Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Italia dëbon qindra azilkërkues

    Ministri i Brendshëm italian Giuseppe Pisanu ka njoftuar një politikë të ashpër për dëbimin e gjithë imigrantëve ilegalë

    Italia dëbon qindra azilkërkues



    Shekulli

    Anijet italiane kanë kthyer që në det disa emigrantë që vinin nga Libia. Raportohet një anije e mbytur
    Italia ka nisur të vërë në jetë një politikë të re të ashpër emigracioni, duke kthyer disa qindra azilkërkues që kanë mbërritur nga Afrika në fundjavë për në pikat nga ata kanë ardhur. Ndërkohë, është bërë e ditur se një anije që mbante dhjetëra azilkërkues është mbytur në ujërat e Tunizisë rrugës për në Itali. Si pasojë kanë vdekur të paktën 17 vetë. Një tjetër anije që kishte në bord rreth 47 emigrantë thuhet se figuron e zhdukur. Anija u mbyt një orë pasi ishte nisur nga bregu, rreth 90 milje në jug të Tunizit, kryeqytetit tunizian. Ekipet e shpëtimit shpëtuan të paktën 11 vetë, por shumica mendohet se janë mbytur, sipas agjencisë së lajmeve TAP. Anija e mbytur, që mbante rreth 70 marokenë dhe pesë tunizianë- ishte një nga anijet që vetëm këtë fundjavë kanë lënë Tunizinë dhe Libinë për në Itali. Kohët e fundit ka patur një rritje të numrit të azilkërkuesve që tentojnë të mbërrijnë brigjet italiane që nga kontinenti afrikan. Emigrantët kanë shfrytëzuar detin e qetë dhe kohën e mirë netëve për të udhëtuar. Dy avionë transporti italian iu bashkuan avionëve të tjerë të linjave ajrore të marra nga qeveria italiane për të kthyer qindra imigrantë ilegalë të nacionaliteteve të ndryshme që arritën në fundjavë në ishullin italian të Lampeduzës. Ata kishin udhëtuar me varka të vogla libiane që u përkisnin kontrabandistëve. Vetëm dje mbërritën në Lampedusa rreth 1200 azilkërkues. Ndërkohë që zyrtarët bëjnë të ditur se disa qindra vetë u kthyen me avion për në Libi, pika prej nga nisen shumica e emigrantëve që duan të mbërrijnë në Itali.
    Ministri i Brendshëm italian, Giuseppe Pisanu ka thënë se qeveria e tij do të vazhdojë me politikën e të dërguarit mbrapsht në Libi të të gjithë imigrantëve ilegalë për të përballuar atë që ai e përshkroi si situatë urgjente. Ministri i Brendshëm italian tha se ky operacion do të vazhdonte derisa numri i imigrantëve që përpiqeshin të hynin në BE nëpërmjet Lampeduzës të ulej. Ai tha se Italia respektonte konventat ndërkombëtare të të drejtave te njeriut. Të dielën, më shumë se një mijë njerëz po prisnin në radhë pranë një qendre pritjeje për të marrë ushqim dhe strehë. Politika e re e qeverisë italiane për dëbim të menjëhershëm të të ardhurve të rinj në Lampeduza është kritikuar nga opozita majtiste në Romë mbështetur në atë se imigrantëve iu është mohuar e drejta të aplikojnë për azil politik. Italia e cila ka numrin më të ulët të lindjeve në Evropë dhe një forcë të punës në rënie, ka nevojë për punëtorë dhe kreu i federatës së punëdhënësve ka bërë thirrje për një pikëpamje më liberale ndaj emigrimit. Megjithatë autoritetet thanë se prisnin një fluks të madh emigrantësh këto ditë nga Libia, pak para se të niste fushata e paralajmëruar e përbashkët e dy vendeve Itali-Libi. Autoritetet italiane kanë premtuar këto ditë të trajnojnë policinë detare libiane që të arrijnë të ndalin skafet para se ato të nisen në det. Në përgjithësi, nga ata mijëra afrikanë që vijnë në Itali, shumica nuk kërkon të qëndrojë në këtë shtet, por të udhëtojë në vende më në veri të Evropës, si në Gjermani, ku ndodhet edhe numri më i madh i popullsisë imigrante.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Çfarë integrimi…, çfarë politike….?

    Drejt një modeli më të mirë për Italinë

    Thomas Sewell është një shkrimtar amerikan dhe në librin e tij Immigrazione e cultura ka shkruar që “historia e emigracionit nuk është vetëm historia e personave që emigrojnë por është edhe historia e territoreve në të cilat shkojnë dhe e ndikimit që kanë mbi vetë territorin”.

    Rritja e flukseve të emigracionit nga vënde të ndryshme me etni dhe kultura të ndryshme ka krijuar një realitet të ri shoqëror-kulturor që e ka vënë Italinë në një krizë (kriza është një moment statik në zhvillim e sipër). Kjo krizë ka bërë të dalë në pah një kontrast midis grupeve të ndryshme të elementëve që përshkruajnë realitetin dhe në të njëjtën kohë demostrojnë nevojën e ndryshimeve. Përveç kësaj ky kontrast ka bërë të lindin kërkesa të reja dhe të rëndësishme që çojnë në rishqyrtimin e politikës sociale, sistemin e shërbimeve shoqërore dhe gjithë normativën që ka të bëjë me organizimin e hyrjes së emigrantëve dhe pritjes së tyre.
    Duhet pra të gjënden modele të reja që ti korrespondojnë kërkesave të reja, koncepteve dhe konteksteve të reja. Por ndryshimi është e rëndësishme që të arrijë edhe në nivelin e sjelljes me qëllim që të na bëjë të aftë për të përballuar ndryshimet gjuhësore-kulturore dhe fetare. Kjo nuk zgjidhet me anë të Ligjit Bossi-Fini, përkundrazi ky ligj ka ndërlikuar një realitet tashmë të komplikuar, meqënëse është përqëndruar tek sigurimi i rendit duke e konsideruar si piknisje për të diskutuar mbi temën e emigracionit dhe kjo përveç qënies e gabuar është edhe e rrezikëshme.
    Për shëmbull takimi midis një punonjësi shoqëror-shëndetësor italian dhe një pacienti të huaj është një takim ndërkulturor, është një etapë speciale e eksperiencës ndërkulturale të pacientit të huaj në një shoqëri të re dhe plotësisht të organizuar.
    Në të njëjtën mënyrë takimi mund të jetë një eksperiencë provokuese dhe e vështirë për punonjësit e shërbimeve të ndryshme shoqërore-shëndetësore. Ata duhet të jenë të ndjeshëm ndaj larmisë dhe veçorive të personalitetit dhe identitetit të pacientit të huaj. Duhet të jenë të kujdesshëm ndaj asaj që përfaqëson manifestimi i një simptome me qëllim që të kuptojnë shqetësimet që vinë nga të qënit i ndryshëm.
    E gjithë kjo kërkon një fleksibilitet të madh dhe të qënit i lirë nga paragjykimet dhe stereotipet.
    Mund të themi që, duke ju rikthyer diskutimit të elementëve, fenomeni i emigracionit është bërë një realitet i gjallë që krijon aspekte të reja që mund të përmblidhen në dy grupe elementësh:
    1) Elementë operativë që përmbajnë tematika themelore mbi të qënit i ndryshëm dhe mbi ndërkulturalizmin siç janë: kultura, identiteti, konflikti, paragjykimi, njohja e kulturave të tjera, etj.
    2) Elementë kontekstualë që kanë të bëjnë me përfshirjen e të huajit në shoqëri për ta bërë pjesë aktive duke favorizuar, në këtë mënyrë, edhe zhvillimin e vëndit mikpritës.
    Këta elementë udhëheqin, ose kështu duhet të jetë, hartimin e ligjeve që rregullojnë hyrjen, qëndrimin, mikpritjen, shëndetësinë, shkollën dhe drejtësinë; dhe gjithë këta elementë duhet të konvergjojnë në një programim të drejtë të integrimit me realitetin italian për të arritur në përcaktimin e një modeli të qartë për sa i përket emigracionit.
    Por çfarë modeli mund të jetë i dobishëm dhe i përshtatshëm për kontekstin italian?


    Modele të politikës së emigracionit që njihen në botë

    Sipas studiusëve të ndryshëm në nivel botëror kemi 4 tipe të politikës së emigracionit, të përcaktuar:

    1. Mundësi të barabarta - Monokulturor:
    Është një model i integrimit që i garanton të gjithëve mundësi të barabarta në sferën publike, me kushtin që të heqin dorë nga kultura e tyre dhe të asimilojnë kulturën e vendit ku emigrojnë. Është një model në të cilin kultura sunduese prezantohet si qëndrore dhe universale në të njëjtën kohë. Kjo nënkupton monokulturë, barazi të drejtash, me metoda të asimilimit ose universalitetit. Është një model që në veçanti është zbatuar në Francë.

    2. Mundësi të barabarta - Multikulturor:
    Është një model në të cilin është e mundur pasja e kushteve për të drejta të barabarta në fushën publike dhe që nuk sheh të nevojshme asimilimin kulturor në jetën private. Është një model relativist dhe universal ku barazia e mundësive përputhet me ndryshimet kulturale, si në Britaninë e Madhe.

    3. Mosbarazi në të drejta - Multikulturor:
    Është një model në të cilin kultura sunduese nuk është vetëm etnoçentrike por, mbi të gjitha, izoluese. Barazia në mundësitë ju është rezervuar vetëm pjesëtarëve të kulturës sunduese, ndërsa anëtarët e tjerë të shoqërisë mund të mbajnë dhe zhvillojnë kulturën e tyre përsakohë qëndrojnë në zonën e rezervuar për ta. Ky model ishte, deri para pak vitesh, i preferuar në Gjermani dhe ka në vetvehte të njëjtin kuptim si politika e aparteidit në Afrikën e Jugut.

    4. Mosbarazi në të drejta - Monokulturor:
    Është një model që nuk lejon mundësi të barabarta. Kemi të bëjmë me një model asimilimi nga kultura sunduese, që shfaqet si etnoçentrike dhe në të njëjtën kohë e diferencuar (integrim racist). Ky është modeli amerikan.


    Çfarë politike në Itali

    I kthehemi Italisë që jeton një realitet të rritjes konstante të flukseve të emigracionit. Mendohet ose bëhet pyetja: Çfarë modeli duhet ndjekur?
    Por para kësaj pyetje duhet të dimë : A ka një politikë të emigracionit të qartë dhe të stabilizuar …?
    Një studioz italian ka deklaruar vite më parë që politika italiane për emigracionin përmban këto aspekte:
    1- Është e paqartë, sepse ligjet janë lokale, pa një lidhje organike dhe shpesh të pa aplikueshëm përderisa i lejon administratës publike tej mase interpretim subjektiv.
    2- Nuk është jetëgjatë, përderisa duket si e krijuar për urgjenca, hartuar me nxitim dhe nuk rregullon fazat e ndryshme të emigrimit.
    3- Në përgjithësi nuk është në përputhje me normat kushtetuese dhe ndërkombëtare.
    4- Për këtë arsye është e paaftë që të qeverisë me ekuilibër fenomenin e emigracionit.

    Kemi hasur në Itali mënyra të ndryshme të trajtimit të flukseve të emigracionit që mund të kenë ngjasim me modele të ndryshme te rajonit:
    · Politika e rruajtjes, e cila nxjerr në pah temën e sigurisë, haset në veçanti në Xhenova dhe në Torino.
    · Politika asistenciale, ajo që i jep një vëmëndje të veçantë mbështetjes dhe asistencës për të huajt rezident ose që tranzitojnë në territor. Haset më tepër në qëndër-veri, në veçanti në Romë dhe në Lacio.
    · Politika e promovimit, demostron një ide për integrim por e kufizuar në realitet ose e rastësishme. Ajo ndërthuret me politikën asistenciale të Romës dhe të Lacios dhe haset edhe në disa zona të Jugut të Italisë.

    Duket qartë mungesa e një politike të përcaktuar, e zëvëndësuar nga politika heterogjene, siç i përmendim dhe më sipër.
    Të gjithë ligjet mbi emigracionin që nga viti 1984 e deri më sot, janë miratuar vetëm për të zgjidhur çështje të ngritura në periudha të ndryshme dhe, megjithatë, të lidhura me politika fituese nëpër fushata elektorale të ndryshme.
    Ligji 40 i vitit 1998 është munduar të vendosë bazat, jo të plota, për një politikë të qartë, për një të ardhme të integrimit, të papërcaktuar mirë..!!!
    Duhet të fillojmë që nga shkolla, nga qëndrat e mikpritjes, nga shërbimet, për të krijuar një klimë jo të kontaminuar nga paragjykimet ose nga stereotipet, me proçedura të sakta në kuadrin e një politike të interpretuar nga një ligj pa patur frikë; që të mos ketë si prioritet të vetëm sigurinë dhe mbledhjen e sa më shumë votave gjatë zgjedhjeve. Një klimë e tillë fillon pa dyshim nga interesat kombëtare të Italisë dhe favorizon bashkëjetesën e shëndetëshme të bazuar mbi respektin e të qënit i ndryshëm nga të tjerët.
    Në këtë drejtim do të kemi nevojë të punojmë shumë, me më tepër vullnet, shpresë dhe ndjenjë njerëzore.


    Shkruar nga arun ananda

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Debimet e ligji i ri Bossi - Fini

    Siç eshte e njohur, ligji Bossi-Fini ka futur sanksione te renda e garanci te pa ekzistueshme karshi qytetareve ekstrakomunitare ne kushte jo te rregullta, duke i shoqeruar me provedimentin e espulsionit (debimit). Ne menyre te veçante eshte futur nje gjobe e re, parashikuar nga art.14, paragrafi 5, ne te cilin parashikohet qe “i huaji qe qendron ne territorin e shtetit pa justifikuar motivin, ne shkelje te urdherit te dhene nga kuestori ne rastin kur espulsioni nuk mund te ekzekutohet me shoqerimin ne kufi, do te denohen me arrestim nga 6 muaj ne nje vit. Ne menyre te veçante ne paragrafin 5 shkruhet qe “per krimin e parashikuar nga paragrafi 5 eshte i detyrueshem arrestimi i autorit te faktit e proçedohet me gjykimin e drejteperdrejte”. Pra, ne qofte se i huaji i goditur nga espulsioni, nuk le territorin italian pa justifikuar motivin, denohet me arrestim nga 6 muaj ne nje vit, e per me teper eshte i detyruar arrestimi i autorit te faktit. Kete thote norma keshtu siç eshte formuluar.

    Lidhur me kete, ASGI e “Coordinamento Giuristi Democratici” kane bere nje thirrje ne te cilen nenvizohet anormaliteti i hapur i ketij sanksioni e mbi te gjitha shkelja e parimeve themelore te sanksionuara ne Kushtetute. Ne rastin e shkeljeve te thjeshta (sikurse mos permbushja e urdherit per te lene territorin e shtetit italian), nuk eshte e mundur qe nje gjykates te adoptoj masa kufizuese te lirise. Me fjale te tjera paraburgimi, ne vija te pergjitheshme ne urdherin italian, nuk parashikohet KURRE per shkelje te thjeshta ose per krime te lehta, siç mund te jete ky rast. Ne thirrje nenvizohet qe edhe pse ligji parashikon arrestimin ne flagrance, pas arrestimit te te huajit duhet te proçedohet me lirimin e tij, duke mos qene e aplikueshme asnje mase kufizuese per kete shkelje. Kesaj thirrjeje i eshte pergjigjur gjithashtu edhe “Unione delle Camere Penali Italiane”, me nje pergjigje shume te qarte, duke u bashkuar plotesisht me kete thirrje, e duke u pajtuar plotesisht me opinionin qe keto dispozita (qe parashikojne arrestimin e detyrueshem dhe proçedimin e menjehershem), jane ne kundershtim me parimet themelore te urdherit italian, ne kufizimin e lirive personale jane plotesisht ne kundershtim me parimet e Kushtetutes. Per kete kemi nje njoftim te 27 tetorit te PM te Firences, dr. Prodromo, i cili ka ngritur çeshtjen e ilegjitimitetit kushtetor te normes pasi: “...sipas gjykatesit, ligji shkel art. 3 te Kushtetutes per mosbarazi trajtimi te qytetareve italiane e te huaj: per keta te fundit ne fakt eshte parashikuar arrestimi edhe per nje shkelje, si ajo e parashikuar nga ligji Bossi-Fini, ndersa per qytetaret e tjere kodi penal, ne shume raste, ndalon arrestimin ne flagrance edhe per krime shume me te renda. Ne fakt, sistemi penal pershkruan detyrimin e masave restriktive te lirive personale VETEM per situtuata reale e objektive te nje rendesie te veçante qe, nuk mund te aplikohen ne rastin e emigracionit klandestine.”

    Natyrisht jemi duke pritur me ankth se si do te shprehet Keshilli Kushtetues, gje qe kerkon kohe, por jemi te kenaqur qe edhe subjekte te kualifikuara, qe nuk kane te bejne çdo dite me tutelen e emigranteve, jane demostruar sensibel e te bindur per shkeljen e hapur te parimeve themelore te Kushtetutes sone karshi kesaj te reje qe parashikon arrestimin e klandestineve vetem per faktin qe nuk kane permbushur nje provediment espulsioni. Shtoj gjithashtu, qe kjo norme ka nje formulim te vaget. I referohet te huajit qe pa nje motiv te justifikueshem rri akoma ne territorin e Shtetit, kur nuk eshte e thjeshte qe te kuptohet e mbi te gjitha te demostrohet se cili eshte nje motiv i justifikueshem e kush jo. Le te mendojme per hipoteza te ndryshme, per ke nuk ka para per te paguar udhetimin, kush eshte pa dokumenta per te kaluar kufirin apo kush mund te rrezikoj persekutime personale. Karshi nje norme qe ne te kaluaren parashikonte arrestimin e te huajit qe pa justifikuar motivin nuk paraqiste dokumentat, Keshilli Kushtetues ka ngritur ilegjitimitetin e kesaj norme qe nuk ben gje tjeter veçse rrit numrin e te arrestuarve ne situata te pa justifikueshme. Uroj, per kete, qe i njejti Keshill te ushtroj nje kontroll te kujdeseshem, pasi ndodhemi perballe nje dispozite e cila do te privonte lirite personale karshi nje krimi modest, kur kjo nuk parashikohet nga ligji. Kush ka shkruajtur kete ligj nuk ka vene re kete kontradite. Nga njera ane parashikohet arrestimi i detyrueshem, e nga ana tjeter merret ne konsiderate qe ne rastin e shkeljeve te thjeshta, prokurori nuk mund te kerkoj aplikimin e paraburgimit.

    Do te kemi mundesine, nepermjet ketij sporteli, qe te nenvizojme boshlleqet e normes Bossi-Fini duke filluar nga rregullat e kontrates se qendrimit qe nuk kuptohet nese do t’i korrespondoj vetem lejeqendrimit te pare ose duhet te vazhdoj te stipulohet e te formalizohet sa here qe kerkohet rinovimi i lejeqendrimit. Lidhur me keto aspekte ligji nuk eshte aspak i qarte e nuk mund t’i atribohet nje interpretim korrekt vetem qarkoreve ministrore, pasi dihet qe ato mund te bejne vetem nje aplikim korrekt por nuk mund te krijojne norma te reja.

  4. #4
    Epo c'paskan qene kta Italianet e , skan faj jo se jan dyndur po shyqyr qe kete

    here nuk zgjodhen menyren e debimit duke i mbytur ne det hehehe
    !!!

  5. #5
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    sa keq

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Nuk E Di Se Ku Jeton Ti Kotele

    Por Te Them Te Verteten Eshte Nje Ligj Rracist Ky Ligji Bossi-fini Qe Nuk E Ke Iden Sa Poshte E Ka Ulur Veten Italia Me Kete Ligj , Them E Ka Ulur Vehten Sepse Vete Italia Ka Miliona Italiane Emigrante Ne Gjithe Boten Qe Kane Emigruar Ne Vite Dhe Nuk E Kuptoj Se Si Mund Te Jesh Kaq Shtet Negativ Karshi Emuigranteve Qe Kerkojne Te Hyjne Ne Itali Thjesht Per Qellim Emigrimi Dhe Asgje Me Shume Se Emigrim , Krkojne Nje Jete Me Te Mire Dhe Asgje Me Shume Shumica Vijne Nga Vende Te Ndryshme Te Afrikes Dhe Nuk Duan Asgje Me Shume Se Sa Te Jetojne Me Dinjitet Keta Mjerane Njerez Qe Kane Humbur Gjithshka Ne Jete Dhe Duan Nje Jete Me Te Mire Ne Itali Dhe Evrope

  7. #7
    Kur jan bere dhe Italianet rracista qe vijne ne nje nivel me rracat me te ulta ne bote ...
    !!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juliano1
    Anëtarësuar
    03-09-2002
    Postime
    142
    Po sikur kjo gje te behej ne Shqiperi pra Neve te ishim ne vend te italianeve. Nuk besoj se do te vepronim ndryshe.
    .....................................
    .....................................
    ------------------------------
    --------------------------------

  9. #9
    Nuk i dihet
    !!!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Citim Postuar më parë nga bebushe
    Kur jan bere dhe Italianet rracista qe vijne ne nje nivel me rracat me te ulta ne bote ...
    Rracat me te ulta? Po qe kjo e vertete atehere neve nuk mund te klasifikohemi si rrace fare.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  4. Goran Bregoviç për herë të parë koncert në Tiranë
    Nga BOKE në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 366
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 10:51
  5. Projekti i zhdukjes së shqiptarëve - Ivo Andriq
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •