Kete poezi e ka shkruar Agim Doēi
DASHURIA
Kjo Mbretėri e Shenjtėruar
Qė nė ēdo zemėr e ka njė Fron.
Nė shpirtin tim tė dashuruar
Ka ndenjur zgjuar dhe ngroht gjithmon.
Nuk ka nėn qiell dhe mbi tokė
Qė konkuron me dashurinė!!.
Kur dashuron sundon nji Botė!
Se ke me vehte dhe Perėndinė.
Tė dashurosh, tek unė do tė thotė
Qė je njeri me shpirt trazuar
Qė digjesh mall, bile derdh lotė
Nė zjarr tė saj tė pėrvėluar...
Tė dashurosh merr kuptim jeta
Tė duken njerzit tė gjith tė mirė!
Tek dashurija pėrher unė gjeta
Njė drit mė shumė nė errėsirė.
Tė dashurosh me shpirt e zemėr
Do thotė qė dhimbjen ta pranosh.
Se dashurija vjen si njė endėrr
Pa dashuri ėshtė jeta bosh!
Krijoni Kontakt