Raporti i CIA-s: Bagdadi e Beogradi kėmbyen naftėn me armėt
"Partitė serbe fituan miliona nga nafta e Irakut"
--------------------------------------------------------------------------------
Nuk kanė fituar pak, por miliona dollarė nga kontrabanda e naftės me Irakun. Partitė serbe, si dhe kompania mė e madhe jugosllave e naftės, kanė siguruar shuma tė majme nga tregtia e fshehtė e tyre me autoritetet irakene gjatė viteve. "Biznesi" i realizuar gjatė viteve '90 e deri nė vitin 2002 ėshtė zbuluar nga njė raport i ri i shėrbimeve sekrete amerikane dhe ėshtė publikuar nga gazeta "Uashington Post". Sipas raportit tė CIA-s, "Jugopetrol", prodhuesi serb i naftės, Partia Radikale e Vojisllav Sheshelit, Partia Socialiste e Sllobodan Millosheviēit, partia e Koshtunicės, si dhe Partia Demokratike e drejtuar nga reformatorėt serbė, kanė pėrfituar miliona dollarė nga shitja e naftės irakene. Nafta ėshtė sjellė nėpėrmjet lidhjeve qė kishin partite serbe me regjimin e Sadam Huseinit dhe shumica e faturave janė mbajtur si provė, edhe pse palėt s'e kanė pranuar paktin. Sipas tė dhėnave, Partia Radikale Serbe ka marrė rreth 7 milionė fuēi naftė nga regjimi i Sadam Huseinit, Partia Socialiste ka marrė 3 milionė, ndėrsa Partia Demokratike ka pėrfituar mė pak se njė milion fuēi nga kjo tregti. "Nė disa raste nafta ėshtė pėrdorur pėr tė marrė armė nga Beogradi", thuhet nė raportin e shėrbimeve sekrete amerikane. E pėrditshmja amerikane, duke iu referuar dokumenteve tė CIA-s, shpjegon se nė vitet 1990-2002 zyrtarė tė Unionit Serbi-Mal i Zi shitėn motorė avionėsh pėr Irakun, diskutuan pėr shkėmbime nė teknologjinė e raketave dhe pjesė kėmbimi tankesh. Sipas gazetės, shitjet u ndėrprenė vetėm pas presioneve tė bėra nga qeveria amerikane, si dhe forcat aleate, qė u vunė nė dijeni tė skandalit.
_____________________
Ku eshte ai shefi, ai koka e madhe e sherbimeve sekrete Gjermane se mos na nxjerri ndonje padrino Shqiptar ketu ne krye te negociatave.
Krijoni Kontakt