Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Rinia dhe kombi në prag të zgjedhjeve

    Ata qe janë lindur pas vitit 1986, hera parë sivjet munden me votu, po ata:

    1.. Nuk dijin për kë duhet me votu

    2.. Nuk munden me kuptu që shqiptari ka qen ndonjiherë kryetar i Jugosllavis

    3.. Nuk munden me kuptu që kemi qenë me nji shtet bashkë me Sloveninë, Kroacinë, Bosjnen dhe Maqedoninë

    4.. Nuk munden me kuptu që në Shkup mund të shkoje pa pashaportë

    5.. Nuk munden me kuptu që perpara ka egzistuar vetem nji parti por përsëri ka patur zgjedhje

    6.. Nuk munden me kuptu, qysh ka mujt ajo parti me i hup zgjedhjet

    7.. Nuk e dijin kush ka qen Tito

    8.. Nuk e dijin kush jan Tihi, Prle, Mirko, Slavko

    9.. Ivo Lola Ribar - mendojnë që është ndonji lojtar i ri i basketbollit të ekipit të Mabetexit

    10.. Kurrë nuk kan qenë pionerë

    11.. Nuk e dinë që kanë luftuar ndonjiherë Iraku kundër Iranit

    12.. Nuk e dinë që kanë egzistuar dy Gjermania

    13.. Nuk e dinë çka është Spectrumi ose Comodore 64

    14.. Nuk munden me kuptu që ka pas shqiptar që kan ikë prej Kosoves në Shqipri për më shumë socializëm

    15.. Nuk e dinë që Rugova nuk është kryetar i përjetshem i Kosoves

    16.. Nuk munden me kuptu pse kanë luftuar partizant me KFOR-in Gjerman dhe KFOR-in Italijan

    17.. Nuk e dinë që Grmija ka qenë liqen.

    18.. Kur luajn basket e përdorin fjalen "sledeç" por nuk e dijin kuptimin e sajë

    19.. Nuk munden mi kuptu që baballarët e tyre e kanë lexu gazeten “Politika” të Beogradit

    20.. Nuk munden me kuptu, pse shqiptart nganjëherë thonë "Kurgjo nuk ka bo Enver Hoxha, çka ka duhet me bo"

    21.. Nuk e kuptojin frazen: "Ka pare si Gjaiqi"

    22.. Nuk e kan bash t`kjartë ku ka qenë kino Vllaznimi e ku kino Rinia

    23.. Nuk munden me besu që rrok grupet e Beogradit e kan mbushë pallatin “Boro e Ramizi”

    24.. Nuk munden me besu që shqiptart e shqipris perpara nuk kanë patur pashaporta

    25.. Nuk munden me besu që ka pas tipa që janë martuar pa e parë nusen deri ditën e martesës

    26.. Nuk munden me besu që në stadiumin e Prishtines janë mledhur 30.000 veta me pa futboll

    27.. Nuk munden me besu që në Prishtin kanë qenë vetëm dy restoranta “Beogradi” dhe “Rugova”

    28.. Nuk munden me besu që qytetet tjera nuk kanë qenë krka...

    29.. Nuk munden me kuptu që ka pas çika që ta kanë treguar e nuk ta kanë dhanë...

    30.. Nuk munden me kuptu at biznesmen të Shqipërisë që i ka ndertuar gjith ata bunkera e nuk i ka çelë

    31.. Nuk munden me besu që babat e tyre kan qenë tifozet e flaktë të ekipeve të Beogradit - Zvezdës dhe Partizanit

    32.. Nuk munden me besu që në ballkona ose kulmet e ndertesave nuk ka pas antena satelitore

    33.. Nuk munden me kuptu Kosoven pa kombi-busa

    34.. Nuk munden me kuptu që babat e tyre kan mujt me dal jasht Kosoves pa viza

    35.. Nuk munden me kuptu që ka pas shqiptar që nuk e ka pas kërkend në Perendim

    36.. Nuk kan hyp kurrë n`tren

    37.. Mendojnë që Majkel Jeksoni ka qenë gjeth i bardh

    38.. Nuk munden me besu që ka pas televiziona pa telekomandë

    39.. Çka, kanë egzistu televizorët pa ngjyra a? E qysh e keni kqyr programin?

    40.. Kurrë nuk e kan leshu as nji pllak n`gramofon

    41.. Nuk munden me besu që SIDA nuk ka egzistu si smundje

    42.. Nuk munden me besu që njerzit në Prishtinë në mbramje kanë ecur prej Grandit deri te Bozhuri(Ilirija) edhe ashtu nja 20 herë rreth e rreth - kanë dalë në xhiro...(korze)

    43.. Nuk e dinë pse në Gjakov i thojin tepsis "maden" - ka qenë e gdhendur shënimi: "made in Yugoslavia"

    44.. Nuk munden me besu që n`kafiqa t`Pejës u shkruante "Qebaptore" - me i shpëtu tatimit

    45.. Nuk munden me kuptu, pse duhej me e ble banesën prej shkaut...

    46.. Nuk munden me kuptu që kanë egzistuar vetem dy, tre kanale televizivë

    47.. Nuk munden me kuptu që ka egzistuar jeta pa invertor ose agregata

    48.. Nuk munden me kuptu që kan punuar ashensorët nepër pallate dhe banesa

    49.. Nuk munden me kuptu që në Kosovë nuk ka patur Ministrira

    50.. Nuk munden me besu që policia të pallonte në dru dhe hu sipas qefit dhe kur i çohej...

    51.. Nuk munden me kuptu që nana e tyre nuk ka pas mashkull tjeter perveç babës

    52.. Nuk munden me kuptu që baba i tyre nuk ka pas femën tjeter perveç nanës

    53.. Nuk munden me besu që shqiptarët kanë pritur ka dy orë në radhë e rend me e pagu rrymën

    54.. Nuk munden me kuptu që party ma i madh në Prishtinë u bënte kur mbërrinte Stafeta(nji send diku 50 deri 60 cm i gjatë i rëndë nja 3 - 4 kile, i mbarum prej njëfarë metali ose druni, mbahej ne dorë dhe njerzit vraponin dhe ngajshin me të nepër rrugët e krejt Jugosllavisë)

    55.. Nuk munden me besu, që shum prej ketyre që kanë fituar të drejtën me votu, ja kan nisë me u ba njerëz bash falë asaj Stafete...

    56.. Nuk munden me besu që vetem Malisheva edhe Zveçani kanë pas pishinë.

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... po mire Agim, çfare dijne dhe çfare duhet te bejne, Ti mor burre i dheut mos i bjer aq gjate se nuk je ne fushate elektorale ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    57. Nuk e dijnë dhe nuk mujnë me kuptu që rok-grupa e parë në Ballkan është formuar nga një shqiptare Zana Nimani (grupi Zana)

    58. Nuk e dijnë dhe nuk mujnë me kuptu se pse u dashtë me knu Zana në serbisht e në Beograd e jo në Prishtinë e në shqip sikur Asgjë Sikur Dielli etj.

    59. Nuk e dijnë dhe nuk mujnë me kuptu se rep-grupa e parë në Ballkan Gjogani Fantastico është krijuar nga dy vëllëzer shqiptar Afrim dhe Bashkim Gjogani nga Fusha e Kosovës, dhe edhe për këta nuk munen me kuptu se pse është dasht me knu në serbisht e në Beograd, e jo në Prishtinë e shqip sikur Tingulli 3 etj.

    60. Nuk e dijnë dhe nuk mujnë me kuptu se pse etërit e gjyshërit e tyre patjetër është dashur ta dijnë edhe serbishten përveç gjuhës së mëmës së tyre shqipes

    Etj. etj. që kjo rini nuk munet me i dit e i kuptu.

    Po më gëzon fakti që më në fund jemi duke njohur shumë më mirë njëri-tjetrin dhe po afrohemi me njëri-tjetrin ashtu siç edhe duhet të jemi, ne vëllëzërit shqiptarë të të gjitha krahinave shqiptare.

    Unë tash po vazhdoj me gjërat që rinia jonë i kupton dhe i pret nga zgjedhjet e reja:

    1. Rinia sot e kupton që ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë është interesi më i madh i gjithë shqiptarëve dhe pret nga politikanët e ri ta realizojnë atë

    2. Rinia sot e kupton që politikanët në garën e tyre për të fituar votat duhet të dalin me programe dhe projekte përkatëse në të gjitha fushat e jetës shoqërore sikur homologët e tyre në përëndim, atje ku shumica e kësaj rinie është rritur dhe edukuar, në mënyrë që t'i kenë të qarta se pse duhet të dalin të votojnë dhe kënd ta votojnë
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema të Ngjashme

  1. Moisiu deklaron datën e zgjedhjeve, opozita kundërshton
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  2. KQZ: Jo mandate manipuluesve të zgjedhjeve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 02:59
  3. Institucionalizimi i manipulimit të zgjedhjeve
    Nga Himarioti në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-05-2005, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •