Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22

Tema: GP Suzuka

  1. #21
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ska komente miku im Storm,per sa kohe sundimtari i kuq do te pilotoje.
    Komente do kesh nga keta tipat e mesiperm,qe ngjyra e kuqe dhe magjia e pilotimit nga Schumi u verbon syte ,dhe humbasin mendjet.

    Kur Schumi do largohet ,pistat e F1,do jene aq te varfera sa muzika pa Bethovenin dhe Mozartin.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #22
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nė pėrfundim tė Ēmimit tė Madh tė Suzukės, shumė skuadra dhe pilotė regjistruan rekorde tė reja 12-10-2004

    Gara e Japonisė, aty ku ndryshuan shifrat

    Endi Tufa


    Ka pėrfunduar Ēmimi i Madh i Suzukės me njė tjetėr fitore tė dyshes Ferrari-Shumaker. Ja disa tė dhėna pėr secilėn skuadėr, tashmė qė ka mbetur edhe 1 garė nga pėrfundimi i kėtij sezoni 2004, ku Ferrari dhe Majkėll Shumaker janė shpallur kampionė pėrpara kohe.
    Ferrari (Majkėll Shumaker 1, Rubens Barrikelo i tėrhequr).
    Shumakeri ka arritur fitoren e tij tė 13-tė nė kėtė sezon dhe tė 15-n me Ferrarin. Gjermani ka marrė polin pėrpara garės dhe mė pas ka arritur tė fitojė garėn. Barrikelo u nis nga vendi i 15-tė, por nuk arriti ta pėrfundonte garėn pas njė incidenti qė pati me pilotin skocez tė McLaren-it, Devid Kulthardin.
    BAR-Honda (Xhenson Baton 3, Takuma Sato 4).
    Mund tė themi qė tani se kjo skuderi e ka siguruar vendin e dytė nė klasifikimin pėr konstruktorė pas kėsaj gare. Batoni arriti nė Suzuka podin e tij tė 11-tė nė kėtė sezon, ndėrsa Sato zhvilloi njė garė disi tė vėshtirė pas problemeve qė kishte me makinėn.
    Renault (Fernando Alonso 5, Zhak Villnėv 10)
    Villnėvi u kualifikua nė provat zyrtare pėrpara shokut tė tij tė skuadrės, megjithatė nė pėrfundim tė garės ai nuk mori sėrish pikė. Me kėtė rezultat, skuderia franceze ka humbur luftėn e saj pėr vendin e dytė nė klasifikimin pėr konstruktorė.
    Williams-BMW (Ralf Shumaker 2, Huan Pablo Montoja 7)
    Ralfi arriti tė rikthente Williamsin nė podium. Hera e fundit qė kjo skuadėr kishte arritur tė ngjitej nė podium, ka qenė nė prill tė kėtij viti. Skuderia nga Grove ka mundur tė sigurojė vendin e katėrt nė klasifikimin pėr konstruktorė. Montoja ka bėrė njė gabim gjatė njė tentative pėr tė parakaluar Toyotėn e Trulit, me atė gabim ai ka humbur disa pozicione.
    McLaren-Mercedes (Kimi Raikonen 6, Devid Kulthard i tėrhequr).
    Kulthardi dukej se kishte njė ritėm tė shpejtė, por ai ka pasur njė incident me Rubens Barrikelon dhe nuk ka arritur ta pėrfundojė garėn e Suzukės. Raikoneni, i cili e ka pėrfunduar sezonin e shkuar kėtė garė nė vendin e 2-tė, nė kėtė sezon nuk arriti tė paraqitej mirė.
    Sauber (Xhankarlo Fizikela 8, Felipe Masa 9).
    Fizikela mund tė kishte zėnė njė vend mė tė mirė nė kėtė garė, por gabimi qė bėri nė kthesėn "Spoon", i ka kushtuar shtrenjtė. Masa nuk mund tė arrinte njė rezultat mė tė mirė, pasi u nis nga vendi i 19-tė. Sauberi ka siguruar vendin e 6-tė nė klasifikim, por nuk mund tė kalojė dot McLaren-in pėr vendin e 5-tė.
    Jaguar (Kristian Klien 12, Mark Veber i tėrhequr).
    Veberi ka arritur tė zėrė vendin e tretė nė provat zyrtare, megjithatė nė garė nuk arriti tė paraqitej mirė. Ai ėshtė tėrhequr pas 20 xhirosh. Klieni ka bėrė njė paraqitje tė mirė. U nis nga vendi i 14-tė dhe e pėrfundoi garėn nė vendin e 12-tė, nė njė pistė tė cilėn nuk e njihte.
    Toyota (Jarno Truli 11, Olivier Panis 14).
    Truli ka bėrė debutimin me Toyotėn nė kėtė garė, si shoku i skuadrės i Olivier Panisit. Pėr italianin kjo ishte njė garė pėr t'u harruar, edhe pse ishte gara e 50-tė e Toyotės.
    Jordan (Nik Haidfilld 13, Timo Glok 15).
    Haidfeldi kishte disa probleme elektronike me makinėn qė nė fillim tė garės. Pėrsa i pėrket shokut tė tij tė skuadrės, Glok, ai kishte probleme mekanike me motorin, pėr kėtė arsye nuk arriti tė paraqitej mirė.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Suzuka 2006: Akti i parafundit
    Nga Dr Rieux nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 12:56
  2. Schumaher triumfon ne Shangai.
    Nga Dr Rieux nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 08:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •