Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 11 prej 11
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Pėr: Teatri Shqipetar

    Teatri dhe Muzika

    Ndonėse shfaqjet dhe grupet e para teatrore duken pikėrisht nė fundin e shek. XIX, qė i takon periudhės sė Rilindjes Kombėtare, gjithsesi ėshtė trashėguar njė pasuri e vyer mė e hershme e kulturės popullore qė i pėrgjigjet korpusit tė njohur me emrin “Teatri folklorik”, ku pėrfshihen shumė lodra, ceremoniale, rituale dasme, morti e mikpritjeje, veprime mimike dhe pantomima gazmore, karnavalet, teatri i hijeve, ai i kukullave, veprimet dhe maskat etj.

    Rilindja Kombėtare Shqiptare ėshtė periudha kur teatri shfaqet tashmė si njė dukuri e mirėnjohur, e dokumentuar dhe e shtrirė nė gjithė trojet shqiptare. Ėshtė koha kur dramaturgjia, si ushqimi kryesor i teatrit, nis tė shėnojė, tok me gjedhet letrare, titujt e emrat e parė tė veprave dhe tė autorėve tė tyre.

    E para shfaqje teatrore e dokumentuar nga burimet arkivore ėshtė “Dasma e Lunxhėrisė” e vitit 1874 e Koto Hoxhit, me nxėnėsit e shkollės normale “Ta zografia” tė Qestoratit Gjirokastėr. Ajo u prit me entuziazėm nga fshatarėt e Qestoratit e fshatrat pėrreth dhe u ēmua si njė pėrpjekje pėr tė ruajtur gjuhėn e zakonet shqiptare.

    Mė 1875 Sami Frashėri (1850-1904) botoi nė gjuhėn turke dramėn “Besa”, lėnda e sė cilės ishte marrė nga jeta, nga morali dhe nga zakonet shqiptare. Ajo u shfaq po atė vit nė Stamboll dhe mė 1901 e mė pas, tashmė e pėrkthyer nė shqip, u vu nė skenė nė disa qytete tė Shqipėrisė.

    Mė 1879 nė Shkodėr u shfaq farsa “Makko” e pėrkthyer nga italishtja, e luajtur nga nxėnėsit e “Kolegjės Saveriane”.

    Nė vitin 1880 arbėreshi Leonardo de Martino (1830-1923) shkroi shqip dramėn me karakter liturgjik “Nata e kėshndellave”, e cila u shfaq po atė vit nė Shkodėr nga nxėnėsit e po kėtij kolegji, kurse nė vitin 1882 u dha komedia “I biri i ēifutit”, e pėrshtatur nė shqip nga Pashk Babi.

    E para dramė me strukturė tė mirėfilltė ėshtė “Emira” e arbėreshit Franēesk Anton Santori (1814-1894), e shkruar mė 1885 dhe e botuar nga De Rada nė gazetėn “Fjamuri i Arbrit” nė vitet 1886-1887; mė pas vjen drama “Alles Dukagjini”.

    Autorėt qė e ngrenė dramaturgjinė e kėsaj periudhe nė shkallėn e saj mė tė lartė janė Andon Z. Ēajupi (1866-1930) me komeditė “Katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėrr” (1902) dhe “Pas vdekjes” (1910), si edhe me tragjedinė nė vargje “Burri i dheut”; Gjergj Fishta (1871-1940) me melodramėn “Shėn Franēesku i Asizit” (1909); Fan S. Noli (1882-1965) me dramėn “Israelitė e Filistinė” (1902); Mihal Gramenoja (1872-1931) me komedinė nė tri akte “Mallkimi i gjuhės shqipe” (1905) dhe tragjedinė nė vargje “Vdekja e Pirros” (1905); Kristo Floqi me dramėn “Fe e kombėsi” (1912) dhe mė tej Tito Toska, Shtjefėn Gjeēovi (1873-1929), Namik S. Delvina etj.

    Lėnda letrare e shkruar pėr shfaqjet teatrore tė kėsaj kohe ka qenė e natyrave tė ndryshme, qoftė kjo e organizuar nė format e mirėfillta dramatike, qoftė nė trajtėn e skenarėve a tė libreteve ku thureshin e tuboheshin brenda njė teme shumė elemente teatrore qė shėrbenin pėr ndėrtimin e shfaqjes, qoftė edhe nė trajta tė pėrshtatshme pėr skenė.

    Pjesėt teatrore nė formė fjalėkėmbimesh tė lėvruara nga Gjerasim Qiriazi (1861-1894) dhe Petro Nini Luarasi (1865-1911), tė cilat janė dhėnė nė njė varg shkollash nė Shqipėrinė e Jugut, kishin karakter didaktik (pėr mėsimdhėnien); ato synonin nxėnien e diturive, mėsimin e edukimin me norma tė shėndosha morale dhe pėrcillnin gjithashtu subjekte, ngjarje e figura nga historia e popullit shqiptar.

    Nė vitin 1890 Urdhri i Jezuitėve i kishės katolike tė Shkodrės mundi tė ndėrtojė nė Shkodėr njė sallė pėr tė organizuar shfaqje teatri. Ky ėshtė institucioni i parė teatror i ngritur me ndihmėn e kishės, ndonėse u sollėn mjaft pengesa nga ana e autoriteteve turke. Nė kėtė sallė janė dhėnė shumė shfaqje me karakter fetar, kryesisht nė gjuhėn italiane, por edhe nė gjuhėn shqipe. Vlen tė theksohet se Urdhri i Jezuitėve bėnte shpenzime tė mėdha pėr pėrgatitjen dhe pėr mbarėvajtjen e shfaqjeve, pėr veshjet e shtrenjta e luksoze tė aktorėve, pėr dekorimet e skenės, pėr krijimin e mjediseve skenografike historike a alegorike, deri edhe pėr pėrdorimin e pajisjeve teknike tė kohės, pėr efektet e ndriēimit etj.

    Nė vitin 1899 nė Korēė u dha nga njė grup shkollor shfaqja e tragjedisė “Otello” e Shekspirit, gjė qė flet pėr dashurinė dhe pėr njohjen e vlerave tė larta tė dramaturgjisė botėrore.

    Ndonėse zhvillimi i teatrit nė periudhėn e Rilindjes ėshtė i vijueshėm dhe pėrfaqėson nė vetvete njė dukuri pak a shumė tė njėsuar, pėr nga ritmet e shtrirja ai mund tė ndahet nė dy etapa: para dhe pas vitit 1908, Revolucionit tė turqve tė rinj dhe shpalljes sė kushtetutės sė shtetit turk.

    Duke shfrytėzuar disa tė drejta qė iu njohėn, shqiptarėt organizuan me shpejtėsi klube kulturore artistike. Njė vend tė veēantė zinin grupet teatrore. Brenda njė kohe tė shkurtėr nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė vepronin shumė shoqėri e grupe dramatike teatrore. Janė tė shumta shfaqjet teatrore qė u dhanė nė vitet 1908-1912. Kėshtu, klubi “Labėria” i Vlorės spikati me shfaqjen e tragjedisė sė Mihal Gramenos “Vdekja e Pirros” (1908) dhe tė dramės sė Sami Frashėrit “Besa” (1909); klubi “Drita” i Gjirokastrės dha shfaqjet “Besa”, “Agimi” etj.; klubi “Bashkimi” i Delvinės shfaqi dramėn “Dashuria e mėmėdheut” tė Namik Delvinės; shoqėria e grave “Ylli i mėngjesit” shfaqi dramėn e Shilerit “Vilhelm Teli”. Po kėshtu dhanė shfaqje klubi “Dituria” i Korēės, klubi “Afėrdita” i Elbasanit, shoqėria “Vllaznia” e Durrėsit. Nė Shkodėr jepeshin rregullisht nga kleri jezuit, nga shkolla franēeskane, si dhe nga “Motrat stigmatike”, shfaqje pjesėsh dramatike tė njohura nė gjuhėn italiane, por edhe nė gjuhėn shqipe, edhe pse si subjekte tė tyre parapėlqeheshin ato me motive fetare e biblike. Nė Janinė mė 1909, nė kafe “Iskania” u luajt drama “Besa”, e cila ngjalli entuziazėm te shqiptarėt. Shfaqje teatrore u luajtėn nga klube atdhetare kulturore edhe nė Stamboll, Bukuresht, Kostancė, Shkup, Uorēester (ShBA) etj.

    Edhe muzika shqiptare e periudhės sė Rilindjes ėshtė pjesė e zhvillimit tė pėrgjithshėm kulturor e artistik qė u vu re nė Shqipėri gjatė kėsaj kohe. Muzika e kultivuar e ka zanafillėn nė lėvizjen kulturore qė shpėrtheu fill pas krijimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, mė 1878.

    Nė kėtė vit nė Shkodėr u krijua banda e parė muzikore shqiptare, e cila hodhi themelet pėr zhvillimin e njė muzike tė re nė Shqipėri. Formimi i orkestrave frymore mė parė nė Shkodėr, pastaj nė Korēė, nė Elbasan dhe nė qytete tė tjera, bėri tė mundur qė tė njihen e tė pėrhapen gjinitė e kultivuara nė artin muzikor, ato tė formacioneve orkestrale. Ky repertor i ri do tė shėrbente si pėrvojė e drejtpėrdrejtė pėr krijimin e veprave muzikore tė para shqiptare, si marshi “Bashkimi i Shqipėrisė”, i kompozuar nga Palokė Kurti mė 1881.

    Qytetet e Shkodrės e tė Korēės ishin dy qendrat kryesore tė zhvillimit tė muzikės shqiptare tė periudhės sė Rilindjes. Nė vitin 1909 nė Korēė u ngrit orkestra frymore e quajtur “Banda e Lirisė”.

    Tipar dallues i muzikės sė Rilindjes Kombėtare ishte karakteri atdhetar qė shoqėroi periudhėn e Rilindjes dhe u thellua mė tej me periudhėn e Pavarėsisė.

    https://www.shqiperia.com/Teatri-dhe-muzika.362/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 27-03-2018 mė 10:02

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Muzeume - Ekspozita
    Nga Eni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:17
  2. Teatri
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:21
  3. Perse ?!? Ja pra ... realiteti Shqipetar dhe kinematografia Shqipetare ....
    Nga -ZeroCooL- nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2005, 02:29
  4. Ēfare eshte teatri per te madhin Pellumb Kulla
    Nga Darius nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 23:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •