Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    Kush jane kontrabandistet e cigareve?

    Kush jane kontrabandistet e cigareve?


    Shpetim Luku/ Perfaqesuesi i British American Tobacco shfrytezoi rastin e nje interviste televizive, per t'i rene sirenes se alarmit per zyrtaret shqiptare. Shqiperia sipas tj humbet as me shume e as me pak, por 91 milione dollare vetem nga kontrabanda e cigareve. Eshte kjo nje shifer apriori e nje subjekti qe i eshte futur tregtimit te ketij produkti fitimprures, apo vertet kemi te bejme me nje aktivitet te mbisunduar nga kundravajtja? Sipas studimit te kryer nga kjo kompani, shqiptaret konsumojne cdo vit afro 9.5 miliarde cigare, prej te cilave vetem 2.2 miliarde jane mall i ligjshem. E thene me fjale te tjera, vetem 22.3 per qind e totalit te mallit te shitur ne Shqiperi i nenshtrohen rregullave te tregtise. Kjo do te thote se tregtuesit arrijne t'i zhvasin shtetit te varfer rreth 91 milione dollare. Studimi i British Amerikan Tobacco nuk eshte i vetmi, i kryer ne kete drejtim, per te percaktuar permasat e kontrabandes. Edhe Shoqata e Industrialisteve te Duhanit, nga ana e saj e ka realizuar nje te tille, nepermjet te cilit dalin ne pah shumat marramendese qe shteti i varfer shqiptar nuk arrin te fuse ne arken e tij. Eshte nje studim, i cili bazohet ne perllogaritje te tilla, ku perfshihen komponente te tilla si konsumi vjetor i cigareve, barra fiskale me te cilat ngarkohet ky produkt importi, si dhe behet krahasimi perkates me vendet te tilla si Cekia, Kroacia, Maqedonia dhe Shqiperia. Pra me ato vende qe kane nje madhesi thuajse sa e jona. Nga perllogaritjet perkatese ka rezultuar se importimi i nje pakete cigare ne Maqedoni kushton 149.5 leke. Ne Ceki 184.3 leke , ne Kroaci 187.9 leke, kurse ne Shqiperi 44.3 leke. Dhe e gjithe diferenca ndermjet kostos se importimit te vendeve te ndryshme vjen vetem nga fakti qe ne tre vendet e tjera te gjitha taksat jane shume me te larta se sa ato qe zbatohen ne Shqiperi. Cmimi mesatar i blerjes se nje pakete per te tre vendet eshte 42 leke, kurse tregtaret shqiptare e blejne me 22.5 leke. Ne te tre vendet krahasuese zbatohet nje takse doganore prej 65 per qind, kurse Shqiperia 15 per qind. Te tre vendet e mesiperme zbatojne nje norme akcize prej 75 per qind, kurse vendi yne 11 per qind. E keshtu me rradhe, per te sjelle si perfundim faktin qe ne tregun shqiptar nje pakete cigare hyn me nje kosto shume here me te ulet se sa ne tregun kroat, maqedonas apo cek. Ne pamje te pare kjo mund te krijoje iluzionin se ai qe perfiton eshte konsumatori, i cili merr nje produkt me cmim te lire. Por problemi eshte me kompleks sa sa ky iluzion i krijuar. Se pari edhe pse ne kuadrin e pranimit te Shqiperise ne OBT eshte trumpetuar shume ajo qe quhet tregeti e lire, ne rastin e cigareve kemi te bejme plotesisht me nje diskriminim tregtar. Rezultati i pare i krahasimeve te tilla eshte ky: nje tregtar apo prodhues cigaresh ne vendet e referuara mund te gjeje treg pa problem ne Shqiperi, si rrjedhoje e taksave te uleta qe zbaton shteti shqiptar, kurse e kunderta nuk eshte e mundur. Pra nje prodhues shqiptar nuk ka asnje mundesi te shkoje e te shese produktin e tij ne nje nga keto vende. Me e keqja eshte kur mesohet mbi humbjet financiare te shtetit. Nese shteti shqiptar do te barazonte barren fiskale mbi kete produkt me ato qe zbatojne tre vendet e marra per krahasim, atehere fitimet e buxhetit do te rriteshin me progression gjeometrik. Aktulisht shteti shqiptar fut ne arken e tij, vetem 18 milione dollare nga cigaret. Nese taksat doganore, akciza dhe TVSH do te ishin sa ato te tre vendeve, atehere nga zhdoganimi i 550 ton cigareve shteti do merrte 26 milione dollare ose 8 milione dollare me shume. Per 2200 ton cigare 103 milione ose 85 milione dollare me shume. Per 4000 ton cigare te zdoganuara 188 milione dollare ose 170 milione me shume. Perllogaritjet tregojne se konsumi i duhanit nder shqiptaret mund te kete arritur ne 8000 ton. Ne vitin 1990 konsumi ishte 4000 ton. Kurse liberalizimi i pirjes se tij dhe shtimi i kontigjenteve pires edhe me te rinjte e femrat, me nxenesit e shkollave e studentet, depresioni dhe stresi ne rritje i shoqerise, kane dyfishuar konsumin e duhanit. Dhe kur Kroacia nje vend thuajse sa ne konsumon rreth 10 mije ton cigare eshte plotesisht e besueshme qe rreth 8000 ton duhan ne vit te kalojne ne barkun e piresve shqiptare. Dhe sikur e gjithe kjo sasi te zhdoganohej me ato tarifa sa edhe ne vendet e tjera atehere shteti shqiptar do te mund te fuste ne xhepin e tij rreth 377 milione dollare. Humbja eshte aq e madhe, sa per kete mjafton paraqitja e realitetit te hidhur ne nje forme tjeter: kjo shume perfaqeson rreth nje te treten e buxhetit te shtetit.

    Te dyja studimet e operatoreve te specializuar ne treg per tregtimin e duhaneve flasin per shifra dramatike. Te cilat ne nje fare menyre tregojne se pse shqiptaret nuk mund te gjejne pune ne vendin e tyre, pse pensionet dhe rrogat jane kaq te ulta, pse shqiptaret e varfer marrin rugen e kurbetit duke u mbytur ne det e shume gjera te tjera. Por zyrtaret e shtetit shqiptar mbyllin gojen sa here behet fjale per te tilla realitete.

    Ne nje bilanc te thjeshte te fitimeve dhe te humbjeve, peshorja anon nga humbjet. Humbet shteti, humbasin prodhuesit e duhaneve, fabrikat e te cileve rrine pa pune, humbasin fermeret, tradita e te cileve ka qene kultivimi i duhaneve. Humbje te cilat duhet te bejne qeveritaret t'i vene pak gishtin kokes.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ka harruar te shtoje se kush jane fituesit.

    Monopolistet , por per ta nuk ka guximin te flase kush.

    Faktet jane aq te qarta, por...
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Tema tė Ngjashme

  1. Zbulohet rrjeti i kontrabandės sė cigareve
    Nga AlbaneZ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2007, 05:08
  2. Paketat e cigareve me foton e Berishes
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-08-2006, 11:02
  3. Rritja e ēmimit tė cigareve
    Nga Alda1 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 17:12
  4. Ke favorizon rritja e akcizes per cigaret?
    Nga Los-lokos nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-08-2004, 17:43
  5. Ulet ndjeshėm zhdoganimi i cigareve
    Nga Blendi nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2002, 23:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •