Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23

Tema: Echo

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    As aty, as ketu
    Postime
    15

    Echo

    Deja-vu

    Mos valle bashke kemi qene
    Ne luginen e thelle te heshtjes?
    Ulerimat e heshtjes dridhin ajrin ne te
    Gjysem diell e gjysem hene ishte atje
    Ti pritat e frikes i ngrije
    Ne labirinthet e endrave te mija
    Makthet kaperceja e kaperceja
    Veshur me gjysmen e diellit qe ndriste.
    Ti fshiheshe e fshiheshe
    Ne te errten gjysem te henes,
    Pertueshem veten e ruaje
    Nga fundi tragjik i endres.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    As aty, as ketu
    Postime
    15
    Shpirti mu shtrydh
    Mes dy gjethe te rena vjeshte
    Nje e kuqe, nje e verdhe.
    Pikoi si shi a si lot,
    Fluturoi si fllad a si ere,
    Dy gjethe vjeshte i shkundi
    Mes tyre te shtrydhej serisht
    Nje e kuqe, nje e verdhe.

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Izabel pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #3
    te fluturoj,
    gjithmone kam pas deshire
    te te rri prane e shoh me endje,
    kam enderruar ne te gdhire
    mbremjeve degjoj zene e vone
    dua, prek, puth e qaj
    kur ti,
    ti vazhdon harron....

  5. #4
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar mė parė nga Izabel
    Deja-vu

    Mos valle bashke kemi qene
    Ne luginen e thelle te heshtjes?
    Ulerimat e heshtjes dridhin ajrin ne te
    Gjysem diell e gjysem hene ishte atje
    Ti pritat e frikes i ngrije
    Ne labirinthet e endrave te mija
    Makthet kaperceja e kaperceja
    Veshur me gjysmen e diellit qe ndriste.
    Ti fshiheshe e fshiheshe
    Ne te errten gjysem te henes,
    Pertueshem veten e ruaje
    Nga fundi tragjik i endres.
    Me ngjeth kjo poezi
    Kush di te shkruaje kuptohet menjehere.
    Ti shoh qe di.
    Heren tjeter nje me te bukur
    Heren tjeter nje me te gezuar
    Te lutem. Tjetren.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 11-11-2004 mė 20:20 Arsyeja: gjuhe e huaj
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    As aty, as ketu
    Postime
    15
    Ne do te dish si te vish tek mua
    Ndiq rruget qe lene gishterinjte e mi
    Futur ne floket e tua....
    Per atje ku rera e nxehte e shkretetires
    kembet e zbathura te na shpoje,
    dhe ti drejt meje,
    ( i vetmi objekt i gjalle ne ate vend)
    etjen tende te drejtosh....
    Atehere do te jap te pish,
    nje kupe me te gjitha dejavute e mija
    dhe do te tregoj si lindin oazet blu
    Eja,
    Te kam ftuar ne gosti....
    Te dehemi,te dehemi
    Merr nga pija ime....
    pi.

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    As aty, as ketu
    Postime
    15
    E lagur nata
    Ne "Duomo Cathedral"
    Pellumbat nen kembet e statujes
    flene.
    Ne qetesine e erret, dritash shpuar
    Perbuzur, haruar, refuzuar,
    Nje shpirt i munduar rrotull vjen.
    I duken brinjet fijeholla
    Dhe gjithcka tjeter ka nen to,
    Me drite te mekur i shkelqen.
    Shpresa qe s'vdes, endra e vrare
    Lotet e nates i pi ngadale...
    Pende pellumbash mbledh neper shesh
    Flatrat me to do te arnoje
    Qe prap te mund te fluturoje.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Izabel pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    As aty, as ketu
    Postime
    15
    Shtate lekurat
    Tia heq trupit tim
    Dhe ti fal andej ketej
    per bamiresi.
    Por...
    Kush mishin e zhveshur mund ta shohe
    Dritehijet permes brinjeve,
    mund te shohe pa neveri...
    Do tia fal eshtrat dhe shpirtin tim
    Atij dhe vetem atij.

  10. #8
    asgje s'me perket mua
    Anėtarėsuar
    25-12-2004
    Vendndodhja
    Detroit
    Postime
    46
    Citim Postuar mė parė nga Izabel
    Shtate lekurat
    Tia heq trupit tim
    Dhe ti fal andej ketej
    per bamiresi.
    Por...
    Kush mishin e zhveshur mund ta shohe
    Dritehijet permes brinjeve,
    mund te shohe pa neveri...
    Do tia fal eshtrat dhe shpirtin tim
    Atij dhe vetem atij.
    E thelle dhe ndoshta edhe e sinqertw ! Te lumte Izabel !
    Me lejo te shkruaj edhe une dicka per lekuren i frymezuar nga e mesipermja jote !


    SKLLAVJA E VETVETES

    Shtatė lėkurėt e shpirtit tė saj
    kalimtareve tė rastit
    ua dhuroi
    dhe para turmes lekurėplotė
    lakuriq skelet dhe shpirt
    qėndroi…
    e vetme…,
    por e vetmuar kurrė
    para turmės qė
    edhe shpirtin shiste
    pėr tė sajėn,
    tė … tetėn lėkurė…

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar epidemia pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    As aty, as ketu
    Postime
    15
    Mosqenie.

    Nuk erresohet qielli
    Vec ndotet, behet gri
    Mushkerite thithin tmerrin
    Qe endet neper ajer
    Ne vena s'kullon gjak
    Por ulurima rrjedh
    Si dege te thata gjymtyret
    Keputen, copetohen,
    Dhe ti rend lemerisur
    Qe hicit ti shpetosh
    Drejt dyerve me ankth
    Qe para teje mbyllen
    Ngadale dhe mosperfillese.
    Por perendi nuk je,
    Dhe mbetesh ti atje
    Ku ererat e nxehta
    Shkrumbojne kamomilat
    Neper fusha.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Izabel : 22-02-2005 mė 13:11

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Izabel pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    As aty, as ketu
    Postime
    15
    Ne humnerat e tua,
    Do bie,
    Si tymnaje, pluhur a hi
    Po ashtu te tretur dhe pa forme
    Do arrish te me mbash
    valle ti?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •