Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 45 prej 45
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tani veze e shall ne gryke Anjezes qe te ruaj zerin e frymezim edmondit e paci sukses ne kete keng te re qe ka dhe kontributin tone...lol.

    si tha shoku Q kur vjen e gjen shokun Zylo e Shemshedinin duke u zene se kush do e lexonte raportin ne konference..

    Ckini pse zihi.. per nje raport punojne shume shoke..por nje ama e lexon.. idete i dhashe une..e ti Zylo me Shemshedinin keni punuar mbi ato ide e bile dhe Demka ka ndihmuar..

    une..paskam "ndihmuar" ..tha me vehte i ngrati Demke..

    ehh e dinte e shoqja e tije te verteten..se sa nete kish gdhire mbi letra demka i shkrete..

    lol.

  2. #42
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    AGIM DOÇI,
    Zvicer


    ( Cikel poetik )


    KLITHMA IME

    I njoh të gjithë helmet që thithen
    Katran, karbon dhe nikotinë !
    Dhe bëj çudi, që ato shiten.
    Me një reklamë në kopertinë:

    Duhani rëndë dëmton shëndetin!
    Duhani jetën ta shkurton!
    Duhani të shkakton kancerin!
    Duhani vdes kush e tymon!

    Po kryehelmin që pijnë shqiptarët
    Çudi askush nuk e ndalon?!...
    Pa dilni pak shikoni varrët
    Rini e kombit atje...”pushon”.

    Lexoj mbishkrime dhe epitafe
    “U ndave bir në moshë të re!”
    “Të vranë vëlla se dolën llafe!”
    “Fëmijtë dhe nusen ti i le...!”

    O kujë, o gjëmë, o kob i kobit!
    Ti kryhelmi i vendit tim.
    Gjakmarrja vret gjysmën e kombit
    Hakmarrja turp dhe pikëllim!










    SEMAFOR 2004

    Tek semafori i rrugës time
    Më zuri veshi një dialog
    Kaloj një çift i zemëruar?!...
    Një dashuri pa horizont!...

    Ajo kaloj sa pa sinjalin
    Dritën jeshile për kalimtar
    As ktheu kokën të shihte djalin
    Që mbeti vetëm në trotuar.

    Unë kam miq të dashuruar
    Shoqet e mija, gjithashtu.
    U shoh të heshtur, të hutuar
    Siç me shihni edhe ju!

    Dikush i shmanget pyetjes time...
    Dikush dy fjalë më thotë me zor
    “Lermë të lutem se ndjenja ime!
    Ka humbur udhën në semafor!




    KUR T’U MARRE MALLI

    Në më kërkofshi kur ju merr malli
    Ja hipni vargut dhe vjerrshëroni
    Në nargjilenë e Ali Pashajt
    mua përherë do më takoni...

    Kur tavlla e shpirtit të mbushet plot
    tymi i cigares të mbuloj tavanin...
    dhe nëse vargu s'u lidhet dot
    kaloni natën me filxhanin...

    Pini kafenë dhe psherëtini...
    bile vetvehtes hidhni një fall!
    dhe do zbuloni se unë Agimi
    ju dua fort dhe kam shumë mall.

    Gishtat e zverdhur nga nikotina
    shpirti i zverdhur nga ikja e gjatë...
    nëmni uha...dy ulërima!
    Të zgjoj një Ditë...të shtyj një Natë!






    VJESHTE

    Vjeshta është në kulm të saj
    dimri portës i afrohet....
    një gërrnetë zuri me vaj
    një kabà...dikush martohet!

    Po martohet karkaleci
    mblidhen pleshtat në Banket.
    çohu Lasgush nga Poradeci
    se për ty po ngre shëndet!

    Po Lasgushi Madhështori
    Nuk ka kohë të vij në Banket
    Paska ikur vetë i gjori
    dhe bën vjerrsha në Xhenet.







    KU JANË!?...

    Ku janë bjeshkët e Valbonës?
    Ku asht shpellë e Dragobisë!’
    Ku je Fatime Sokoli?
    Ti bylbyli i Shqiptarisë!

    Më dogj malli për 9 malet!
    Bukurinë e kang’s dibrane!
    Ku asht zani i Liri Rashës?
    Ku ta gjej sot kangën tande?

    Kush ma sjell kangën vlonjate?
    “Vajzën e Valëve” nga bregdeti!?
    Ku janë nuset dropullite
    Ku janë isot nga Përmeti!?

    “Qysh e len qingji kopenë!”
    Shkurte Fejza pranë ma solli!
    Sa shumë malli më ka djegë
    Për atë kangën “Mic Sokoli”.


    Mijra kangë në gjoks m’i uli
    Motra Shyhrete Behluli!
    qindra kangë me palc- barot
    Dava Gjergji m’ solli sot.

    Drane Gega e Malsisë
    Merrja prap ti çiftelisë
    “Mbushe rrugën more zambak!
    Ky kurbet veç lot e gjak!

    Ku eshte sot Bik Ndoja i bardhe?
    Ku je shpirti i kang’s shkodrane!?
    Hej Luçije, pse s’ke ardhe
    Mem qetsu me kangën tande!

    Ku ti gjej prap dy mbretneshat?
    Vaçe Zela e Pagarushë!?
    Kangën me gjithë shpirt e desha
    Kangë e mallë zemra m’asht mbushë!

    …………………..

    Hapni rrugën bre dasmorë
    Se po vjen Bujar Qamili!
    Vallen merrni dorë për dorë
    Eja Merita Halili.

    Nji kang Shkodre me dy saze
    Valle Dibre me tupan!
    Elbasani po sjell taze
    Dy selvija në mejdan.

    Demir Zyko prej Skrapari
    Parashqevi nga Kavaja
    Kleopatra djeg si zjarri
    me qerpikët e mëdhaja!

    Ndalni pak se erdh Nailja
    Me nji kangë për dashurinë
    Po Fitnete Madhështija
    Ku ka shku pash Perendinë!?

    Ah, ç'më erdhën në kët' mbramje
    Gjith bylbylat e Shqipnisë!
    Mefaret pash kokën tande
    Mi këndo pak Çamërisë!!!


    I kam trojet të coptume
    I coptum dhe shpirti i em!
    Shqipëri tokë e bekume
    Prite, prite vargun tem!









    PA GJUME

    Pa gjumë mbetën foshnjet
    Atdheu nuk flë...
    Janë vjedhur ninullat
    ndaj gjumi s'i zë!

    Pa gjumë mbetën burrat
    përmbys a në brinjë
    Janë shitur ninullat
    diku në...Athinë.




    Gim, revista "Kuvendi" zgjodhi per nr 10 te saj kete cikel poetik nga ju.
    Nese ke ndonje kundershti.... me shkruaj,
    Urime!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Nuk Ka Problem, Mund TË Bani Gjithshka Me Vargjet E Mija.
    Agimi

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Mace!!!!!!!!¨
    A të nis nja dy poezi të tjera se mos ka vend tek "Kuvendi"








    Kisha vdekur…nuk e dija!?

    Kisha shumë vite që kisha vdekur
    Erdhën plot njerëz dhe në varrim
    Sa fjalë të bukura që kishin gjetur
    I kishin shkruar mbi varrin tim…

    Sa turp më vinte, sa më peshonte
    Rrasa e varrit me ato fjalë.
    Ndonse parajsa nuk më pranonte
    Ndoshta dhe shpirti s’më kishte dalë…

    Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
    Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
    Doja nga njerzit një fjalë të ngrohtë
    Vetëm më iku, jeta e tërë…

    Tani që s’jam, mos u friksoni!
    Se larg prej jush vendin e gjeta.
    Rri kuvendoj me Perëndinë
    Ai s’paska frikë nga e vërteta!




    ULËRIMA e poetit të ikur…

    Mesnata zbret në kontinentin e lodhur
    Ndërsa metropolet dihasin me ngulçimë
    Si sonte asnjëherë në jetë s‘më ka ndodhur
    Të kem aq shumë dhimbje dhe aspak…ulërimë!

    Të ulërij për nënën që sytë i mban nga dera
    Dhe pret t‘i vijë çdo ditë, djali i saj i vetëm?
    Të ulërij për bijën, që mëndjen ia merr era…
    Të ulërij për gruan, që ka filluar vjeshtën…

    Të ulërij për shokët, që malli i ka djegur?
    dhe pijnë kafenë e trishtë diku në pikëllim
    të ulërij për nipin e mbetur pa buzqeshur!?
    Të ulërij për këngën, që mbet pa tekstin tim!?…

    Të ulërij për shokun, që tretet për nën dhè (*)
    U ndamë né për sëgjalli, o Zot i madh sa vuaj!
    Të ulërij drejt qielli – po nuk e di ku Je!
    Po pse Ti ulërimën m‘a morre, a s‘më thuaj?

    Më lini pra o njerëz njëherë të ulëras!
    Nga buza e plasur ika m‘a di veç kush ka ikur…
    S‘kam forcë të ulërij, i vetëm po pëlcas
    Kam shok veç psherëtimat dhe një cigar të ikur.

    U privatizua vargu!

    Hej milet!
    Dallkaukë, letrarë, bejtexhinj dhe poet
    Mblidhuni tek Sheshi i Poezisë!
    Erdhi momenti i shumëpritur
    Privatizohen vargjet, vjerrshat, poezitë
    poemat, balladat e vlerat e Letërsisë,
    merrini Antologjitë Letrare ku janë e ku nuk janë
    fillojmë nga ato të shkruarat në pergamenë
    nga autorë me emra të lashtë Taukrik, Taulant
    Vraufrik, Hespant, Iprisht, Ibrisht
    Ecni ndër shekuj tek poetët me mbiemra
    justinianë dhe bizantinë
    Zarisht, Bogdan, Ylenec, Jeronim,
    ndaluni tek arbëreshët e Moresë
    Gavril, Derad, Pal, Muzak, apo Golem
    Blini Fishtën, shisni Koliqin, një Mjéd ndrrohet me dy Migjen!
    Mblidhuni të gjithë me lajmërimin tem!
    Do ndrrohet Naimi, Chajupi,Prenushi dhe Shantoja
    Me poezi shkruar nga Mao Y dhe Go Mo Zhoja(!)
    Mblidhuni pra mos humbisni rastin!
    Sot hapet Tenderi i Privatizimit Epokal!
    Tek Sheshi i Poezisë
    Shisni Ismail Kadarenë dhe blini poetin Fekal!
    Ka dalë nga gjiri i popullit!
    Gjyshi i tij ka qenë Këshilltar në Hekal!
    Bile dhe kryetar fronti...Kryeçoban i dhisë!
    Rapsod i orëve të para, që me porosi të partisë..
    diskretitoj puçistat në gjirin e ushtrisë..
    Nxitoni se vargjet po mbarohen!
    Poemat shiten, blihen, privatizohen
    Kurvat e Poezisë gëzohen, pasurohen!
    Mblidhuni depilatorë të leshit degjenerues!
    Pederastë, travestitë dhe masturbues!
    Mos humbisni rastin!
    Nesër do privatizojmë Historinë!
    Do këmbejmë Korçën e Gjirokastrën
    të bëjmë Vorio Epirinë!
    Mos humbisni rastin!
    Sot privatizojmë Poezinë!
    Nesër Historinë, Gjeografinë, emrat e mbiemrat!..autorësinë!
    Nesër!...
    Nesër ama!..po pastaj?..
    Pastaj!? Pastaj, na mbetet të privatizojmë Atdheun!
    Gjin Bue Shpatën, Kont Uranin
    Gjergj Kastriotin - Skënderbeun!
    Privatizojmë Kosovën
    (Oj medet!)Dibrën e Madhe, Tetovën, Poradecin, Kumanovën
    Si dikur Plavë e Guci..
    Apo Çamëri..
    Shkodrën??..Shkodrën e bëjmë Zonë të Lirë!
    (pa dalje në det..)
    (ndoshta e lemë të shkoj me Mal të Zi)
    Hej milet!
    Mblidhuni tek Sheshi i Poezisë!
    Privatizohet vargu!
    Shitet me shumicë !
    Mblidhini kursimet tuaja shqiptarë!
    Ejani dhe bleni vargjet me rimë, pa rimë
    Se Antologia do muroset si Rozafa dhe jashtë do ti lëmë vetëm një sisë...


    këto bëjnë më shumë punë se ato bejtat që ke zgjedhur ti.
    Agimi

  5. #45
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    je i madh ... s'kam fjale je i madh
    RIPPR

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Anjeza Shahini, zëri shqiptar në Eurovizion
    Nga Brari në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 26-11-2004, 15:57
  2. Forumistat e Greqise 2004
    Nga jonidapasho në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 26-11-2004, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •