MALLAKASTER
Masakrėn nė Albapostėn e komunės sė Fratarit, ku shpėrndaheshin lekėt pėr pensionistėt, e bėra unė. Atje shkova me bindje tė plotė pėr tė grabitur paratė, tė cilat mė duheshin pėr tė vrarė tutorin e motrės sime". Kėshtu ka deklaruar para policisė sė Fierit Klodian Muho, i cili dje rreth orės 10.30 hodhi njė granatė nė zyrėn ku shpėrndaheshin paratė, ku pėr pasojė mbeti i vdekur pensionisti Ethem Levanai, si dhe u plagosėn rėndė Ramadan Metaj, Xhevit Demiri, Bektash Serjani dhe Kadri Mukaj. 20-vjeēari, banues nė fshatin Qenas tė Fierit, ka sqaruar para bluve se nė ambientet e Albapostės hyri i maskuar e me njė pistoletė lodėr, jo pėr tė vrarė njerėz. Ai ka deklaruar se plani i tij i pėrgatitur qė njė muaj mė parė, nė bashkėpunim me shokun e tij Endri Hila, pėrfundoi padashur nė njė masakėr tė vėrtetė. Burime nga policia bėjnė tė ditur se i riu vrasės ka kėmbėngulur nė faktin se thjesht donte tė merrte ca lekė pėr t'u hakmarrė ndaj njeriut qė i kishte dėrguar motrėn prostitutė nė Itali. Madje, autori i krimit ėshtė shprehur se e hodhi granatėn, pasi u tremb se mos e kapnin arkėtari Vladimir Tahiri dhe tė tjerėt brenda nė Albapostė. Polica shpallė nė kėrkim Endri Hilėn.
Akuzoheni pėr vrasjen e pensionistit Ethem Levanai dhe plagosjen e katėr personave tė tjerė nė ambientet e filialit tė Albapostės nė fshatin Fratėr tė Mallakastrės. Pėrse e bėtė njė krim tė tillė?
Po. Unė e bėra masakrėn nė Fratėr. Nė fakt atje nuk shkova pėr tė vrarė njerėz. Kur hyra nė zyrėn ku shpėrndaheshin lekėt pėr pensionistėt, kisha njė plan tjetėr, tė cilin nuk e realizova.
Cili ishte plani juaj?
Nė Albapostėn e Fratarit shkova me bindje tė plotė pėr tė grabitur paratė. Ato mė duheshin pėr tė vrarė tutorin e motrės sime. Para disa kohėsh njė person ka dėrguar motrėn time nė Itali, ku e shfytėzon si prostitutė. Unė nuk mund ta pranoj njė gjė tė tillė, ndaj doja qė tė kisha ca lekė pėr ta vrarė tutorin. Personi qė ka trafikuar motrėn tėnde ėshtė arrestuar para njė viti dhe ėshtė nė burg.
Si do ta vrisnit atė nė qeli?
I arrestuari ėshtė tutori i motrės sė parė. S'kisha punė me tė, pasi ai ėshtė nė burg. E denoncoi vetė motra ime. Unė doja tė vrisja tutorin e motrės sė dytė.
Kur e bėre planin pėr grabitjen e lekėve tė pensionistėve?
Planin e kam bėrė qė njė muaj mė parė.
Me kė e bėre planin pėr grabitjen e Filialit tė Albapostės sė Fratarit?
Me shokun dhe bashkėmoshatarin tim Endri Hila. Bashkėmoshatari im Hila ėshtė nip nė fshatin Symizė tė komunės sė Fratarit. Ai shkonte shpesh tek gjyshi i tij dhe aty merrte tė dhėnat e duhura pėr planin tonė.
Ēfarė tė dhėnash kishte mbledhur shoku juaj?
Ai kishte mėsuar pėr vendin ku shpėrndaheshin paratė, pėr oraret dhe arkėtarin.
Kur mbėrrite nė Fratėr?
Njė ditė mė parė. I telefonova Endrit dhe ai mė tha tė shkoja tek shtėpia e gjyshit tė tij nė fshatin Symizė. Sot me furgonin e linjės u nisa pėr nė Fratėr.
Si ndodhi ngjarja?
Rreth orės 10.30 hyra nė Albapostė i maskuar. Aty mė kapi arkėtari dhe unė i trembur hodha granatėn dhe ika me tė shpejtė. Pas 5 minutash mė kapi policia.
Historia e familjes sė 20-vjeēarit qė vrau 1 e plagosi 4 vetė
Dy vajzat nė trotuare, djali nė qeli
Problemet e familje sė ardhur nga Tepelena nė Fier
Pėr familjen Muhaj, duket se djali qė shkaktoi tragjedinė e djeshme nuk ka qenė i vetmi problem. Madje, duket se pėr prindėrit ky ka qenė "incidenti" mė i vogėl nė familje. Burime zyrtare nga policia e Fierit kanė bėrė tė ditur se babai i Klodianit, Sovjet Muhaj, ėshtė ankuar disa herė para uniformave blu, tek tė cilat ka denoncuar largimin e dy vajzave tė tij nė drejtim tė paditur. Pėr kėtė, ai kishte denoncuar zhdukjen e tyre. Por, sipas tė njėjtave burime, pas hetimeve intensive, ėshtė mėsuar se dy vajzat e familjes Muhaj, nė kohė tė ndryshme, janė larguar nė Itali me dėshirėn e tyre, ku kanė nisur prostitucionin. Sipas tė njėjtave burime, ato nuk janė rrėmbyer nga askush, por kanė mbajtur lidhje me disa djem dhe sė bashku kanė kaluar detin. Pas disa kohėsh, njėra nga vajzat e familjes Muhaj ėshtė kapur nga policia italiane dhe mė pas ėshtė riatdhesuar. Kur ka mbėrritur nė tokėn shqiptare, vajza ka denoncuar njeriun pėr tė cilin ajo kishte punuar, duke thėnė se e kishte rrėmbyer. Ndėrkohė, sipas tė njėjtave burime, vajza tjetėr ndodhet aktualisht nė Itali. Familja Muhaj, me origjinė nga fshati Qesarat i rrethit tė Tepelenės, prej disa vitesh banon nė njė shtėpi me qira nė fshatin Qenas tė Fierit. Megjithėse kjo familje kishte ardhur nga njė zonė e thellė malore pėr njė jetė mė tė mirė, problemet e saj duket se nuk kanė tė sosur. Veē merakut tė vajzave, tashmė prindėrit do tė stresohen edhe pėr djalin 20-vjeēar, i cili nga dje ndodhet nė qelitė e policisė.
Krijoni Kontakt