Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Pret damarėt se i humbi celulari!!

    TIRANE

    Eshtė kthyer nga puna dhe, pasi ka ngjitur shkallėt e katit tė pestė, e ka gjetur tė bijėn 17-vjeēare mbi njė pellg gjaku nė korridor. A.H., nxėnėse e vitit tė tretė tė shkollės sė mesme "Ismail Qemali", ėshtė gjetur me damarėt tė prerė nė banesėn e saj nė bulevardin "Zhan d'Ark", pranė Bėrrylit nė Tiranė. Sipas familjarėve, ka qenė sedra e sėmurė e adoleshentes simpatike qė e ka ēuar atė nė kėtė veprim. 17-vjeēares i kishte humbur dje nė shkollė celulari i dytė, vetėm pak ditė pas humbjes sė tė parit, dhe kishte turp t'i dilte pėrpara tė atit. Vajza, nė kushtet e njė depresioni tė momentit, ka marrė njė bisturi qė i ati pėrdorte pėr tė zhveshur kabllot e antenės dhe ata elektrikė, e me tė ka tentuar tė presė damarėt. Fatmirėsisht ajo ėshtė gjetur nė kohė nga e ėma, ndėrsa bisturia nuk i ka dėmtuar rėndė damarėt e saj. Kėshtu, pas ndėrhyrjes sė parė mjekėsore, ajo e ka marrė pėrsėri veten dhe ėshtė lejuar tė kthehet nė banesė.

    Ngjarja
    Adoleshentja duhet tė ketė humbur ndjenjat menjėherė pasi ka parė currilat e para tė gjakut t'i dilnin nga kyēet e dorės. 17-vjeēarja A.H. duket tė ketė qėndruar pėr disa minuta e shtrirė nė korridor, kur ėshtė gjetur nga e ėma. Kjo e fundit punonte nė njė byrektore dhe rreth orės 16.00 ėshtė kthyer nė shtėpi. Ndėrsa ka parė tė bijėn qė rėnkonte, gruaja ka kėrkuar menjėherė ndihmėn e fqinjėve dhe sė bashku e kanė dėrguar adoleshenten me njė makinė tė rastit pėr nė urgjencėn e spitalit numėr 2 tė Qendrės Spitalore Universitare "Nėnė Tereza".

    Motivi
    Vajza dyshohet tė ketė tentuar tė vrasė veten nė kushtet e njė depresioni psikik tė momentit. Sipas policisė, ėshtė ky konkludimi i veprimeve tė para tė njė grupi hetimor. Sakaq, familjarėt janė shprehur se mes tyre dhe vajzės nuk ekzistojnė probleme apo zėnka. Madje, ata kanė thėnė se nuk dinė nėse vajza ka tė dashur dhe vetė 17-vjeēarja, pėrballė hetuesve dhe familjarėve, ka mohuar njė shkak tė tillė. Sipas saj, ka qenė vetėm sedra se si do t'u dilte pėrpara prindėrve tani qė kishte humbur sėrish celularin ajo qė e ka shtyrė tė bėnte njė veprim tė tillė.

  2. #2
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    LoooooooooooooooL .. per te qeshur eshte ... i humbi cell dhe tenton te vrase veten ??

    do kete ndonje gje mangut ajo .. se ska mundesi .. ne qafe pacin veten ( cfare te bejme ..kur e bejne nga hallet .. por dhe kete se kisha degjuar me pare ) ...

    ps: a jeni te sigurte qe e beri nga cell .. apo kishte ndonje arsye tjeter ... ?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Po une qe shita vet me doren time celularin c`duhet te bej?
    Zot i madh,edhe per celular njerezit bejne gabime te ketilla.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Une them te bledhim ca leke edhe ti blejme nje celular se po na vdes kot bije e botes.Kush e njeh ta pysi icik edhe se ca marke e don.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  5. #5
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga Chingy
    Une them te bledhim ca leke edhe ti blejme nje celular se po na vdes kot bije e botes.Kush e njeh ta pysi icik edhe se ca marke e don.

    Hhahahahahhahaha lol ... e forte kjo :PP

    ca vuajne per $$$$$ .. ca vuajne per Tru
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #6
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    TIRANE - Tenton t’i jape fund jetes, duke prere damaret, e frikesuar nga humbja e aparatit te saj celular. Ngjarja e cila ishte pa pasoje per 17 vjecaren Alba H. nga Tirana, ndodhi dje pasdite. Adoleshentja banuese ne nje pallat ne bulevardin "Zhan d’Ark", ka tentuar dje rreth ores 18.30 tentoi te vetevritet nepermjet prerjes se damareve, pas nje gjendjeje depresioni. Lajmin e pohuan burime te policise se komisariatit nr.1 ne kryeqytet, te cilet thane se vajza ishte futur ne dhomen e gjumit ku ne te kishte fshehur nje brisk dhe me te, kishte tentuar te vetevritej. Nje burim policor i tha "Korrieri"-t se ngjarja erdhi pak ore pasi vajza 17 vjecare ne nje nga rruget e kryeqytetit, papritur kishte humbur aparatin e saj celular. Kjo e ka merzitur shume adoleshenten e cila duke u ndjere e frikesuar, ka vendosur te veteflijohet, pa dashur te flase me shume me prinderit per incidentin e thjeshte. Per fat te mire eshte gjetur ende e gjalle dhe pas dergimit ne spital, eshte jashte rrezikut

  7. #7
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    Ne shqiptaret, e kemi marre ne dore jeten qe ne vegjeli! plus qe jemi edhe fansa te medhenj te filmave me hakmarrje, me vetvrasje. dhe kete e shikon shume te perhapur te femrat! se kane pare qe e vetma menyre hyjnore per ti shpetuar te keqes eshte vdekja! jam mese i sigurt se kjo nxenesja, edhe kur te ushqehet qe ketej e tutje, do haj vetem me luge e me pirun, se thika(ose gjerat e mprehta) do ti jene bere fobi!

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  8. #8
    S'thone kot .. mosha e adoleshences eshte me delikatja , une them ja ka fajin mosha e papjekuria se per nje cope celular su be qameti , pervec kesaj i shtohen dhe problemet ekonomike qe kemi ne shqiptaret , plus dhe fakti qe ajo paska humbur nje me pare dhe ky ishte i dyti qe humbte mbase ka probleme memorie ose eshte shume e pavemendshme dhe e vuan kete gje prandaj ka bere ate akt ose thjesht eshte nje koicidence e keqe qe e ka merzitur aq shume sa qe ka arritur der aty , shyqyr qe nuk i ka shkaktuar probleme me te medha .....
    !!!

  9. #9
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    Me duket pak e cudithsme.Kushedi si i ka prindrit e shkreta,se te arish deri aty per nje cell.Noshta ka pas gjojna shum personale qe ska dash ti bijn ne dor njeriu,Nejse shyqyr me kaq thuj

    P.S.Bebushe ate kongen e kom ene un qef shum...Nothing compares 2 u
    o-le-le firma

  10. #10
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    Nje mendim

    Nese vertet ka prere damaret per nje celular atehere sme mbetet te them vetem qe eshte nje e semure psikike dhe per kete duhet kuruar. Pak e veshtire per tu besuar si arsye e atij veprimi! Mbase ka ndonje aspekt ndienje ne mes dhe jo ajo qe shprehet per opinionin. Nejse gjithsesi gezohem qe ja ka hedhur paq dhe uroj te jete e fundit per te se qeka dhe ne kat te peste.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. CELULARI, mik apo armik i njeriut?
    Nga YaSmiN nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 05-05-2007, 11:03
  2. Celulari eshte per ju Luks apo i nevojitshem!!
    Nga malli nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 21:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •