Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1

    Një botë e re

    Po shikoja mbreme ne Tv nje emision qe ka te beje me Ekonomine dhe Shoqerine e botes perendimore , dhe mesova disa statistika qe me bejne te thellohem ne faktin qe si po ndryshon shoqeria e sotme dhe njerezit ne pergjithsi sidomos ne qe jetojme ne vende si Usa apo Canada ..

    Ne jemi vetem 20 % e numrit total te popullsise boterore e megjtihate ne konsumojme mbi 80 % te resurseve te botes .....

    Ne cfare shoqerie po rritemi ne ku konsumi ka arritur kulmin , dhe njerezit konsumojme me qindra here me shume sec duhet te konsumojne , ku planeti toke po shfrytezohet aq shume dhe nena natyre po na jep warnings, qe dicka nuk eshte ne rregull e megjithate ne vazhdojme te konsumojme pa limit .

    Me mijra varreza makinash qe qendrojne mbi siperfaqene tokes , vende ku hidhen pleherat jan te stermbushura sa qe spo gjendet me vend , po shkatrrohet ekosistemi , mjedisi eshte ne gjendje te mjeruar , ne kemi shkaktuar vrimen e ozonit ne kemi shkaktuar Air pollution etj etj etj

    Ne emisionin qe pash mbreme jepte Fidel Kastron para popullit te vet qe predikonte se si Amerika dhe komercializmi dhe economical wastes qe prodhon po i shkaktojne shume probleme jo vetem tyre , po gjithe botes , rrugeve te kubes shihje tabela qe thoshin konsumo vetem per nevojat elementare ,
    nga ana tjeter jepte nje burre qe i bente rreklame Microsoftit dhe thoshte Repeat after me si nje lider socialist : I LOVE THIS COMPANY ,
    jepte Bushin i cili thoshte ne duhet ti mesojme dhe vendet e tjera qe te behen si ne te gjejne menyra perfitimi e te zhvillojne ekonomine po ne kurriz te kujt ? te planetit ku jetojme ...

    Ne Kuba nuk kishte reklama fare ne Tv nderkohe qe ketu cdo minute te dites ...
    Pra kjo nuk behet per te lavderuar nje shtet komunist si Kuba por per te krahasuar gabimet tona me boten e ndryshme qe jeton nje popull i tille apo kushdo populli botes se 3te ..




    Njerezit kane mbajtur planetin toke ne forme te mire per 2 milione vjet , ska pasur lufte ska pasur ndotje ambjenti dhe per mua kjo eshte shume inspiruese .

    Ne kete "Bote te Re" do kete nje ALTERNIM PARADIGMAS (nje grup vlerash e praktikash te stabilizuara nga nje komunitet dhe menyra si e sheh ky komunitet realitet bazuar ne keto vlera te reja ).

    Do kete nje nje vendosje rregullash e vlerash te reja kur njerezit me ne fund do te thone
    " Une nuk dua nje makine fantastike ,
    Une nuk do ha me hamburger Big Mac apo
    une nuk dua te vesh me xhinse Denim
    por do thone ,

    Une dua te jetoj nej jete te thjeshte dhe te mbushur ...



    Pyetja ime eshte a do te arrijme ne ta bejme kete ?????
    Ndryshuar për herë të fundit nga bebushe : 07-10-2004 më 16:45
    !!!

  2. #2
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ndergjegjesimi i njerezve kerkon nje epoke. Ne jemi ende larg nga Bota e Re.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #3
    Lady Kad Maska e gurl
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    A do arrijme te jetojme ndonje here te thjeshte dhe pa shume kerkesa? Pergjigja eshte normale qe eshte JO sepse ka qene pikersht ambicja dhe deshira e njerezve per te pasur gjithnje e me shume qe e ka cuar token ne gjendjen qe eshte tani.

    Eshte ne natyren njerezore te kerkosh gjithnje me shume dhe te jesh gjethnje me mire.

    Para shume dekadash njerezit merreshin me bujqesi, blektori dhe gjueti dhe kishin respekt per token sepse ajo i mbante gjalle, por te gjithe e dime rrjedhen e historise.

    Te lutem me thuaj, kush eshte i gatshem ne boten e sotme te kthehet mbrapsht tek minimalizmi, pasi ka jetuar ne boten e konsumerizmit? A do te hiqje dore nga rehati yt per te 'shpetuar' token?!

  4. #4
    Po nese do te ishim detyruar per te miren e te ardhmes tone ?
    Duhet te kuptojme qe kjo qe po bejme tani mund te na coje ne vetshkaterrim a jemi ne ne gjendje te shohim te ardhmen apo akoma do shkojme drejt asaj rruge te vetedijshem per gabimet tona .........

    kjo pak a shume eshte mesazhi qe dua te percoj une
    !!!

  5. #5
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Teme shume interesante dhe e rendesishme!. Personalisht jam pesimist se do te arrihet rivendosja e nje ekuilibri te shendetshem midis njeriut dhe natyres. Kujtoni nje pasazh tek Matrix "Ju rraca njerezore konsumoni shperdoroni dhe shkaterroni nje vend ku vendoseni, pasi e keni shkaterruar totalisht zhvendoseni ne nje vend tjeter......Ka vetem nje paralelizem ne natyre me nje sjellje te tille .....viruset......"
    Pavarsisht se cfare zgjidhje donin ti jepnin ata diagnoza mbetet e sakte: jemi ne nje rruge drejt vetshkaterrimit.
    Shikoni cfare deformimesh kane pesuar plehrat janki: ata bejne nga 2-3 pune nga mengjezi deri ne darke si e si te kene ca dollare te qelbur me shume, nderkohe jeten familjare e lene pas dore, edukimin e femijeve ja lene televizionit pra MTV ketij gjeneratori degjenerimi dhe monstruoziteti, dhe pastaj cuditen nga kriminaliteti i larte semundjet psiqike galopante etj etj. (USA eshte vendi me numrin me te larte te te burgosurve per fryme si dhe me 25% te popullsise me probleme te mprehta psiqike (depresion e skizofreni).
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  6. #6
    Jashte teme!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga gurl : 14-10-2004 më 14:42
    !!!

  7. #7
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    teme interesante. Nje diskutim i pafund dhe kerkon idealizem dhe realizem per tu shqyrtuar.
    Vetem desha qe te fus ne teme pak edhe thenjen e Fidel Kastros qe konsumo vetem per nevojat elementare, pasi ne Shqiptaret e kemi provuar komunizmin dhe parullat komuniste te hame bar, dhe me te vertete kemi henger. Keshtu qe ai qe ka te haj e ka kollaj ti thot tjetrit mos ha ti.
    Per tu futur ne teme; c'eshtja e ambjentit eshte shume e rendesishme, dhe e rrezikshme per te ardhmen e brezave qe vine. E gjithe kjo vjen nga zhvillimi industrialist qe ka vetem pak shekuj qe ka filluar, dhe zhvillimi i shpejte i teknologjise ushtarake, industriale dhe elektronike. Megjithate, duke pasur parasysh se njerezimi ka arritur deri ne kete pike, atehere duhet te kemi besim se do e arrime qe te implementojme teknologji te reja nepermjet te cilave mund te mbrojme natyren; pershembull burime energjitike natyrore, largimi nga nafta drejt ujit, etj etj.
    NJerezimi duhet te jete i ndergjegjeshem qe ta lene kete planet ndoshta edhe me mire se e gjeten, por gjithmone per te arritur dicka duhet te sakrofikosh dicka tjeter. Ne kete rast per konsumim me te madh ndoshta kemi sakrifikuar planetin, por ndoshta do ta kuptojme me shpejt sesa vone dhe nuk do humbasin brezat qe vine.
    Nje teme kjo shqetesuese, por qe ne te ardhmen mund ti gjihet "ilaci."

  8. #8
    Ashtu uroj edhe une Erion , sot po shihja nje reklame kur tregonte nje llampe te re e cila konservoka shume energji dhe qe ka dalur ne perdorim kohet e fundit dhe reklama inkurajonte konsumatoret qe te blinin kete lloj llambe ne te njejtat dyqane ku blinin llampat tradicionale por te zgjidhnin "the better choice "
    !!!

  9. #9
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    teme teper interesante
    mendoj se ne rraca njerzore jemi fajtor per ndotjen e ambientit si edhe per kosumimin e pakufijte te natural resources
    ne shumicen e rasteve kjo behet ne menyre te vetedijshme si p.sh shfarosja e flores ne pyej rainforest; perdorimi i CFSs qe kontribon ne zgjerimin e vrimes se ozonit etj...

    po ne raste te tilla si:

    Citim Postuar më parë nga bebushe
    " Une nuk dua nje makine fantastike ,
    Une nuk do ha me hamburger Big Mac apo
    une nuk dua te vesh me xhinse Denim
    por do thone
    eshte per te permbushur nevoja apo deshira qe tashme jane bere esenciale ne shoqerine moderniste


    Une dua te jetoj nej jete te thjeshte dhe te mbushur ...
    kjo eshte menyra e jeteses sic ka qene kohe me pare (Spartan lifestyle) e cila do ishte ideale por, duke pasur parasysh industrializimin dhe nevojat ekonomiko-sociale, eshte fatkeqsisht akoma larg realitetit per mendimin tim

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    teme shume e bukur

    sic duket me kte lloj stili jetese qe po bejme, me popullsine qe po shtohet pothuajse se 1 billion cdo 12 vjet (qe nga shfaqja e pare e home sapiens deri ne 1800 mezi u beme 1 billion!!!!) ndotjen e ambientit, shkatrrimin habitateve, zhdukjen e specieve etc etc duket se nje dite jo shume larg ne te ardhmen do kete katastrofa te medhaja globale......por nga ana tjeter edhe me perpara jane bere prediktime qe do kete katastrofa globale dhe ato nuk jane realizuar, se itelligjenca jone dhe inovimi kan gjetur zgjedhje per problemet qe kane dale.

    Une per veten time nuk mbaj asnje ane ne kte argument, dua me shume prova te zgjedh nje ane

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •