Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Shkollimi në shqip i shqiptarëve jashtë

    Kreu i Arsimit turk, gjatë qëndrimit në Maqedoni thotë se është gati t’i ofrojë komunitetit shqiptar mësimin në shqip

    Turqia u lejon shqiptarëve të mësojnë në gjuhën e tyre


    Y. Lili

    Ministri i Arsimit të Turqisë gjatë qëndrimit në Maqedoni nuk ka ngurruar të shprehet se Turqia është e gatshme që t’u ofrojë shtetasve turq me origjinë shqiptare mësim në gjuhën e tyre. Turqia është e gatshme t’ju mundësojë shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet shkollim në gjuhën e tyre amtare, sigurisht nëse një gjë e tillë kërkohet nga vetë shqiptarët. Kështu ka deklaruar dje në Shkup, ministri i Arsimit Kombëtar të Republikës së Turqisë, Huesin Çelik, i cili po qëndron në Maqedoni, me ftesë të homologut të tij nga Maqedonia, ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Aziz Pollozhani.
    Lidhur me mundësinë e shqiptarëve, të cilët jetojnë në Turqi për t’u shkolluar në gjuhën amtare, ministri turk i Arsimit, Çelik, tha: “Nëse nga ana e shqiptarëve bëhet një kërkesë për t’u shkolluar në gjuhën shqipe, sikurse ishte rasti me grekët, atëherë kuptohet që do t’u realizojmë këtë kërkesë”. Mirëpo duke iu referuar ministrit turk deri më tani askush nga ana e komunitetit me shqiptarë atje nuk ka trokitur në zyrat e tij apo të qeverisë për të kërkuar një gjë të tillë.
    Çeliku tha se të paktën që nga ardhja ime në postin e ministrit të Arsimit Kombëtar të Turqisë, pjesëtarët e komunitetit shqiptar nuk kanë bërë ndonjë kërkesë për t’u shkolluar në gjuhën e tyre. Duke iu larguar disi pyetjes së gazetarëve për shifrën e saktë të komunitetit shqiptar që ndodhet në Turqi, ministri turk i Arsimit tha se nuk ka njohuri për numrin e shqiptarëve që jetojnë në Turqi, edhe pse zyrtarë të lartë të shtetit turk, në mesin e të cilëve edhe ish-presidenti i Turqisë Sulejman Demireli, kanë deklaruar se në Turqi jetojnë 5 milionë shqiptarë. Jozyrtarisht, numri i shqiptarëve llogaritet të jetë edhe dy milionë më i lartë. Ai është mjaftuar me një përgjigje cinike “nuk i numërova shqiptarët në Republikën e Turqisë, para se të vija këtu edhe, nuk e di sa janë”.
    Në takimin e punës që dje kanë realizuar dy homologët e Ministrive të Arsimit nga Maqedonia dhe Turqia, dr. Huesin Çelik dhe dr, Aziz Pollozhani kanë shkëmbyer mendime për çështje të ndryshme arsimore, sikurse është këmbimi i profesorëve, studentëve, nxënësve dhe teksteve shkollore mes të dyja vendeve.



    08/10/2004

    Duhet të hapen sa më shumë shkollat atje për shqiptarët që jetojnë atje, si dhe të drejtat e tjera kombëtare që u takojnë me konventa ndërkombëtare.
    Pokështu e njëjta gjë duhet të bëhet edhe në Greqi dhe çdo vend ku ka shqiptarë.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Ehe me duket pak vone tashme, dhe te siguroj se asgje nuk do behet...

    Ne Turqi thuhet se ka disa milion shqiptar (shifrat e sakta nuk e di se si jane), por shume prej tyre nuk e njohin gjuhen shqipe. Ata jo vetem qe nuk dine ta shkruajne por nuk dine as edhe bashkebisedimet me elementare te jetes se perditshme.

    Mendoj se kjo eshte nje loje politike e Turqise, e thene thjesht sa per me kalu rradhen si i thone. Nese nje gje e tille do ishte leju vite me pare, ne Turqi do kishte nje komunitet shqipfoles por tashme çdo gje ka marre fund.

  3. #3
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Sh.Hasanaj ka shume te drejte, tani nuk ngelet te behet gje me shqipen, vetem nese fillojne edhe turqit te mesojne shqip.

    Per mendimin tim barra e ketij problemi si dhe ata ku duhet kerkuar gabimi jane vete shqiptaret. Ata vete nuk jua kane mesuar shqipen femijeve te tyre. Nuk kane treguar interes. Ashtu sic po ndodh sot ne amerike e kudo. Sot edhe femijet e ambasadoreve qe jane pishtaret e nacionalizmit nuk u mesojne femijve te tyre shqipen por u mesojne gjuhen e vendit ku jane. Ka ndodhur kjo.

    Per kohen qe ka ardhur mendoj se prape na takon ne shqiptareve kudo qe jemi tua mesojme shqipen brezave te rinj. Nje femije qe vjen ne amerike ne moshen 4 vjecare ashtu si edhe te gjithe ne nuk di te shkruaje e te lexoje. Kur ben 6 vjec shkon ne shkolle dhe meson te lexoje e te shkruaje anglisht. Te gjitha kulturat dhe gjuhet e ndryshme jane shkrire ne amerike. Edhe cifutet jane shkrire.

    A ndodh kjo sot, ne kete periudhe informacioni ku mund te kesh me shume kontakte me gjuhen tende? Per mendimin tim kjo varet nga interesi i cdo grupi emigrantesh. Nuk duhet ti gjejme faj amerikes. Edhe komuniteti emigrant duhet te ndieje nje pergjegjesi. Nje shqipfoles do ta kete shume me te lehte te kthehet ne vendin e tij dhe te kontribuoje.

  4. #4
    Sa vjet kan keta shqiptaro-turqit atje 500 vjet ?
    !!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Përshëndetje!

    A ju ka ndodhur që gjatë ndonjë bisede me fëmijë shqiptarë qofshin t'uajt apo të të njohurëve-afërme tuaj hasni në pengesa gjatë komunikimit në gj.shqipe dhe at'herë detyroheni që vetvetiu të filloni të skjaroni në gjuhën e atij shteti ku jetoni?Mua,po!
    Një pjesë e këtyre fëmijëve,flasin dobët shqip e për shkrim e lexim as të mos flasim.
    Një pjesë e këtyre fëmijëve që nga lindja,sidomos ata që kanë lindur në mërgim,nuk kanë pasur në dorë asnjë libër në gj.shqipe,kuptohet që pa fajin e tyre,por të prindërve të tyre,të cilët në shumë raste gjatë kohës së lirë që kanë o mirren me problemin e shtatë milionëve shqiptarëve (politik) o thjeshtë nuk u intereson që fëmijët e vetë thuaja se janë asimiluar dhe fitojnë çdo ditë një identitet dhe kulturë krejt të ndryshme nga prindërit (nga shqiptarët)edhe atë para syve të tyre.
    E kemi thënë që shqiptarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë-Botë që nuk kanë lidhje institucionale me vendlindjen (Ministrin e Arsimit apo të Kulturës)për dallim nga ata të Shqipërisë dhe Maqedonisë të cilët kanë ambasadorët-atashetë kulturorë nga shtetet e tyre të cilët duhet të jenë në shërbim për nevoja të ndryshme për shtetasit e vetë.
    Pra shkolla plotësuese shqipe në diasporë nuk mund të funksionojë mirë pa përkrahjen e shtetit,kur dihet se vetëm nga Kosova në shtete të ndryshme jetojnë afër 500.000 shqiptarë dhe kjo shifër rritet edhe qindra mijë të tjerë nëse llogarisim edhe shqiptarët nga Shqipëria e Maqedonia.Ndërkaq sipas të dhënave që i ofrojnë të punësuarit shqiptar në shkollat plotësuese shqipe,por edhe institucionet arsimore të shteteve të ndryshme na del se nuk ka më shumë se 20 deri 25 mijë fëmijë shqiptar që vijojnë këto shkolla!!!
    Ja disa shembuj:
    Gjermani janë 8.500 fëmijë-nxënës që vijojnë mësim plotësues në gj.shqipe.
    Zvicërr:6.100
    Suedi:1.500
    Norvegji:1.300
    Finlandë:410
    Belgjikë:145
    Danimarkë:afër 200
    etj
    Nga këto të dhëna,brengos edhe mosinteresimi i prindërve,sidomos aty ku paguhen mësuesit p.sh. nga shtetet skandinave,për dallim nga disa qytete të shteteve tjera si Berna-Zvicërr ku prindërit paguajnë nga 40 Sfr për fëmijë.
    Ndërkaq ka edhe raste si ato që për inate personale,partiake apo edhe rivalitete në mes të shoqatave pengohet shkolla shqipe e viktimë janë fëmijët tanë dhe gjithë komuniteti shqiptar!!!
    Êshtë interesant të thuhet se Ambasada maqedone në Zvicër patë bërë përpjekje që të regjistrojë fëmijët shqiptarë në bashkpuunim me Këshillin e Prindërve për t'ua organizur mësimin plotësues në gj.shqipe,duke e financuar vetë shteti maqedon.Kjo punë e mirë duhet të jetë vërejtje serioze për ambasadat e Shqipërisë e cila me ambasadat e veta nëpër botë duhet të ndihmojë më tepër në këtë aspekt.
    Detyrë e shtetit shqiptar është që të nënshkruajë kontrata arsimore me shtetet europerëndimore për funksionim më të mirë të këtij lloji mësimi plotësues,ku vend do të gjenin të gjithë fëmijët shqiptarë pa marrë parasysh se nga cilat troje shqiptare vijë.Këso kontrata kaherë i kanë bërë shtetet e tjera për mërgimtarët e vetë.
    Hajde Shqipëri kallzoje veten!
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga bebushe
    Sa vjet kan keta shqiptaro-turqit atje 500 vjet ?
    jo bebushe... njerezit ne pergjithesi nuk jetojne aq gjate...

  7. #7
    e pra
    Thash se meqe po thoshin me lart qe e kan harruar shqipen domosdo kaluar brez pas brezi si do ta mbanin mend ?
    !!!

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Këtu në Amerikë ka komunitete të ndryshme dhe shumë prej tyre duke përfshirë edhe shqiptarë të psh. brezi i tretë, katërtë apo pestë edhe nuk flasin shqipen fare por ata e dijnë se ata janë shqiptarë dhe e theksojnë këtë hapur. Poashtu kemi edhe arbëreshët e Amerikës psh. një nga ta është edhe Joseph Dioguardi që brezat e tretë e të katërt e shpesh edhe brezi i dytë nuk flasin ndoshta as edhe një fjalë shqip. Por edhe këta e dijnë veten e tyre që janë shqiptarë dhe e theksojnë këtë gjithë kohën sa herë ti pyesësh. Poashtu kemi komunitete të tilla edhe në Argjentinë e Brazil, që shumica nuk dijnë asnjë fjalë shqip por e dijnë që janë shqiptarë dhe e theksojnë këtë gjithë kohën. Para disa kohësh komunitetin tonë këtu në Arizona e kontaktuan një komunitet shqiptarësh arbëresh nga Brazili dhe kërkuan ndihmë për tu organizuar edhe ata në shoqata etj. Në Rio të Argjentinës kemi një lagje që quhet lagjja Albanese dhe që popullohet e gjitha nga shqiptarë.

    Pse nuk flasin shqipen, Shqiptarët në Turqi nuk dtth. që janë asimiluar, sepse ata janë të organizuar në shoqata të ndryshme dhe bile edhe kanë qenë e janë të koncentruar nëpër lokalitete vetëm shqiptare atje.

    Neve, shteti dhe qeveria nëpërmjet ambasadave duhet të ndihmojmë në organizimin e tyre, dhe poashtu edhe hapjen e shkollave shqipe. Them vetëm ndihmë në organizim, bashkëpunim sa më i madh me ta dhe në programe mësimore sepse për para kanë ata sa të duash dhe janë në gjendje që ti paguajnë vetë këto gjëra, poashtu edhe shteti ku banojnë është i detyruar të ndihmojë në këtë çështje sipas konventave ndërkombëtare e poashtu edhe premtuan këtë gjë. Psh. sipas informacioneve që kam unë, biznesmeni më i madh atje një Koçi mbiemrin më duket, është shqiptarë, e kështu edhe shumë biznesmenë të mëdhenjë tjerë dhe poashtu edhe politikanë, artistë etj. shumë të njohur e shumë të pasur.
    Ambasada jonë atje duhet të bëj shumë më shumë punë e jo vetëm të rrijë atje dhe në të gjitha vendet tjera ku kemi komunitete shqiptaro që dtth. në gjithë Europën, Amerikën, Lindjen e Mesme dhe tash së fundi edhe në Azi.

    Pra, punë më e madhe në këtë drejtim nga shteti dhe ambasadat sepse kjo është me interes shumë të madh kombëtar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2004
    Postime
    5

    Arsimimi i shqiptarëve në Diasporë

    Citim Postuar më parë nga Harudi
    Përshëndetje!

    A ju ka ndodhur që gjatë ndonjë bisede me fëmijë shqiptarë qofshin t'uajt apo të të njohurëve-afërme tuaj hasni në pengesa gjatë komunikimit në gj.shqipe dhe at'herë detyroheni që vetvetiu të filloni të skjaroni në gjuhën e atij shteti ku jetoni?Mua,po!
    Një pjesë e këtyre fëmijëve,flasin dobët shqip e për shkrim e lexim as të mos flasim.
    Një pjesë e këtyre fëmijëve që nga lindja,sidomos ata që kanë lindur në mërgim,nuk kanë pasur në dorë asnjë libër në gj.shqipe,kuptohet që pa fajin e tyre,por të prindërve të tyre,të cilët në shumë raste gjatë kohës së lirë që kanë o mirren me problemin e shtatë milionëve shqiptarëve (politik) o thjeshtë nuk u intereson që fëmijët e vetë thuaja se janë asimiluar dhe fitojnë çdo ditë një identitet dhe kulturë krejt të ndryshme nga prindërit (nga shqiptarët)edhe atë para syve të tyre.
    E kemi thënë që shqiptarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë-Botë që nuk kanë lidhje institucionale me vendlindjen (Ministrin e Arsimit apo të Kulturës)për dallim nga ata të Shqipërisë dhe Maqedonisë të cilët kanë ambasadorët-atashetë kulturorë nga shtetet e tyre të cilët duhet të jenë në shërbim për nevoja të ndryshme për shtetasit e vetë.
    Pra shkolla plotësuese shqipe në diasporë nuk mund të funksionojë mirë pa përkrahjen e shtetit,kur dihet se vetëm nga Kosova në shtete të ndryshme jetojnë afër 500.000 shqiptarë dhe kjo shifër rritet edhe qindra mijë të tjerë nëse llogarisim edhe shqiptarët nga Shqipëria e Maqedonia.Ndërkaq sipas të dhënave që i ofrojnë të punësuarit shqiptar në shkollat plotësuese shqipe,por edhe institucionet arsimore të shteteve të ndryshme na del se nuk ka më shumë se 20 deri 25 mijë fëmijë shqiptar që vijojnë këto shkolla!!!
    Ja disa shembuj:
    Gjermani janë 8.500 fëmijë-nxënës që vijojnë mësim plotësues në gj.shqipe.
    Zvicërr:6.100
    Suedi:1.500
    Norvegji:1.300
    Finlandë:410
    Belgjikë:145
    Danimarkë:afër 200
    etj
    Nga këto të dhëna,brengos edhe mosinteresimi i prindërve,sidomos aty ku paguhen mësuesit p.sh. nga shtetet skandinave,për dallim nga disa qytete të shteteve tjera si Berna-Zvicërr ku prindërit paguajnë nga 40 Sfr për fëmijë.
    Ndërkaq ka edhe raste si ato që për inate personale,partiake apo edhe rivalitete në mes të shoqatave pengohet shkolla shqipe e viktimë janë fëmijët tanë dhe gjithë komuniteti shqiptar!!!
    Êshtë interesant të thuhet se Ambasada maqedone në Zvicër patë bërë përpjekje që të regjistrojë fëmijët shqiptarë në bashkpuunim me Këshillin e Prindërve për t'ua organizur mësimin plotësues në gj.shqipe,duke e financuar vetë shteti maqedon.Kjo punë e mirë duhet të jetë vërejtje serioze për ambasadat e Shqipërisë e cila me ambasadat e veta nëpër botë duhet të ndihmojë më tepër në këtë aspekt.
    Detyrë e shtetit shqiptar është që të nënshkruajë kontrata arsimore me shtetet europerëndimore për funksionim më të mirë të këtij lloji mësimi plotësues,ku vend do të gjenin të gjithë fëmijët shqiptarë pa marrë parasysh se nga cilat troje shqiptare vijë.Këso kontrata kaherë i kanë bërë shtetet e tjera për mërgimtarët e vetë.
    Hajde Shqipëri kallzoje veten!
    -------------------------------------------------------------------------------------------------

    I nderuari Harudi

    Vërejta se në këtë forum bëhët fjalë edhe për arsimimin e fëmijve shqiptar në Diasporë. Se a e ndihmon qështjen shumë të ndërlikuar të shkollimit të fëmijve tanë në diasporë ky forum, është lehtë të kuptojm. Është mrekulli që edhe neve na erdhi rasti të shprehim mendimet në forumet elektronike. Këtu kanë të drejtë dhe mundësi të gjithë të marrin pjesë, të shkruajnë nga interesi personal, grupor, partiak, por më së paku at kombtar.

    Ne që jemi në diasporë, fortë mirë e dijmë se si u zhvillua qështja e arsimimit të fëmijëve tanë. Duke mos e zgjatur shumë, desha që më afër të ju bëjë me dije, pasi që edhe vet kam punuar si mësues i shkollës shqipe në diasporë, se ku qëndron arsyeja e ngecjes.

    Pra, në Diasporë ( p.sh. në Zvicër) kemi diku kah 150.000 shqiptarë, dhe ju e theksoni shifrën e nxënësve diku kah 6000-shi. Mendone se sa fëmijë nuk i vijojnë mësimet në shkollën shqipe.

    Këtu nuk mundim të i fajsojmë oranet shtetrore apo kush të jetë. Këtu fajin kryesorë e ka prindi i fëmijut. Secili nga ne në diasporë në rend të parë ka qenë dashtë ta kemi formimin e një familje të shëndosh kombtarisht. me këte desha të them, se po nuk interesohet vetë prindi, se ku ka shkollë shqipe, si të organizohen ato etj etj, është mëkatë që këtyre prindëve dikush të ju shkojë te dera duke i lutur që ti dërgojnë fëmijtë e tyre në shkollën shqipe. Shumica e prindëve nuk kanë pasur fare intereseim për shkollën shqipe, të tjerët nuk i kanë dërguar se nuk iu ka pëlqyer mësusi/mësuesja, të tjerët nuk i kanë dërguar për shkak të pagesës 40 Fr. për fëmijë. Të tjerët nuk i kanë dërguar, se mësuesi i ka takuar një partie politike, dhe ata të pdk-ës nuk i kanë dërguar te mësuesi që i takonte ldk-ës, dhe po qe mësuesi nga partia e pdk-ë, nuk i dërgojshin këta të ldk-së. Kjo është më se qesharake, por këtu shifet se shqiptarët fëmijnë e tyre e kanë lënë anash pa u arsimue për gjërat që kund në botë nuk bëhën, pos tek ne.

    Dhe kështu edhe lindën shumë probleme sociale, papunësi i të rinjëve, kriminalitet, prostitucion etj etj. me këte, duhet thënë popullit, se nuk e kanë mirë që luajtën me fëmijtë e tyre, e jo subjekteve apo ndonjë qështje tjetër.

    Më mirë është që ta shofim se ku gjindet niveli i popullatës sonë në mërgim. Se çfarë është qëllimi i tyre, dhe se a kanë interesim për një ngritje arsimore, kulturore dhe të nivelit njerëzor të familjes së tyre.

    Pra, duhet pasur të qartë, se bile në kohën e sodit, pa një shkollë adekuate, nuk ka egzistencë, kudo qofshim, në atdhe apo diasporë. Për këte mbetët të vendos vet prindi, dhe po që se interesi i prindit është në nivel, me siguri se do të ketë edhe rezultat.

    Për këtë radhë kaqë. Ndahem duke iu deshiruar shëndet të mirë.

    Me nderime

    Blerti

  10. #10
    Nuk eshte puna ne shkollat, por ne familjet. Une njoh shume familje shqiptare ketu ne amerike qe u flasin femijeve anglisht, nderkohe qe ajo anglishtja e tyre eshte e cale sa s'ka. Jo vetem qe nuk u flasin shqip, po u mesojne nje gjuhe me gabime.
    Shkollimi dhe edukata fillojne ne shtepi. Kam vete nje vajze 2 vjec a gjysme, i flas vetem shqip, dhe kur vjen puna e degjoj kur luan me lodrat e saj, flet anglisht ose spanjisht.
    Kam blere edhe abetare dhe do te mundohem me gjithe c'kam une mundesi t'ia mesoj shqipen, pjese e identitetit te saj dhe prinderve te saj.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. UNIONI Shqiperi-Kosove
    Nga besi84 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 11:49
  2. Shqiptarët, 583 milionë euro për pushime jashtë
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 20:27
  3. De Lolis
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-10-2004, 12:22
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •