Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Ēift Ideal!....

    ĒIFT IDEAL!

    Perėnditė janė lodhur me ne shqiptarėt
    e ndjej kudo.
    Ditėt vrarėshprese shtyjnė kalendarėt
    ne mbijeto.

    Nė mes tė Europės si tabelė sharjesh
    s’qenka e lehtė...
    Nė mes qytetesh krisma ah – marrjesh
    veē shuajnė jetė...

    Vallė ku po vemi, askush s’pėrgjigjet
    plot psherėtijnė...
    Komb refugjat qė nuk njeh ligjet
    as perėndinė!

    Presin me ditė tek... konsullatat
    duan njė vizė.
    Fyhen e shtyhen nė demonstratat
    me bukė e gjizė...

    Ikin rėnduar me barkmėdhenjtė
    benzat e zinj...
    Shkrihen dashnoret, vu maskarenjtė
    Tiranė – Athinė.

    Klith opozita pėr korrupsionin
    shanė e mallkon.
    Populli pret veē Washingtonin
    mos na shpėton...(!)

    Ngrihen pallate, me pare droge
    lart gjer nė ré.
    Toskėt dhe Gegėt, bij tė njė toke
    armiq mbi dhé...(!)

    Nėn tokė veē eshtra, mbi tokė martirė
    duan shpagim...
    Sot tė shpėrfillur, dje me zinxhirė
    ngado mjerim.

    Partitė pėrēarė, duan kolltuqe
    Pa kod moral!
    Poshtė mafia blu! Rroftė mafia e kuqe!
    Ēift... ideal.

    Agim Doēi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Te lumte penda xhaxhi Agim . poezia eshte shume origjinale ..


    Pershendetje nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    E bukur si poezi.
    Vetem se te vjen keq qe ata shefat andej nga Shqiperia as qe duan tja dine per asgje...
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  4. #4
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Agim Doēi ! SHume poezi e bukur ..

  5. #5
    e embel
    Anėtarėsuar
    12-10-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    173
    Shume e bukur, shume e vertete dhe shume komplimente per kete.keshtu te shperndara te gjithe i mendojme keto por jo te gjithe mund ti rendisim kaq me kujdes ne vargje poezie.

    Me shume respekt per Agim Docin nga kumbulla.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2004
    Postime
    46
    sinteze e gjendjes se shqiperise, shkruar me dy vargje, bukur, thjesht...me shume me teper vlera se shkrimet e gazetaruceve apo klithmat e politikareve tane ne parlament.

    Bravo Agim Doēi.

  7. #7
    Shume e sakte, shume e drejtperdrejte , shume e bukur.
    Pa dogma, pa teorira, pa fjale te teperta.
    Duket dore profesionisti.
    Komplimente.

  8. #8
    fjala shpalosi mendimin, vjershe e perkryer

    shendet e te mira,

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •