Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 72
  1. #51
    ErionB
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    si nje Shqiptar qe jetoj larg atdheut dhe ne nje vend ku demokracia jo vetem rrespektohet, por edhe eksportohet- SHBA, me vjen turp kur lexoj disa komente mbi Shqiperine.
    Se pari Leshator ti ose punon ne zyren e propagandes per qeverine Shqiptare ose partine Socialiste, ose ke vjedhur aq shume saqe pasuria jote eshte vene dhe mbahet vetem ne saj te qeverise se sotshme, ose ke ikur nga pavioni 17 (dhe kjo e fundit te falet) se perndryshe nuk mund te shpjegohet fakti se ti mbron edhe sistemin komunist; sistem i cili eshte demaskuar dhe i papranueshem per te gjithe boten moderrne, nuk mund te shpjegohet mbrojtja e nje qeverie qe qe nga viti i kaluar ka hypur edhe 13 vende ne listen e shteteve me te korruptuara ne bote (dhe mos harro qe vjet kemi qene me i korruptuari ne Europe), ku qe nga '97 e mbrapa papunesia eshte mbi shifrat 35%, ku 45% e popullsise jetojne ne varferi, dhe 40% e atyre te varferve jetojne ne kushte trishtuese- nderkohe qe kryeministri kur shpall dite zije ja fut duke pire ne buzuqet e Athines.

    Pa u larguar nga tema, me vjen turp edhe nga ata bashke-atdhetar qe jetojne jasht Shqiperise (sepse ata qe jane atje deri dikund nuk mund ti fajsoj per kete qe do them se ndoshta nuk dine) qe thone qe Edi Rama ka bere dicka per Tiranen edhe pse ka vjedhur pak- se ai vete e ka pranuar ne Shqiperi. Ketu ne boten perendimore nuk eshte e pranueshme qe per sa kohe qe politikani te bej pune ska rendesi se sa miliona dollare vjedh. Ne New Jersey, para nje viti e dicka nje senator kishte marre pajisje elektronike nga nje kompani japoneze per nje kontrate (bakshishi ishte rreth 15 mije dollare) dhe u detyrua te jap doreheqje. Para nje muaji Governatori i Connecticut u denua me burg dhe u hoq nga detyra se kishte marre 150mije $ bakshish. Nderkohe qe ne Shqiperi politikanet jo vetem vjedhin dhe kane krijuar edhe monopole, por edhe duhet tu themi faleminderit se na bete nje lulishte.
    Jo zoterinj, nuk i duhet thene falemderit Edi Rames, pasi prandaj e ka marre voten. Ai dhe partia socialiste nuk kane bere asnje lloj pune qe nga viti '97 kur e moren pushtetin per Shqiperine vetem se po e demtojne. Eshte me mire qe Edi mos ta lente arabin ti shiste apartamentet kur e kishte arabi, sesa ne 2004 kur shqiptaret mund te kene derdhur jo me pak se 1 milion dollare per ti blere apartamentet dhe tua besh rrush e kumulla se i eshte tekur Edit se i bjen viza.

    Nje senator Kolumbian thoshte para disa viteve mbi gjendjen ne Kolumbi ne kohen e Escobarit "Nje komb mund te ballafaqohet me nje semundje dhe te mbijetoje, Nje komb mund te ballafaqohet me kriza ekonomike dhe te mbijetoje, Por asnjehere nje Komb nuk do te mund ti mbijetoj mospranise se LIGJIT."

    Kjo eshte c'fare i mungon Shqiperise sot: LIGJI qe te fus ne burg tipin e Ed Rames Fatos Nanon, Ilir Metes e te gjithe bashkepunetoreve te tyre qe jo vetem e kane monopolizuar Shqiperine, por po e DEGJENEROJNE para botes.

  2. #52
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ashtu or te keqen baca ashtu.

    Ti fusim te gjithe ne burg, dhe te sjellim ne pushtet ata qe respektojne ligjin, qe shtrojne, rruge, qe investojne ne TEC-e e Aeroporte, ne porte e energjitike, sic beri Sala e PD dikur.

    Eshte e vertete ajo qe thua per Senatorin Kolumbian. Por me duket mua se je hutuar pak, dhe ia fut kuturu kur kerkon ta aplikosh ne praktike. A nuk ishte 97 pikerisht shkaterrimi i kombit shqiptar ashtu sic e parashikon edhe senatori kolumbian? Sipas llogjikes se thenies se Senatorit ngelet qe shkaku kryesor per renimin e shtetit, dhe kombit shqiptar eshte mungesa e ligjit apo e drejtesise. Une kam kaq kohe qe e theksoj kete, kur them se mbas 92 sistemi organik i nje kombi, qe ne vetvete eshte i drejte, u shkaterrua. Vlerat u permbysen, horrat hipen ne krye, ata ishin simboli i suksesit ekonomik ne shqiperi, firmat piramidale, kontrabanda, matrapazlleku, dembelizmi i ndjelle prej fajdeve po ashtu. Ish- i privilegjuari i Komunizmit me 30 vjet shkolle, arsim e profesion u shtyp me kembe si mbeturine, e ne krye na hipen njerez me 30 vjet stazh ne burgjet e Hoxhes, ape me 6 muaj kurs tek Plepat ne Durres. Opps, te shkau, apo nga emocionet e medhaja e harrove? Apo ke qene ne Hene ti kur ndodhen keto?


    Le pastaj se sa realist qe je kur na ben krahasime me AMeriken, 200 vjet shtet i konsoliduar e me pervoje? Apo harrove kohen e korrupsionit ne Amerike? A nuk ishin Kenede-t mafioze, a nuk kishte Rockfeler monopol te paligjshem per 50 vjet me rradhe?

    Por amerika nuk perjetoi nje 97, ne mos gaboj.

    Sigurisht, qe Ramen e lavderojme. E lavderojme se beri detyren e tij , ne nje vend qe asnje politikan qe ka fituar votat nuk e ben. E lavderojme se ka bere per Tiranen 100 here me shume nga 2 paraardhesit e vet. E lavderojme se ai perfaqeson nje model per te gjithe ata qe qeverisin dhe nuk kane arritje.
    Eshte privilegj per Edin te marre votat e Tiranes, ashtu sic eshte privilegj per Tiranen ti jape votat Edit qe e nxorri ate nga llumi provincial me geto e me kioska ne te cilin e gjeti. A nuk na thua ti sa lulishte na bene kryebashkiaket e PD? Dhe pse duhet ti sjellim ne ata ne pushtet e ti themi "faleminderit".

    Pervcse te na shesesh dengla ketu per teori apo se si behen gjerat ne amerike (rrofsh ti se na hape syte), na bej nje kontrast te vogel, mes Edit, Nanos, Metes dhe Berishes e co. Nje kontrast arritjesh, that is. Leje Buzukun dhe gruan e atij apo te ketij. Ato kenaqin shpirtin tend, jo barkun tim.

    Na jep qofte edhe 2 shifra superiore qe PD ka ndaj qeverisjes se PS. Na thuaj psh sa rruge me shume kishte shqiperia nen qeverisjen e PD nga ajo e PS.

    Ligji pra duhet te fuse ne burg, Nanon se ai ben qejf ne buzuk, apo Ramen qe ju mendoni se ai ka vjedhur, por ligji nuk duhet te preke ata qe lane hajdutet piramidale te vjedhin 1.2 miliarde dollare, dhe qe me pas na futen ne nje konflikt civil ku humben jeten 2500 shqiptare!

    Gjithe tru qenke o trim.

  3. #53
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... makiazhi i Tiranes, nuk eshte vete brendesia e Tiranes ... qendra, nuk eshte e gjithe Tirana ... mireqenia e Tiranes, nuk eshte vetem mireqenia e bllokut ... Tirana, nuk eshte Shqiperia ...
    ... rrugeve te Tiranes jane akoma cigarxhinjte e vegjel, qe shesin paketa duhani rrugeve te bllokut, ku shumica e banoreve te rinj te bllokut i sheh me perbuzje ...
    ... "Usta Rama & Co." nuk e rrujne fare per Tironcit qe i dhane voten dhe nuk kane per t'a rrujt nei here se e dine qe Tirona eshte demokrate, perveē lagjes se sigurimsave afer bllokut ... momenti eshte i arte, ai duhet shfrytezuar, le ta shfrytezojme ... kolltuku nje here ne jete te vjen, ashtu siē bie daci nje here ne kos ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga ErionB
    Ketu ne boten perendimore nuk eshte e pranueshme qe per sa kohe qe politikani te bej pune ska rendesi se sa miliona dollare vjedh. Ne New Jersey, para nje viti e dicka nje senator kishte marre pajisje elektronike nga nje kompani japoneze per nje kontrate (bakshishi ishte rreth 15 mije dollare) dhe u detyrua te jap doreheqje. Para nje muaji Governatori i Connecticut u denua me burg dhe u hoq nga detyra se kishte marre 150mije $ bakshish. Nderkohe qe ne Shqiperi politikanet jo vetem vjedhin dhe kane krijuar edhe monopole, por edhe duhet tu themi faleminderit se na bete nje lulishte.
    Erion!
    Qenke shume naiv i nderuar. Ti mendon vertet se politikanet do derdhnin miljarda dollare gjate zgjedhjeve per tu bere President po te mos kishte fitim per ta. Ti vertet mendon se njerzit zgjidhen guvernatore, senatore e president per te miren e popullit, harxhojne nga xhepi i tyre per te mos patur asnje fitim? Te rikujtoj se ne Irak, kompania qe ka mare ne dorezim investimet kryesore eshte Halllyburton. Ish-Kompania e Dick Cheneyt. Keto investime paguhen nga taksat e tua e te miat, e per keto investime nuk u zhvillua asnje tender sic eshte normalja por ju kaluan direkt kesaj kompanie. Ti mendon se qeveria s'mer pjesen e vete. Amerika ka mese 30 vjet qe po perpiqet te ndaloje armet me leje. Po asnje ligj nuk eshte aprovuar per ndalesen e armeve qofte nga Demokratet qofte nga Republikanet. E di pse? Se prodhuesit e armeve sponsorizojne qe te dyja partite. Po duhani? me i demshem se hashashi e prape lejohet, megjithe kerkesat e shumta per ndalimin e shitjes se tij. Po ulja e taksave te personave qe bejen mbi $200,000 ne vit a nuk favorizon Bushin me shoke qe kane keto te ardhura. A nuk jane ligje keto ne favor te tyre.

    Mos genje veten se korrupsioni nuk egziston. Nuk ka vend ne bote ku korrupsioni mos egzistoje. Por eshte korrupsioni i nje shkalle me te larte, i mbuluar me shume vello te tjera qe e veshin me emra me pak negative. Per sa kohe paraja te hedhi ujin perpjete, te jesh i sigurt se do kete korrupsion. Ndryshimi i Rames e politikaneve Shqiptare eshte se nuk dine ose nuk e cajne shume per te mbuluar korrupsionin.

    Sukthi i Vogel

    ... makiazhi i Tiranes, nuk eshte vete brendesia e Tiranes ... qendra, nuk eshte e gjithe Tirana ... mireqenia e Tiranes, nuk eshte vetem mireqenia e bllokut ... Tirana, nuk eshte Shqiperia ...
    ... rrugeve te Tiranes jane akoma cigarxhinjte e vegjel, qe shesin paketa duhani rrugeve te bllokut, ku shumica e banoreve te rinj te bllokut i sheh me perbuzje ...
    ... "Usta Rama & Co." nuk e rrujne fare per Tironcit qe i dhane voten dhe nuk kane per t'a rrujt nei here se e dine qe Tirona eshte demokrate, perveē lagjes se sigurimsave afer bllokut ... momenti eshte i arte, ai duhet shfrytezuar, le ta shfrytezojme ... kolltuku nje here ne jete te vjen, ashtu siē bie daci nje here ne kos ...
    Ti mendon se Rama ka bere vetem ndryshime fasadash, se aq te intereson te dish, se nuk te pelqen te shohesh se ndryshimi eshte dhe estetik por dhe social. Rama ka mare shume masa per permiresimin e jetes ne Tirane. Nese per 3 minuta do harrosh politiken dhe vertet do interesohesh ne cfare pune po behet per permiresimin social, me mendje te hapur dhe pa vello politike kliko me poshte.
    http://www.tirana.gov.al/sherbime/sherbimesociale.htm

    Jepni kritika ku duhet dhe lavderime ku duhet.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  5. #55
    ErionB
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    I nderuar R2t, une mund te jem naiv sepse besoj tek nje demokraci idealiste ne Shqiperi ku te mesojme nga historite dhe tragjedite e te tjereve dhe te perparojme pa u gervishtur. Por nuk jam aq naiv sa kujton ti, ne te kundert je ti me naiv se une.
    Ti thua: Ti mendon vertet se politikanet do derdhnin miljarda dollare gjate zgjedhjeve per tu bere President po te mos kishte fitim per ta. Ti vertet mendon se njerzit zgjidhen guvernatore, senatore e president per te miren e popullit, harxhojne nga xhepi i tyre per te mos patur asnje fitim? Te rikujtoj se ne Irak, kompania qe ka mare ne dorezim investimet kryesore eshte Halllyburton. Ish-Kompania e Dick Cheneyt. Keto investime paguhen nga taksat e tua e te miat, e per keto investime nuk u zhvillua asnje tender sic eshte normalja por ju kaluan direkt kesaj kompanie.

    Ne rradhe te pare ne Amerike ka nje sistem politik ku lobit jane te lejuara me ligj nga shteti per te blere influence tek politikanet. Lobit ne jeten politike blejne influence duke i sjellur informacion politikanit mbi nje ceshtje, dhe ai politikan analizon te mirat te keqijat dhe favoret e tija me elektoratin. Mos kujto se Politikanet Amerikan jane aq naiv saqe te marrin para nga "lobit e armeve" dhe te votojne pro armeve nese populli amerikan jane kunder tyre. keshtu qe politikani ne Amerike zgjedh ato lobi te cilat i shkojne per shtat elektoratit te vet, sikurse dhe parat qe merr perdoren per fushate elektorale dhe jo per buzuqe.
    Per sa i perket Halliburton spaske asnje lloj informacioni pervecse filmit te Michael Moore. Holliburton eshte kontraktori me i madh ne Kosove. Besoj se e di qe ka qene Klintoni president ne ate kohe. Gjithashtu, po te tregoj qe Halliburton eshte kompania e vetme Amerikane qe ofron serviset per te cilat ka marre kontratat. Keshtu qe ne Amerike mund te marresh lajme nga te kater anet, jo vetem nga nje krah ose tjeter.

    Ndersa persa i perket periudhes '92 deri '97. E kuptoj qe ty Leshator ta ka lene keq ajo kohe, pasi ti patjeter qe e ke dashur xhaxhi Enverin se duhet ta kesh shijuar. Ndersa 90 % e popullsise Shqiptare nga xhaxhi enveri jane trajtuar si kafshe; dmth periudha jote e arte.
    Mos harro se ne '91 kur ishte partia komuniste ne pushtet, apo me fal e paten nderruar ne socialiste, qeveria doli dhe tha se kemi buke vetem edhe per dy jave. Mos harro se edhe tironsave u dolen morrat se nuk kishin sapun, dyqanet i kishim bosh, koka te ikte dhe nuk e dije se nga ca (99% nga ndonje spiun i sigurimit) dhe kur kishte ndonjeni makine private flnte ne te se kishte frike se ja vidhnin pasqyrat mileti per tu rruajtur ne to. Kjo eshte gjendja ne te cilen e mori parti demokratike pushtetin. Une nuk mund te them qe partia demokratike nuk ka bere gabime, ka bere plot pasi njerezit nuk kane pasur kualifikimin e duhur, por eventualisht filloj edukimi i rinise jashte shtetit. Por e di ti se nga 350 studenta Shqiptare qe kane studiuar ne France gjate 92-97 jane kthyer te gjithe mbrapa, nuk u eshte dhene pune dhe jane larguar qe te gjithe pa perjashtim??? Dmth xhaxhi Tosi me Xhaxhi Edin tend po detyrojne edhe eksodin e trurit nga Shqiperia.

    Ca beri demokracia ne Shqiperi? Ne rradhe te pare rendin e vuri, dhe e dine te gjithe shume mire qe ne '96 ne Tirane e leje makinen edhe hapur dhe sta prekte kush. Nje pjese e mire e popullsise u vune pune. Ato kjoskat aq te keqija te Tiranes punesonin njerez, apo nuk ka rendesi se na duhen lulishte kur skemi te hame. Biznesi i vogel u lejua. Piramidat ishte gabim i madh, por koha e tregoi qe piramidat i krijuan komunistat e vjeter, se perndryshe me pushtet qe nga '97 duhet te kishin futur dikend ne burg.

    Ndersa sot ca kemi? Vazhdojme ngjitjen ne listen e vendeve me te korruptuara, rinia dhe c'do kush mundohet vetem te gjej nje vize e ta lej Shqiperine, nuk ka rendesi se c'i pret; varferia mbizoteron gjysen e popullsise nderkohe qe nje pjese e politikaneve dhe mafiozeve bejne qefe ne vendet me ekzotike te botes, rendi akoma nuk eshte ven mbas mese shtate vjetesh ne pushtet, gjykatat dhe shkollat funksionojne vetem me para dhe lere pastaj vota e lire, pasi ajo nuk llogaritet (Dhe Edi shkoj ne Ballotazh ne zgjedhjet e kaluara dhe e fitoj mandatin ne gjykate e jo ne kuti; sa per tju rikujtuar se sa te kenaqur jane tironsat me te).
    Atehere vazhdo ti LESHO propaganden qe te gjykojme PD qe e pati pushtetin per kater vjet mbas periudhes me te zeze te kombit Shqiptar ate komunisten, dhe tu bejme temena komunistave qe po na cojne drejt epokes se gurit me pushtetin e tyre mese 50 vjecar.
    Zgjohuni o popull, biles ju qe jetoni jashte shtetit behuni pak me te ndergjegjshem per ate popull atje qe e kane kthyer ne bagti dhe jo tu themi falemderit politikanve qe bejne lulishte; se nuk na bejne nder por bejne punen e tyre.

  6. #56
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Edi Rama u tregua aq kopil sa bllokoi dhe rrugen nga makinat te blloku per te vetemen arsye qe qytetaret te frekuentonin me shume "Tajvanin", pasi helbete vend per makinen ke dhe e ke para syve ...
    ... nuk jane vetem ato 50 femije qe merr ne perkujdesje Rama ne Tirane. Dil dhe shiko njehere sa ka rrugeve plot, sa eshte permiresuar jeta ekonomike e qytetit, dil e shiko njehere parate qe shpenzojne qyytetaret e Tiranes, dil e bej njehere muhabet me dyqanxhinjte dhe me tergtaret e tregut te Tiranes dhe pastaj kape ndryshimin mes Rames dhe PD. Nuk eshte 100% faji Rames, duhet me qene realist se pjesen me te madhe te fajit e ka partia e Rames ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anėtarėsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    Nga nje ane mire esht ... se ndertohen gjera te tjer parqe etj etj nga ana tjeter esht keq sepse populli shkret ka vujt per t'bo ato ndertime...megjithate tirana ka marr paraqitje tjeter tani kto kohet e fundit ... shum bukur ishte !



    LeNNoN
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  8. #58
    ErionB
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Une nuk them qe Tirana nuk eshte rregulluar, sepse eshte natyrale qe te rregullohet, se nje person qe shet nje apartamnet 80 mije dollare do e rregulloje pak edhe perpara pallatit; por nuk mund ti bej temena dhe lepihem e ti ngre lapidare dhe ta bej hero Edi Ramen per dicka qe eshte detyra e tije. Prandaj eshte dhe kryetar i bashkise se metropolit Shqiptar.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    ne se dikush me pyet ke keni kryeminister pergjigja ime eshte"nuk kemi" pasi me vjen turp ti tregoj dikujt qe ne kemi nje kryemininster si ai i joni. QE ai gjithcka mund te beje vetem politikan e kryeminister sdi ta beje.Ne mund te jemi nder te paktet shtete ku" individi" eshte me i fuqishem se sa shteti. Padyshim qe edi rama do te mundohet te beje dicka per tiranen pasi ai eshte nen presion nga dikush qe neve na e than zorren. Ti leshator vjen ketu e mundohesh te leshe te kuptojme, se eshte PD pergjegjse per gjithcka qe edhe sot e kesaj dite shkon mrapsht ne Shqiperi. Jo zoteri PD mund te jete fajtore per ato qe ndodhen ne 97 por nuk ke asnje arsye te kritikosh PD per ato cka po ndodhin sot , pasi sot dihet kush eshte ne pushtet.
    Ti thua qe 92-97 u udhehoq nga njerez te paditur qe nuk kane patur shkolle partie,kur di ti e din shume se shumica prej atyre kane patur. TE te bej nje pyetje cfare duhet shkolla e partise ne sistemin kapitalist?ose ose edukimi i asaj kohe ne sistemin qe ne po jetojme aktualisht, ata qe dretojne sot pushtetin te gjithe kane shkolle e edukim po cfare po bejne? kritikohemi ne te gjitha televizionet e botes, per korrupsion e krim te organizuar, trafik edhe don zoti mos te na fusin dhe ne valle e terrorizmit, kete dine te bejne njerzit e edukuar te asaj kohe? Dhe te mos harrojme kush i ka dy gram tru dhe edukohet ne perendim nuk jeton ne vendin tone. Mora vesh se kemi studente qe po edukohen ne oxford apo kembrixhe, a thua nje dite kete studenta do te kthehen dhe te dretojne vendin tone? A thua do arrijme do te arrijme ta kuptojme se ne e bejme shtetin tone dhe askush tjeter, a thua do arrijme se evetmja zgjidhje e shqiperise eshte EU? ndoshta.... per momentin ne jemi shume larg......
    mateo

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Eh sa te pacipe jon shqiptraet, kur e kishte kryetr bashie brojka me kelmendin na hipi ***-i kapice ne koke nga kjoskat dhe zhuli, tani qe Edi Rama punon, njerezia thote 'pse vetem ne qender e? Po anej fillohet nga qendra e qytetit, e kalohet ne periferi. Pastaj Rama nuk eshte minister finance qe ta kete buxhetin plot, ai eshte thjesht administratori i Tiranes qe menaxhon buxhetin qe i caktohet. Injoranca pret qe Edi te beje edhe spitale edhe fabrika. Ah mire na e paska bo ne Enver Hoxha, se ne smeritojme asnji nder.

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  3. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •