Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Djali m'u mbyt në gomone, kufomën e bleva me lekë

    Djali m'u mbyt në gomone, kufomën e bleva me lekë"

    SHKODER

    Me të vra fëmijët dhe me i ble kufomat dhe gjakun e tyre me lekë është tmerr. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik të botës". Me zë të dridhur, Sokol Ceka nga Shkodra tregon humbjen tragjike të djalit të tij në afërsi të brigjeve italiane, në 4 maj të vitit 2000. Në një intervistë për Gazetën, Ceka sqaron momentet e ndarjes me djalin e tij kur ishte gjallë, i cili u nis klandestin me gomone në Itali, si dhe momentin kur Elioni 20 vjeç i është kthyer në një arkivol, pa mundur t'ia shohë edhe një herë sytë.

    Kur u nis djali juaj në Itali?
    Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër vjet, e mbaj mend shumë mirë ditën kur u ndava për herë të fundit me djalin tim, Elionin, i cili kishte vendosur të ikte si klandestin në Itali. Ishte data 3 maj e vitit 2000. Atë mëngjes kisha një ankth në zemër, ndaj nuk më bëhej që të dilja e ta përcillja djalin te sheshi "Isa Boletini". E përcolla me sy nga ballkoni i shtëpisë, teksa po shkonte në vendin ku do të nisej makina. Më pas mësova se Elioni ishte bashkuar me të tjerët te sheshi (ishin gjithsej 20 shkodranë, 10 prej të cilëve kanë vdekur) dhe ishte nisur me makinë të bardhë për në Vlorë. Djemtë kanë hipur në gomone më 4 maj. Rreth orës 23 ata kanë mbërritur afër brigjeve të Italisë. Në momentin që janë bërë gati të zbresin, klandestinët që ishin në gomone, e kanë parë veten të rrethuar nga skafet italiane. Të trembur kanë tentuar të kthehen sërish për në Vlorë, por atëherë ka ndodhur tragjedia. Djali im është gjetur i mbytur nga italianët pas 18 ditë kërkimesh.

    Sa pagoi Elioni për të shkuar në Itali?
    Ai pagoi 1 milion e 800 mijë lireta. Lekët nuk ia dhamë ne, prindërit e tij, pasi nuk kishim, por ia solli një i afërmi ynë nga Italia. Në fakt, unë nuk doja që djali im, atëherë 20 vjeç, të nisej me gomone, por ai ishte mërzitur shumë dhe nuk kishte asnjë lloj shprese që të vazhdonte të jetonte në Shqipëri. Në atë kohë jetonim vetëm me pensionin tim. Unë doja ta nisja Elionin me traget, por nuk arrita të nxirrja pasaportën.

    Si e mësuat lajmin për vdekjen e tij?
    Lajmin e tragjedisë e dhanë më 5 maj stacionet televizive italiane. Megjithëse atë ditë bëra shumë telefonata, askush nuk tregonte të vërtetën. Një infermiere në spitalin e Leçes, e cila kishte kontaktuar me një klandestin shqiptar të plagosur, më tha se djali im nuk gjendej.

    Si e morët trupin e pajetë të djalit?
    Ish-drejtori i policisë së Shkodrës i asaj kohe, Arben Zylyftari, na ka ndihmuar shumë. Ai na dha informacionet e para. Shteti italian nuk i nxirrte kufomat. Tejet të irrituar i dërguam 5 fakse Parlamentit Europian, 2 gjykatës së Hagës dhe vetëm pas kësaj nisi kërkimi i trupave. Vetëm për të sjellë kufomën në Shqipëri kam paguar 3.5 milionë lireta. Vepruam shpejt, ndryshe djali do të varrosej atje. Për paratë më ndihmuan të afërmit e mi. Me të vra fëmijët dhe me ble kufomat dhe gjakun e trupit të tyre është tmerr. Kjo nuk është parë në asnjë vend demokratik.


    Familjet e të mbyturve: Shteti as që interesohet për autorët

    Si e përplasi motovedeta gomonen me 31 vetë
    Në orët e para të mëngjesit të 5 majit të vitit 2000, një tjetër tragjedi ka ndodhur afër brigjeve italiane. Një gomone me 31 klandestinë shqiptarë (vetëm nga rrethi i Shkodrës ishin 20) është goditur nga helika e një motovedete italiane. Për pasojë janë dëmtuar 6 dhomat e gomones, si dhe janë gjymtuar e kanë vdekur disa klandestinë. Bilanci i tragjedisë është mbyllur me 16 persona të vdekur, ndërsa kanë mundur të shpëtojnë 15 të tjerë. Drama e shkaktuar në det është mbuluar nga një heshtje e thellë si nga pala italiane, ashtu edhe nga qeveria shqiptare. Kështu të paktën deklarojnë të afërmit e 10 viktimave nga Shkodra. Prindërit e klandestinëve të vrarë nga rrethi verior kanë nisur një proces gjyqësor në Itali, për të vënë para drejtësisë ata që mbytën në det djemtë e tyre. Një proces ky i dështuar dhe i zvarritur pas kaq vitesh. Të trishtuar nga indiferenca e shtetit shqiptar, të afërmit e viktimave nga Shkodra u janë drejtuar për ndihmë gjithë institucioneve europiane. Ata kërkojnë që të zbardhet e vërteta. Ndërkohë, prindërit e viktimave kërkojnë një takim me presidentin e Republikës. Gjithashtu, ata kërkojnë që pala italiane të vërë në dispozicion të procesit gjyqësor të gjitha provat materiale.

  2. #2
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    hmm sdi cte them .........
    me vjen shume keq si per djalin e familjen e tij .

    shume veta kane humb jeten me gomone e prape vashdojne e
    paguajne vdekjen me para te zinjte.

  3. #3
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Turp!


    Ne kurre nuk kemi per te ndryshuar . Si gjithmone gjakpires te nj-tj do te ngelemi.
    Kush eshte me i madh i shtyp koken me te voglit .



    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Me vjen shum keq edhe mua per Familjen sepse djali ka ik dhe zoti i madh e ka ne dore.

    Sa per aso goma ende me keto gjona , phuuuuuuuuu Shtetin e keq po qe nuk rregulloi gjo send per keta , qe ti ndihmoj mos te humbin jeten ashtu sepse shum her kam ndegju qe kan humb jeten dhe me vjen teper keq dhe inat se vetem tek Shqiptart ndodhin kshtu per ku per Itali >;(
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #5
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    titanik qe perseritet cdo nate
    RIPPR

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga White_Angel
    Turp!


    Ne kurre nuk kemi per te ndryshuar . Si gjithmone gjakpires te nj-tj do te ngelemi.
    Kush eshte me i madh i shtyp koken me te voglit .



    White_Angel
    mbase ndryshojme nje dite... ku i dihet...

  7. #7
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    Maj nane, maj nane, me te ike truni...s'di ca me thane ma shume.
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Kush kerkon, gjen-thote populli....
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  9. #9
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga R2T
    Kush kerkon, gjen-thote populli....

    sa mire e ke thene R2T ...

    akoma nuk moren vesh shqiptaret .. qe ka menyra te tjera vec gomoneve ???
    me vjen keq per ate qe ka vdekur .. por nga nje ane .. ti behet mesim te tjereve .. qe marrin detet oqenet .. pa pike pergjegjesie ( pale kur sheh qe marrin dhe foshnja me vete ) ...
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #10
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    Citim Postuar më parë nga Pink_Girl
    sa mire e ke thene R2T ...

    akoma nuk moren vesh shqiptaret .. qe ka menyra te tjera vec gomoneve ???
    me vjen keq per ate qe ka vdekur .. por nga nje ane .. ti behet mesim te tjereve .. qe marrin detet oqenet .. pa pike pergjegjesie ( pale kur sheh qe marrin dhe foshnja me vete ) ...
    Me thuaj cfare menyra te tjera ka pervec gomoneve, apo te hysh ne kamion, maune dhe te vdesesh nga mungesa e ajrit, apo i nga i ftohti- i nxehti...? Ca lesh pergjithesia moj aman... Me thua ti mua kush te jep viza te shkosh ne Itali apo Greqi te qelbur...? A rrihet ne Shqiperi pa pune e pa udhe? E kemi kollaj ne te flasim se e kemi te hapur rrugen ne gjithe boten...Dhe babai im ka ikur me gomone para shume vitesh, prej hallit jo prej qefit desh na iku truri ne se nuk dinim ku ishte per ca muaj se as celulara s'kishte atehere...
    Ne ambasada apo ku te shkoje s'te lije kush te hyje brenda te mirrje nja vize, thuaj shyqyr (dhe medet) qe erdhem ne Amerika dhe kemi nenshtetesine se ta tregoja une ty sesi eshte te shkosh jashte shteitit dhe te jetosh pa dokumenta ku harxhojne me mijera $$ te vish me mijera $$ te tjere te besh dokumetat e qelbura dhe me ne fund te bijne deportation...

    Me vjen keq per te tjeret qe s'kane mundesite e mija tani...
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Oda ( sofra ) Drenicake
    Nga projekti21_dk në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1405
    Postimi i Fundit: 09-09-2017, 20:20
  2. Tragjikja e jone eshte e pafund
    Nga Anton në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-01-2009, 10:04
  3. Kapet në Brindizi nje gomone me 12 klandestinë!
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-10-2005, 21:36
  4. Tragjedi tjetër në det, 21 të mbytur e 7 të humbur
    Nga ALBA në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  5. SHBA prokurorise: Denoni kriminelet me pushtet politik
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •