Postuar më parë nga Manulaki
Shume dakord! Gjtihçka e ka ne dore familja.
Postuar më parë nga Manulaki
Shume dakord! Gjtihçka e ka ne dore familja.
Përshëndetje i nderuari Blerti!Postuar më parë nga Blerti
Do të mundohem që të japë edhe disa të dhëna rreth mësimit plotësues në gjuhën shqipe,këtu në Danimarkë.
Fatmirësisht institucionet daneze përkatësisht dhoma e arsimit të Kopenhagës për çdo vit të ri shkollor u drejtohet komuniteteve të huaja,e në këtë rast edhe komunitetit shqiptar me fletëthirrje të posaçme për mësimin dygjuhësor.Të dhënat për fëmijët e të "huajve" mirren nga regjistri i popullatës ,ku fëmiu me të arritur moshën për shkollë,prindërve të fëmijëve u dërgohet me postë,ose nëpërmjet arsimtarit të gjuhës shqipe,fletregjistrimi për mësim plotësues në gj.shqipe.
Tashti nëse prindi shfaq dëshirë,i mbetet vetëm të plotësojë fletregjistrin ,të shënojë të dhënat për fëmiun-fëmijët si dhe të dhënat e tjera dhe ta kthen në adresën e dhomës së arsimit ose arsimtarit dhe fëmiu regjistrohet automatikisht.Kaq.
Sigurimi i kuadrit,pagave,teksteve,lokaleve të mësimit etj,etj,të gjitha kryhen nga institucionet daneze të arsimit.
Mësuesit (kuadri)zgjidhen nga danezët,të cilët vlerësojnë kualitetin dhe përgaditjen adekuate.Nëse diçka mungon nga dy të fundit,mësuesit dërgohen në seminare-kurse të veçanta që të arrijnë nivelin e duhur...
Meqë paske punuar me fëmijë shqiptar,të tjerat mendoj se janë të njohura,kështu që nuk po japë më shumë sqarime.
E tërhoqa vetëm një rresht nga shkrimi yt i mëparshëm.
Me fundin e fjalisë pajtohem plotësisht,atë e kam përmend edhe në shkrimin tim më lartë:Këtu nuk mundim të i fajsojmë oranet shtetrore apo kush të jetë. Këtu fajin kryesorë e ka prindi i fëmijut.
Sa i përket institucioneve (organeve)arsimore të Atdheut (Kosova-Shqipëria-Maqedonia),sidomos po flasë për të Kosovës,janë totalisht të shkëputura nga pjesa shqiptare në diasporë.Pra as që interesohen që të mbajnë lidhje me institucionet arsimore të shteteve ku jetojnë diaspora shqiptare,që të paktën të ofrojnë kuadër arsimor nga Atdheu,tekste të botuara për nivele të ndryshme për nxënësit shqiptar,furnizim të bibliotekave me literaturë për fëmijë dhe të rritur,dërgesa të revistave për fëmijë etj etj.Nga këto të dhëna,brengos edhe mosinteresimi i prindërve,sidomos aty ku paguhen mësuesit p.sh. nga shtetet skandinave,për dallim nga disa qytete të shteteve tjera si Berna-Zvicërr ku prindërit paguajnë nga 40 Sfr për fëmijë.
Ndërkaq ka edhe raste si ato që për inate personale,partiake apo edhe rivalitete në mes të shoqatave pengohet shkolla shqipe e viktimë janë fëmijët tanë dhe gjithë komuniteti shqiptar!!!
Gjysmë milioni shqiptar,vetëm nga Kosova,nuk duhet injoruar nga institucionet arsimore të Kosovës,sepse ne jemi ata që Kosovës i sjellim miliona euro mbrenda një viti dhe unë,apo ne,përsëri nuk po i fajësojmë (ashtu kishe shkruar),por po kërkojmë përkrahje dhe kujdes sidomos për lëmin e mësimit plotësues në gj.shqipe....Pra shkolla plotësuese shqipe në diasporë nuk mund të funksionojë mirë pa përkrahjen e shtetit,kur dihet se vetëm nga Kosova në shtete të ndryshme jetojnë afër 500.000 shqiptarë ...
Dhe për fund,përveç obligimit si prindë karshi fëmiut,qoftë duke i ndihmuar në komunikim dhe shkrim të gjuhës shqipe,unë mendoj se punën më të madhe e bëjnë mësuesit me mësim plotësues,kur kemi parasysh jetën dinamike,të punësuar dy prindërit,obligimet individuale ndaj punës dhe rrethit etj,prindërve pak kohë i mbetet,andaj shkolla plotësuese në gj.shqipe duhet të mbështet patjetër nga prindërit dhe institucionet nga Atdheu.
Përshëndetje!
Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)
Lista e injorimit: Llapi
I nderuaari Harudi
Me të lexuar reagimin e juaj, më erdhi mirë që je i mendimit tim. Jo pse unë dua ashtu siq edhe e kam cekur, largë asaj, por në interesin e gjithë atyre fëmijve e që shumica janë viktimë e prindëve, të cilët edhe i lindën, dhe të tjerët viktimë e faktorëve të tjerë që tani më na janë të njohura.
Është shumë interesante, se populli i ynë në vend që të mirret me gjërat primare familjare, e humbin kohën duke bërë ndeja e biseda krejtë sipërfaqësore, të cilat tema jo që nuk iu përkasin atyre, por as nuk iu hynë në interesin e tyre. Janë shumë të dhënun për politikë
( temë kjo që është shumë e nxehtë, dhe se nuk kuptojnë gjë rrethë politikës), bëhën ambasador pa pagesë e individëve apo partive të ndryshme, duke humbur kohë, duke hargjuar para, dhe në fund kur ti kryejnë ato punët e shërbëtorit, jesin me gishta në gojë, dhe në shumë raste të dëshpruar.
Si me dal nga kjo situat? Mua ma merrë mendja se ndihma më e madhe kishte me qenë përmes mediave publike: si radiot, shtypi dhe më së miri televizioni. Duke pasur tema dhe emisione të dedikuara qështjes së fëmijve, me siguri se edhe do të ketë një progresë.
Por 4ka bëjnë gazetat, radiot dhe televizionet tona? Ato të gjitha e bëjnë punën e armikut. keqë të vjenë të lexonë një gazetë tonën, të dëgjon një emision në radio, dhe për RTK-në mos të flasim, ajo për mua është shtëpi televizive më e varfur në botë. Nuk kanë as koncept, as ide, as program të duhur dhe më e keqja nuk kanë njerëz profesionist. Dhe kështu, në një mënyrë edhe jemi mbyllur në një rreth, që vështirë është të dilet, po nuk u shpartalluan planet e njerëzve, partive politike dhe udhëheqësve të tyre, të cilët vetëm për interesin e tyre, harrojnë që kanë pas një popull të tërë me shumë peripeti e probleme shoqërore, sociale dhe të mbijetesës.
Dhasht zoti e u bëftë më shpejtë një kthjelltësi e syqeltësi e të gjithë neve, dhe kështu të fillojm e të mirremi me vetvehtën për ato që ka nevojë familja, fëmiju, dhe në fund atdheu.
Përshendetje
Blerti
Përshëndetje i nderuari Blerti!Postuar më parë nga Harudi
Do të isha falënderues ,sikur të na ofronit edhe të dhëna të tjera ,se si zhvillohet sot mësimi plotësues në shtetin ku jeton,eventualisht çfarë punohet me fëmijët shqiptarë,numri i nxënësve që vijojnë mësimin plotësues,si klasifikohet dhe nga kush kuadri mësimor,planprogramet e mësimit,nga dhe si sigurohen tekstet për mësim në gj.shqipe,pagat,lokalet (klasët),angazhimi i fëmijëve nëpër manifestime të ndryshme etj.Postuar më parë nga Blerti]Ne që jemi në diasporë, fortë mirë e dijmë se si u zhvillua qështja e arsimimit të fëmijëve tanë. Duke mos e zgjatur shumë, desha që më afër të ju bëjë me dije, pasi që edhe vet kam punuar si mësues i shkollës shqipe në diasporë, se ku qëndron arsyeja e ngecjes
Përshëndetje!
Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 06-01-2005 më 04:40
Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)
Lista e injorimit: Llapi
I nderuar Harudi
Kërkoj falje që nuk iu kam shkruar në pyetjet e juaja, arsye është se nuk jam gjithnjë në internet dhe shpesh jam jashtë shtëpisë.
Për pyetjet e juaja, se si zhvillohet mësimi plotësues i shkollës shqipe në Zvicër, kuadri mësimor, numri i nxënësve etj. Me ju thënë të drejtën, kjo gjendje ma merrë mendja se gati kudo njejtë është. Para disa viteve, të themi para lufte, interesimi ka qenë më i madhë dhe prindërit kishin më tepër intereseim. Kurse tani, sa me thënë se zhvillohet mësimi diku. Kuadri është sa për sy e faqe. dhe planprogramet janë të formuluara sipas qejfeve dhe intereseve të dikujt...
Po më vjenë mirë që ju akoma e paskeni me shpirt e zemër si unë dikur për shkollimin dhe arsimimin e të rinjëve në Diasporë. Kur edhe natën ditë e bëjsha duke shetitur poshtë e lartë për ti bindur prindërit për ti dërguar fëmijët e tyre në shkollë, duke shkuar në mbledhje të ndryshme të LAPSH-it, të prindëve eetj etj, shpesh bija në dilem edhe me familjen, se më shumë po e qoja kohën në punë se në shtëpi. Dikur, u hargjuan energjitë nga dëshprimi dhe keqëpërdorimi i të tjerëve, për at që punoja dhe ndërmerrja për organizimin sa më të përfillt.
Ndoshta do të thoni se, nuk ka qenë dashur të largohem nga arsimi, por përmes internetit nuk dua të iu bind, edhe kjo është krejtë personlae, që po të kishim mundësi të takohemi, do të shifni se kisha të drejtë.
Më shumë të dhëna nuk mundem me iu dhënë, për arsye se më nuk jam drejtë për së drejti i inkuadruar në proçesin mësimor.
Duke iu deshiruar një natë tëe mirë, iu deshiroj që të keni sukses në punën e juaj shumë fisnike.
Me nderime
Blerti
PS. Po patet vërtet nevoj të patjetër, mundem me iu gjetur material për zhvillimin e arsimit në Zvicër, por për këte më duhet kohë.
Kete Vit te Ri me ka ndodhur diçka qe me çoi ne mendje nje pyetje : A jemi ne qe po e abandonojem gjuhen tone ?
Ne Vitin e Ri u mblodhem rreth 20 shqipetare dhe midis nesh dhe nje familje qe jetonte ne Itali dhe kishte dy femije te vegjel 6 dhe 2 vjeç.Vajza qe ishte 6 vjeç nuk kuptonte shqip por me gjeja qe me preku me shume ishte se prindrit jo vetem qe nuk tentonin ti flisnin shqip por edhe me ne flisnin italisht ( dhe ne dhe pse nuk jemi ne Itali duhet ti kuptonim sipas tyre).
Ne nje moment i them te jemes : perse nuk i flisni shqip femijeve ? dhe ajo me nenqeshje ironike me thote - shqipen duam ta harrojme dhe ne jo me femijet tane qe po e po.
T'ju them te drejten u nevrikosa dhe i thashe po pse vjen dhe e feston Vitin e Ri me shqipetar shko festoje me ata me te cilet te pershtatet gjuha.
Ne mendje me erdhi nje pyetje ;ajo pyetje qe shkruajta me larte.
A jemi ne qe po e abandojme gjuhen tone ?
Firma ime eshte : SHQIPTARE
Shume dakord me c'ka thua!Postuar më parë nga Era1
Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!
Përshëndetje i nderuari Blerti!Postuar më parë nga Blerti
Të falënderoj për përgjigjen!
Unë,do të shtojë edhe diçka rreth kujdesit për nxënësit shqiptar në Danimarkë,përkatësisht në Kopenhagë.
Keni (kemi) përmend rolin e mediave në edukimin e fëmijëve-nxënës,po japë një të dhënë.
Në Kopenhagë eksiston Radio Projekti 21,që emiton emisione në gjuhën shqipe çdo të shtunë (12 orë) dhe të dielë (12 orë),ku çdo të dielë nga ora 18.00 deri 19.00,fëmijët kanë emisionin e tyre të titulluar "Fëmijët në eter"dhe paraqiten me recitimet-këngët e tyre të përgaditura enkas për këtë emision dhe ghithnjë kuptohet në gjuhën shqipe,edhe pse të gjithë fëmijët janë të lindur në Danimarkë.Êshtë një nga emisionet më të parapëlqyera nga bashkatdhetarët-ndëgjuesit.
www.radio21.dk është faqja në përpunim!
Ndërkaq sa i përket shkollës shqipe po ofroj edhe një adresë ku të gjithë mund të informohen më shumë:
www.shkollashqipe.tk
Këtu mund të gjeni të dhëna për tri shkolla shqipe në Kopenhagë dhe faqja përgaditet nga mësuesi B.Islami i cili ka dhënë dhe jepë një kontribut të shkëlqyeshëm për edukim-arsimim të fëmijëve-nxënës shqiptarë.
Për më shumë detaje,ndoshta do të shkruaj një herë tjetër.
Të ndërlidhem pakë edhe me shkrimin e Era1.
Gjatë natës së viti të Ri 2004-2005,u mblodhëm dhjetra familje shqiptare nga të gjitha tojet tona në një lokal të rezervuar enkas...dhe tash të shtoj diçka për fëmijët shqiptarë:
Secila familje i bleu dhurata fëmijëve të tyre (gati të njëjta për nga madhësia dhe çmimi)dhe këto dhurat i shpërndau BABADIMRI shqiptar (njëri nga të pranishmit u vesh me rroba të babadimrit) dhe k'naqësia e fëmijëve arrin kulminacionin kur babadimri u flet shqip dhe i fton të marrin dhurata që i sjelli nga vendlindja...kurse gjatë vitit të kaluar dy babadimra shqiptar u shpërndanë dhurata rreth 300 fëmijëve në një lokal poashtu të rezervuar enkas për Vitin e Ri dhe e gjithë mbrëmja u dedikohej fëmijëve (Mbrëmja u mbajt katër-pesë ditë para viti të Ri.Të gjithë dhuratat u sponzoruan nga bashkëatdhetarët)...
Ndërkaq më 01.06,ditën ndërkombëtare të fëmijëve,për çdo vit Radio Projekti 21 organizon mbrëmjen "Pranvera e fëmijëve",ku pjesëmarrja është jashtzakonisht e madhe,kurse të gjithë fëmijëve që recitojnë dhe janë të pranishëm i'u shpërndahen dhurat simbolike...
Ndoshta ndonjë herë tjetër do të shkruaj veç e veç,për secilin rast të lartëpërmendur dhe për ndonjë manifestim tjetër e që ka të bëjë me fëmijët shqiptar në Danimarkë.
Përshëndetje dhe respekt!
Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 11-01-2005 më 08:42
Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)
Lista e injorimit: Llapi
Une mund te foli per Vendin ku jetoj. Gjermanin. Ketu ka shkolla shqip, e kam vizituar 2 Vite (njeher ne jave) 3-4 Ore. Nese Interesi exziton, keshtu se edhe shkolla do hapen me shume. Shqipetaret ketu edhe pse jane te informuar per Shkollen ne gjuhen Shqipe per Femijet e tyre, nuk e pranojn te qojn, sepse aty ka shqipetare kjo esht arsyja. Kjo esht e tmerrshme. Vetem kure te bashkohemi dhe pajtohemi se esht mire per ne te ket shkolla shqipe me shume, duhet me qite lutje dhe kemi me shume shanca per meshume Ore mesimi ne gjuhen tane.
Pershendetje
jam krenare qe jam shqipetare edhe at Kosovare
Suedi: Takim i rëndësishëm i mësuesve të gjuhës shqipe nga vendet nordike
Malme, 1 mars - Më 10 dhe 11 mars në Landskrona të Suedisë, do të mbahet një takim i rëndësishëm për mësuesit e gjuhës amtare shqipe që punojnë në shkollat e shteteve nordike. Enti Shtetëror suedez për zhvillimin e arsimit dhe sektori për gjuhët amtare në qytetin e Landskronës janë organizatorët e Konferencës së Dytë për mësuesit e gjuhës shqipe. Përpos mësuesve nga Suedia, janë ftuar të marrin pjesë edhe kolegët e tyre që punojnë në shkollat
e Danimarkës, Finlandës, Norvegjisë dhe të Islandës. Në programin e kësaj Konference, porpos shkëmbimit të përvojave të mësuesve shqiptarë në diasporë, do të shqyrtohen edhe cështjet aktuale në lëminë e arsimit e të edukimit të brezave të rinjë.
Në mesin e ligjëruesve të shumtë të këtij takimi do të jetë edhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Rexhep Ismaili dhe Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit të Kosovës.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Krijoni Kontakt