Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 39 prej 39
  1. #31
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    sa here qe i them te dua.....

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Tironce_Moderne
    Anėtarėsuar
    25-07-2002
    Vendndodhja
    Nga "Ha mer dhe ika"
    Postime
    109

    o edaaaaaaaaa

    ca bejme ne mjes, drek ,darke moj??? se po me rref i dashuri haha lol e ke pare ate humorin?

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    koha jone
    ----------------
    Burri mbyt gruan pse refuzoi seksin
    Garip Troci Durres - Eshte nje krim qe i kalon te gjithe kufijte. Entela Mema, nga Shenavlashi i Durresit dhe nena e dy femijeve, eshte gjetur gjashte muaj me pare e mbytur ne banjen e shtepise. Por, edhe me i rende behet kjo ngjarje kur i ati i saj akuzon direkt si autor burrin e vajzes Andon Memen. Sipas Jovan Bacit, pak kohe me pare Entela kishte kryer nje operacion ne miter dhe mjeket i kishin rekomanduar qe per pese vjet nuk duhet te kryente marredhenie seksuale. Po, duket se kete kusht ne te mire te shendetit te bashkeshortes nuke ka pelqyer burri i saj Andoni. Ne nje mbremje janari ai ka kerkuar te kryej seks me gruan por duke menduar rrezikun e shendetit ajo ka refuzuar. Megjithate burri nuk ka pyetur per kete dhe i eshte hedhur persiper duke e mbytur me duart e veta. Te gjithe kete histori e ka rrefyer perpara gjykates i ati i vajzes Jovani, i cili ka reaguar pardje ndaj vendimit te gjykates e cila ka dhene 10 vjet burg per dhenderin si autor. Me tej babai i vajzes kercenon se nese Gjykata e Apelit e zbut kete denim, ai do te kaloje ne vetgjyqesi.

    Reagimi i nje prindi per vajzen viktime

    Ai hyn i alarmuar ne zyren e numrit dy te gjykates se Durresit. Ndersa damaret ne balle i ngrihen nga nje reagim i befte, per ate qe ai e quan te padrejte mosmarrjen pjese te tij ne gjyqin, ku jepej vendimi per te shoqin e vajzes se tij qe u mbyt ne rrethana te mistershme e njekohesisht me metoda bizantine.

    "Me c'te drejte zoti gjykates njoftohem per ne oren 11.00 ne gjyq e kur vij une gjyqi ka mbaruar"?! Numri dy i gjykates se Durresit Rexhep Bekteshi mundohet ta sqaroje, por ai ngul kembe ne te tijen. Pas pak thirret dhe gjykatesi i ceshtjes se rende penale, nje djale i ri me syze, me pak mjeker, per t'u ballafaquar me babain e viktimes, qe donte te kthehej seanca. Quhet Markelian Koci. Gjykatesi Koci perpiqet ta qetesoje. Po Jovan Baci nga Shenavlashi nuk qetesohet. Madje e ngre me shume tonin: Si e denoni vetem 10 vjet ate qe ka mbytur vajzen time, shpirtin tim, vetem 25 vjec.

    "Ne,- e sqaron gjykatesi,- nga akuza kete ceshtje e kemi marre per gjykim bazuar ne nenin 82 te KP qe hidhet me vrasje ne kushtet e tronditjes se rende psikike. Mbeshtetur ne kete Nen dhe prokuroria Elena Bahollaci kerkoi denimin e Andon Memes me 8 vjet burg. Ndersa ne e kemi ndryshuar cilesine juridike: nga neni 82 ne 76, qe percakton masen e denimit ne rastet e vrasjes me dashje, ne grindje e siper. Keshtu qe burrit te vajzes tuaj gjykata i shtoi dhe dy vjet. Perfundimisht ai u denua me 10 vjet burg" shpjegoi ai pike per pike. Por, i ati i viktimes perseri nuk ishte i qete. Megjithate, si per t'u cliruar nga makthi per vdekjen e vajzes se tij, nisi te tregoj ngjarjen e kobshme te nates se 2 janarit 2002.

    Rrefimi i nates se trishte

    Dhendrri erdhi tek une per vizite bashke me vajzen time Entela. E kaluam mjaft mire, sic kalohet zakonisht neper festat e Vitit te Ri. Ai punonte ne Greqi. Kishte ardhur disa dite me leje. Vajzen e trajtonte mire. I kishte blere dhe makine, pasi kish marre patenten. Por Entela qe operuar ne miter, pas dy-tre deshtimeve dhe ishte e semure. Te pakten, sic dija une, afro 5 vjet pas atij operacioni, nuk duhej te shkonte ne krevat me te shoqin. Por atij sec i ishte shkrepur ate nate, megjithe kundershtimin e time bije. E nga ky refuzim e mbyti duke i futur thonjte ne fyte. I shoqi e ka mbytur ne kuzhine, por me pas e ka terhequr trupin e pajete te Enteles dhe e ka cuar ne banjo, sikur eshte mbytur vete. Ne oren 04.00., te mengjesit e kane marre vesh komshijte Jovan Baci. Ata me kane njoftuar. Entela e kishte shtepine e te shoqit ne Shkozet.

    Kam shkuar pa marre fryme. Por c'te shoh? Vajza qe nxire ne fyt e ne pjese te tjera te trupit. Dhenderri im ulerinte: C'na gjeti! C'na beri! Trupi i sime bije qe ne banje. E kish mbytur ne kuzhine dhe e kish cuar ne banje, sikur kish mbytur veten. Ai e fshehu krimin. Kee nuk ia fal per 500 mije vjete. Eshte njoftuar dhe policia ne dreke.

    Kerkuam eksperte nga Tirana

    Per mbytjen mizore te vajzes time kerkuam eksperte nga Tirana. Shenjat e dhunes mbi trupin e Enteles qene te dallueshme. Burimin e krimit e kam te sakte, nga brenda shtepise se dhenderrit. Keshtu qe sado te perdridhej ai per te akuzuar per vetevrasje bijen time nuk do t'i shkonte. Neni i fshehjes se krimit nuk eshte futur ne asnje seance.

    Gjykatesi Markelian Koci:

    Per te gjykuar kete veper penale jane bere 5 seanca gjyqesore. Dy ekspertizat psikiatrike iu bene autorit te krimit 34 vjecarit Andon Mema. Ai e ka pranuar krimin ne rrethana te pavetedijshme, nuk ka ditur se c'po bente. Ekspertiza e dyte e ka nxjerre me simptomat e nje paranojaku. Kjo gjendje e ka cuar ne ate situate, sa ne kryerjen e vepres te mos e kete vetedijen e qarte, ose me troc, te mos kete qene ne gjendje te beje vleresimin e veprimeve te tij. Mbeshtetur ne perfundimet e kesaj, ekspertiza dhe akuza kerkoi denimin me 8 vjet burg, mbeshtetur ne nenin 82, qe presupozon: vrasje ne kushtet e tronditjes se rende psikike. Duke ndryshuar cilesine juridike te vepres ne vrasje me dashje, ne grindje e siper, gjykata vendosi 10 vjet burg.

    S'jam dakord me vendimin...

    "Te vrasesh nje njeri e te denohesh 10 vjet, kjo nuk qendron, eshte absurde", thote i ati i Entela memes. Aq me keq kur fsheh krimin e bere. Po u ul denimi ne Apel, atehere une do i futem rruges se vetegjyqesise. Ne jemi gjakftohte se per ate vrasje do ishim shkrire mbare. Ajo ka lene rrugeve dy femije te vegjel. Te ishte vrare per ndonje arsye tjeter, hallall, por per hic gje. Kjo eshte e tmerrshme. Ajo qe e ftohur ne marredheniet intime me te shoqin se qe e semure. Tani me mbetet te trokas te nje dere qe kam besim. Te prokurori i pergjithshem".

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shteti shqiptar sa bukur i mbron kriminelet.

    Ja cthote Gjykatesi..nji djale i ri me pak mjeker..shkurt nje gango..

    ""Ne,- e sqaron gjykatesi,- nga akuza kete ceshtje e kemi marre per gjykim bazuar ne nenin 82 te KP qe hidhet me vrasje ne kushtet e tronditjes se rende psikike. Mbeshtetur ne kete Nen dhe prokuroria Elena Bahollaci kerkoi denimin e Andon Memes me 8 vjet burg. Ndersa ne e kemi ndryshuar cilesine juridike: nga neni 82 ne 76, qe percakton masen e denimit ne rastet e vrasjes me dashje, ne grindje e siper. Keshtu qe burrit te vajzes tuaj gjykata i shtoi dhe dy vjet. Perfundimisht ai u denua me 10 vjet burg" shpjegoi ai pike per pike. Por, i ati i viktimes perseri nuk ishte i qete. Megjithate, si per t'u cliruar nga makthi per vdekjen e vajzes se tij, nisi te tregoj ngjarjen e kobshme te nates se 2 janarit 2002."


    "tronditje e rende psiqike" paska pasur burri

    dhe e ka vrare ne "grindje e siper"..pra qenka "grindur" gruaja e semure..

    hajde shtet hajde.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Po i ngaterron pak nocionet - shteti nuk ka asgje me gjyqin- gjyqi eshte organ i pavarur dhe e sjell nje denim duke u bazuar ne ate qe parsheh ligji, e jo shteti.
    Prokurori publik paska kerkuar 8 vite heqje lirie duke u bazuar ne cregullim psiqik te atij njeriu, mirepo gjyqi nuk paska pranuar paragrafin 82 i cili perdoret per te semuret psiqik, por ka vene ne perdorim paragrafin 76 i cili parasheh denim me te rende, sepse aty sankcionohet vrasja me dashje- e qellimshme. Nuk e kuptova pse alrmohesh dhe pse e akuzon shtetin shqiptar per ceshtje gjyqi. Ka kaluar koha kur shteti fuste hundet ne punet e gjyqit dhe mospranimi i paragrafit 82 nga gjyqi deshmon punen e mire dhe autonome te gjyqit. Pse thua se shteti shqiptar i mbron kriminelet, 10 vite te duken pak , apo cila eshte arsyeja ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 07-08-2002 mė 21:56

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nji shtet i ka brenda te gjitha..nga maxhupet, hajdutet, popullin, policet, kasapet. presidentin, gjyqtaret, prokuroret, doktoret, shoferet e taksive, shkollat etj etj.

    Gjykatat jane pjes e Shtetit.
    Vendimet i marrin duke u bazuar ne ligjet.

    Ne rastin ne fjale kemi spekullim me ligjet. Vrasesin e mbrojne me lojna fjalesh. Kjo tregn shtetin qe nuk eshte ne rregull. Ne kete raste nji segment i Shtetit mbron kriminelin.
    kjo eshte.

    Ne shqiperi vrasesit vrasin tamam..Viktima shkon nen dhe.
    Kurse vrasesin gjithmone e denojne jo tamam.. i gjejne arsye per tia ule denimin..
    Kjo ishte esenca diskutimit tim.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Postuar mė parė nga Brari
    Nji shtet i ka brenda te gjitha..nga maxhupet, hajdutet, popullin, policet, kasapet. presidentin, gjyqtaret, prokuroret, doktoret, shoferet e taksive, shkollat etj etj.
    Po keta qe i permend si subjekt shteteror nuk kane te drejte te perzihen ne punet e gjyqit.

    "Gjykatat jane pjes e Shtetit.
    Vendimet i marrin duke u bazuar ne ligjet."

    Po, mirepo shteti nuk ka te drejte te perzihet kur gjyqi merr vendimet!

    "Ne rastin ne fjale kemi spekullim me ligjet. Vrasesin e mbrojne me lojna fjalesh. Kjo tregn shtetin qe nuk eshte ne rregull. Ne kete raste nji segment i Shtetit mbron kriminelin.
    kjo eshte."

    Spekulimi me ligj eshte normale, sepse avokati i te akuzuarit ka te drejte te kerkoje zbatimin e nje ligji, ligj i cili eshte me i favorshem per klientin e tij. Prokurori publik kerkon nje ligj tjeter dhe avokati i viktimes nje tjeter dhe shteti nuk ka te drejte te catoje rregulla se cilin prragraf mund ta zgjedhin prokurori dhe avokati. Shteti nuk din ligjet sic dijne avokati dhe prokurori. E kush duhej te intervenoje sipas teje , kush e ka kete te drejte. NE nje gjyqesi te pavarur askush!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    10 vjet me duken shume pak per nje rast te tille. Po prokurori qe ka kerkuar vetem 8 vjet, varet nga shteti apo nga gjykata?? (pyetje e sinqerte, nuk jam i sigurte).

    Gjykata eshte e pavarur, por vetem ne teori. Praktikisht ne Shqiperi.... pa koment.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Vendimi i gjykates eshte edhe nje tregues tjeter qe provon me se miri se dhuna bashkershortore pranohet jo vetem nga mentaliteti i semure, por edhe "lehtesohet" nga ligji. Eshte nje shuplake e rende kunder femres shqiptare.

    P.S. "lehtesohet", "pranohet", nuk shikoj ndonje ndryshim per kete rast.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •