Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Masakrohet Profesori.

    Para disa ditesh u rrah shtazerisht e u vodh doktor Robert Andoni, profesor i njohur i fakultetit mjekesor.


    ---

    reagimi i pedagogėve

    intervista


    Profesor Betim Byku shpjegoi se pėrse i kanė mbetur 85-sė studentėt e kursit tė tretė tė Mjekėsisė

    “Unė i pėrjashtoj studentėt nga ngjarja”

    Shefi i Departamentit tė Mikrobiologjisė: E dėnoj aktin


    Laureta Rryēi & Dorina Topollaj

    “Kėtė veprim nuk mund ta kenė bėrė studentėt” thotė me bindje Betim Byku, shef i shėrbimit tė mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė.

    Ai ka punuar prej 10 vjetėsh me pedagogun Robert Andoni, i cili disa ditė mė parė u sulmua nga tre tė panjohur nė laboratorin e tij. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama”, pedagogu komenton ngjarjen e ndodhur kolegut tė tij. Pėrse mendon se nuk janė studentėt autorėt e krimit, si ėshtė historia e 85-sė tė mbeturve pėr vjeshtė dhe cilat kanė qenė marrėdhėniet e Robert Andonit me studentėt.

    Ēfarė pozicioni ka kolegu juaj nė Fakultetin e Mjekėsisė?
    Roberti ėshtė anėtar i stafit tė shėrbimit tė mikrobiologjisė. Qė nė vitin 1993, ai ėshtė pedagog i brendshėm i kėtij fakulteti, ndėrkohė qė vitet e mėparshme ka qenė pedagog i jashtėm.

    Ēfarė reputacioni ka ai nė Fakultetin e Mjekėsisė si koleg dhe si pedagog?
    Ai njihet si njė pedagog korrekt, qė di tė sillet me studentėt. Po ashtu, gėzon respekt edhe si koleg. Ne punojmė nė tė njėjtin staf.

    A ėshtė e vėshtirė lėnda juaj?
    Realisht ėshtė e vėshtirė si lėndė. Por jo e gjitha, pėr disa pjesė studentėt pėrgjigjen mjaft mirė. Teksti ėshtė i shkėlqyer, por, sigurisht qė do angazhim dhe ndjekje sistematike. Kuptohet, nėse studentėt e lėnė atė pėr dy ditėt e fundit para provimit, nuk mund tė japin rezultate.

    Sa studentė ka ngelur profesor Andoni nė kursin e vitit tė tretė nė korrik?
    Nga 200 e ca studentė, kanė mbetur nė provim 85.

    Si ėshtė kjo shifėr nė krahasim me vitet e tjera?
    Mund tė them se sivjet ne pėrdorėm njė metodė tjetėr nė provime. Nėse herėt e tjera provimet ishin vetėm me shkrim, kėsaj rradhe ai ishte me gojė. Unė mendoj se kjo ishte njė mėnyrė mė e mirė e kontrollimit tė njohurive tė studentėve, pasi vetėm studentėt qė fitonin me shkrim kishin tė drejtė tė hynin edhe me gojė. Shumė prej studentėve nuk e dinin kėtė gjė dhe mund tė jenė krijuar pakėnaqėsira.

    Njė nga pistat qė kanė ngritur organet hetimore, nė lidhje me ngjarjen qė i ka ndodhur kolegut tuaj, ėshtė hakmarrja e studentėve pėr shkak tė mbetjes nė lėndėn e Mikrobiologjisė. Ēfarė mendoni ju rreth kėsaj piste?
    Unė e pėrjashtoj kategorikisht kėtė pistė. Kam bindjen se ngjarja e shėmtuar qė ndodhi nuk ka lidhje me studentėt. Sigurisht, ėshtė policia apo Prokuroria ajo qė do tė zbulojė atė ēfarė ka ndodhur dhe autorėt. Por, sipas mendimit tim, ajo nuk ėshtė bėrė nga studentė.

    Ku e bazoni bindjen tuaj?
    Bindjen time e bazoj tek marrėdhėniet e mira qė kemi me studentėt. Pastaj, nuk mendoj se mund tė kryhet njė akt aq i shėmtuar pėr njė provim. Nė mė tė shumtėn e rasteve, vetė studentėt kanė qenė tė ndėrgjegjshėm pėr pėrgatitjen e tyre dhe e kanė dorėzuar fletėn e provimit. Nuk mund tė jetė veprim i studentėve.

    A keni dijeni nėse kolegu juaj ėshtė kėrcėnuar mė parė?
    Jo. Nuk di tė ketė pasur ndonjė incident tė tillė.

    Po kohėt e fundit, kur keni biseduar me tė, a ju ka shfaqur ndonjė shqetėsim?
    Jo, gjatė bisedave qė kemi bėrė nuk kam mėsuar ndonjė problem, apo shqetėsim tė tijin. Roberti, pėrveē punės nė shkollė, kishte edhe aktivitetin privat dhe mesa di unė, ēdo gjė shkonte mirė.

    Po ju si pedagog keni frikė pas kėsaj qė ndodhi?
    Do tė ishte joreale qė unė tė ndahesha nga grupi, tė thoja se nuk kam frikė. Ngjarja qė ndodhi ėshtė e tmerrshme dhe pa precedentė. Unė kam frikė nga njerėzit qė nuk kanė logjikė.



    Pistat e Hetimit

    Fakti qė 85-sė studentė kanė mbetur pėrnjėherėsh nė lėndėn e Mikrobiologjisė nė korrik, nga pedagogu i masakruar, ka bėrė qė pėrfaqėsuesit e akuzės tė ndėrtojnė si njė nga pistat mė tė mundshme tė hetimit, hakmarrjen e studentėve.

    Gjatė kryerjes sė verifikimeve, pasi u gjend pedagogu i masakruar, rezultoi qė personat qė e kishin rrahur i kishin marrė edhe disa sende. Njė unazė e ēmuar, aparati telefonik dhe 5 mijė lekė kanė qenė tė mjaftueshme pėr tė ngritur pistėn e grabitjes.

    Pedagogu, pėrveē punės nė shtet, kishte prej tre vitesh edhe njė laborator privat, nė tė cilin kryente analiza. Oficerėt gjyqėsorė qė po merren me zbardhjen e ēėshtjes kanė shpjeguar se nuk pėrjashtojnė si pistė hetimi konfliktin personal.


    Pedagogu Robert Andoni vazhdon tė jetė nė gjendje tė rėndė
    Spitalet e huaja akoma nuk kthejnė pėrgjigje

    Ende nuk ka mbėrritur asnjė pėrgjigje nga klinikat e vendit fqinjė pėr dėrgimin e pedagogut tė Mjekėsisė, Robert Andoni, pėr kurim. Burime nga Spitali Ushtarak bėnė tė ditur se mjeku do tė kurohet nė njė klinikė tė specializuar nė Itali ose nė Greqi, por pėr tė shkuar atje duhet tė kryhen njė sėrė procedurash. Spitali duhet tė marrė njė pėrgjigje nga spitalet e vendit fqinjė, se cili do tė marrė pėr mjekim pedagogun e Mjekėsisė. Sipas bluzave tė bardha tė kėtij institucioni, pedagogu ndodhet nė sallėn e reanimacionit dhe gjendja shėndetėsore e tij ėshtė normalizuar dhe po shkon drejt pėrmirėsimit. 62-vjeēari ėshtė nėn vėzhgimin e rreptė tė mjekėve dhe po mjekohet me tė gjitha medikamentet e nevojshme. Ndėrkohė, pritet vetėm largimi i tij pėr nė klinikat mė tė specializura. Por, njė faktor tjetėr qė pengon nisjen e tij pėr nė spitalet e vendeve fqinjė ėshtė edhe moti. Sipas burimeve me pėrmirėsimin e motit dėrgimi i tij mund tė jetė mė i shpejtė, sepse helikopteri qė do tė ēojė nė spitalin e vendit fqinjė mjekun, duhet tė ketė njė kohė tė qėndrueshme.



    Reagojnė pedagogėt e Mjekėsisė: Na mbroni

    Kolektivi i Departamentit tė Mikrobiologjisė dhe gjithė pedagogėt e Fakultetit tė Mjekėsisė tė Universitetit tė Tiranės, nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp kanė protestuar dje kundėr dhunės masakruese tė ushtruar ndaj kolegut tė tyre prof.dr. Robert Andonit. ”Kėrkojmė nga ana e shtetit dhe e drejtėsisė shqiptare qė akteve tė tilla makabre t’u jepet fund sa mė parė, duke gjetur fajtorėt dhe duke i ndėshkuar rreptė ata”. Kėshtu shkruhej nė deklaratėn, e cila ėshtė formuluar pas ngjarjes sė katėr ditėve mė parė nė laboratorin e pedagogut Andoni. Mė tej, ata shpjegojnė se ky akt vandal i detyron ata tė pyesin veten se si mund tė transmetojnė dijenitė e tyre shkencore te brezat e studentėve nė njė pasiguri tė tillė. Nė fund, ata theksojnė se shteti duhet tė gjejė mėnyrėn pėr tė mbrojtur intelektualėt kundėr masakrimit, pasi ata janė truri dhe zemra e kombit.





    -------




    Njerėz tė errėsirės, larg duart nga bluzat e bardha!


    Prof. dr. Isuf Kalo*

    I nderuar kolegu im Robert

    Nuk duhet tė isha unė ai qė duhet reagoja me kėtė letėr tė hapur. As kolegėt dhe miqtė e t’u tė shumtė e tė ngushtė, si studentėt, apo edhe institucionet ku ke punuar...

    ...me pėrkushtim shembullor. Mund tė ishte “Urdhėri i Mjekut”, ose shoqata e “Mjekėve Shqiptarė”, por edhe ato ndofta nuk do tė ishin dot aq sinjifikative nėse do tė keqinterpretoheshin ligėsisht: “Mjekėt po mbrojnė mjekun”. E drejta ėshtė qė prisja tė ishin qytetarėt tanė tė dashur qė tė reagonin. Madje me njė reagim tė fortė, tė ashpėr dhe tė menjėhershėm, sepse, nė fakt, ajo qė ka ndodhur ėshtė njė “thagmė” ėshtė sulmim egėrsisht nė mes tė ditės, nė punė e sipėr me dorėshkrimin e njė libri tė ri nė dorė brenda studios sė tij, njė shpėtimtar profesionist i jetės; ose mė e pakta duhet tė kishin klithur tė sėmurėt e panumėrt tė t’u anembanė Shqipėrisė qė ju, prof. Robert Andoni, i keni shėrbyer me ndershmėri, me kompetencė tė lartė profesionale dhe sidomos me devocion jo tė zakontė pėr gati 40 vjet rresht. Por mund tė kishin reaguar edhe gazetarėt tanė tė nderuar, njerėzit e mediave dhe tė shoqatave tė shumta nė Shqipėri, siē dinė tė bėjnė ata, aq zellshėm e me talent, pėr subjekte tė tjera “pikante”. Ata tė gjithė operojnė nė emėr tė demokracisė dhe integrimit evropian pėr mbrojtjen e individit, pėr lirinė dhe sigurinė e veprimtarisė sė ndershme profesionale. Kėta tė fundit u mjaftuan nė kėtė rast vetėm me njė njoftim disi tė thatė, apo me kronikėn e ngjarjes. Ky qėndrim i pėrgjithshėm, pasiv, pėr tė mos thėnė indifferent, pėrbėn thelbin e shqetėsimit tim dhe tė kėsaj letre, sepse besoj ėshtė edhe dhembja mė e madhe sot pėr ty. E them kėtė, sepse jo thjesht ngjarja makabėr, por fenomeni qė ajo mbart meritonin tė bėheshin objekt i njė analize dhe debate publike, urgjente dhe me njė trajtim tė thellė e tė gjerė, prej sė cilės tė katalizohej apo gjenerohej jo vetėm denoncimi, por dhe reagimi i pėrgjithshėm korrektues shoqėror. Fenomenin nuk e shoh tek rrahja, dhuna fizike e njė individi, por e shoh tek “suicidi in koshient”, qė po i bėjmė si shoqėri vlerave e traditave tona fondamentale etiko-morale. Ai po kryhet me anė tė agresioneve spontane, por tė pėrsėritura fizike, verbale ose mediatike tė pakontrollueshme ndaj individėve, shoqėrisht tė vlefshėm prej personave tė papėrgjegjshėm tė errėsirės, inatēinj, sadist, manjak gjithfarėsh, “ish” tė pėrmbysur, ose “tė rinj” mentalisht tė mykur; tė gjithė njėsoj, tė pazot nė procesin e konkurrencės dhe adaptimit me normat dhe rregullat e ambientit tonė tė ri shoqėror. Goditjet zakonisht janė tė verbėra tė paprincip dhe mjerisht ndodhin nėn memecėrinė dhe indiferencėn e akullt sociale. Tė vlefshmėve dhe tė suksesshmėve u goditėn vlerat, produktiviteti, arritjet si nė profesion dhe nė jetė, liria dhe tendencat progresiste tė tyre intelektuale e shoqėrore, kualitetet individuale dhe nė tėrėsi veprimtaria e tyre aq vitale pėr Shqipėrinė e sotme dhe tė nesėrme, madje edhe me gjerė. Rasti tėnd, i nderuar koleg prof. Robert Andoni, ėshtė tipik. Nė kėtė kontekst fenomeni ndofta mund tė quhet edhe bashkėfajėsi e pavullnetshme shoqėrore. Sidoqoftė, pėr shumicėn e njerėzve tė prekur thellė e tė shokuar nga kjo ngjarje, besoj nuk kanė, paskėsaj, rėndėsi detajet se si ndodhi, cilėt qenė agresorėt, apo motivet e rrethanat qė i shtyu nė aktin monstrous, gjithsesi tė papėrligjshėm, krejtėsisht tė pajustifikueshme ndaj njeriut e shqiptarit tė mirė, intelektualit me emėr, mjekut humanist, pedagogut dhe shkencėtarit tė shquar, prof. dr. Robert Andonit. Rėndėsi, peshė “mund tė ketė vetėm turpi”, nėse atė e ndjemė apo jo, secili prej nesh pėrderi sa lejojmė tė ndodhi ajo qė ndodhi, si edhe ngjarjet e tjera thuajse identike po aq tė shėmtuara pėrpara saj. Rėndėsi edhe me tė madhe ka edhe nėse fal turpit, do tė mundemi apo jo tė gjenerojmė rreze pozitive drite pėr tė na ndihmuar tė dalim prej kėtij tuneli ku agresioni prej “lakuriqėve tė natės” tė fshehur e shumuar nėpėr skuta, po bėhet jo vetėm mė i shpeshtė, por edhe njė fenomen i ri, sa primitiv aq edhe i rrezikshėm shoqėror.

    I dashur Robert, tė pėrshėndes miqėsisht nga larg dhe tė uroj si ē’ėshtė zakoni tek ne: tė shkuara. Nuk them dot edhe tė harruara sepse, e para, memorja e shėndoshė ėshtė obligim i profesionit tone, e dyta, sepse pas shėrimit tė plagėve tė trupit, ato tė shpirtit me sa di unė mbeten tė gjalla, apo cikatrica tė dhimbshme pėr njė kohė tė gjatė, nė mos pėrgjithnjė. Qė kėtej sė largu, nga qendra e OBSH-sė pėr Evropėn, nė Kopenhagen tė siguroj sesi tė gjithė kolegėt aty, jo vetėm unė, por edhe ata tė huaj kudo nė Evropė dhe nė Botė qė tė kanė njohur dhe ēmuar, janė sot pėrveēse tė tronditur, solidarė dhe vuajnė bashkė me ty.

    Njėkohėsisht ndajnė tė njėjtat shpresa dhe aspirata qė shoqėria jonė do t’i arrijė me siguri standartet universale etike, humane dhe civile tė botės moderne dhe se pavarėsisht nga rrethanat e pėrkohshme, figura dhe integriteti i mjekėve shqiptarė do tė ridimensionohen nė zemrat e qytetarėve dhe tė pacientėve nė pėrmasat e admirueshme qė pėrherė kanė merituar.

    * Dega Rajonale pėr Evropėn e OBSH-sė,
    Kopenhagen


    gazeta panorama

  2. #2
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    profesor bert andonin ashtu sic e thirrnim ne studentet e kam pasur profesot per mikrobiologji dhe kam marre leksionet prej ti ndersa me betim bykun kam bere laboratoret.Per Prof bertin kam shume respekt,njeri punetore dhe kerkues pasi edhe ai te jepte shume.Nuk e besoj se shaku eshte ngelja e studenteve se po te ishte ai ata jam i sigurt do rrifnin Betim Bykun per te cilin edhe pse kam 7 vjet qe kam mbaruar mjekesine plus kam bere dhe specializimin me pas nuk kam gjetur njeri me te poshter.Njeri hakmarres,antikombetar dhe inatci.Po qellimi i ti eshte vetem ngelja e studenteve,vuajtja e tyre.Kete nuk e them per mua se une kur jam pyet ai ishte jasht shtetit per 1 jave dhe kisha fat qe se kisha aty dhe ne provim kisha ziain dhe bertin.pra edhe njehere i uroj sherim sa me te shpejt Profesor Robert Andonit. Nga nje ish student.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Sjellje te tilla primitive te demoralizojne, po ēa ti bosh.
    T'kalume ktij profesorit.

  4. #4
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Pas premtimeve boshe, familjarėt e pedagogut tė masakruar vendosėn ta kurojnė privatisht

    Familjarėt dėrgojnė pedagogun Andoni nė Selanik


    A. Qoraj

    TIRANĖ - Ministria e Shėndetėsisė dėshton nė tentativėn pėr ta nisur pedagogun Robert Andoni drejt Greqisė. Fjalėt e mira tė ministrit Solis kanė “fluturuar” nė erė dhe vetė familjarėt, tė lodhur nga pritja pesėditore kanė vendosur qė sot nė orėn 06.30 tė mėngjesit, ta nisin 62-vjeēarin e masakruar nė mėnyrė private, drejt spitalit tė Selanikut. Lajmin e konfirmuan pėr “Shekullin” dje, familjarėt e profesor doktor Robert Andonit. Nga Ministria e Shėndetėsisė sė Greqisė nuk kishte ardhur asnjė pėrgjigje zyrtare pėr ta pranuar pedagogun nė spitalin e Janinės, megjithėse u nis njė faks pėr ndihmė qė parashikonte heqjen e shpenzimeve nga ana e shtetit. “Nė fund vendosėm qė ta dėrgonim nė Selanik pasi nuk mund tė prisnim mė gjatė dhe tė rrezikonim jetėn e Robertit”,- thanė familjarėt pėr vendimin qė kanė marrė. Njė helikopter ėshtė parashikuar tė zbresė sot nė orėn 06.30 tė mėngjesit dhe tė merrte profesorin bashkė me bashkėshorten, qė do ta shoqėrojė nė Selanik ku do t’i nėnshtrohet njė operacioni tjetėr. Sipas mjekėve, rrezik pėr gjendjen e tij shėndetėsore mbetej infeksioni i nofullės dhe mushkėritė, ku kishte pėsuar njė hemorragji mbrėmjen e sė shtunės. Grupi hetimor ende nuk ka arritur tė identifikojė autorėt e kėsaj masakre. Ėshtė pėrjashtuar pėrfundimisht pista e keqtrajtimit nga ana e studentėve, apo tė tjera motive qė kanė tė bėjnė me konflikte. Gjithashtu hetuesit kanė verifikuar versionin se dy autorėt kanė qenė nėn efektin e alkoolit dhe kėtė e kanė deklaruar dėshmitarėt qė i kanė parė nė rrugė dhe tė tjerė elementė. Gjurmėt e gishtave ende nuk kanė arritur tė identifikojnė ndonjė person qė mund tė ketė qėnė kontigjent i mėparshėm i policisė.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  5. #5
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Pedagogu, rrėfejnė tė arrestuarit

    Ardian Kokiēi dhe i arrestuari i dytė i policisė, Dėfrim Xhaferri pranojnė krimin, por nuk japin shpjegime

    Pedagogu, rrėfejnė tė arrestuarit

    I akuzuari pėr masakrėn, Kokiēi, ish-punonjės i Forcave Speciale. Motivi i masakrės, grabitja

    Ened Janina

    TIRANĖ - Arrestohet i dyshuari i dytė si i implikuar nė rrahjen dhe grabitjen e profesorit tė mjekėsisė, Robert Andoni. Dėfrim Xhaferri ėshtė prangosur nė orėt e parė tė ditės sė djeshme, nga policia e Tiranės me akuzėn e rrahjes dhe grabitjes sė profesorit 62- vjeēar. Sipas policisė, Xhaferri sė bashku me Kokiēin kanė hyrė nė laboratorin e Andonit dhe pasi e kanė rrahur barbarisht, i kanė grabitur atij paratė dhe disa sende me vlerė. Kokiēi deri katėr vjet mė parė ka qenė efektiv i forcave speciale tė policisė. Ndėrkohė qė burime tė prokurorisė kanė pohuar dje se Xhaferri nuk ka marrė pjesė aktive nė rrahjen dhe grabitjen e profesor Robert Andonit, por ka qenė i pranishėm. Sipas tyre, Xhaferri ka lėnė gjurmėt e tij tė gishtave nė laborator, por mėsohet se ndaj tij do tė ngrihet akuza e moskallėzimit tė krimit. Dje nė polici dy tė arrestuarit kanė pohuar se e kanė bėrė krimin nė gjendje tė dehur. Ata nuk kanė dhėnė shpjegime tė tjera nė lidhje me ngjarjen, pasi pretendojnė se nuk mbajnė mend shumė gjėra.

    Arrestimi
    Nė orėt e para tė ditės sė djeshme, policia e Tiranės ka arritur qė t’i vėrė prangat edhe tė dyshuarit tė dytė pėr rrahjen barbare dhe grabitjen e profesor Robert Andonit. Fillimisht nė prangat e policisė ka rėnė Ardian Kokiēi, mbrėmjen e sė premtes. Ai ėshtė tradhtuar nga gjurmėt e gishtave qė kishte lėnė nė laboratorin e profesor Andonit. Pas tij, policia ėshtė vėnė nė kėrkim tė autorit tė dytė tė grabitjes dhe dhunimit, Dėfrim Xhaferrit. Sipas burimeve tė policisė, edhe Xhaferri, ashtu si Kokiēi, ėshtė tradhtuar nga gjurmėt e gishtėrinjve qė ka lėnė nė laborator. Pėr tė dy tė arrestuarit ka pasur edhe disa dėshmi nga banorėt e lagjes, qė i identifikonin si autorė tė mundshėm tė veprės penale. “Nė lidhje me ngjarjen e vjedhjes me dhunė tė Robert Andonit, komisariati i policisė nr.2 nė bashkėpunim me Policinė Shkencore bėri tė mundur identifikimin dhe ndalimin, bazuar nė urdhrin e prokurorit tė shtetasve Ardian Dilaver Kokiēi, 30 vjeē, nga Tirana dhe Dėfrim Mersin Xhaferri, 33 vjeē, nga Tirana. Kėta persona, nė bashkėpunim me njėri- tjetrin, kanė kryer vjedhjen me dhunė me pasojė plagosjen e rėndė tė shtetasit Robert Andoni”, -thanė dje burimet zyrtare tė policisė sė kryeqytetit. Sipas tyre, tė dy tė arrestuarit janė beqarė dhe tė pa dėnuar mė parė nga drejtėsia shqiptare. Zyrtarė tė policisė pohuan dje, se ka prova tė forta shkencore qė tregojnė fajėsinė e dy tė arrestuarve pėr kėtė ngjarje. Policia, nė bashkėpunim edhe me Prokurorinė e rrethit Tiranė, po punojnė pėr tė dokumentuar plotėsish ngjarjen nė fjalė.

    Motivi
    Pasditen e djeshme, dy tė arrestuarit janė marrė nė pyetje nga oficerėt e policisė si dhe prokurori i ēėshtjes. Burime nga grupi hetimor kanė pohuar dje se tė dy tė arrestuarit kanė pranuar autorėsinė e krimit. Ata kanė thėnė se e kanė rrahur profesor Robert Andonin, por nuk kanė dhėnė shumė sqarime nė lidhje me ngjarjen. “Kemi qenė duke pirė nė njė lokal aty nė lagje. Pasi kemi pirė pėr njė kohė tė gjatė kemi hyrė nė studion e Robert Andonit. Ne kemi qenė tė pirė, kur kemi hyrė nė studio. E kemi rrahur atė, por nuk mbajmė mend asgjė se ēfarė ka ndodhur mė pas”,- mėsohet tė kenė thėnė dy tė arrestuarit dje nė polici. Sipas burimeve tė policisė dhe prokurorisė sė kryeqytetit, motivi pėrse dy tė arrestuarit kanė rrahur barbarisht profesorin e mjekėsisė Robert Andoni ėshtė ai i grabitjes. Ata kanė hyrė nė laboratorin e tij me tė vetmin qėllim, atė tė grabitjes. Kur kanė parė se Andoni ka rezistuar dhe nuk ka dashur qė t’u japė paratė, ata e kanė goditur atė barbarisht duke i shkaktuar dėmtime me rrezik serioz pėr jetėn. Momentalisht, Robert Andoni ndodhet pėr kurim nė Greqi si pasojė e plagėve shumė tė rėnda qė ka marrė. Burime tė prokurorisė kanė pohuar dje se ende nuk ėshtė sqaruar krejtėsisht pozicioni i Dėfrim Xhaferrit nė kėtė ēėshtje. Sipas tyre, gjurmėt e gishtėrinjve tė tij ndodhen nė studion e profesorit, por ka dyshime se ai nuk e ka qėlluar atė. Sipas informacioneve tė prokurorisė, Xhaferri ka marrė pjesė nė krim, por jo nė mėnyrė aktive. Pėr kėtė arsye pritet qė ai mund tė akuzohet vetėm pėr moskallėzim tė krimit.


    Pasaporta
    Emri: Ardian
    Mbiemri: Kokiēi
    Atėsia: Dilaver
    Datėlindja: 1974
    Vendlindja: Tiranė
    Adresa: Lagjja Nr.43, Rruga “Kongresi i Pėrmetit”
    Dėshmia e penalitetit: I padėnuar


    Pasaporta
    Emri: Dėfrim
    Mbiemri: Mersin
    Atėsia:Xhaferri
    Datėlindja: 1971
    Vendlindja: Tiranė
    Adresa: Rruga e Durrėsit
    Dėshmia e penalitetit: I padėnuar
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    LINDI EDHE "ANDREA"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gent te falenderoj per shkrimet interesante qe sjell.

    djem si ty na duhen..

    Ky krimineli nuk e ka per te paren here..
    Eshte imesuar te rrahe e te vrase e te mos ihyj ferr ne kembe..
    Pra doktor andonin e rrahu Shteti i qelbur shqiptar qe i le te livadhisin banditet.. dhe Ne me indiferentizmin tone..
    Ja psh.. tere Shqiperia e degjoj se Brukseli na e beri SAHAROV altin Arapin e asnje nuk ndihet..
    te gjithve u ka hyre kaka nmyth kur thon Tironcit..

  7. #7
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Brari lexo sa interesante!


    Dy tė arrestuarit janė indentifikuar qė nė fillim si autorė tė mundshėm por ėshtė pritur pėrgjigjja e ekspertizės

    Pedagogu, dhunuesit me viza Shengen

    Dėfrim Xhaferrit e Ardian Korkiēit u janė gjetur nė shtėpi pasaporta me viza pėr jashtė Shqipėrisė

    Artur Qorraj

    TIRANĖ- Dy tė akuzuarit pėr grabitje me pasojė plagosjen e pedagogut profesor doktor Robert Andonit kanė patur viza pėr t’u larguar jashtė vendit. Edhe pse kanė pasur mundėsinė qė tė largohen as Dėfrim Xhaferri e as Ardian Korkiēi nuk kanė tentuar qė tė merrnin rrugėn pėr nė Perėndim nė mėnyrė qė t’u shpėtonin prangave pas ngjarjes. Tė dy tė dyshuarit janė zbuluar qė nė fillim nga policia me hetime operative dhe mė pas me anė tė krahasimit tė gjurmėve tė gishtėrinjve. Lajmin e bėnė tė ditur pėr “Shekullin” burime zyrtare nga drejtoria e policisė sė Tiranės. Si Korkiēi, ashtu dhe Xhaferri sot pritet qė tė dalin pėr masė vlerėsimi nė Gjykatėn e rrethit Tiranė. Akuza qė rėndon mbi ta ėshtė grabitje me dhunė me pasojė plagosjen e rėndė nė bashkėpunim. Xhaferri, sipas rrėfimit, dyshohet se nuk ka vėnė dorė mbi doktor Andonin, ndėrsa ish-efektivi i polisė, Korkiēi, ka mohuar akuzėn, duke thėnė se “s’mbante mend asgjė pasi tė shtunėn e 25 shtatorit ka qenė i dehur”.
    Ashtu siē dhe ishte konstatuar nga hetimi i specialistėve tė policisė sė Tiranės se autorėt ishin banorė tė lagjes, ky konkluzion u vėrtetua brenda 24 orėve nga versioni i bėrė publik pėr mediat tė enjten. Laboratori kriminalistik ka nxjerrė rezultatin e parė pėr gjurmėt e Ardian Kokiēit, i cili kishte qenė njė herė i shoqėruar nė polici pėr “rrahje tė njė personi”. Ky fakt ka lehtėsuar punėn e policisė pėr tė arritur edhe tek autori i dytė Dėfrim Xhaferri, i cili nuk ka qenė mė parė kontigjent kriminal. Por nga kontrolli qė ėshtė bėrė nė shtėpi, agjentėt e policisė kriminale kanė gjetur dhe dokumentet e aplikimit pėr vizė dhe vizėn pėr tė shkuar nė Gjermani. Tė dy tė ndaluarit mėsohet se kanė patur vizė pėr udhėtim jashtė shtetit dhe kėtė mund ta kishin bėrė njė ditė pas ngjarjes. Por urdhri i krerėve tė bluve pėr kontroll tė rreptė tė pikave kufitare dhe mbajtja nėn mbikėqyrje e lagjes sė ish-bllokut tė ambasadave nė rrugėn e “Kavajės” u ka vėshtirėsuar mjaft punėt dy tė rinjve Burime zyrtare tė policisė thanė se as 30 -vjeēari Korkiēi dhe as 33- vjeēari Xhaferri nuk e kanė marrė mundimin tė arratiseshin pėr tė humbur gjurmėt. Burime tė policisė thanė se kanė shoqėruar dhe krahasuar gjurmėt e tė paktėn 30 djemve tė lagjes duke i marrė nė pyetje njė e nga njė. Burime tė policisė thanė se tė dy tė arrestuarit ishin pajisur me viza pėr tė ikur nė Gjermani, por nuk u dhanė hollėsi rreth kohės sė nxjerrjes sė tyre nė ambasadė pėr shkak tė hetimit.
    Edhe dje, dy tė ndaluarit nuk e kanė ndryshuar qėndrimin e tyre. Kokiēi ka qėnė i prerė duke u rrėfyer se ai nuk mbante mend gjė ēfarė kishte bėrė mbrėmjen e tė shtunės sepse kishte pirė nė njė lokal tė lagjes me shokė tė tjerė. Pothuajse njė pjesė e mirė e banorėve e kanė parė ngjarjen tė tmerruar dhe nuk kanė ndėrhyrė. Tė dy bashkautorėt kanė hyrė tė dehur nė laborator dhe ndėrsa e kanė grabitur nė gjendje pavetėdije e kanė rrahur profesor Robert Andonin. Xhaferri ėshtė treguar mė i ndėrgjegjshėm me agjentėt duke rrėfyer ato qė dinte. Ai ka pohuar se kishin vizituar profesorin pa qėllim tė keq dhe jo pėr ta rrahur. Madje ai ka thėnė se nuk e ka qėlluar asnjėherė Andonin. Edhe Xhaferri ka pranuar se ka qenė i dehur dhe ngjarja sipas tij shpjegohet si efekt i alkoolit. Burime zyrtare tė policisė dhe prokurorisė pohuan se si provė materiale kanė gjetur gjurmėt e gishtrinjve nė objektet e laboratorit dhe njė shishe qė dy tė rinjtė e kanė harruar brenda klinikės.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  8. #8
    Nuk mendoj se arsyea qe e kan rrahuar ata ka qene per te vjedhur mbase per arsye personale se po te qe per para mund te kishin rrahur dike tjeter ...
    Turp
    !!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Si ka mundsi qe dy te dehur kan mund te futen ne laborator? Nuk e kuptova ishte ne laburator apo klub? Per te rrembyer para nga nje njeri qe po punonte ne laboratorin e tij?! Jo se po ja fut kot po kush i ha kto budalliqe alibia esht shum qesharake, me siguri ka ndonje arsye tjeter.

  10. #10
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Organet perkatese kshu e "shpjegojn" , por mos haroni se ne kete rast kemi te bejm me "Medjan" ēdogje mund te thuhet per ēeshtje personale ose politike.
    LINDI EDHE "ANDREA"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  2. Faik Konica
    Nga denku nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 12-01-2011, 22:19
  3. Muslimani dhe Mesuesi i filozofise-!
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 03:00
  4. Ku prifti behet profesor!
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-04-2006, 15:50
  5. Antre- Profesori
    Nga SaRaNdAzShOrTeY nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 09:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •