Kurre se kishte menduar qe ne shtetin perendimor ku do studionte do gjente dashurine e vertete.Pas kishte lene dike qe e priste.Planet e thurura pafund pas shkollimit nuk I interesonin me,as telefonatat me lote dhe ngasherime qe degjonte pertej telefonit nuk e preknin me si me pare.Ai kishte gjetur dashurine tek Svetllana,nje qenie e mrekullueshme,e holle ,e gjate,me nje lekure alabaster.ishte aq e bardhe sa shpesh e perkedhelte duke qeshur,kristali im.Kur zhytej ne puthjet e saj dhe rrembehej nga epshi,kujtonte se do I thyhej ne krahe.ishte kaq e brishte.O Zot ishte I mrekulluar I teri me te.Diten shiheshin shpesh ne shkolle.Ishin ne te njejtin universitet por ne dege te ndryshme.Ajo studionte per violincel.ne provat e saj rrinte si I hutuar.duart e saj te vogla ,me thonje te bukur dhe gjithmone me manikyr francez,perkedhelnin harkun ne ate menyre sa ai eksitohej aq shume nga erotizmi .I vinte ta rrembente nga salla e ta puthte,ta puthte kudo,por njerezit,ah njerezit qe ishin aty e permbanin.Mbasdite rrinin bashke.kudo bashke,kudo ne krahet e njeri-tjetrit si dy zogj te lire dhe te dashuruar .
Pa dy vjetesh moren vendimin qe duhet te bashkejetonin.Nuk mund te rrinin dot larg njeri-tjetrit,qofte dhe ato ore nate qe I ndanin.Mendoi se ishte zgjedhja me e bukur qe kishte bere ndonjehere.Nje vit para se te mbaronte shkollen,erdhi ne jete dhe vajza e tyre,femija I pare.femija e dashurise.pergjerohej ne shikimin e foshnjes.ishte fara e dashurise se tyre.Lumturia u be e pandashme per te tre.Vajza kishte tiparet e Svetllanes,delikatesen dhe bardhesine e saj.Nje engjell I vertet qe po rritej dita dites,dhe bashke me te dhe nevoja per njeri-tjetrin per te qene sa me shume bashke.
Marrja e diplomes ishte ajo qe duhej te jepej vendimi perfundimtar per kthimin prapa ne atdhe me Svetllanen dhe vajzen.Nuk kishte vend per te diskutuar nese Svetllana mund te adoptohej apo jo ne jeten shqiptare,ne mentalitetin shqiptar.Ishin kaq te dashuruar sa kjo mund te ishte pengesa e fundit per kthimin ne atdhe.Dhe ja,erdhi dita qe biletat e avionit ishin gati.Nje darke me miqte e tyre,ishte e mjaftueshme per tu pershendetur perfundimisht me ta.Valixhet prisnin ne korridor ketu e nje jave me pare.Lumturia e tyre shfaqej ne fytyrat e tyre te ngazelluara.Do fillonin nje jete te re.Svetllana nuk kishte diskutuar kurre se do ishte vetem ne nje vend te huaj,asnjehere.Ajo nuk do ishte e huaj,mjafton te kishte prane Ilrin,ata ishin kaq te dashuruar si diten e pare te njohjes,sa nuk linte vend per te kaluar nje mendim I tille tek ajo.
Ne aeroportin e Rinasit I priten familja dhe shoket e Ilrit.Mikpritja dhe dashuria e njerezve te tij,e cliruan Svetllanen nga emocionet .
Ditet e pare qendruan ne shtepine e Ilirit.Vajza e tyre kercente dhe kendonte me njerezit qe sapo njohu.Me gjyshen dhe gjyshin e saj,qe zemra ju rrihte nga lumturia dhe gazi qe ju solli I biri ne shtepi.Nje shoku I ilrit u interesua per tju gjetur nje shtepi me qera.U shperngulen atje,me urata nga prinderit dhe dy motrat e tij.
Nuk kaloi shume dhe Ilirin e emeruan profesor ne universitet,Svetllana po ashtu mesuese violonceli ne liceun artistik.
Ditet rridhnin bukur,me shetitjet pafund,me darka miqesore dhe vajza e tyre qe po rritej si nje fidan i njome,dita-dites.
Kaluan pese vjet.Svetllana ishte adoptuar aq shume me ambjentin sa i vinte per te qeshur ndonjehere kur dikush i thoshte « ti sikur ke lindur ketu moj vajze,nuk dallohesh nga ne ».
Por ja,nje dite rete e zeza te rutines do shfaqeshin dhe ne shtepine e saj.Iliri ishte paksa i mbyllur kohet e fundit,shpesh rrinte naten zgjuar duke pare televizor dhe pse ajo i lutej qe pagjumesine ta kalonin bashke ne dhomen e tyre.Naten ngrihej dhe i hidhte nje batanije kraheve,kur e shihte se e kishte zene gjumi ne kanapen e sallonit.Dicka nuk shkonte mire,dicka qe as ajo vete spo e kuptonte.Papritur filloi te ndjenjte mall per shtepine ku ishte rritur,per vendin e saj,per miqte qe e prisnin dhe shpesh i ankoheshin qe nuk i telefononte me si me pare.Kaluan muaj dhe situata nuk po ndryshonte.Iliri ishte po ai,nuk i thoshte me « kristali im »,nuk e puthte me me pasion,buzeqeshte rralle.Ne shtepi kur vinte pllakosej ne kanape,as me vajzen nuk lozte me si me pare.Gjendja u be e padurueshme per Svetllanen,vendosi ti fliste shtruar dhe gjakftohte,si asnjehere ne jeten e saj.Megjithese ajo ishte kaq e qete dhe paqesore si natyre .Pas nje bisede kembengulese se cfare ishte ajo qe e mundonte Ilirin dhe qe ishte shkaktarja e ndryshimit te tij,Ilri pranoi me koken ulur dhe lote ne sy ,se kishte rene ne dashuri me nje grua tjeter.Nuk i besonte vesheve ne ate rrefim te te shoqit,ai kishte rene ne dashuri ?Po si kishte guxuar kur ai i kishte falur zemren asaj dhe ajo atij disa vite me pare ?Per disa dite nuk folen,cdo gje ishte e qarte,Iliri dashuronte dike tjeter,po po,zemren dhe shpirtin e kishte diku tjeter,vetem fizikishte ndodhej ne shtepi.
Vendosi te ndahej pas nje lufte me vetveten.Te mblidhte valixhet dhe te kthehej ne atdheun e saj.Nuk kishte me kuptim,nuk mund te merrej prapa nje zemer e dhuruar diku tjeter,dhe ajo e dinte kete,e kuptonte.Nuk mund te shpallte lufte me nje njeri te dashuruar,ah dashuria.Hapte kanatet e dollapit dhe pa menduar se cfare,i rrembente dhe i hidhte shuk ne valixhe.kete se kishte menduar kurre,nuk i kishte kaluar ndonjehere nder mend qe dashuria e Ilirit do shuhej per te.Ai i ndante ndjenjat me dike tjeter,i shihte yjet naten me ate tjetren,i perkiste asaj,dhe shperthente ne te qara duke u plasur ne krevat.rrembente jastekun dhe i merrte ere aq forte sa e kishte veshtire te mbushej me fryme me pas.
Dokumentat e divorcit nuk vonuan.
Pas nje pershendetje te ftohte ,te dy me lote ne sy, u ndane ne aeroport per te mos u pare kurre me.Aty ku kishin zbritur para disa vjetesh per te ndertuar folene e perhershme te dashurise. « Por ja qe asgje nuk qenka e perhershme,mendoi ajo,as dashuria nuk qenka e perhershme,dhe une besova ne dashuri,une e marra ».Ngriti doren dhe pershendeti.Ishte hera e fundit qe po shikonte Ilirin dhe kete vend.Shikimin e hodhi larg,po qante.I shtrengoi doren vajzes dhe hyri ne deren e aeroplanit.
Aeroplani u ngrit,dhe u zhduk mbi re.
* * *
Dy muaj pas ikjes se Svetllanes,Iliri u martua dhe lindi dy femije.
Svetllana su martua kurre.Vajza u rrit dhe se njohu kurre babain e saj,as zerin nuk ja degjoi kurre.
Ne kete moment qe shkruaj,Svetllana ka vdekur.
Per nje gje ishte e sigurt,e deshi Ilirin,nuk pushoi kurre se dashuruari ate,e deshi dhe shqiperine dhe gjuhen qe se harroi kurre.Mori me vete nje brenge.Por te pakten ishte e qete per dicka,ishin ndare per dashurine,ai dashuroi,a ishte valle krim dashuria ?Nuk mundi kurre ta akuzonte pse kishte dashuruar dike tjeter,zemra ndjek monopatin e saj,e bashke me te dhe ne.
Krijoni Kontakt