Intervistė / Pas botimeve nė gazetė, flet ambasadori shqiptar nė Britaninė e Madhe, Kastriot Robo

"Artikujt e 'The Sun' tė stimuluara"


"Po pėrpiqemi tė gjejmė ata qė i pėrgatisin"


--------------------------------------------------------------------------------

Nga Londra, Muhamed Veliu
Gazeta Shqiptare


Artikujt e botuar plot bujė, javėn e shkuar nė tė pėrditshmen britanike "The Sun", nė qendėr tė tė cilėve ishte organizimi i emigracionit ilegal nga Shqipėria drejt Anglisė, janė kthyer nė objekt diskutimesh tė zjarrta nė komunitetin shqiptar nė Britaninė e Madhe. Ato janė cilėsuar si baticė mediatike kundėr vetė emigrantėve. Tė tilla diskutime kanė pėrfshirė natyrshėm edhe diplomatėt shqiptarė tė Londrės, tė cilėt kanė shpejtuar tė komunikojnė me autoritet britanike nė lidhje me saktėsinė e shkrimeve. Zoti Kastriot Robo, njeriu qė gjendet nė krye tė diplomacisė shqiptare nė Britaninė e Madhe, pohoi gjatė njė kontakti me Gazetėn intensitetin e angazhimit tė tij perosnal dhe stafit tė ambasadės duke reaguar ndaj kėtyre "artikujve tė izoluar" si i cilėson ai. Gjatė njė interviste me Gazetėn, Robo tha se "ai personalisht dyshon se ndoshta ka qėndra tė caktuara, tė cilat stimulojnė dhe pėrgatisin botime tė artikujve tė tillė". Ja opinioni i diplomatit Robo pėr kėto zhvillime.

Z. Ambasador, cili do tė ishte komenti juaj ju lutem nė lidhje me investigimin e gazetės "The Sun" nė Tiranė rreth falsifikimit tė pasaportave britanike, si dhe pėr dy shkrimet e tjera qė pasuan kėtė investigim?

Mua mė duket qė artikujt e botuar nė "The Sun" janė artikuj tė izoluar, qė nuk i pėrgjigjen realitetit, pėrsa i pėrket bashkėpunimit shqiptaro-britanik nė luftėn kundėr krimit tė organizuar. Qė ditėn e parė tė botimit tė artikullit, ne si ambasadė, kontaktuam me Ministrinė e Rendit kėtu nė Londėr, ku zyrtarė tė lartė tė kėsaj ministrie pėrgėnjeshtruan nė mėnyrė kategorike kėto ngjarje duke i cilėsuar si histori, qė nuk i pėrgjigjen njė realiteti tė caktuar. Ndėrkohė qė dy qeveritė dhe dy vendet tona po pėrpiqen tė bashkėpunojnė institucionalisht dhe ngushtėsisht pėr tė luftuar fenomene tė tilla tė krimit tė organizuar, mendoj se vlera e kėtyre artikujve ėshtė tejet negative, nė aspektin e krijimit tė njė imazhi negativ pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė Mbretėrinė e Bashkuar.

Cila mendoni se ėshtė arsyeja e vėrtetė, e cila qėndron pas publikimit tė kėtyre shkrimeve?
Unė po pėrpiqem qė tė analizoj se ku janė qėndrat, tė cilat stimulojnė dhe pėrgatisin botime tė artikujve tė tillė nė kėto momente, kur vėndi ynė po ecėn nė mėnyrė jashtėzakonisht pozitive nė procesin e asocim-bashkėpunimit nė Bashkimin Europian. Kėshtu, ne jemi tė angazhuar, dhe do tė bashkėpunojmė me autoritet britanike, pėr tė forcuar institucionalisht luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafiqeve.

A mund tė na thoni mė konkretisht Zoti ambasador, se cili ėshtė opinioni i autoriteve britanike nė lidhje me problemet qė ka komuniteti shqiptar, kur brėnda tij ka natyrisht edhe disa elementė kriminalė?
Ka fakte dhe deklarata tė mirėnjohura tė autoriteve policore britanike, qė shqiptarėt nė Mbretėrinė e Bashkuar janė pjesė e komunitetit, qė po pėrpiqen tė integrohen maksimalisht nė kėtė shoqėri. Ju jeni vetė dėshmitar pasi keni raportuar nė faqet e Gazetės Shqiptare se gjatė procesit tė legalizimit tė shqiptarėve nė Mbretėrinė e Bashkuar, pas vendimit tė marrė nga qeveria britanike nė kuadrin e shpalljes sė amnistisė pėr emigranėt, shqiptarėt janė njė nga komunitetet mė tė mėdha qė po pėrfitojnė nga ky proces.

Cilat janė pėrpjekjet tuaja nė bashkėpunim me autoritetet policore vendase nė luftė kundėr elementėve kriminalė shqiptarė nė Angli, tė cilėt e prishin imazhin e mirė tė shqiptarėve pėr tė cilėt folėt mė sipėr?
Emigracioni shoqėrohet gjithnjė me probleme sociale siē janė krimi dhe trafiqet. Por, bashkėpunimi me palėn britanike pas konferencės sė Londrės kundėr krimit tė organizuar, qė u zhvillua nė nėntor 2002, me temė "Lufta kundėr krimit tė organizuar nė Europėn Juglindore" ne kemi vendosur njė bashkėpunim tejet optimal me autoritet britanike dhe nė mėnyrė tė veēantė me policinė kriminale, "New Scotland Yard". Do thoja se rezultatet nė kėtė aspekt janė shumė pozitive. Shumė shpejt nė Tiranė do tė fillojė punė njė oficer ndėrlidhės i policisė britanike "New Scotland Yard" dhe nė njė tė ardhme tė afėrt, pala shqiptare do t'i pėrgjigjet reciprokisht kėsaj nisme, duke dėrguar nė ambasadėn shqiptare nė Londėr njė oficer ndėrlidhjeje.

Meqėnėse ėshtė fillim viti, a mund tė na thoni cilat janė disa nga objektivat tuaja si ambasador i Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Bashkuar pėr vitin 2005?
Pėr mua dhe pėr tė gjithė stafin tim, 2005 ėshtė njė vit shumė i rėndėsishėm pėr marrdhėniet shqiptaro-britanike, pasi Britania merr presidencėn e disa organizmave ndėrkombėtare si atė tė G-8, presidencėn e "Kėshillit tė Sigurimit" njėkohėsisht atė tė BE-sė gjatė gjashtėmujorin e dytė tė kėtij viti. Dihet qė krahas aspektit bilateral tė mardhėnjeve, ne jemi shumė tė fokusuar, nė mėnyrė tė veēantė nė procesin e Asocim-Stabilizimit, dhe njė objektiv maksimal ėshtė, qė ndoshta edhe pėrpara presidencės angleze, tė nėshkruajmė marrveshjen e Asocim-Stabilizimit me BE-nė. Ky ėshtė njė objektiv strategjik i politikės sė jashtme tė diplomacisė shqiptare. Jemi tė sigurtė se me mbėshtetjen e deritanishme tė autoriteteve britanike, ne jemi shumė afėr nėnshkrimit tė kėsaj marrveshjeje.


Tiranė, ende falsifikohen dokumenta udhėtimi angleze

Arrestimi dy ditė mė parė nė Rinas i njė emigranti shqiptar, qė kishte vėnė nė pėrdorim njė "travel document" anglez tė falsifikuar, ka rinxjerrė nė dritė faktin, se tė tilla dokuemnta vazhdojnė tė mbushen e shiten rrugėve tė Tiranės. Emigranti klandestin, pėr fat tė keq, kishte mundur tė kapėrcente autoritetet e Rinasit me kėtė dokument fals, pėr tu ndaluar vetėm nė Hungari, duke provuar edhe njėherė se trafiku ilegal nga Shqipėria nė drejtim tė shteteve tė zhvilluara, ka struktura ende tė ngritura. Njė zhvillim i tillė ndodh vetėm pak ditė pas njė deklarate te Prokurorisė sė Pėrgjithshme, sipas sė cilės "nė Shqipėri nuk prodhohen dokumenta false angleze".