Ne lagjen Shuto-Orizare te Shkupit: Ka humbur vogelushja 18-muajshe, Anila Doci
Ka humbur voglushja 18-muajshe nga lagja e Shuto Orizares, Anila Doci, e bija e zevendesministrit te Enonomise, Rakip Docit, lajm te cilin dje e konfirmoi edhe MPB-ja.Per humbjen e vajzes familja Doci e ka lajmeruar policine pardje rreth ores 11c30.
Anila e vogel eshte larguar nga shtepia ne rrugen e Brigades Maqedonase - Kosovare ne lagjen Shuto Orizare. Deshmitare okulare rrefejne se gjyshi i Aniles e ka marre voglushen per ta shetitur. Eshte ndalur per te biseduar me ndonje te aferm te vetin, ku vajza e vogel ka filluar te luaje. Kur gjyshi i Aniles e ka kthyer koken per ta marre vajzen e vogel, ajo nuk ishte me prane tij.
Gjate qendrimit tone ne shtepine e Doceve, dje pasdite kishte shume miq e farefise qe qe kishin ardhur per tu dhene kurajo familjareve, me shprese se Anila, e vogel do te kthehet shendosh e mire ne shtepi.
Nga ana e MPB-se jane marre te gjitha masat per gjetjen e voglushes, per rastin jane lajmeruar te gjitha stacionet policore na informuan nga MPB-ja.
Nga:
A.SHAINI
Krijoni Kontakt