Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Geraldina dhe Mbreti Zog; nje martese e cuditshme.

    Kush ishte mbretėresha e parė shqiptare. Si u njoh me Ahmet Zogun dhe roli i saj gjatė mbretėrimit 1-vjeēar

    Kontesha e re hungareze e quajtur Geraldinė ishte vetėm njėzetepesė vjeēare. E dėgjuar nė vendin e lindjes, ku si nderim pėr bukurinė e saj, e mbiquanin “Trėndafili i bardhė i Budapestit”, akoma pak e njohur nga pjesa tjetėr e botės, ajo ėshtė projektuar nė plan tė parė kur ėshtė bėrė, mė 27 prill 1938, mbretėreshė e shqiptarėve.
    A priori, nuk ka asgjė tė habitshme nė faktin qė mbreti Zog zgjedh Geraldinėn, vajzėn e madhe tė Kontit Xhula Aponi nga Nagi-Aponi dhe tė konteshės sė lindur Gledis Stjuart, njė amerikane me prejardhje skoceze dhe irlandeze, pėr tė mbretėruar pėrkrah tij nė shtetin mė tė panjohur tė Europės. Nėse vajza e tij rrjedh nga njėra prej familjeve mė tė shquara tė Hungarisė, nė vijėn e gjyshes nga nėna, ajo ėshtė lindur konteshė dė Strahvic, Seherr-Tos, farefis me pjesėn mė tė madhe tė dinastive mbretėrore e perandorake tė kontinentit. Edhe cilėsitė e zemrės dhe tė inteligjencės, e paracaktojnė pėr t’u ngjitur nė fron.
    E megjithatė, gjer nė moshėn njėzetedyvjeēare, si mund ta imagjinonte vallė kontesha Geraldinė, fatin qė do tė bėhej zot i saj?

    Si u bė Geraldina mbretėresha e shqiptarėve
    Ka qenė pikėrisht viti 1937, ai qė e ka shndėrruar jetėn e konteshės hungareze, Geraldinė Aponi nga Nagi-Aponi, nė njė fat tė vėrtetė historik. Nė atė kohė, vajza e re e mbush jetėn e saj me daljet nė shoqėri dhe me punėn e saj nė Muzeun Kombėtar. Ndėrkohė, mbreti Zog qė e njeh shumė mirė Vjenėn, ku ka jetuar nė rininė e tij, e ka vizituar disa herė atė gjatė viteve ’30. Ka ndodhur pikėrisht nė njė pritje tė atyre kohėve njohja e tij me njė vajzė tė bukur, hiri i tė cilės i ka bėrė shumė pėrshtypje.
    Ata as janė prezantuar dhe as kanė folur me njėri-tjetrin. Vajza as qė e ka vėnė re, por mbreti edhe pse me preokupime tė shumta, e ka tė ngulitur nė kujtesė fytyrėn. Vitet kanė kaluar. Nė kėtė vit, nė moshėn 42-vjeēare, mbreti i shqiptarėve, ėshtė akoma beqar dhe nuk ka asnjė trashėgimtar dhe ai mendon seriozisht pėr t’u martuar. Gazetat, e thekura pėr bujė, i kanė mveshur gjithfarė historish qė mė sė shumti janė thjesht fantazi. Nė kėtė kohė, edhe pse shtete tė tjera “ishin nė garė” pėr tė bėrė krushqi me Shqipėrinė, nė oborrin e Tiranės kishte dy kėshilltarė hungarezė.
    Njė prej tyre, njė njohje e vjetėr e familjes sė Geraldinės, i propozoi tė afėrmėve tė saj projektin pėr martesėn e “trėndafilit tė bardhė tė Hungarisė” me mbretin shqiptar. “U shtanga dhe refuzova aty pėr aty, nuk doja kurrsesi njė jetė aventure dhe pėr mė tepėr, nuk dija asgjė pėr Shqipėrinė”, ka rrėfyer ajo. Ndėrkohė, pėr mbretin ishte njė gjė e mirė qė vajza ishte pa njolla nė biografi.
    Geraldina nuk donte, por familjarėt e saj qė janė burra shteti mundohen ta bindin se kjo martesė do tė thotė shumė pėr Hungarinė. “Unė ndieja njė frikė tė turbullt shumė tė madhe ndaj kėtij roli prej mbretėreshe”, rrėfen mė pas hungarezja, e cila megjithatė nė atė kohė kėrkoi njė muaj kohė, gjė e cila i kėnaqi “mblesėt” e rėndėsishėm. Njė tjetėr konteshė, mike e Geraldinės e kthyer nga Shqipėria nė nėntor tė atij viti, e takoi menjėherė kėtė tė fundit duke i treguar bukurinė e vendit, fisnikėrinė e lindur tė kėtij populli, inteligjencėn e gjallė, delikatesėn dhe karizmėn e mbretit. “Ajo mė tha se jo vetėm mbreti, por edhe vendi kishte shumė nevojė pėr mua”, tregon mbretėresha shqiptare arsyen qė e bėri tė pranojė martesėn dhe largimin drejt mbretėrisė mė tė pasigurtė europiane.

    Mbretėrimi njėvjeēar i hungarezes
    Kėshtu pra, ajo do tė bėhet mbretėreshė. Princesha e huaj ishte bėrė nusja e njė burri qė ishte nė krye tė njė vendi thellėsisht tė shqetėsuar, nė njė epokė shumė tė vėshtirė. Mirėpo mbretėreshė vetėm pėr njė vit, gjer nė pushtimin e Shqipėrisė nga Italia musoliniane.
    Mbreti Zog u arratis dhe u nda nga jeta nė vitin 1967. Ky vit ėshtė gjithashtu, nga shumė pikėpamje, pasqyrimi i njė mbretėrimi shembullor, sepse Geraldina, nė kėtė kohėzgjajtje tė kufizuar, nuk ka qenė njė mbretėreshė “gjoja” por, pėrkundrazi, pėrfaqėsuesja autentike e njė populli krenar pėr tė kaluarėn dhe pėr historinė e tij mijėravjeēare, pėrpara se ta rrėmbente stuhia e madhe e Luftės sė Dytė Botėrore.
    E rrėmbeu, pa dyshim, por kurrė nuk u harrua nga shtetasit e saj. Bashkėshorti, mbreti Zog, personaliteti kompleks i tė cilit ka ende shumė pėr tė zbuluar misteret e tij, e shndėrroi Shqipėrinė e kohės sė tij nė njė shtet tė vėrtetė tė konstituar. Lidhur me tė, debati ėshtė akoma larg pėr t’u konsideruar i mbyllur.
    Pėrsa i pėrket asaj, mbretėresha Geraldinė ka ngjallur gjithmonė, cilėtdo qofshin regjimet e mėpastajme, njė simpati dhe njė respekt unanim. Nė fakt, pėr tė, nuk ėshtė bėrė kurrė asnjė kritikė. Veli i heshtjes ra mbi tė kur mbreti u gjend nė mes tė fatkeqėsive mė tė mėdha. Konteshės hungareze i ėshtė dashur tė pėrballojė evenimente mjaft tė dhimbshme. Historia njė ditė do tė shpjegojė sjelljen e saj, fisnikėrinė e saj, ndėrsa kaloi me kaq dinjitet regjime, epoka dhe rrėnime.
    E bukur ėshtė nė fund tė fundit, enigma joshėse qė na vė pėrpara jeta e saj, gjithė njėherėsh magjepsėse dhe tragjike. Njė jetė qė mbretėresha, e cila sot ėshtė pėrtej moshės 80-vjeēare, e ka jetuar me njė dinjitet qė imponon admirim dhe qė nė dritėn tonė bashkėkohore, po merr gjithnjė e mė shumė njė rini tė re dhe tė pėrjetshme.

    (marre nga nje faqe ne internet)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Skenderbegu
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    20
    tung kuqalashja,

    Un kam lexhuar se mbreti zogu 1 dhe mbreteresha geraldina ja dashurue ne shikimin e par. Dhe vet Geraldina thot se mbreti zogu ka qen nje bashkshort shum i mir. ne nje dokumentar kan treguar nje filmim nga martesa e mbretit me te then te verteten me ka pelqyer shum.

    kalofsh mir

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Nje kujtim i paharrueshem me Konteshen Geraldine Apony

    SI ME RASTISI QE TE SHOH MBRETERESHEN E ARDHSHME

    Nje kujtim i paharrueshem me Konteshen Geraldine Apony

    Nga Enver Hasa

    Ishte dita e 1 shtatorit te vitit 1937. Une isha atehere ende student ne Shkollen Ushtarake te Napolit (Itali) dhe ndodhesha ne pushimet verore prane familjes sime qe banonte ne Tirane. Nji shok i imi i shkolles qe e kishte te vellane toger ne Garden Mbretnore me tha qe: "sonte Garda do te jepte nje feste me rastin e shpalljes se Monarkise, ne te cilen do te merrte pjese edhe Nalt Madhnija. Eja - me tha - te shkojme edhe ne!"
    Festa zhvillohej ne banjat mbretnore ne Durres dhe ne shkuem atje, askush nuk na vuni re dhe s'u interesue per ne dhe ne u futem qysh me kohe ne sallen ku do te zhvillohej festa. Atehere s'kishte masa te rrepta siguruese si ato qe ma vone vendosi ketu diktatura komuniste. Salla ishte e madhe ne pjesen qe ndodheshin dritaret qe shihnin nga deti, ishte pregadite vendi per Mbretin e Familjen Mbretnore dhe rreth e qark kishte kolltuke per pjesemarresit e tjere. Kjo feste ishte intime dhe ishte e organizueme prej kolonel Hysen Selmanit qe ishte komandant i Gardes dhe s'kishte te ftuem te tjere pos Mbretit dhe oficereve te gardes e grave te tyne. Ne oren 10 (22:00) midis duertrokitjeve dhe ovacioneve "Rrofte Mbreti!" hyni ne salle Nalt Madhnija i veshun me uniforme te bardhe ushtarake dhe ne krah te tij, nji yll bukurie, e mbulueme qe nga kreja me nji mbulese transparente mendafshi, boje qielli... Ishte Kontesha Geraldina, mbretnesha e ardhshme e shqiptareve.
    Kete e mora vesh shume vite ma vone, se, atehere, s'dihej se cila ishte. Mbreti me "mikeshen" e vet si dhe kryeministri i atehershem Koco Kota me te shoqen si dhe princeshat, zene vend dhe festa filloi e u zhvillua dhe zgjati deri ne ora 4 te mengjezit. Ishte nji feste e thjeshte e pothuej familjare ku Mbreti mbeti shume i kenaqun.
    Me pelqen te rikujtoj dicka nga ajo cka tha Mbreti ne mbarimin e festes, sepse jane fjale historike dhe qe meritojne te skaliten ne memorie.
    Mbasi falenderoi oficeret e Gardes qe i kishin dhane kete kenaqesi, ai tha: "Nji popull qe s'asht i afte te mbroje lirine e vet, do te detyrohet te luftoje per te tjeret dhe te mbroje lirine e te tjereve. Prandaj, te jemi xheloze per ket liri qe gezojme sot dhe ta mbrojme qofte dhe me saktificen ma supreme...".
    Ky qe rasti i lumtun dhe i paharrueshem qe une pata rastin te shoh mbretneshen e ardhshme te shqiptareve Konteshen Geraldina Apony.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Skenderbegu
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    20
    tung eni,

    edhe un e kam lexhuar ne gazeten atdhe ket artikull ka qen shum interesant.

  5. #5
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    vertete interesante ............
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  6. #6
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ajo u zgjodh se ishte Katolike dhe hungareze,pra i nje vendi antiserb me fe perendimore...Thjesht martese politike,jo Romeo e zhuljeta....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    e bukur ka qene dhe ne Amerike i kishin propozuar te luaje ne Hollywood.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Sa mire do ishte, shqiperia me mbret.....
    do kishte lezet.

  9. #9
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Dasma e Mbretit Zog



    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Ajo u zgjodh se ishte Katolike dhe hungareze,pra i nje vendi antiserb me fe perendimore...Thjesht martese politike,jo Romeo e zhuljeta....
    Ateher mbreti Zogu ka qene koke!
    "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  11. #11
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga nostradamus99 Lexo Postimin
    Ateher mbreti Zogu ka qene koke!
    Ska per koke,kjo histori e martesave per arsye politike ka qekur lindi koncepti i mbretit... Zogu u shkeput direkt nga jugosllavet po i kishte frike gjithmone,prandaj dhe martesen e beri me nje hungareze,kur dihej se hungaria kerkonte vojvodinen ato kohe...
    Duke qene Kristiane nusja atehere dhe perendimi do e shihte me sy te mire te vetmin mbret myslyman te europes...

    Pastaj Zogu priti gjithate kohe per tu martuar,nuk do bente nja martese me nje nga laviret e oborrit mbreteror....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632

    Pėr: Geraldina dhe Mbreti Zog; nje martese e cuditshme.

    Le roi Zog 1er d'Albanie

    1896 - 1965 la reine Géraldine
    Zogu (me veshje komtare) ?


    1915 - 2002

    C'est en février 1940 que le couple de souverains de la maison royale d'Albanie alors en exil vint demander asile ą Herman Gade, ministre plénipotentiaire de Norvčge, alors propriétaire du chāteau. La reine Géraldine fera un don de 3.000 francs au Bureau de Bienfaisance de la commune pour les indigents. Le couple restera en séjour dans la commune environ un mois.

    https://encrypted-tbn3.gstatic.com/i...pyXCWyHUa-psSQ
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 16-06-2013 mė 09:17
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Geraldina dhe Mbreti Zog; nje martese e cuditshme.



    Raporti i CIA's: Mbreti Zog kishte marrėdhėnie seksuale me motrėn e tij
    Nga Express | 28 Janar 2014 18:24


    Deklasifikimi i njė numri dokumentesh me siglėn “tepėr sekrete” tė CIA-s amerikane tė viteve 1940-1960, ka mundėsuar zbulimin e disa raporteve tė vitit 1949 pėr mbretin Zog, qė asokohe jetonte nė Egjipt, nėn mbrojtjen e mbretit Faruk tė Egjiptit.

    Gazeta Dita, te ciles i referohet respublica.al, shkruan nė numrin e sotėm pėr njė avokat amerikan nė Nju Jork, i quajtur Edgar M. Church qė mundi qė tė hynte nė kontakt me familjen dhe oborrin e Zogut duke u bėrė dhe pėrfaqėsues juridik i interesave tė Zogut nė SHBA.

    Church e krijoi kėtė lidhje falė gruas sė tij Konteshės Margaret, qė ishte kushėrira e gruas sė Zogut, Geraldinės. Pėr shkak tė kėsaj lidhjeje, avokati u pajtua nga familja mbretėrore pėr tė mbuluar ēėshtje tė familjes nė SHBA, por paralelisht ai mbante nė kontakt shėrbimin sekret amerikan.

    Dhe nga ajo ēfarė ndodhte nė oborrin e Zogut, ka rėnė nė sy raporti qė mban datėn 16 shtator 1949, ku ndėr tė tjera krushku dhe agjenti Church raporton se mbreti shqiptar kishte njė marrėdhėnie incesti me njėrėn nga motrat e veta, Senijen (Zenide, njė grua torollake por me shumė ndikim mbi mbretin, shkruan Church). Madje avokati amerikan i raportonte CIA-s se bashkėshortja e mbretit, Geraldina kishte dijeni tė plotė mbi kėtė fakt.

    Pas publikimit tė kėtij lajmi nė rrjet, reagimet rezultojnė tė pėrziera. Por duket se mbizotėron akuza ndaj ish mbretit pėr paratė e rrėmbyera nga thesari i shtetit, ndėrsa shprehet njėfarė distance pėr “merakun mbi jetėn private”.

    Raporti nė fjalė mund tė lexohet nė anglisht, nė linkun: http://www.foia.cia.gov/sites/defaul...NS%29_0037.pdf
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta e Shėn Pandeleimonit - 27 korrik
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-07-2023, 22:48
  2. Shėn Katerina e Aleksandrisė - 25 nėntor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 26-11-2013, 11:28
  3. Naim Frashėri
    Nga Marsel nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 31-10-2012, 11:23
  4. Historitė e profetėve dhe ajetet e Kuranit nė ditėt e sotme
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-05-2011, 15:13
  5. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •