Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Post Parlamenti votėbeson qeverinė "Nano"

    TIRANE- Parlamenti miratoi dje nė mbrėmje pėrbėrjen dhe programin politik tė qeverisė "Nano". Me gjithė debatet qė kanė pėrfshirė Partinė Socialiste kohėt e fundit, asnjė deputet i saj nuk votoi kundėr apo abstenoi. Rrjedhja e vetme qė pėsoi maxhoranca dje nė votėbesimin e qeverisė ishin tre votat e aleatit tė vjetėr, PSD-sė. Gjinushi, Apostoli dhe Bejtja abstenuan , ndėrsa Arben Imami i PAD-sė dhe Nikollė Lesi i PDK-sė votuan kundėr. Nė total, rezultati i votimit tė 132 deputetėve pėr qeverinė dhe programin ishte i tillė: pro saj 81 vota, kundėr 48 vota, dhe abstenime tre. Nga leximi i votimit duket se gjithė deputetė e PS-sė, tre deputetėt e PA-sė, 3 tė PBDNJ-sė, Ceka i PA-sė dhe Milo i PSD-sė votuan pro , ndėrsa 48 vota kundėr, kishin kėtė pėrbėrje: tė gjithė deputetėt e PD-sė qė ishin nė sallė si dhe PDr, PLL, PBK, PR e PDR ishin kundėr qeverisė e programit. Qėndrimi unik i socialistėve ndaj qeverisė vjen kėtė radhė pas tre abstenimeve tė para pesė muajve mė parė gjatė votėbesimit tė qeverisė "Majko" , Gjoni, Poēi e Blushi abstenuan.

    Rezultati: 81vota pro, 48 kundėr, 3 abstenime. E gjithė PS-ja mbėshtet Nanon. PSD abstenon

  2. #12
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Debati pėr votimin

    Njė orė pasi mbaruan 75 diskutimet e deputetėve pėr pėrbėrjen e qeverisė dhe programin e saj, pozita dhe opozita debatuan nėpėrmjet kryetarėve tė tyre Nano e Berisha, por jo vetėm pėr ēėshtjen e mėnyrės sė votimit tė qeverisė. Berisha, Ngjela dhe tė tjerė arsyetuan qė dekreti i presidentit Moisiu pėr emėrimin e kryeministrit Nano tė votohej veēmas dekretit pėr qeverinė dhe programit. Berisha pranoi dje tė tėrhiqej nga kėrkesa pėr votim tė fshehtė pėr qeverinė, por pėr kryeministrin Nano ai u shpreh se :Sipas Kushtetutės dhe rregullores sė Kuvendit ai duhet tė votohet veēmas, meqė ka ardhur katėr ditė para dekreteve tė ministrave dhe nė mėnyrė tė fshehtė meqė ėshtė person i veēantė". Madje Berisha duke tentuar qė tė prekte sedrėn e PS-sė u shpreh se "Votoni fshehtas qė tė bėheni njė herė burra". Kryeministri Nano replikoi duke thėnė se "Ky debat qė po zhvillon Kuvendi nuk ėshtė nė juridiksionin e tij. Sepse Gjykata Kushtetuese para pesė muajsh e ka dhėnė njė pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje. Kuvendi, sipas Kushtetutės ėshtė i detyruar qė tė zbatojė vendimin e Gjykatės Kushtetuese dhe tė mos i diskutojė ato". Po kėshtu, tė njėjtėn gjė tha dhe kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruēi duke cituar fjalė pėr fjalė vendimin e Gjykatės. "Votimi pėr kryeministrin, programin e qeverisė dhe anėtarėt e kabinetit ,- tha Ruēi,- bėhen njėherėsh". Por nėnkryetarja Topalli, Ngjela e shumė deputetė tė tjerė tė opozitės ishin tė mendimit se dekreti pėr Nanon kryeministėr ėshtė i veēantė dhe nuk ka sesi Kuvendi ta injorojė atė. Sipas tyre, Kuvendi nuk ka se si tė votojė dekretet e ministrave dhe tė programit dhe tė lėrė mėnjanė pa votuar dekretin e veēantė qė e emėron Nanon kryeministėr. Gjithsesi pas debateve pėr mėnyrėn e votimit filloi procedura e votimit ku rezultoi se 81 deputetė tė maxhorancės ishin pro qeverisė dhe 48 kundėr.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Qeveria: "Mos Na Cani Fort Derrasa!"

    TIRANE (1 Gusht) -

    "Kryeministri Fatos Nano dhe qeveria qė ai drejton, njeh sfidat dhe pėrgjegjėsitė qė ka pėrpara, nė rrugėn e nisur tė reformave pėr integrimine vendit nė strukturat europiane". Kėshtu u shpreh sonte nė mbrėmje, gjatė njė konference pėr shtyp, Aldrin Dalipi, zėdhėnėsi i ri i Kryeministrit Fatos Nano. "Nė kėtė rrugė, kemi vullnetin e duhur pėr tė qenė transparent me publikun, nė njohjen dhe promovimin e politikave qeverisėse, gjė qė do tė ndikojė dukshėm nė njė koncept tė ri, duke e vlerėsuar kėtė mekanizėm si mjet tė monitorimit publik dhe mė gjerė", shtoi ai. Zėdhėnėsi Dalipi theksoi se transparenca nė veprimtarinė e Qeverisė do tė nxisė bashkėpunimin e tė gjithė faktorėve politikė, pėrfshi kėtu edhe opozitėn. "Ne do tė jemi angazhuar pėr tė realizuar rezultate tė prekshme dhe nuk do tė rreshtin pėrpjekjet tona qė integrimi i Shqipėrisė tė jetė pjesė e bashkėpunimit me publikun dhemedian", tha zėdhėnėsi i Kryeministrit para gazetarėve. in/ko (BalkanWeb)
    alumni,

    gjithmone nxenes

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •