Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Maradona : “Goli i Botërorit 1986 u bë me hile”

    Erion Kaçorri

    Futbollisti argjentinas Diego Maradona pranon që goli i tij me Anglinë në Botërorin e vitit 1986 u bë me hile, pavarësisht justifikimit se ishte “Dora e Zotit” që shënoi. Ylli i futbollit pohon se kjo ishte një lloj “hakmarrje” ndaj kombit Anglez për humbjen e kombit të tij në luftën e Falklandit në vitin 1982. Ai thotë në autobigrafinë e tij që po luftonim me mish dhe shpirt për të mbrojtur flamurin tonë dhe fëmijët e vrarë në betejën e Falklandit. Ai tregon gjëra që më parë nuk do të kishte mundur ti thoshte. Argjentinasi zbulon se vullneti i skuadrës së tij për të fituar ishte realizuar vetëm nga turpi kombetar i humbjes në luften e Malvinës. Në një mënyrë në fajësuam lojtarët e kombëtares angleze për gjithë vuajtjet e kombit Argjentinas. “E di që tani mund të duket një idiotësi por sinqerisht kjo ishte ajo çfarë në ndjenim në ato momente. Ndjenja e hakmarrjes ishte më e fortë se loja jonë. Ne po mbronim flamurin tonë’-përfundon Maradona
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Si do qe te jete, ai eshte nje gol qe gjithmone historia do mbaje mend, eshte pse eshte shenuar me dore ka pasur efektin e tij...

    Maradona ka qene lojtare i mire por si KARAKTER eshte nje ZERO e madhe.....
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Si karakter ja fut te gjitheve para mbrapa Maradona. Po flasim per karakter ne fushe apo do rrime e merremi me jeten private te tij? Jeta private jashte lojes nuk i hyn ne pune asnjerit. Smund te jesh lojtar i mire duke tund allatet, duke perdorur shprehjet e komentuesve shqiptar sportiv... duhet "grinte".
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Te flasesh per legjenden qe quhet Diego Armando Maradona,fjalet jane te pakta dhe te varfera,pasi magjia e tij ne fushen e blerte eshte e veshtire te pershkruhet me fjale.
    Diego eshte me i madhi se historise se topit te rrumbullaket,dhe kete e tregoi vota e popullit qe mbush shkallet e stadiumit,dhe jo votat e mafie-gazetare-drejtues te UEFA-s dhe FIFA-as qe te mos linin jashte te perkedhelurin e tyre Pelene u dhane dy cmime per lojtarin e shekullit.
    Diego nuk u pelqye nga keta te fundit se kish dhuntine te fliste atew cka mendonte,te kritikonte poshtersite qe beheshin ne futboll,Diego nuk dinte te servilosej,te lepinte.
    Magjia e tij futbollistike e beri kaq te dashur ne zemrat e tifozeve te futbollit sa sulmet dhe intrigat qe ju bene nuk ja zhubraviten imazhin futbollistik.
    Diego ishte kaq i madh sa,vuri ne dileme gjysmen e Napolit,ne gjysem finalen e paharrueshme te boterorit te 90,ndermjet Argjentines dhe Italise.Gjysma e zemres rrihte per Italine dhe gjysma per Maradonen.

    Sa per golin me dore krejt i parregullt ,u deshen kamerat e TV,pasi sakush ne ato momente nuk e vuri re.
    Sa per efektin asnje lloj efekti,epersia e argjentinasve dhe goli i dyte ku morri zvarre 7-8 lojtare angeleze vulosi perfundimisht magjine e Maradones.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #5
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb



    Në një intervistë kohë më parë ,Pele ,ishte pyetur se cka mendonte për golin që Maradona e kishte shënuar me dorë ,në lojën Angli - Argjentinë dhe se si do të vepronte nëse atij do t'i kishte ndodhur një gjë e tillë .
    Pele ishte përgjigjur :
    Do t'i thoshte referit se kishte bërë gol me dorë dhe do të kërkonte që goli të anulohej!



    Edson Arantes do Nascimento PELE!


  6. #6
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ja dhe goli i famshem me dore (hand of God) i Maradones.


Tema të Ngjashme

  1. Maradona, trajneri i ri i kombëtares argjentinase
    Nga Ka Vetem DINAMO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-11-2008, 19:14
  2. Diego Armando Maradona
    Nga DORJANBITI në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-12-2007, 15:41
  3. Moda e Boterorit.
    Nga bayern në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 14:25
  4. Van Basten le jashte Boterorit Seedorf , Davids dhe Makay !
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 02-06-2006, 13:36
  5. Cila skuader afrikane do jete surpriza e Boterorit ?
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 06:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •