E Hene, 04 Tetor 2004
KONCESIONI, MENYRA E RE PER TE NDERTUAR RRUGE
Teuta Shamku
Ndertimi i akseve te reja me koncesion nga firma te huaja eshte forma qe kohet e fundit po diskutohet seriozisht nga specialistet e rrugeve. Jane disa kompani te huaja te specializuara ne ndertimin e rrugeve, qe kane paraqitur kerkesat e tyre prane Ministrise se Transporteve dhe Telekomunikacioneve per te marre me koncesion akse rrugore ne vendin tone. Burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve bejne te ditur se keto kerkesa po studiohen nga specialistet perkates. Interesi i firmave te huaja mbetet ende ne fazen studimore, pasi Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, ende nuk ka vendosur per te dhene ndonje rruge me koncesion. Specialistet e vleresojne kete forme ndertimi te rrugeve si efikase, pasi behet fjale edhe per akse shume te rendesishme te korridoreve shqiptare.
Kompanite qe kane shprehur interes
Burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve bejne te ditur se nje nga kontraktoret e huaj qe kane shprehur interes eshte kompania greke "Riviera J.V", e cila ka kerkuar marrjen me koncesion te autostrades Rrogozhine-Peze, Degezim Tirane-Vore-Thumane. Specialistet shpjegojne se per kete aks po kryhet studimi i fizibilitetit. Projekti paraprak parashikon ndertimin e 2 autostradave me kater kalime te ndara, 2 vajtje dhe 2 ardhje, sipas standardeve bashkekohore. Ndertimi i autostrades Rrogozhine-Thumane parashikon paraprakisht nje investim prej rreth 100 milione euro, ku perfshihet edhe projektimi dhe supervizioni i punimeve te zbatimit. Sipas nje gjurme paraprake, autostrada Rrogozhine- Thumane parashikohet te kete nje gjatesi rreth 60 kilometra. Autostrada do te perfshihet ne korridorin kombetar Veri-Jug, Hani i Hotit-Kakavije. Ajo kalon neper rajonin Tirane-Durres, qe aktualisht e ne te ardhmen do te jete rajoni me zhvillim me te madh
e me popullsine me te dendur te vendit. Kjo autostrade jo vetem qe do te shkurtoje distancen e aeroportit te Rinasit me Veriun dhe Verilindjen e vendit, por do te lehtesoje se tepermi levizjen e
qarkullimin e brendshem e ate nderkufitar me shtetet fqinje, si Mali i Zi e Greqi.
***
Kompania gjermane "STRABAG" do te marre me koncesion segmentin rrugor Rreshen-Kalimash, pjese e rruges Durres-Kukes-Morine. Ne nentor pritet nenshkrimi i kontrates, nderkohe qe ne fillim te vitit 2005 pritet te behet efektiv edhe koncesioni i kesaj rruge. Sipas drejtuesve te Ministrise se Transportit, aksi rrugor Rreshen-Kalimash eshte nder me te veshtiret dhe te kushtueshmit per t'u ndertuar. Po keshtu, kompania e Emirateve te Bashkuara, qe po nderton aeroportin e Kukesit, ka shprehur interes per te marre me koncesion tunelin qe kalon masivin e Kalimashit, me gjatesi 6 kilometra. Interesa per akse te rruges Durres-Kukes ka shprehur dhe nje kompani austriake. Ndersa, kompania italiane e ndertimit "Rizzni de Eccher" me seli ne Udine te Italise ka paraqitur ne Ministrine e Transportit dhe Telekomunikacionit oferten per ndertimin e segmentit Rreshen-Kalimash, pjese e rruges Durres - Kukes-Morine. Sipas kesaj oferte, kompania italiane e ndertimit ka gjetur dhe kredine prej 220 milione euro e cila do te jepet nga dega e Milanos, te bankes gjermane EestLB AG.
Krijoni Kontakt