikat e tyre. Eshte 100 here me mire qe Tirana te mbushi planet e saj urbanistike 10-15 vjet me vonese, se ti realizoje ne 4-5 vjet me nje kosto te madhe ne njerez, qe nuk marrin asistencen dhe ndihmen e duhur te bashkise, pasi bashkia ato fonde i ka akorduar per gradacela dhe projekte kolosale.

    Mua nuk me impresionon as bukuria e Tiranes dhe as bukuria e Parisit. Me impresionojne vetem vitaliteti dhe shpresa per dite me te mira e njerezve qe jetojne ne Tirane apo ne Paris.

    Tani te te bej une ty nje pyetje meqe jeton ne Tirane.


    Me te gjitha ndertimet, rruget, pallatet dhe gradacelat qe po behen ne Tirane, a jane keto bukuri dhe biznese te Tiranes inisiative e shqiptareve te thjeshte sic ishin ato kioskat, apo jane pronat e nje klike qe ka uzurpuar gjithe jeten ekonomike te Tiranes?

    Eshte Tirana tende dhe atij puntorit te thjeshte, apo eshte Tirana e Edi Rames dhe kompani?

    Albo

    P.S Pergjigjen ta jep kryebashkiaku i Tiranes me lart.

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Cdo truall i perket shtetit. Kjo nuk eshte ide komuniste por kapitaliste.
    Kur prona i takon shtetit, ai sistem e ka emrin sistem i komanduar komunist, ose me i kamufluar ne sistem "socialist". Nje nga shtyllat e kapitalizmit eshte Prona Private, pra prona i takon pronarit dhe jo shtetit. Pronari paguan takse ne shtet per pronen e tij pasi ai shtet i ofron sigurine ligjore dhe fizike te prones.

    Sa per te tjerat qe shkruan R2T, je komplet jashte kontekstit te diskutimit. Ti thua nismetaret e inisiatives private ne Shqiperi, ata kioskaxhinjte e vegjel, duhet ti jene mirenjohes bashkise se Tiranes se u shkaterroi lokalet dhe u mbylli kioskat duke i hedhur ne rruge? Pra duhet te jene mirenjohes pasi nga biznesmen i vogel u kthye ne i papune. Shko thuaju ne sy kete qe po shkruan ketu dikujt qe ka humbur biznesin e tij te vogel, dhe hajde na i percill falenderimet e tij per bashkine ne kete teme.

    Bukur fort kjo menyre e menduari, por ja qe njerezit nuk mendojne si ty. Kur dikush u merr kafshiten nga goja, njerezit nuk thone faleminderit, por protestojne ne forma nga me te ndryshmet, ashtu edhe sic po protestojne sot ne Tirane. Askujt nuk i behet vone per bukurine e Tiranes kur ai e ka barkun bosh se eshte i papune.

    Albo

  9. #19
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Shqiperia eshte bere lemsh, nuk behet asnje pune sepse te gjithe nuk kane ndonje interes te behet puna. Interesi eshte kush del jashte shtetit per perfitim, kush nxjerr dike jashte te marre ndonje pako, kush cakton ndonje minister te vjele edhe dy ministri me teper. Ka raste kur ministrat zgjidhen edhe pse kane qene shoke klase.

    Sot cdo institut shtetor apo ministri ka nevoje per nje koke Edi Rama. Ka nevoje per nje person te tille. Mire e ka, se nuk ke ku te hedhesh nje hap o te shtyp makina o te duhet te paguash per nje kafe aty ku kalon.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Sa gallat ka me shqiptaret. Per 50 vjet ja u gjeti midene ai i modhi, xhaxhi (qe rrafmet paste aty ku o se i paska njoft mire kus jane e ca dun shqiptaret) , dhe e mbyllen squpin si lepra ferre. Nga 91 vendosen me u kthyer nga kapitalizmi. Shum mire. Tani thone, kapitalizem por pa kosto sociale e dokrra te tilla. Kapitalizmi social me cdi une njihet me emrin socializem alla nordik. Njerez pa karakter. Kapitalizmi ne shpirt ka luften per ekzistence, i modhi e ha te voglin dhe po spate kellqe dil e lyp me mire. Po shqiptaret i modh e i vogel e kan akoma ne vesh keshillen socialiste te solidaritetit e barazise qe ja u injektoi ai i modhi, dhe cohen e thone sot se 'ca do bojne ata fakirat qe ju prishen kjosken?' Ca do bojn? Do vdesin per buk ja do do bojn. Ai qe ka kapital do boj hajer. Ska rendsi si e ke vendos kapitalin ka rendsi kush ka bo-le dhe pare me investu. Se pyti njeri rockfellerin, fordin, coorsin dhe morganin si i bon paret ne kohen e farwestit. Por tani ata dhe pinjollet a tyre bojn ligjin. Kshu edhe ne shqipri, te shkathtit dhe te zgjutet do dominojne, ata qe merren me kjoska do dalin e do shesin qofte te treni. Kshu bab.

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  3. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •