E Merkure, 29 Shtator 2004
FIER - Emirjeta Hysenaj, qe i besoi bestytnive dhe parashikimeve te nje gruaje rome paraditen e djeshme, kuptoi vetem pas dy oresh, se humbi rreth 22 milione leke ne valute, te cilat romja bindese ia zevendesoi fshehurazi me letra gazete, per t'u larguar me pas me shumen e majme ne drejtim te paditur. Mashtrimi ndodhi ne banesen e 29-vjecares Hysenaj, ne lagjen "Kastrioti", gjate mengjesit te djeshem. Ne nje kohe kur ajo ndodhej vetem ne shtepi, nje grua rome pati trokitur ne deren e saj.
Kur Emirjeta ia hapi, ajo i kerkoi vetem nje gote me uje per te pire dhe, per t'ia shperblyer, romja rreth te dyzetave deshiroi me ngulm te hidhte nje fall, per t'i parashikuar te ardhmen vajzes. Sipas policise, romja u fut ne korridor dhe i tha vajzes se "une e ndjej qe ti ke leke, por keto leke qe i mban ne shtepi do te te behen varr, pasi jane me magji, te cilen mund ta prish vetem une". Me mendje te prishur, Emirieta shkoi ne dhomen tjeter dhe i solli romes, nje cante te vogel, ku ndodheshin 10 mije dollare amerikane dhe 9 mije euro. Pasi i mori, romja u fut ne banje per te prishur magjine dhe mendohet, se aty, ajo mund t'i kete shkembyer kartmonedhat me letra gazete. Me pas, fallxhorja e mbyti me fjale 29-vjecaren dhe u largua qetesisht.
"Keshtu mendjeprishur, une e lashe te ikte dhe pas rreth dy oresh, u kujtova per kartmonedhat. Hapa canten, po cfare te shikoja?! Ne vend te tyre gjeta copa gazete", pohoi Hysenaj ne policine e Fierit. Punonjesit e sektorit kunder krimit, menjehere pas denoncimit te bere nga Emirjeta Hysenaj, filluan percaktimin e pistave te hetimit per zbulimin e autores. Dje, dy prej ketyre punonjesve u nisen ne drejtim te qytetit Elbasanit per te bashkepunuar me koleget e tyre, por ende nuk ka asnje rezultat. Nderkohe, te tjere po punojne ne drejtim te Beratit dhe te Fierit, por akoma nuk po identifikohet autorja e vjedhjes me ane te mashtrimit
Krijoni Kontakt