Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22

Tema: Personazh!

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Personazh!

    ARIAN CANI

    “Gazeta ėshtė pėr mua njė ‘orgazėm’ e vogėl qė vjen ēdo ditė, kurse televizioni njė orgazėm e madhe njė herė nė javė”. E vetmja gjė qė s’do tė harronte t’i rikthehej do tė ishte gazetaria e shkruar.

    Nė paralele aktualitetesh krijon udhėkryqe personazhesh. Arrin tė bėjė spektakėl me fjalėn, por nuk pėlqen ta quajė “talk show”. Fjala “emision” i duket mė e pėrshtatshme. Kjo sepse e di qė gjuha ngatėrrohet dhe ai u druhet keqkuptimeve.
    Debatin e mimikave e ka atė mė tė preferuarin. Krijon situata... ka shumė burra “tė menēur” qė bien shpesh nė grackė me ose pa mendje.
    Kush mund tė jetė tjetėr pėrveēse Arian Ēani!
    I lirshėm, dinamik, ndonjėherė dhe cinik. I ftuar i shpeshtė nė debate televizive, pse jo mendoi tė kishte njė tė vetin.
    Njė gjė ėshtė e sigurt: asgjė nuk ishte e rastėsishme.
    Aventura, kurorėzimi me gazetarinė I mėsuar me frėngjishten skolareske, ndjeu nevojėn ta prekte kėtė gjuhė dhe kulturė mė nga afėr. Nuk kishte pėrse tė humbiste rastin kur njė franceze u dashurua marrėzisht me tė dhe me anė tė njė martese “dokumentesh”, arriti nė Paris andej nga fundi i ‘91, tashmė si rezident, pa iu dashur tė kapėrcejė kangjellat e larta tė ambasadave, apo tė hipi nė anijet e ndryshkura si shumė bashkėkombės tė vet nė atė kohė.
    Pas njė viti bashkėjetese, pėrsėri vetėm. Pėrveē eksplorimit tė qejfeve pariziene, mori leksionet e para tė gazetarisė nė frėngjisht, kuptohet duke i brendėsuar nė shqip atė mė tė mirėn e saj.
    Kėtė kemi pasur rastin ta dėgjojmė te “Klani i Natės”, emisioni kult i disa viteve mė parė qė zgjati pėr rreth 2 vjet. Ju kujtohet? Ai i provokonte, ata e shanin dhe e dashuronin. Tani e shohim te “Zonė e Lirė”. Formula e gatshme – stili Ēani.
    Nė vitin ’94 kthehet nga Parisi dhe fillon si gazetar politik te “Koha jonė”, megjithėse ende kujtohet nga tė gjithė si kryeredaktori i Gazetės Shqiptare, sė cilės i kushtoi plot 5 vjet tė karrierės, duke i dhėnė fytyrėn e vet, arriti ta kthente atė nė gazetėn numėr dy nė Shqipėri.

    Televizioni apo gazeta?
    Televizioni ishte njė pasion qysh kohė mė parė se tė fillonte si kryeredaktor nė gazetė, por siē ndodh jo vetėm nė kėtė profesion, ka njė moment qė duhet ta presėsh, derisa ta realizosh atė qė ke programuar. “Kisha kohė qė e kisha gėlltitur kėtė formulė dhe prisja pikėrisht njė moment pėr ta hedhur nė treg”.
    Pavarėsisht nga forma e emisionit “Zonė e Lirė”, ndihet mirė nė atė studio sepse vazhdon tė mos i ndahet profesionit edhe nė ekran. Pėrveē personazheve qė fton, mė tė rėndėsishme dhe interesante janė aktualitetet qė ai trajton.
    “Gazeta ėshtė pėr mua njė ‘orgazėm’ e vogėl qė vjen ēdo ditė, kurse televizioni njė orgazėm e madhe njė herė nė javė”. E vetmja gjė qė s’do tė harronte t’i rikthehej, do tė ishte gazetaria e shkruar. Ndaj kontaktin nuk e ka humbur, vazhdon tė shkruajė opinionet e tij njė herė nė javė te “Panorama”. Sė shpejti do tė drejtojė njė gazetė tė re, pa u shkėputur nga e premtja e “Zonės sė Lirė”. Kur e pyeta pėr emrin, tha: “Prisni edhe pak”.

    Besnik apo i tunduar?
    Pėr largimin e tij nga Gazeta Shqiptare, Ēani thotė se nuk ishte i papritur, por erdhi gradualisht disa muaj para shkėputjes pėrfundimtare nė fundvjeshtėn e 2003-it. Arsyet ishin disa, por pėr momentin preferoi tė veēonte vetėm dy prej tyre:
    largohet gjithmonė nga gjėrat tė cilat i realizon plotėsisht;
    largohet gjithmonė kur u jep dhe u merr gjithēka mundet. Kjo ka ndodhur dhe me Parisin, ku pas 4 vitesh qėndrimi atje u kthye pasi u ndje i realizuar nė atė qytet tė mrekullueshėm.
    Shprehet se pėrpiqet tė marrė dhe tė japė gjithēka qė do nga lidhjet qė ka. Kur mendon se s’ka mė, largohet. Kuptohet, nxiton tė sqarojė qė kjo i ndodh vetėm me sendet, dallueshėm nga lidhjet ”josendore”.
    Nė lidhjet dashurore dy konceptet “besnik” dhe “i tunduar”, beson se mund tė ecin nė dy rrugė paralele.
    Pėr Arianin, dashuria me njė njeri mund tė vazhdojė gjithė jetėn, pa e ngatėrruar aspak atė me marrėdhėniet qė mund tė krijohen me tė tretėt.
    Pranon tė ketė pasur shumė lidhje, madje herė pas here dhe nė tė nėjtėn kohė. “Nuk e di pėrse kjo duhet tė mė bėj tė dalloj nga tė tjerėt. Mund tė kuptoj diferencat nė perceptimet e njerėzve, por jam i bindur se ata ose ato qė s’kanė pasur mė shumė se njė lidhje nė jetėn e tyre, duhet ta kenė shumė tė vėshtirė ta konsiderojnė kėtė si njė vlerė. Kjo sepse pėr tė gjetur shpirtin tėnd binjak duhet tė kesh provuar dhe njohur shumė tė tillė.”
    Pyetjes nėse vazhdon tė provojė, ndonėse ėshtė i martuar prej dy vjetėsh, i pėrgjigjet fare prerė: “Sigurisht qė jo!”
    Njerėzit mė tė dashur pėr tė janė Enea, djali i tij i vogėl, bashkėshortja Enida, prindėrit dhe vėllai. Nuk e fsheh dobėsinė qė ka pėr Enidėn. E konsideron edhe si shoqen e tij mė tė ngushtė. “Po tė mos ishte, do ta kisha shpikur atė vajzė”, thotė Ariani.

    Politika, njė tjetėr lojė
    Ēani ėshtė tepėr i vėmendshėm ndaj politikės dhe njerėzve tė saj, njė sektor goxha i rėndėsishėm nė gazetarinė shqiptare, qė Ēani ka mbuluar kryesisht pėr plot 10 vjet nė punėn e tij. Nuk ka arritur t’i shpėtojė as nė emisionin e tij tė pėrjavshėm “Zonė e Lirė”, tė premten mbrėma te Telearbėria. Nė fakt, njė emision jo si tė tjerėt. Jo tė gjithė tė ftuarit gjejnė forcėn pėr tė qenė tė lirė. Aty duket sikur nuk ka rregulla fikse, por nė fakt jo. Aty ka rregulla tė hekurta. Kujdes! Mjafton tė shikosh logon e emisionit. Fjala “E LIRĖ” shkruhet jo rastėsisht brenda njė tabele tė kuqe qė do tė thotė STOP. Njė emision me surpriza dhe tė papritura. Nuk trajtohet njė aktualitet nga 5 tė ftuar, por janė 5 tė ftuar qė trajtojnė 5 aktualitete tė ndryshme pėr rreth 20-25 minuta secili. Ka rritėm te “Zonė e Lirė”. Aq sa nuk e kupton se si ikin 2 orė e 20 minuta. Asgjė nuk fle te emisioni i Ēanit.
    Me politikanėt ka raporte normale, herė pas here edhe miqėsore, por thotė se nė tėrėsinė e kėtyre raporteve, pėrpiqet tė ruajė njė distancė higjienike me ta.
    Kurse pėr tendencėn apo bindjet e tij politike thotė se e ka tė vėshtirė tė anojė nga njėri apo tjetri krah. “Jo pėr ta fshehur, por realisht e kam tė vėshtirė tė kuptoj qartė diferencat ideologjike apo programore tė dy partive tė mėdha. Nė fund tė fundit, nuk ka rėndėsi se me cilin je, rėndėsi ka se ēfarė bėn, apo jo...”
    Pėr tė, elementi thelbėsor kur drejton njė media ėshtė tė ruajė balancėn, qė ėshtė e detyrueshme pėr t’i dhėnė lexuesit njė prodhim sa mė profesional. Sigurisht ka pasur momente tundimi nga “djajtė”, siē mund tė ketė ēdokush nė kėtė profesion, por pak para se prodhimi tė dalė nė treg, instinkti i profesionit nuk e ka lėnė tė gabojė. Pranon se nuk i ka shpėtuar dot ndonjė devijimi tė padėmshėm, nga i cili tė nesėrmen ka nxjerrė dhe mėsime.

    Si ka ndryshuar ritmi i ditės
    “Ndonėse puna nė ekran ndryshon nga ajo nė gazetė, unė vazhdoj t’i kushtoj tė njėjtėn kohė emisionit duke pasur parasysh dhe tė ftuarit e shumtė brenda tij. Ajo qė ka ndryshuar nė jetėn time ėshtė se dyorėshi qė i kushtoja vetes time kur punoja nė gazetė ishte mė i stresuar se dyorėshi i tanishėm. Tani marr njė kėnaqėsi tė vėrtetė kur vrapoj ēdo ditė nga 60 minuta nga kodrat e liqenit, pėr tė qenė nė njė formė tė mirė psikologjike. Ju nuk mund ta imagjinoni nėse nuk e praktikoni vetė se ēfarė kėnaqėsie ėshtė t’i kushtohesh dy orė nė ditė vetes tėnde.
    E keni vėnė re? Njerėzit harxhojnė shumė energji gjatė gjithė ditės duke u marrė me njerėzit, pra me tė tjerėt. Nuk kujtohen pothuajse fare gjatė gjithė jetės sė tyre t’i kushtohen tė paktėn 60 minuta vetes. Njė vrapim i pėrditshėm, jo i sforcuar nė njė kodėr shumė pranė qytetit, mė besoni, tė ndryshon jetėn dhe tė bėn shumė pozitiv.” Dhe shumė shpejt i ka parė rezultatet konkrete. Janė 16 kilogramė mė pak brenda 6 muajsh dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, duke shpėrfillur ēdo recetė dietologėsh.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    me te birin.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256

    Re: Personazh!

    Postuar mė parė nga Kuqalashja
    ARIAN CANI

    “Gazeta ėshtė pėr mua njė ‘orgazėm’ e vogėl qė vjen ēdo ditė, kurse televizioni njė orgazėm e madhe njė herė nė javė”. E vetmja gjė qė s’do tė harronte t’i rikthehej do tė ishte gazetaria e shkruar.

    Tani marr njė kėnaqėsi tė vėrtetė kur vrapoj ēdo ditė nga 60 minuta nga kodrat e liqenit, pėr tė qenė nė njė formė tė mirė psikologjike.

    Ju nuk mund ta imagjinoni nėse nuk e praktikoni vetė se ēfarė kėnaqėsie ėshtė t’i kushtohesh dy orė nė ditė vetes tėnde.
    E keni vėnė re?

    e kemi vene re e kemi vene re......dikur kur those were the times my friend....nje nga gjerat qe me mungon me tepr ketu, jane mengjeset e fresketa me drite dhe gjelberim te vrapimeve drejt liqenit...

    interesan ky tipi.....dhe beqar...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Re: Re: Personazh!

    Postuar mė parė nga Larsus


    interesan ky tipi.....dhe beqar...
    dakort (shume) me pjesen e pare, po beqar s'o me! e di qe te ka vajt ne mendje po c'kujto ti se i ka ata ne foto...
    Njerėzit mė tė dashur pėr tė janė Enea, djali i tij i vogėl, bashkėshortja Enida, prindėrit dhe vėllai. Nuk e fsheh dobėsinė qė ka pėr Enidėn. E konsideron edhe si shoqen e tij mė tė ngushtė. “Po tė mos ishte, do ta kisha shpikur atė vajzė”, thotė Ariani.


  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Jashte teme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 16-03-2004 mė 20:16
    TBD

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    kete gazetarin e kam pare shume shpesh tek top channel/fiks fare/monitorimet aty ku japin gafat qe behen ne televizionet e ndryshme shqiptare...
    nejse nqs eshte i zoti, urime...
    MtrX ubicumque felix

  7. #7
    Nuk e njihja kete gazetarin, duhet te jete nder te paktet te sakte qe kane ngelur ne Shqiperi.
    Urime te metejshme!

    PS. hmm, une thashe se behej fjale per pijen alkolike 'Orgasm' (vodka,kahlua,Bailey's,amaretto,krem,...e bejne tek 'Kahlua' kete pijen?) S'me shkoi menja ne vend tjeter vallai...
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  8. #8
    syth
    Anėtarėsuar
    07-08-2003
    Vendndodhja
    n'dege maji
    Postime
    47
    Canin e kam degjuar shpesh tek Klani i Nates. Ka qene interesant dhe per me teper me ka bere te vlersoj e shijoj muziken e Patricia Kaas. Me vone e kam njohur personalisht dhe s'me ka zhgenjyer. Duket me arrogant ne shkrimet e tij sesa eshte ne jete te vertete.

    Ci ke keto vjellje mo Brari!? Kur do heqim dore nga shabllonizmat ndonjehere ne...
    !

  9. #9
    Arjani eshte yll mer , e ka pas degjuar kush nga ju ate emisjonin qe bente naten vone pas 12 ne radio Koha Jone titullohej "koha e nates" me duket , me shkrinte se qeshuri gjithmone
    Love Him , the best
    !!!

  10. #10
    i/e larguar Maska e ermal80
    Anėtarėsuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    forumi shqiptar
    Postime
    304
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    dakort (shume) me pjesen e pare, po beqar s'o me! e di qe te ka vajt ne mendje po c'kujto ti se i ka ata ne foto...
    Njerėzit mė tė dashur pėr tė janė Enea, djali i tij i vogėl, bashkėshortja Enida, prindėrit dhe vėllai. Nuk e fsheh dobėsinė qė ka pėr Enidėn. E konsideron edhe si shoqen e tij mė tė ngushtė. “Po tė mos ishte, do ta kisha shpikur atė vajzė”, thotė Ariani.

    me falni qe nderhyra keshtu kot ...por paska te drejte ariani se qenka kukull ajo

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Me kė personazh publik ngjasoni?!
    Nga BOKE nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 11-03-2024, 11:02
  2. Futbollistėt shqiptar nėpėr Europė
    Nga dodoni nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 511
    Postimi i Fundit: 01-07-2014, 10:44
  3. Personazh shqiptar ne serialin anglez "Hollyoaks"
    Nga Dr Rieux nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-05-2007, 12:43
  4. Kė personazh filmi do preferonit tė luanit?
    Nga bayern nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 18:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •