![]()
Prishtinë, 8 tetor - Ish-senatori amerikan dhe Ambasadori Nderi i Kosovës në SHBA Bob Dol mbërriti sot në Prishtinë për një vizitë triditëshe.
Presidenti Ibrahim Rugova e priti zotin Dol në aeroportin e Prishtinës për t'i uruar mirëseardhje në vendin tonë.
Bob Dol u shpreh para gezatarëve se viti 2005 do të jetë shumë i rëndësishëm dhe do të shënojë pavarësinë e Kosovës. "Me vite të tëra jam interesuar dhe kam punuar për Kosovën si një vend të rëndësishëm të cilit vazhdimisht jam munduar t'i ndihmoj", tha zoti Dol.
Gjatë qëndrimit në Kosovë Bob Dol do të nderohet nga Presidenti Rugova me "Madaljen e Artë të Lirisë" për kontributin e tij në çështjen e Kosovës, si dhe do të ketë takime të ndryshme me spektrin politik kosovar.
Gjatë rrugës prej aeroportit për në Ptishtinë në Fushë Kosovës Bob Dolin kishin dalë për të paritur me qindra qytetarë. Me këtë rast zoti Dol bashkë me Presidentin Rugova u ndalën për disa çaste për ta përshëndetur masën e tubuar.
Presidenti Rugova dhe senatori Dol me të arritur në Prishtinë zhvilluan një takim në rezidencën e Presidentit në Velani.
Ndërkohë me qindra qytetarë të kryeqytetit janë tubuar para hotelit "Grand" për ta pritur dhe përshëndetur mysafirin e nderuar dhe mikun e madh të shqiptarëve, i cili do të vendoset në këtë hotel.
![]()
QIK-u
Krijoni Kontakt