gsh
---
HISTORIA
Reforma e kohės sė mbretėrisė, favoret e disfavoret dhe lėnia e pronarėve legjitimė nė pritje tė kompensimit pėr pronat e marra
Si e zgjidhi mbreti Zogu I problemin e tokave nė vend
--------------------------------------------------------------------------------
Rezarta Delisula
Shpresa e pėrparimit ekonomik ėshtė varur tek pronarėt e mėdhenj. Ky ka qenė slogani i fillimviteve '30, kur shteti i drejtuar nga Ahmet Zogu nisi tė hartojė njė sėrė reformash pėr rritjen e nivelit ekonomik tė vendit. Vetė drejtuesit tė shtetit iu desh tė hiqte dorė nga kryesimi i grupit konservator tė pronarėve tė mėdhenj tė tokave, tė cilin e kryesoi deri nė vitin 1924, duke hartuar ligjin e ri tė pronave. Po si e zgjidhi Zogu I problemin e tokave, cilat ishin favoret e disfavoret e kėtij ligji dhe pse nuk u zbatua plotėsisht kjo reformė? Ndėr gazetat e vitit 1930 kemi gjetur diskutimet e shumta pėr Ligjin e Reformės Agrare.
Fillimi
"Shqipėria nuk mund tė qėndronte mė nė kėtė pozitė. Pasuri kryesore e vendit ėshtė toka dhe mosdhėnia e kėsaj e vret fare shtetin. Po tė mos japė toka, ku do tė gjejė shteti tė holla qė nesėr tė ngrefė universitet, tė ndreqė rrugė, tė pėrkujdeset pėr shėndetin e popullit e tė bėjė vepra pėrparimtare. Ne s'jemi tė parėt qė po bėjmė njė reformė tė kėtillė, sepse para nesh e kanė bėrė shtetet e Balltikut, Irlanda, Jugosllavia, Rumania, Greqia... Kėshtu deklaroi nė prill tė vitit 1930 ministri i Ekonomisė Kombėtare, Mehdi Frashėri, teksa nė parlament diskutohej ligji i Reformės Agrare. ("Gazeta Shqiptare", 1 prill 1930). Bisedimi mbi kėtė reformė agrare u miratua unanimisht dhe zgjati dy mbledhje tė dhomės sė deputetėve. Nė kėto mbledhje tė pranishėm kanė qenė pėrfaqėsues shtetėrorė dhe nga publiku. Nė mbledhje qe i pranishėm edhe kryeministri Pandeli Vangjeli dhe anėtarėt e kabinetit. Artikujt e ligjit bujqėsor, 88 gjithsej, u panė mė parė nga njė komision i veēantė parlamentar. Mbreti Zogu I mori si kėshilltar ekspertin italian nė fushėn agrare Lorenzoni. Nė fillim tė vitit 1930 profesor Lorenzoni dorėzoi propozimin e tij mbi reformėn.
Reforma
Reforma do tė zbatohej nė kujdesin e njė drejtorie indipendente, tė varur vetėm nga Kryeministria. Mbi kėtė ēėshtje u bėnė shumė diskutime, ku disa sugjeronin qė kjo t“i kalonte si detyrė Ministrisė sė Ekonomisė Kombėtare. Mė nė fund u pranua varianti i parė, pasi Kryeministri nuk kishte asnjė portofol.
Sipas ministrit tė Ekonomisė Kombėtare tė Kohės sė Zogut, Mehdi Frashėri, reforma nuk dėmtonte asnjė. Nė ēdo 1000 dynymė pronarit i do t'i liheshin vetėm 600. Nė 400 dynymėt e mbetur, 200 i liheshin me konditė pėrmirėsimi dhe 200 tė tjera do t'ia merrnin. Por, edhe nė kėtė rast, sipas ligjit, toka e marrė do i paguhej pronarit pėr 10-15 vjet dhe kėtij tė fundit s'i mbetej gjė tjetėr veēse tė bėnte durim. Qeveria deklaroi se, njė e treta nė vend tė gjysmės qė po shpronėsohet, do tė mjaftojė, dhe kjo qeveri nuk ka pėr tė kėrkuar tokė mė vonė. Pėr tė mos u dhėnė shkak kapitalistėve qė tė blejnė shumė tokė e tė bėjnė tė nevojshme hartimin e njė reforme tjetėr nė kohėn e ardhme, u ndalua blerja e mė shumė se 40 hektarėve "tokė buke".
Banka
Paralelisht me miratimin e Ligjit pėr Reformėn Agrare u miratua edhe ngritja e Bankės Agrare. Kjo e fundit, qendrėn do e kishte nė Tiranė dhe kapitalin fillestar do ta kishte 5 000 000 franga ari. Kjo Bankė do tė drejtohej nga njė drejtori dhe njė inspektor. Sipas rregullores sė atėhershme, veprimet e zyrės agrare do tė kontrollohshin nga 3 veta tė emėruar me dekret mbretėror. Mė parė ishte propozuar qė grupi i inspektorėve tė ishte 6-3, tė emėruar nga mbreti dhe 3 nga Parlamenti, por me qenė se Parlamenti kishte tė drejtėn e kontrollimit tė pėrhershėm, kjo u pa e tepėrt. Nga burimet e shumta pėr tė shtuar fondin e Bankės dallonin: pasuria e Sarandės, dhuruar nga sovrani; njė muaj rrogė e nėpunėsave; pasuritė shtetėrore etj. Mbas ligjit mbi bankėn u pranuan edhe 20 nenet mbi kontratėn tip me disa ndryshime. Sipas qeveritarėve tė atėhershėm kjo bankė do tė vihej nė shėrbim tė bujkut.
Pėrfituesit
Neni 5 i ligjit thoshte se nuk pėrfitojnė nga reforma ata qė janė dėnuar me vendime tė prera pėr veprėn penale tė vjedhjes, vrasjes, internimit dhe gėnjeshtrės. Por ky nen u hodh poshtė dhe tani tė gjithė bujqit proletarė, bujqit pronarė qė nuk kanė toka tė mjaftueshme, agronomėt qė kanė mbaruar shkollėn e mesme dhe bujqit proletarė qė kanė njė pasuri tė pamjaftueshme pėr jetesėn e tyre nė moshėn 60 vjeē, tė tėrė pėrfitojnė nga reforma agrare, pa pėrjashtim. Ēdo anėtar familjeje bujku do tė merrte 5 dynymė secili, kurse agronomit, nė qoftė se nuk ka nėpunėsi, do i dyfishohej. Tokat e shpronėsuara pėr instalim do t'u jepeshin bujqve dhe agronomėve me liri tė plotė zotėrimi, me kusht qė kėta tė fundit t'i nėnshtroheshin konditave tė caktuara me ligj. Brenda njė viti nga shpallja e kėtij ligji, lipsej tė bėhej njė tjetėr ligj i posaēėm pėr pronat familjare, me tė cilin do tė rregullohej regjimi juridik i kėtyre pronarėve bujqėsorė. Deri sa tė pėrgatitej ligji i lartpėrmendur, kėto prona s“do tė ndaheshin, tjetėrsoheshin apo shiteshin ndėr persona tė tjerė dhe as tė hipotekoheshin pa lejen e zyrės agrare. Gjithashtu, kėto prona pėrjashtoheshin nga shpronėsimi i detyrueshėm pėr ēdo detyrė tė kontraktueme, pa pėlqimin e zyrės agrare, pas detyrimeve kundrejt shtetit. Nė gazetėn "Besa" tė 14 korrikut 1931 kjo pikė u kritikua shumė. "Ai qi shkaktoi katastrofėn e pronarit ėshtė dispozita e ligjit agrar qė nuk e lejon atė tė shesi dhe tė hipotekojė tokat e tija para se tė aplikohet reforma agrare e cila duket se nė disa vise tė Shqipėrisė do tė vonojė edhe shumė vjet", shkruan mes tė tjerash kjo gazetė.
Sanksionet
Ky ligj parashikonte edhe sanksione. Kėshtu, nė qoftė se i zoti i tokės sė konceduar (i quajtur kėshtu nė kohėn nė fjalė) nuk kryente detyrimet qė kishte marrė pėrsipėr me lejen e zyrės agrare, pronat mund tė shiteshin nė ankand, tė gjitha apo pjesėrisht, por nė kėtė ankand nuk mundej tė merrte pjesė pėrveē se zyra agrare dhe bujqit qė kishin njė pjesė mė pak se normalja. Ligji parashikonte edhe detajet, nė rast tė vdekjes sė pronarit bujk, ku pronėsia i shkonte atij mashkulli tė familjes i cili e fitonte kėtė tė drejtė nė bazė tė trashėgimisė. Marrja e tokės disa pronarėve tė mėdhenj qė kishte Shqipėria, mes tė cilėve ishte edhe vetė Zogu I dhe ndarja e njė pjese tė tyre bujqve tė varfėr u cilėsua si njė pėrpjekje serioze e shtetit tė asaj kohė, por njė pėrpjekje e cila, pėr disa shkaqe, nuk funksionoi. Nė librin e Bernard Fisherit "Mbreti Zog dhe pėrpjekja pėr stabilitet nė Shqipėri" pėrshkruhet nė kėtė mėnyrė ecuria e reformės: "Nėpunėsit e qeverisė shkuan nė Myzeqe tė Fierit pėr tė shpronėsuar disa toka dhe aty panė se pronari i kishte copėtuar ato midis pjestarėve tė shumtė tė familjes sė tij tė madhe, nėpėrmjet akteve tė shitjeve dhe tė dhurimit, saqė nuk kishte mbetur asgjė pėr t'u shpronėsuar. E njėjta gjė ndodhte edhe pranė Tiranės".
Ē'shkruan Fisheri pėr reformėn e mbretit Zog tė vitit 1930
Nė rast se Zogut do t'i lihej kohė, dhe nė rast se vendi do tė njihte qetėsinė, shanset pėr sukses do tė ishin vėrtet tė mėdha", shkruan Bernard Fisher nė librin "Mbreti Zog dhe pėrpjekja pėr stabilitet nė Shqipėri". Sipas tij, vėllimi i reformės dhe legjislacionit ishte i konsiderueshėm, por fatkeqėsisht pjesa mė e madhe mbeti nė letėr ose dėshtoi tėrėsisht. Sipas Fisherit, arsye kryesore e dėshtimit mbetej fakti se shqiptarėt, madje edhe vetė Zogu ishte tepėr i lidhur me traditat e lashta shekullore, duke e pasur tė vėshtirė tė asimilonin me lehtėsi idetė e reja tė huaja. "Jo vetėm makina administrative, e cila duhej t'i impononte kėto reforma, ishte shumė primitive, por edhe parimet mbi tė cilat mbėshteteshin kėto ndryshime moderne ishin tė huaja pėr popullin shqiptar", shkruan Fisheri. Kėshtu, historiani shpjegon se shumė prej kodeve tė adaptuara prej Zogut nuk gjetėn zbatim nė shoqėrinė shqiptare edhe pse sa herė qė kėto kode hasnin vėshtirėsi, mbreti mundohej tė krijonte ligje tė tjera pėr tė bėrė mė tė pranueshme zbatimin e tyre.
Projektligjet e sotme qė mbėshteten nė ato tė hartuara 74 vjet mė parė
Ditėt e fundit nė komisionet e pėrhershme tė Kuvendit po diskutohet projektligji pėr legalizimin e zonave informale. Nė fakt objekti i kėtij ligji ėshtė jo vetėm legalizimi i kėtyre zonave informale, por mbi tė gjitha integrimi i tyre nė zhvillimin territorial dhe infrastrukturor tė vendit, si dhe pėrmirėsimi i kushteve tė jetesės. Projektligji i hartuar nga qeveria, mbėshtetet mbi njė skemė sipas sė cilės toka mbi tė cilėn ėshtė bėrė ndėrtimi pa leje do t'u merret ish-pronarėve nga shteti me ēmimin qė ka statusi i tokės nė momentin e marrjes sė pronėsisė. Ndėrsa pronarėve tė ndėrtimeve pa leje shteti do t'ua shesė kėtė tokė me ēmimin aktual tė truallit. Kjo vlerė qė do t'u merret pronarėve tė ndėrtimeve pa leje ėshtė shumė herė mė e lartė se ajo qė do t'u jepet ish-pronarėve tė tokės. Nė projektligj parashikohet se diferenca e vlerės midis asaj qė do t'u merret ndėrtuesve, me vlerėn qė do t'u jepet ish-pronarėve, do tė pėrdoret pėr procesin e urbanizimit tė kėtyre zonave informale. Njė skemė e tillė pėr menaxhimin e tokės nga shteti ėshtė kundėrshtuar nga parlamentarėt, tė cilėt e kanė vlerėsuar tė kundėrligjshme idenė e bėrjes sė shtetit pronar. Sipas tyre, shteti nuk ka asnjė atribut pėr t'u marrė ish-pronarėve tokat e tyre dhe t'ua shesė atė pronarėve tė ndėrtimeve pa leje. Megjithatė, zv/ministri i Rregullimit tė Territoreve dhe Turizmit, Artan Lame, u shpreh se njė skemė e tillė ėshtė pėrdorur edhe nga mbreti Zog. "Kjo skemė ėshtė pėrdorur nga qeveria e Zogut pėr legalizimin e zonės sė Tiranės sė Re. Qeveria bleu tokat e pronarėve, menaxhoi vetė, duke sistemuar nė kėtė zonė qytetarė tė tjerė", tha Lame. Ai u shpreh se kjo skemė nuk do tė sjellė kosto tė lartė pėr buxhetin e shtetit. Kjo skemė do tė pėrdoret vetėm nė rastet kur ish-pronari i tokės dhe pronari i ndėrtesės pa leje nuk bien nė konsesus pėr tė shitjblerjen e tokės.
Kuriozitete
1. Bisedimet e projekt-ligjit tė Reformės Agrare u zhvilluan tė premten pasdreke nė datėn 11 prill 1930 dhe zgjatėn 4 orė. Ditėn e shtunė u zhvilluan dy seanca, paradite dhe pasdite, ku u miratua njėzėri edhe reforma e re.
2. Qė nga miratimi i ligjit mė 1930 e deri nė maj tė vitit 1938 ishin shpronėsuar vetėm 4698 hektarė tokė ose 11600 dynymė tokė shtetėrore.
3. Banka Bujqėsore, e cila duhej tė kryente tė gjitha veprimet e reformės, u krijua vetėm nė vitin 1937.
MESAZHI I MBRETIT ZOG PER REFORMEN AGRARE
Populli i jonė e dashtun shef me kėnaqėsitė tė madhe, realizimin e nji dėshire tė nxehtė tė tij tė pėrfundueme prej pėrfaqsuesve besnik tė vet. Vendimi i Sotshėm asht nji hapė e fortė nė rrugėn e pėrparimit, plot lavdata; pėr ket historia do tė jetė dėshmuėse. Kėta vendime janė qi e shquejnė zotsiėn e nji populli nė vet-urdhėnimin e tij. Brezat e ardhshėm do t'a ēmojnė si duhet vendimin t'uej plot sakrifica pėr Shtet, tė dhanė nė nji qetėsi tė plotė. Me ket vendim Shteti i jonė kryenaltė mbėshtjellė bijt e tij njisisht nė gjinin e vet. Gjithmonė ka qenė dėshira e jonė me pa bijt e Kombit zot nė shtėpien e tyne. Tue dishenue vazhdimin e kėtyne vendimeve decizive dhe kryesore, urojmė me gjithė zemėr Parlamentin pėr pranimin e Reformės dhe krijimin e Bankės agrare.
Teksti origjinal i mesazhit tė mbretit dėrguar kryesisė sė Dhomės sė Deputetėve
.. GSH
----
Krijoni Kontakt