Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Ne faqen tjeter te henes, eshte hije.

    Banore majeshkembinjesh, kam qene
    dashnore e perdale e ujrave te thella.
    Prej atje kendoja naivitet e mija ujore
    dhe lepihesha me ylber.
    Numeroja lumenjte qe derdheshin ne det,
    qendisja diten me rrezimet e shiut.

    Mos ze me keq,
    per ato qe nuk kane kaluar
    qofte edhe nje here te vetme
    andej nga fisnikerohen shkembinjte
    me shqiponja,
    e qe nuk kane shijuar thellimin e ujrave
    ne blusakten e qiellit.

  2. #2
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    front desk & dhoma 320.... (tregim i jetuar)
    ... (nuk kam kohe ta shkruaj tani, por meqe dua ta hedh ketu, po kthej kete fq, deri sa te kthehem)

  3. #3
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Alo, marr nga dhoma 320. Jam i shkeputur nga interneti ka me shume se gjysem ore, a mund te me ndihmoni, ju lutem.!
    - Duke i kerkuar ndjese ,- per cka ankohet e lus shpejt e shpejt te me jap nje moment qe ti pergjigjem thirrjes tjeter telefonike dhe nderkohe te kontrolloj linjen e internetit, duke pretenduar se klienti ankues do me priste kete moment te gjate por qe une do ta shkrutoja sa me shume te mundja ne telefon.
    Dhoma 320 , eshte dhome e pashtur prej tre ditesh, te pakten keshtu thuhej ne komputerin ku kerkova te kontrolloja sherbimin e internetit. Nderkohe e telefonoj dhomen 320. Nuk e ngre njeri telefonin per pergjigje. E ul telefonin , dhe rikontrolloj serish te dhenat e dhomes 320. E pashitur qe prej tre ditesh. Kontrolloj nga me erdh telefonata. Kerkesa ankese per shkeputje te sherbimit online kish ardhur nga dhoma 320. Kerkoj ne ndihme punonjes te tjere. Duke shpjeguar gjithe c'dukej e pashpjegueshme. Njeri nga ne , niset ne dhomen 320 dhe i bie deres qe nuk hapet, deres prej pertej te ciles asgje e askush nuk degjohet. Dua t'i mbush mendjen vetes per ndonje pasaktesi te komputereva, ose se klienti me siguri kur ka thirrur ka thene numrin e dhomes gabim. Megjithese kjo dukej paksa si e pabesueshme. E besova se ashtu duhej. Mbas rreth 7 ose 17 min bie zilja. Zeri matane ishte zemrak, dhe mjaft i larte. Ai me te drejte me kerkonte llogari , pse une harrova te lidhja ate qe ai thosh per se dyti dhe se tani po behej nje ore qe ai nuk kish sherbimin e internetit ne dhomen e tij. Mua me duhet qe gjithnje ne raste te tilla te jem jo vetem e miresjellshme por pergjigjen ta filloj me kerkese te ndjeses, dhe me premtimin qe do bej te pamunduren . Nderkohe nuk e di se ku e marr guximin qe nje klienti te zemruar si ky i dhomes (...) ta pyes.
    - Me falni i dashur , a jeni i sigurte qe ju po flisni pikerisht nga dhoma 320, e hotelit "Holiday inn" ne qytetin Troy?.- Ai merr me keq, dhe pothuaj me uleret e me thote neper dhembe (-jo po marr nga xhungla e pazbuluar) ,
    -Sigurisht qe nga dhoma 320 e hotelit "Holiday inn" ne qytetin Troy po marr , mos valle ju qenkeni kaq te zene sa u sherbeni edhe dhomave 320 te "holiday inn, ne France, po qe se ka ndonje holiday inn atje?-Dhe leshoji nje si fryme te ngarkuar ne telefon. Mua instikitivisht mu be te mendoj se qenka tymoses, dmth po pin cigare. Dhoma 320 eshte "no smoking" ndersa smoking room eshte dhoma 120 dhe 420. Perpiqem ta zgjas telefonaten me clientin ankues, sa me shume te mundem dhe kolegu perkrah meje qe degjon gjithe biseden time , nis per ne dhomen 320, ne dhomen 120 dhe 420 tre punonjes te tjere , sigurisht me gjithe celesat-karta. Mua nuk me duroj klienti dhe ma mbylli telefonin pa u kthyer ata. Ne dhomen 120 ishte klienti i ardhur para nje jave por nuk ish kthyer ne dhome ende. Ne dhomen 420 klienti ishte online dhe okay (dhe kete e dija qe nga komuteri ne front desk). Ndersa 320 ishte e pashitur, bosh dhe e paster. Nderkohe pothuaj te gjithe punonjesit e hotelit me ne krye shefat e moren vesh se c'u be ndonese pa u bere asgje ende. Se bemat ndodhin vetem pasi te jene shitur se pari dhomat. Me kishin mbetur dhe dy ore e une do ia lija punen Bethit, po ajo sigurisht qe ende nuk kish ardhur. Nderkohe as une nuk isha vetem me kolegun , por tani rrinim 4-5 veta ne front desk. Prisnim ku ta di une , ku e dinim ne se cfare. Kaluan rreth 30 min ashtu dhe foli D.S. -Harrojeni, asgje nuk eshte.- Dhe beri te dilte nga front desku per ne zyren e saj. Zilja serish... ne te dy komputerat shenohej se zilja vinte nga dhoma 320, zeri matane foli si prej se pari.
    - Flas nga dhoma 320, ju lutem;ne cmimin e dhomes kam paguar edhe sherbimin e internetit, pse nuk e kam kete sherbim?.-
    -Mos u pergjigj, lere te mbaroj dhe mbyll telefonin!-tha Davis. E mbylla telefonin sapo ai mbaroj fundin e fjalise , "mbyll telefonin" pa kuptuar nese telefonuesi kish vetem kaq per te thene. Nderkohe ai mori ashensorin dhe u ngjit lart. Sigurisht qe ne katin e trete dhe per ne dhomen 320. Ndenji disa minuta dhe u kthye, me gjithe "zbulimin" . Ne te shastisur por edhe te kenaqur qe disi po zbaviteshim , vetem e shikonim me ca sy te shumezuar me me shume se nga dy per secilin e sikur te gjithe syte i thonin. "He nxirre te shkreten"
    ...- Shikoni, mos u trembni as mos u habitni, dhe beni sikur besoni. Jam i sigurt qe ne dhomen 320 qe eshte e pashitur eshte nje klient, qe kerkon internet, por problemi eshte se klienti yne eshte shpirt.- Shpirt?- thame ne njezeri. Dhe pame njeri tjetrin ne sy.
    - Po po, -vazhdoj Devis. -Dime qe ky hotel eshte i ndertuar qe ne vitin 1965, por nuk dime nese dikush qe ne vitin 1965 te mos kete vdekur rastesisht , pikerisht ne dhomen 320. Ai eshte kthyer...dhe jam i bindur qe ai eshte sot pikerisht aty. Eshte pikerisht ai. -
    - Mund te jete ai, vetem po qe se dime se qe nga viti 1965 dikush ka vdekur ne dhomen 320 . Mbase askush nuk ka vdekur ne dhomen 320 qe ne vitin 1965.-thashe une me gjysem zeri. Davis m'u hodh. - Ti beson ne kesi gjerash? - Sigurisht qe besoj ne nje menyre jo publike - u shmanga une debatit ose besimit te perbashket. Nderkohe Davis po perpiqej te tregonte se ne ctrajte kthehen ato kur kthehen dhe se,si e vertetoj ai pranine e shpirtit ne dhomen 320. Besdisesha pas cdo fjale qe thosh megjitheate durova deri ne skaj te heshtjes. Dhe fola ne fund pa qene e sigurt se desha te flas ose jo.
    -Une besoj, ne kthimn e shpirtrave , dhe i pranoj me welcome, kur vijne , madje ndoshta edhe me ka ndodhur te flas me ta (ndoshta edhe sot ashtu me takoj rasti -shans te flas me te nga dhoma 320 , por keshtu si po thua ti nuk me pelqen te bisedoj e te besoj.Mora paketen time te cigareve qe nuk eshte me "marlboro lights" por "misty lights" dhe bera te dal per pushimin 10 minutesh. Teksa dilja ato benin pas meje, si gjysem loje e si gjysem provokim nese isha zemruar a merzitur.... - atehere me siguri ne dhomen 320 eshte ndonje nga te vdekurit qe njeh E... dhe pikrisht E kerkon....-
    Mua me vinte te qeshja se brendmi, dhe riktheja zerin qe me kish folur nga dhoma 320 e pashitur, e me dukej ze i njohur , ze i afert... .
    Cigaria "misty lights" eshte e gjate sa gishtat (e mije ndoshta) dhe une i tymosa tre prej tyre, duke thene me vete.
    (Po ti pse nuk me the qe ishe ti, e une te mos e beja kaq te madhe ardhjen tende, he burre????Po zerin si nuk ta njoha, ??? Te betohem qe nuk te kam harruar, por...)!!!
    ... Te nesermen, diten tjeter pas te nesermes edhe sot deri ne oren 3pm, dhoma 320 ende nuk eshte shitur.

    --------------------------------------------------------------------------
    (????????????????????????????????????????????????? ????????????????????????)
    (!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ...andej Nga FisnikËrohen ShkËmbenjt Me Shqiponja
    Asht Fantastike Urime
    Agimi

Tema të Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  3. Cili eshte qendrimi i muslimaneve ndaj apostasise (blasfemis)!
    Nga Gostivari_usa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 08:38
  4. Mbi priftërinë
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •