Close
Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 141
  1. #61
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Duke qene se te gjithe ju ne kete teme sillni kendveshtrimin tuaj te ngritur mbi paragjykime personale subjektive qe eklipson gjithcka, bie edhe vete ceshtjen ne diskutim, une desha vetem te bej dy obzervime sa per tu bere te qarte se ku ju qendroni.

    Problemi Izrael-Palestine nuk ka nevoje per paragjykimet tuaja, ka nevoje per zgjidhje. Zgjidhjet nuk dalin nga diskutimet e njerezve qe mbajne ane, por nga diskutimet e njerezve qe kerkojne rrugen e mesme, te pranueshme per te dy palet.


    Pa paragjykimet e mija problemi nuk eshte vetem Izrael - Palestine, por ka dale jashtekontrollit dhe ka filluar te kthehet ne Lindje - Perendim.. dhe ketu harrohet qe marredheniet arabo - amerikane kane qene gjithmone te mira, derisa u shpik shteti izraelit.. Fakti i cuditshem eshte se per 3 milione izraelite amerikanet jane bere te urryer per 500 milione arabe. p.sh fenomeni Al-Qaeda nuk ka ekzistuar fare me pare. Kjo ndodh sepse veprimet e vazhdueshme dhe shkelja e te drejtave te nje pjese, eshte marre ne mbrojtje po aq te vazhdueshme nga Me i Fuqishmi. Dhe duke perfituar nga prapambetja e atyre zonave fondamentalizmi islamik ka marre revan, dhe veprimet e gjithe ketyre viteve nuk ka bere asgje tjeter pervec se e ka ushqyer dhe me shume, dhe ka bere te mposhtet nacionalizmi arab (qe nuk eshte e njejta gje me fondamentalizmin islamik!).

    Askush nuk po thote qe arabet jane me te miret, por zgjidhja e problemit eshte nje zgjidhje pronesie. Te kthehen pronat (ate qe kerkojne dhe camet nga shteti grek!) dhe problemi shkon drejt zgjidhjeve. Ne marreveshjen e famshme te paqes midis Rabin, Perez dhe Arafat (Deklaraten e Parimeve) ceshtja e kthimit te refugjateve dhe e pronave ishte nje ceshtje shume e koklavitur, por pala izraelite e njohu si problem dhe u la per diskutime te metejshme midis te dyja paleve, pra u krijua nje shteg per zgjidhjen e problemit. Fatkeqsisht Rabinin e vrane vete zionistet, dhe gjithcka mori fund (hej, nuk po them qe Arafat eshte "nje engjell paqeje i kulluar")..



    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Eshte interesant fakti se si ekstremet puqen.

    Figura me e urryer sot ne Palestine (dhe ne kete forum nga trushpelaret) eshte kryeministri izraelit Ariel Sharon.


    a mund te sqarohet nje cike me mire ky percaktimi qe ke bere ??




    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Pra Sharon eshte ne mes te dy zjarreve. Palestinezet e urrejne se ai ka ndermare fushaten me intensive dhe me efikase kunder eleminimit te elementeve terroriste nga rradhet e palestinezeve; izraelitet e urrejne pasi ai ka vendosur qe te terhiqet nga Ripi i Gazes dhe ti prishi instalimet izraelite atje.


    Ketu e ke gabim, ose mbase merr per baze vetem 2 - 3 vitet e fundit..
    Sharon urrehet nga palestinezet FILLIMISHT per masakren e Saber dhe Shatila, naten e 16 shtatorit 1982, ku u masakruan palestineze te pafajshem qe jetonin ne kampet e refugjateve(burimet perendimore dhe Kryqi i Kuq - rreth 1500 civile, burimet arabe 2500 civile)..

    Per kete shkak Sharon ka te hapur nje ceshtje penale nga Gjykata Belge (pra nje vend neutral, apo jo?).

    Gjithashtu ishte personalisht Sharon qe provokoi ringjalljen e Intifades vitet e fundit, me kryenecesine e tij te patundur per te vizituar "Rrugen e Xhamive" qe provokoi ne vetvete reagimin e eger palestinez.
    Pra urrejtja e palestinezeve per te, nuk daton fillimet e spastrimeve te terroristeve (gjithmone duke harruar qe ka ndodhur shume here qe keto aksione kane marre me vete ne ate bote pervec terroristeve, gra dhe femije 2 muajsh).



    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Ky realitet tregon qarte jo vetem se ekstremet puqen, por edhe sa e veshtire eshte qe te gjesh ate rrugen e mesme. Problemi kryesor eshte pikerisht mentaliteti i njerezve si ju qe u behet vone per te justifikuar bindjet dhe mentalitetet tuaja, dhe nuk u behet vone aspak per vuajtjet e dy popujve. Per aq kohe sa do te kete nje Sharon dhe nje Arafat dhe nje konflikt, ju do te keni mundesi te shpalosni mllefin tuaj per njeren ane apo tjetren. Kjo eshte e rendesishme apo jo?!

    Albo

    Albo, pse nuk mundohesh nje cike me shume te marresh me mend se si eshte realiteti "55 vjet te jetuara ne kamp refugjatesh dhe jo ne shtepine tende"?? Rruga me e mire, (qe cuditerisht beri qe perkohesisht te shuhen fanatizmat ne te dy anet) eshte marreveshja e Oslos.. Por tani edhe kjo rruge e mesme eshte hedhur poshte nga plani i ri i Sharon (qe SIGURISHT qe do te jete i papranueshem per palestinezet sepse fillon me ligjerimin e murit !!), dhe ky plan u mbeshtet dhe nga amerikanet. Dhe kerkohet qe te ulen gjakrat kur ndermerren hapa te tille absurde, qe nuk bejne gje tjeter vetem se i ndezin ato me shume.

    Mllefet e mija ishin personale ndaj arrogances se postuesit qe ju pergjigja.. Nje gje te jete e qarte: Une urrej Zionizmin dhe Supremacine Cifute, jo te gjithe cifutet si komb.. Por ti shiko se ne cfare konteksti vihet fotoja e gruas palestineze ne faqen e meparshme (me siguri qe ka dicituren "Keta njerez nuk e meritojne te kene te jetojne" ).

    ne rregull Albo ?

    darwin
    Prektora

  2. #62
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    ah se harrova.. Ne menyre qe te mos kujtohet se jam nje islamik qe jam formuar "ne periudhen e studimeve ne Jemen", une nuk besoj fare as ne zot as ne Allah (qe fundi i fundit jane e njejta gje).
    Prektora

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Nje gje te jete e qarte: Une urrej Zionizmin dhe Supremacine Cifute, jo te gjithe cifutet si komb.. Por ti shiko se ne cfare konteksti vihet fotoja e gruas palestineze ne faqen e meparshme (me siguri qe ka dicituren "Keta njerez nuk e meritojne te kene te jetojne" ).

    ate fotografine e vendosa une , dhe eshte mare nga nje agjensi lajmesh , si fotografia e dites qe ishte ne ate agjensi, une e mora dhe e vendosa tek tema qe ishte hapur ne forum , aty nuk ka asnje lloj diciture, sepse une kisha deshire qe sejcili te nxirrte komentin e vet ne ate foto te vene aty


    persa i perket urrejtjes tende nuk eshte fare me vend ta vendosesh ketu ne forum sepse keto lloj urrejtjesh kane sjell dem te madh per ceshtjen palestineze dhe ate izraelite, po te largohen ekstremistet (qe e bazojne aktivitetin e tyre ne sentimentin e urrejtjes) nga politika palestineze dhe politika cifute paqja ne ate zone te lindjes se mesme vendoset brenda 24 oresh

    persa i perket albos ai eshte administrator dhe kuptohet qe si drejtuesi kryesor i ketij forumi nuk deshiron dhe mire ben qe sentimente te tilla te mos shfaqen ne kete forum , ai kerkon qe shprehi qe ajo paqe e shumepritur nga njerzit e thjeshte ne palestine dhe izrael te vendoset me ne fund dhe kjo vendoset duke izoluar ekstremistet e cdo ane si ato palestineze dhe ashtu dhe ato cifute

    mendimi im eshte se albo me shume nderhyn per te moderuar anetaret qe dalin jashte kontrollit me komentet e tyre emocionale dhe aspak rracionale

    shkurt dhe shqip ceshtjen palestineze dhe izraelite e kane demtuar vetem ekstremistet e te dy paleve , e perseris perseri se po te izolohen keto persona , paqja e shume pritur vendoset brenda 24 oreve, populli i thjeshte e dot paqen per kete nuk kam asnje dyshim

  4. #64
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Beata inocenza!
    Dikush ketu mendon se:
    ==========================
    mendimi im eshte se albo me shume nderhyn per te moderuar anetaret qe dalin jashte kontrollit me komentet e tyre emocionale dhe aspak rracionale

    shkurt dhe shqip ceshtjen palestineze dhe izraelite e kane demtuar vetem ekstremistet e te dy paleve , e perseris perseri se po te izolohen keto persona , paqja e shume pritur vendoset brenda 24 oreve, populli i thjeshte e dot paqen per kete nuk kam asnje dyshim
    ========================================
    pra si me shkopin magjik po ti mesojme cifutet dhe palestinezet se si te rrine ne tavoline, se ku mbahet piruni e luga, se nuk duhet folur ne publik me ze te larte dhe qe duhet ti buzeqeshin njeri-tjetrit pasi ti thone miremengjez, do t'u vendoska paqja per 24 ore!
    Sikur ndonje ketu ne forum te sugjeronte te njejten recete per problemin e Kosoves pra te likuidoheshin "ekstremistet", keta jeziter si Arkani&Co dhe UCK (pra te viheshin ne nje plan), ulerimat e indinjates do te arrinin deri ne qiell. Pa llogaritur ketu dhe perzjerjen e CIA-s ne inkurajimin e UCK me qellim qe te provokoheshin raprezalje Serbe per te justifikuar nderhyrjen humanitare me Uran te Varferuar.
    Dhe sikur te mos mjaftonte kjo keta persona marrin edhe mbi vete barren e te gjykuarit te te tjereve me etiketime te pa-argumentuara si "komentet e tyre emocionale dhe aspak rracionale".
    Puna eshte qe ketu nuk kemi te bejme me nje konflikt midis te barabarteve apo afersisht te barabarteve si p.sh. Roma me Kartagjenen (luftrat Punike), por kemi nje cballancim te papare ne histori. Nje proverb kinez thote se "Gjysma e te vertetes arrihet kur gjerat quhen me emrin e tyre", e pra te relativizosh deri ne nje shkalle te tille konfliktin eshte si te vendosesh ekuivalence morale midis viktimes dhe kriminelit.
    Une te bej ty dhe shokeve te ty nje pyetje direkte:
    -Pse kur nje paelstinez vret me bombe 5 civile cifute dhe vritet dhe vete ne proces quhet terrorizem, dhe pse kur nje helikopter cifut i dhuruar nga Amerika (pa i marre mendimin taksapaguesit amerikan) qellon me raketa "Hellfire" ne qender te qytetit dhe vret 50 civile quhet vetembrojtje?
    Mbetem i mendimit se vesi me i urryer dhe me i neveritshem eshte hipokrizia prej se ciles rrjedhin dhe standartet e dyfishta.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Une them sepse raketa nuk hidhet kuturu, por diku aty ku ka sinjalizim se jane mbledhur terrorriste, kurse ai qe hedh veten ne ere zakonisht zgjedh qellimisht ambjente civile, psh ne autobuz ose treg.Keshtu mendoj une.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga tironci kuqezi
    Une them sepse raketa nuk hidhet kuturu, por diku aty ku ka sinjalizim se jane mbledhur terrorriste, kurse ai qe hedh veten ne ere zakonisht zgjedh qellimisht ambjente civile, psh ne autobuz ose treg.Keshtu mendoj une.
    Ej, ēfare jane keto arsyetime keshtu mo?

    Ushtareve palestineze u thuhet "terroriste" ndersa ushtareve izraelite "luftetare". Kjo nuk eshte e drejte. Ose qe te dy jane terroriste ose asnjeri. Por Izraeli me ndihmen fuqise mediatike ka arritur t'ju rrenjose ne mendje njerezve keto epitete te njeanshme dhe aspak te drejta.

    Nese ne nje qender banimi ka nje ose disa luftetar palestinez dhe Izraeli hedh rraketa me qellim vrasjen e tyre e si perfundim vriten edhe dhjetra femije, gra etj. te cilet as qe nuk kane mundesi te luftojne, ky eshte krim.

  7. #67
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Jam duke lexuar nje liber te mire nga Ellen G.White me titull "Beteja e madhe ndermjet Zotit dhe djallit",merreni lexojeni nqs mundeni.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #68
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    No koment









    Nese jeni qe skuptoni me me4nd dhe tru atehere te pakten jepni shansin vetes ti shikoni me sy dhe te kuptoni.
    Holokausti palestinez(kliko)
    Femijet palestineze(kliko)
    Krimet e Terroristeve Cifute(kliko)
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ti nuk e manipulon dot llogjiken duke sjellur foto emocionale. Ike lutju allahut iher.

  10. #70
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ndersa ti c`logjike perdor me post te ketille o manoklla?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jeni dakorte me femrat islame qe vazhdojne dhe perdorin perēe?
    Nga toni007 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 26-12-2011, 14:42
  2. Perse Vazhdojne te kapin per ushtri dhe pse jemi ne nato?
    Nga Prison_Break nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 25-04-2009, 21:31
  3. Nėse vazhdojnė bastisjet ish-UĒK do tė riorganizohet
    Nga RaPSouL nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-12-2008, 22:08
  4. Studentet qe vazhdojne per muzike ne USA
    Nga Rajli nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 03:19
  5. 200 milionė njerėz nė botė vazhdojnė tė konsumojnė droga ilegale
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2005, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •