Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,044
    Zëvendësimi i Nanos dhe korrupsioni
    Nga EDUARD ZALOSHNJA

    Po të bëhej një anketim rreth mendimit që kanë shqiptarët për Fatos Nanon, nuk do të ishte çudi që 80% e të anketuarve të shprehte opinionin se ai është një politikan i korruptuar. Dhe për të mbështetur këtë opinion, ata ndoshta do të përmendnin faktin që Nano shpenzon për udhëtimet turistike dhe qejfet e tjera të tij SHUME më tepër se ç'i lejon buxheti i deklaruar familjar. Gjithashu, ata ndoshta do të përmendnin edhe faktin që shqiptaro-amerikani Garry Kokalari ka deklaruar se ka informacione të besueshme rreth një llogarie të majme të Nanos në një bankë amerikane, dhe se ai është gati t'i provojë publikut shqiptar egzistencën e saj në qoftë se Nano e autorizon të bëjë verifikimet përkatëse.
    Ndërsa po të pyeteshin politikanët, ekspertët, dhe specialistët e huaj që merren me Shqipërinë se cila është pengesa kryesore për zhvillimin e saj, përgjigja ndoshta do të ishte unanime: korrupsioni. Dhe për të mbështetur këtë opinion, ata do të përmendin faktin se prezenca e korrupsionit bën që një pjesë e madhe e taksave dhe doganave të mos shkojë në arkën e shtetit por në xhepat e nëpunësve të korruptuar dhe korruptuesve të tyre. Gjithashtu, ata do të përmendnin faktin se, edhe nga ato para që grumbullohen në arkën e shtetit, vetëm një pjesë shkon për të ofruar rrugë, shkolla, ujë, drita, dhe shërbime të tjera publike, ndërsa një pjesë tjetër shkon në xhepat e tenderbërësve dhe tenderfituesve.
    Duke i analizuar rezultatet e këtyre anketave hipotetike si pjesë e një të tëre, rrjedha llogjike e analizës do të çonte vetvetiu tek thënia e moçme shqiptare "peshku qelbet nga koka", dhe zgjidhja e problemit do të gjëndej tek heqja e kokës së peshkut për të shpëtuar kështu trupin e tij. Por a është zgjidhja vërtet kaq e thjeshtë?
    Po t'i referohesh studimit të Robert Putnam "Cfarë e bën demokracinë të funksionojë?", i cili ka në fokus krahasimin e qeverisjes rajonale në zona të ndryshme të Italisë, përgjigjia është "Jo". Sipas Putnam, diferencat në zhvillim midis Veriut dhe Jugut të Italisë, nuk mund të spiegohen vetëm me faktin se kush është në krye të qeverive rajonale në këto dy zona. Ato, sugjeron ai, i kanë rrënjët në ndryshimin rrënjësor të traditave të civilizimit midis tyre.
    Ndërsa në Veri, vëren Putnam, ka shekuj që janë krijuar fibra sociale me shtrirje horizontale, të bazuara në norma reciprociteti dhe një përgjegjësie sociale që balancon interesat personale me ato të komunitetit, në Jug kanë sunduar fibra sociale me shtrirje vertikale, të cilat janë bazuar në lidhjet klienteliste midis individit dhe zyrtarit që është sipër tij. Dhe është kjo arsyeja, konkludon ai, që historikisht, një zyrtar verior e ka parë të qënit në post si një përgjegjësi ndaj komunitetit të cilit i shërben, ndërsa një zyrtar jugor, si një shans për t'iu shpërndarë favore atyre që i ofrojnë përfitime personale.
    Gjithashtu, Putnam vëren se mbizotërimi i kulturës klienteliste në Mezzigiorno, spiegon edhe fenomenin interesant të tjetërsimit që pësojnë zyrtarët që rikthehen në Jug pasi kanë punuar relativisht gjatë në Veri. Këta zyrtarë, për aq kohë sa jetojnë në Veri, adoptojnë kulturën mbizotëruese të komunitetit të atjeshëm, dhe funksionojnë në shoqëri pakashumë si gjithë qytetarët e tjerë. Me të ardhur në Jug, nën presionin e kulturës që i rrethon, ata riadoptojnë identitetin e vjetër, dhe, pas një farë kohe, ndryshojnë fare pak nga zyrtarët e tjerë jugorë.
    Duke u kthyer në Shqipëri, nuk është vështirë për çdo sociolog të konstatojë se kultura e klientelizmit ka qënë dominuese në trevat shqiptare që nga koha që ato ishin pjesë e Perandorisë Osmane, e cila mekanizmin e mardhënieve klienteliste e kishte në themel të ndërtesës shtetërore, dhe që, eventualisht, u bë një nga varrmihësit e saj. Për këtë arsye, po të ndiqet llogjika që ofron Putnam, do të konkludohej se zëvendësimi i një Fatos Nanoje të korruptuar me një udhëheqës tjetër të pakorruptuar, nuk do të ishte ilaci çudibërës që do të shëronte administratën e sëmurë shtetërore.
    Dhe për të ekzaminuar saktësinë e këtij konkluzioni vlen të hidhet një vështrim në kohën kur Berisha qeveriste Shqipërinë. Ndërkohë që Berisha konsiderohej nga shumica e shqiptarëve si një politikan i pakorruptuar, e njëjta gjë nuk mund të thuhej për administratën poshtë tij. Cdo biznesmen (madje edhe ndonjë që sot është kundërshtar i publik i Berishës) e mban mend se si në atë kohë, duke paguar një rryshfet të arsyeshëm, mund te kalonte mallra pa doganë ndoshta më shumë se sot. Gjithashtu, cdo qytetar e mban mend se si atëhere, duke paguar një rryshfet të arsyeshëm, mund të reduktonte ndjeshëm faturën e elektrikut, apo mund të mbaronte punë në zyra dhe gjykata ndoshta më kollaj se sot.
    Kuptohet që në qoftë se Berisha, përveç të qënit i pakorruptuar, do të kishte patur edhe vulletin politik ta luftonte korrupsionin e mbështetësve të tij të bindur, magnituda e problemit do të ishte zvogëluar. Por, duke iu kthyer metaforës së kokës së qelbur të peshkut, studimi i Putnam, si dhe shembuj të shumtë nga vende me kulturë shoqërore të ngjashme me të Shqipërisë, tregojnë se ndryshime rrënjësore në funksionimin e administratës publike mund të ndodhin vetëm kur vetë trupi i peshkut të pastrohet nga bakteret e kulturës së klientelizmit, dhe vendin e tyre ta zënë ndjenjat e komunitetit, reciprocitetit, dhe integritetit moral.
    Më shqip, kjo do të thotë se duhet të ndryshojë psikollogjia dritëshkurtër që mbizotëron sot në Shqipëri, sipas së cilës, cdo veprim që sjell përfitime personale të menjëhershme është i justifikueshëm, pavarsisht se mund të dëmtohet interesi i komunitetit, dhe ndoshta edhe ai personal afatgjatë. Që kjo të realizohet, i takon organizatave joqeveritare dhe sponsorizuesve të tyre ndërkombëtarë që t'i thonë një "MJAFT!" të madh e të vazhdueshëm kësaj psikologjie. Dhe po e bënë këtë gjë, me kohë dhe pak fat, ndoshta edhe Shqipëria do të arrijë të dalë nga tuneli i korrupsionit.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeredaktori i “ZP” tha dje, se nuk do të ketë ndryshime, përsa kohë rrezikohet maxhoranca në Parlament

    Braçe: Ndryshimet po mbahen peng


    D. Tanushi

    TIRANË – “Vendimmarrja në PS është marrë peng nga niveli më i lartë”, -është shprehur dje, deputeti dhe kryeredaktori i “ZP” së Erion Braçe. I pyetur nga “Shekulli”, Braçe u shpreh se dje, ka zgjedhur më mirë të shkojë në zonën e tij, sesa të qëndrojë në mbledhjen e KPD-së, e cila sipas tij, i ngjan mbledhjeve të mëparshme, ku nuk është bërë asnjë ndryshim, megjithëse të gjithë e dinë që duhen ndryshime thelbësore. “Më mirë në Berat, sesa në një sallë që s’ka as penxhere, ku nuk ke nga ta shohësh partinë. Aty është krijuar një strukturë e paprekshme, që është kryesia e PS-së”, -u shpreh Braçe. Aty merren vendime për kooptime të reja, ka thënë ai, duke vlerësuar megjithatë përzgjedhjen e bërë nga KPD-ja, duke e quajtur madje “perfekte”. Braçe vlerësoi edhe zgjedhjen e Valentina Leskajt në vend të Agasit, por “vetëm kaq”, -nënvizoi ai. Braçe tha se duhen ndryshime më të thella, sepse njerëzit po presin për këto ndryshime, por askush në kryesi, sipas tij, nuk e ka moralin e Bardhyl Agasit. Braçe tha se në mes të deputetëve socialistë kanë filluar edhe kërcënimet për votën. Braçe tha se, këta të zgjedhur e përdorin votën për të kërcënuar me mosvotim të buxhetit apo për pazare me këtë apo atë parti, si t’iu dojë qejfi. “Nuk kanë për t’u bërë asnjëherë, përsa kohë ata rrezikojnë maxhorancën në Parlament”, -theksoi Braçe, i pyetur se kur mund të ndodhin ndryshimet si në qeveri apo edhe në forumet e partisë. Eshtë e kotë të shkosh në një forum, ku votat shtohen dhe pakësohen sipas orekseve të anëtarëve. Shyqyr që miratuam edhe parimin një anëtar-një votë, ka thënë më tej Braçe, i cili theksoi se vendimmarrja është marrë peng nga niveli më i lartë. Braçe ka qenë i pari që ka folur me emra të caktuar, ndaj atyre që duhet të linin postin e anëtarit të kryesisë, megjithë kundërshtitë që ka patur nga vetë personat e përmendur.


    5 të rinjtë e KPD-së

    1. Ardit Kaja
    2. Valentina Leskaj
    3. Ilir Zela
    4. Qazim Sejdini
    5. Igli Toska

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22
    KPD, deshtojne njerezit e Kryeministrit

    E Diele, 14 Nentor 2004
    Drejtori i KESH, Andis Harasani dhe biznesmenia Shefikat Ngjela nuk sigurojne votat e duhura per te qene anetare te Komitetit te Pergjithshem Drejtues te PS. Terhiqet edhe shefi i protokollit te Nanos, Taulant Balla. Fiton Igli Toska, ndersa Ilir Zela rehabilitohet, duke u rikthyer ne forumin e larte te socialisteve

    Ergys GJENCAJ

    Njerezit e Kryeministrit Fatos Nano kane mbetur jashte Komitetit te Pergjithshem Drejtues te Partise Socialiste, duke deshtuar ne votimin e zhvilluar dje. Ne KPD jane shtuar pese anetare te rinj, por ne radhet e Komitetit nuk kane hyre dot disa figura, te cilesuar si te afert me kryetarin e PS dhe njekohesisht Kryeministrin e vendit, Fatos Nano. Drejtori i Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare, Andis Harasani dhe biznesmenia, njekohesisht anetare e Dhomes se Tregtise e Industrise, Shefikat Ngjela, kane kandiduar ne mbledhjen e djeshme te KPD-se, per t'u bere anetare te struktures se larte vendimarrese socialiste. Por ata nuk kane marre votat e nevojshme per te qene me pas pjese e kesaj strukture. Dy kandidaturat ne fjale, nuk ishin pjese e kandidaturave te dala nga mbledhja e fundit e kryersise se PS, por u hodhen dje, gjate mbledhjes, nga vete Nano. Ne kete menyre nuk u be e mundur futja ne KPD e dy personave qe shihen si shume prane Nanos.

    Ne mbledhjen e djeshme te KPD-se, jane emeruar dy zyrtare te larte te mazhorances, Sekretarja e re per Marredheniet me Publikun dhe Zedhenesi Politik. Per postin e sekretares eshte miratuar kandidatura e vetme, ajo e deputetes Valentina Leskaj. Nderkohe qe Gjergji Koja, deputet dhe njekohesisht Kryetar i FRESSH, u zgjodh zedhenes politik i partise me te madhe te mazhorances. Ne kete rast nuk pati nevoje per voten e anetaresise se KPD-se, pasi ky ishte nje emerim direkt i kryetarit te partise, Fatos Nano. Gjithesesi, anetaret e rinj te organit te larte vendimmarres socialist jane mirepritur nga kryetari Nano. I cili, ndryshe nga heret e tjera, ka qendruar deri ne fund te mbledhjes se KPD-se. Ne fund te mbledhjes, pas shpalljes se rezultateve te votimit, Nano ka theksuar se mirepret "shoket qe kthehen apo rikthehen ne perberjen e Komitetit te Pergjithshem Drejtues, duke mos lene me vakume ne strukturen me te larte drejtuese te partise midis dy kongreseve dhe duke na permiresuar cilesine e radheve perfaqesuese ne militantizem dhe profesionalizem". Duke qendruar ne podium, ne mes te serketares se re per Marredheniet me Publikun, Leskaj dhe zedheneist politik, Koja, numeri nje i socialisteve, ka theksuar se tashme "kjo treshe do te jete nje format zedhenie".

    Nderkohe, bie ne sy edhe rikthimi ne KPD i deputetit Ilir Zela. Ne Kongresin e fundit te PS, nga ku doli edhe anetaresia e re e KPD-se, ai nuk u zgjodh, pasi ishte pozicionuar ne radhet e kundershtareve politik te Nanos. Deputeti socialist, gjate veres se nje viti me pare ka qene nje nder kundershtaret me te ashper te Kryeministrit Nano. Ne ate kohe ai ishte mbeshtetes i linjes politike te ish-Kryeministrit Ilir Meta, i cili formoi me pas LSI. Gjithesesi, Zela nuk u shkeput nga PS. Gjithashtu, ne garen per anetar te KPD-se ishte edhe anetari i FRESSH-it dhe njekohesisht shef i kabinetit te Kryeministrit, Taulant Balla. Por, ai eshte terhequr nga kandidimi, duke argumentuar levizjen e tij me faktin se ishte i mendimit se do te aderonte ne strukturen e larte socialiste, ne momentin kur ne te, te futeshin edhe eurosocialiste te tjere. Nje aderim qe duhet te ndermerret "en-bloc",sipas Balles.

    Kooptimet e reja ne KPD-ne socialiste u bene per te plotesuar vendet bosh ne te, si rrjedhoje e mbajtjes se dy mandateve nga disa anetare. Anetare te caktuar te KPD-se, mbanin si mandatin e anetarit te KPD-se, te zgjedhur nga Kongesi i fundit i PS, ashtu edhe ate te kryetarit te partise se rrethit te tyre. Ne kete menyre u hapen vende te reja. Ky fakt beri te mundur futjen e pese anetareve te rinj, mes te cileve edhe Ministri i Rendit Publik, Igli Toska.



    Rezultati i votimit:

    ARDIT KAJA 76

    VALENTINA LESKAJ 74

    ILIR ZELA 73

    QAZIM SEJDINI 71

    IGLI TOSKA 70



    Mbeten jashte:

    ANDIS HARASANI 54

    SHERIFAT NGJELA 42

    TATJANA SELENICA 39

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22
    Mblidhet kryesia socialiste. Vendimet drejt fushatës


    Nano: Kongresi në prill, qeveria nuk ndryshon


    Luljeta Progni

    Socialistët shtyjnë kongresin për në prill dhe vendosin të mos bëhen ndryshime në qeveri.

    Mbledhja e mbrëmshme e Kryesisë së PS-së, e cila ka zgjatur më shumë se tri orë, ka vendosur që kongresi i 29 janarit të shtyhet për t’u zhvilluar në prill, për shkak të kushteve të reja të krijuara pas ndryshimeve në Kodin Elektoral. Anëtari i Kryesisë së PS-së, Petro Koçi, ka propozuar që kongresi i 29 janarit të mbahet dhe të ketë më pas një kongres tjetër elektoral. Pas diskutimeve ky propozim është rrëzuar dhe kryesia ka vendosur që kongresi të shtyhet për në prill. Pas mbledhjes së kryesisë, sekretarja e marrëdhënieve me publikun, Valentina Leskaj, ka deklaruar se përfundimi i ndarjes së zonave elektorale më 15 shkurt ka qenë një ndër arsyet e shtyrjes së datës së kongresit. “Kongresi është shtyrë për në muajin prill, për arsye të ndryshimeve që ndodhën dhe të vonesave për miratimin e Kodit Zgjedhor, si dhe për ndryshimin e zonave të reja elektorale, e cila përfundon më datë 15 shkurt. Pa u bërë ndarja e zonave elektorale, është e vështirë të diskutohen elemente të tjera që kanë të bëjnë me kongresin, sidomos listat zgjedhore”, tha Leskaj.

    Nano: S‘ka ndryshime

    Ndërkohë, kryeministri Nano ka lënë dje të kuptohet se nuk do të bëhen ndryshime në qeveri. Disa prej anëtarëve të kryesisë kanë deklaruar se do të ishin të pakuptimta ndryshimet në qeveri në këto momente, propozim i cili është pohuar nga Nano. Megjithatë, Nano i ka kritikuar ministrat e kabinetit të tij, të cilët nuk reagojnë pas akuzave që iu bëhen në media. Ndërkohë, Leskaj tha, se është kompetencë kushtetuese e kryeministrit Nano çështja e ndryshimeve në qeveri. Ajo tha se përfundimi i analizave në qeveri do të jetë përcaktues nëse do të bëhen ndryshime në qeveri ose jo.


    Kriteret e kandidimit

    Në mbledhjen e djeshme të kryesisë socialiste është vendosur të ngrihet një grup pune i cili do të përcaktojë kriteret e kndidimit të deputetëve të PS-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Grupi i punës do të kryesohet nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi. Megjithëse nuk ka ende një listë të kandidatëve të PS-së, burime bëjnë të ditur se pritet të ketë përjashtime nga lista e rikandidimit, të një pjese të konsiderueshme të deputetëve aktualë të kësaj partie. Burime pranë PS-së bëjnë të ditur se kjo është dhe arsyeja kryesore për shtyrjen e datës së kongresit. Kryesia socialiste ka miratuar gjithashtu edhe kalendarin politik të PS-së për vitin 2005, si dhe ka përcaktuar datën 15 janar për zhvillimin e mbledhjes së KPD-së, ku do të diskutohen vendimet e marra në mbledhjen e djeshme të kryesisë.



    Nano sulmon Majkon e Braçen

    Kryeministri Nano ka kritikuar dje ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko, lidhur me qëndrimin e këtij të fundit në debatin e hapur për dhënien e statusit të veteranit, Enver Hoxhës. Nano ka deklaruar se nuk është çështje që duhet të diskutohet nga PS-ja apo qeveria e saj statusi i veteranit, duke theksuar se PS-ja duhet të merret vetëm me të tashmen dhe jo me të kaluarën. Ndërkohë, Nano ka sulmuar edhe kryeredaktorin e gazetës “ZP”, Erjon Braçe, i cili, sipas tij, nuk ka botuar në gazetën e partisë shkrime të anëtarëve të forumeve të larta drejtuese të PS-së.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22
    Asgjë e re nga mbledhja e parë e KPD-së së PS-së për këtë vit. Kreu i PS sulmon Berishën

    Nano shmang votëbesimin e kryesisë

    Braçe: Kryesia të votëbesohet para fushatës. Kryetari i PS: Lëri gërr-mërret


    Darina Tanushi

    TIRANË – Kryetari socialist Fatos Nano shmang votëbesimin e kryesisë në KPD. Kërkesa për votëbesim të kryesisë së PS-së ka ardhur sërish nga deputeti dhe kryeredaktori i “ZP” -së Erion Braçe, i cili ka debatuar ashpër në mbledhjen e forumit të lartë të partisë më të madhe. “Nëse kjo kryesi do të udhëheqë partinë në fushatën për zgjedhjet parlamentare ajo duhet të marrë besimin në KPD më parë”, - mësohet të jetë shprehur Braçe, sipas burimeve nga mbledhja e KPD-së. Ndërsa Nano mësohet të ketë thënë se “duhet të lëmë gërr mërret, por të punojmë të gjithë për të përballuar zgjedhjet”. Deklaratat e përsëritura për ndryshime brenda forumit qendror të PS-së të deputetit Erion Braçe edhe këtë herë nuk kanë gjetur përkrahjen e kryetarit Nano, i cili është mëse i vendosur që të mos bëjë asnjë lloj ndryshimi si në parti ashtu edhe në qeveri para zgjedhjeve. Ndërkohë, platforma politike e partisë deri në zgjedhjet e përgjithshme ngjalli debate të shumta në mbledhjen e djeshme të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues midis anëtarëve të saj. Erion Braçe, njëri ndër të paktët zëra oponentë të mbetur brenda PS-së e ka kritikuar projektin e prezantuar në mbledhje, duke e cilësuar atë si një dokument që i mungon harmonia, struktura. Braçe ka thënë se kësaj platforme i mungon boshti ose më saktë mesazhi që duhet të transmetojë në elektorat dhe veçanërisht në radhët e anëtarësisë socialiste. Burimet nga mbledhja bënë të ditur se Braçe ka thënë që kjo platformë duhet të ndryshojë, ashtu sikurse sipas tij duhet që të shtohet edhe grupi i punës që po punon për këtë platformë, pasi nuk mund të hartohet nga 9 anëtarë kryesie, por kërkon ndihmën e figurave të njohura. Aktualisht në grupin e punës, i cili drejtohet nga zv.kryeministri Namik Dokle bëjnë pjesë emra si Edi Rama, Fatmir Xhafa, Ylli Bufi, Maqo Lakrori, etj. dhe ky grup duhet të përfundojë brenda datës 15 shkurt hartimin e kësaj platforme. Ndërsa kryeministri Fatos Nano mësohet të jetë shprehur se “kam respekt për punën që bën ti Erion, por nuk mund të themi gjithmonë që puna që bëjnë të tjerët është e keqe dhe ajo që bëjmë ne është e mirë”. Nga ana tjetër, Nano ka kritikuar qëndrimet e Braçes shpesh në media dhe sidomos linjën që ai ndjek në gazetën e partisë. Unë nuk shquhem për delir madhështie, ka thënë Nano, gjatë këtij debati, por nuk mund të punoj as vetëm me ty dhe as vetëm me Edi Ramën. Ndërsa Braçe ka propozuar që të bëhet një fushatë paraelektorale për të tërhequr edhe pjesën e abstenuesve në elektorat dhe të bëhet një sondazh për të verifikuar përkrahjen që kanë deputetët në zonat elektorale. Po kështu ai është shprehur se kandidatët për deputetë duhet të zgjidhen në bazë të parimit një anëtar-një votë dhe të bëhet një fushatë sipas shembullit amerikan për përzgjedhjen e kandidatëve, që fillon brenda partisë. Braçe ka ngritur problemin se disa anëtarë kryesie po degjenerojnë përzgjedhjen e kandidatëve në bazë. Sipas Braçes selia e partisë është një vend i vdekur, pasi asnjë nuk shkon në parti. Madje ai i ka thënë Nanos se edhe Kuvendimi i Madh është zhvilluar vetëm në ato degë ku ka qenë i pranishëm vetë Nano, por përgjigja e këtij të fundit ka qenë se kritikat e Braçes janë përkrahur edhe nga Lekë Çukaj, i cili gjithashtu ngriti problemin se duhet që të zgjedhurit të jenë më afër me partinë.

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22
    Pas debateve me kryeministrin Nano në mbledhjen e KPD-së, Erion Braçe lë drejtimin e gazetës

    Jep dorëheqjen Braçe, Nano ia quajti kritikat "gërr-mërre"


    D.Tanushi

    TIRANË – Kryeredaktori i gazetës së Partisë Socialiste “Zëri i Popullit” Erion Braçe ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është konfirmuar nga burime të kryeministrisë, ndërsa vetë Braçe, i kontaktuar nga “Shekulli” as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi një fakt të tillë. Mësohet se Braçe, menjëherë pas mbledhjes së Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së, ku ka debatuar ashpër me kryeministrin dhe kryetarin socialist Fatos Nano, është drejtuar në zyrën e këtij të fundit, duke i paraqitur tekstin e dorëheqjes. Megjithëse ende nuk është deklaruar asgjë zyrtare, bëhet e ditur se dorëheqja e Braçes është tashmë mbi tryezën e kryetarit të PS-së dhe pritet nëse ai do ta firmosë apo do ta refuzojë. Kjo erdhi pas debateve që ai pati në KPD-në e së shtunës, ku Braçe, gjatë fjalës së tij kritikoi projekt-platformën e përgatitur nga një grup socialistësh dhe që do të udhëheqë partinë më të madhe në pushtet në zgjedhjet e këtij viti. Por ato që nuk i kanë pëlqyer Braçes kanë qenë edhe kritikat e Nanos, i cili mësohet t’i ketë thënë se fryma që ai i ka dhënë gazetës është krejtësisht ndryshe nga ajo e PS-së. Ndërkaq Braçe ka kërkuar votëbesim të kryesisë para zgjedhjeve, pasi ajo nuk mund të udhëheqë partinë në zgjedhje. Por ka ndeshur në batutat e zakonshme tashmë të kryeministrit, i cili i ka quajtur kritikat e Braçes si “gërrmërre”. Nga ana tjetër, Nano ka kritikuar qëndrimet e Braçes në media. Braçe ka ngritur problemin se disa anëtarë kryesie po degjenerojnë përzgjedhjen e kandidatëve në bazë. Sipas Braçes selia e partisë është një vend i vdekur, pasi asnjë nuk shkon në parti. Madje ai i ka thënë Nanos se edhe Kuvendimi i Madh është zhvilluar vetëm në ato degë ku ka qenë i pranishëm vetë Nano. Në fakt deri më sot midis kryetarit të PS-së dhe kryeredaktorit të “ZP”-së nuk ka patur ndonjë konflikt, madje marrëdhëniet e tyre kanë qenë të ngushta. Por ndryshimi i kësaj gjendjeje ka ardhur pikërisht pas qëndrimeve gjithnjë e më kritike të Braçes në adresë të anëtarëve të kryesisë socialiste, të cilët sipas tij duhet të ndryshohen.

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22
    Braçe tërhiqet nga dorëheqja


    D. Tanushi

    TIRANË – Kryeredaktori i “ZP“-së Erjon Braçe është tërhequr nga vendimi i tij për të lënë drejtimin e gazetës së Partisë Socialiste. Meqënëse dorëheqja e tij nuk ka qenë e pakthyeshme, mësohet se Braçe ka vendosur që të tërhiqet. Ai vetë është shprehur se nuk e ka dhënë dorëheqjen, por në fakt mbi numrin e së dielës të gazetës së PS-së nuk figuronte emri i tij, ndryshe nga çdo ditë tjetër. E pyetur nga gazetarët edhe sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PS, Valentina Leskaj është shprehur se “pozicioni i kryeredaktorit të “ZP“-së është post politik më shumë se sa një pozicion i thjeshtë pune dhe nuk mund të largohesh papritur“. Ajo mohoi që Braçe të ketë dhënë dorëheqjen. Po kështu Leskaj mohoi që në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së të jenë bërë debate të ashpra mes Braçes dhe Nanos. Gjithkush është i lirë të japë mendimin e tij, u shpreh Leskaj, ndërsa sqaroi se Braçe nuk ka kërkuar ndryshime në kryesi. Nga ana tjetër, Braçe ka dalë i nxehur nga mbledhja e KPD-së, madje ai nuk është parë as në festimet me rastin e 13 -vjetorit të FRESSH-it. Kryetari i PS-së Nano në këtë mbledhje të KPD-së i ka tërhequr vëmendjen Braçes që të mos kritikojë në media figurat e PS-së.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e ku te ike i ziu brace..
    ai eshte i lindur per zp..
    cdo dite sajon nga nje shpifje per berishen..
    partia ja shperblen sa qe bracja njef tere mapot ku ka rraqe firmato ne itali..
    me zp ai surrat miu gjen dhe dashnore..nga kto freshistet me dantelle..bile u gjen dhe shokve lart ..
    eshte parajsa vete qenja ne zp e biro te Ps-se..
    nuk njef historia parti qe ti ket bere ne koh rekord militantet e saje biljonera sikurse ps e nanoruccacfinobizhgave.
    nuk ka parti ne bote qe ti ken lene aq brekgrisur nga ekonomija e shpinzbuluar para kallasheve te kundershtarit.. antaret e militantet e saje sikurse pd-ja..

    e more shoke..

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Koha Jone:

    E Shtune, 29 Janar 2005


    PO VJEN ILIR META...

    Nga Vladimir Lulaj

    Prej disa muajsh gazeta "Zeri iPopullit" ka dendesuar sulmet politike kunder partise parlamentare LSI dhe vecanerisht kunder kryetarit te saj, zoterise Ilir META. Jane me dhjetra replikat qe kane shenjestruar keto dy objektiva rokade. Keshtu ngjau edhe me 21 janar 2005 me artikullin demagogjik "Vlora do te votojw per socialistet dhe jo monopolistet, zoti Meta". Thuajse e njejta sigel shfaqet edhe ne raste te tjera, ndaj ne u interesuam per te mesuar se kush fshihej pas ketyre shkrimeve. Burime konfidenciale brenda kolegjiumit te gazetareve socialiste na konfirmuan se autori nuk eshte nje kalemxhi i zakonshem, por vete shefi i tyre, ndaj, per t'i bere nder ketij zoterie, zgjodhem per kryetitull te artikullit tone nje pjese te kryeartikullit qe ka botuar ky "supergazetar" me 19 dhjetor 2004 ne faqet 1, 2 dhe 3 te gazetes "Zeri i Popullit".

    Vetem kunder LSI-se dhe kryetarit te saj, Ilir META, "ZP" perdor pa kursim tituj, nentituj, "komente" dhe shpifje qesharake, te cilat, te marra se bashku, pa dashje na kujtojne sjelljen e lakejve besnike, qe i bejne roje gardhit te prishur te "stanit" socialist.

    ***

    Vetekuptohet, lakeizmi kesaj here nuk shperfaqet vetem per hir te zakonit, per te justifikuar shperblesat me sherbime personale, por vecanerisht prej frikes se madhe; sepse, vini re patetizmin anakronik, qe ka peshtjelle jo vetem nuhates zhgarravitesit injorante, por tere faqen e pare reklamative te gazetes se PSSH-se, ku botohet "testamenti" antilogjik: "Njerez, biznesmene, pronare te vjeter dhe te rinj, ruani xhepat, pasurine, pronat - po vjen Ilir META!" ... Sa shume domethenes duket ky "kushtrim frike" tani, po ta krahasojme me 120 dite me pare, kur kryetari i PSSH-se, zoteri Fatos Nano, i krahasonte te gjithe metistet te marre se bashku me "nje pike uji ne oqeanin socialist", ndersa tash kjo pike uji befas qenka shnderruar ne "det i stuhishem" ...

    Gazetaria politike nuk eshte fondamentalizem

    Natyrisht, kur ka perdorur lajtmotivin "po vjen Ilir Meta", gazetari i frikesuar S. Vuciterna nuk ka dashur te vleresoje kryetarin e LSI-se, perkundrazi ka synuar jo vetem ta "fshikulloje" individualisht ate, por edhe ta "gozhdoje" si nje tabele politike perballe gjithe shtreses se pasanikeve shqiptare, te cilet, sapo te lexonin artikujt "analitike" te Vuciternes, nuk do te benin gje tjeter vecse "qitje" shpirterore kunder Ilir METWS; sepse ky, sic shkruan "analisti" S.V.: "ka startuar me te vertete me nje gjuhe shume te ashper dhe te rende kunder biznesit, duke e rrezikuar teresisht ate, duke i hequr bazen e sigurise..."

    Kur nje gazetar fillon te genjeje lexuesit e vet, duhet menduar se e ben prej zorit, prej frikes, prej "qejfit"..., ose prej injorances se vet. Ndoshta "pseudogazetari politik" S.V. nxitet nga tekater arsyet e lartpermendura kur shkruan "komente" denigruese per kryetarin e LSI-se, zotin Ilir Meta. Ai i perngjan nje gazetari fondamentalist, qe ka vendosur te hedhe "ne ere" armikun politik te partise, pa perfillur "vetasgjesimin" gazetaresk. Lum PSSh, tani i jane larguar gazetaret analiste, por i kane ardhur "gazetaret fondamentaliste", qe gazetarine politike e perdorin si "kobure", per te "vrare" kundershtaret politike, dhe nese "plumbat" e tyre prej mfllefi nuk arrijne ta "asgjesojne" dot objektivin, perseritin "atentatet" me nje zell te pafund, duke perkedhelur midis gishtash rrogen qe marrin ne cdo fund 15-diteshi, si shperblese per "veteflijimin" e tyre grotesk ne gazetari.

    Ku duket akti i "veteflijimit grotesk" tek "gazetari" S.V.? Ne faktin se ai ben komente krejt absurde dhe qesharake ne raport me permbajtjen e deklaratave qe "komenton". Vini re per shembull, se si e "analizon" deklaraten e meposhtme, te kryetarit te LSI-se,: "Une ju siguroj se gjithe privatizimet, qe jane firmosur nga A. ANGJELI, pas qershorit do te shikohen te gjitha se kush i ka marre dhe sesi i ka marre, sepse ne kete vend askush nuk mund te sillet si pronari i nje hani pa porta". Cuditerisht, ndonese ne kete deklarate teper koncize, te qarte, konkrete dhe pa ekuivok gjithcka eshte specifikuar, zoteria S.V. e konsideron si "deklarate kercenuese" per tere biznesin shqiptar. Ne nuk e dime pse nuk zoteron aspak bonsens, te pakten karshi reputacionit vetjak, "analisti" Vuciterna, dhe sinqerisht na vjen shume keq per te, tek lexojme te deduktoje pallavra si keto: "Kryetari i LSI-se, Ilir Meta...njelloj si Berisha ka kercenuar biznesin se do te rifilloje te beje shtetezimet serisht ne Shqiperi"? Ruaje Zot lexuesin e thjeshte nga "analisti" qe pellgun e paraqet si gjol, burimin e vogel si perrua te madh, perroin e fshatit si lumin me te madh ne bote, keneten si det dhe genjeshtren si te vertete.

    Te njohesh aftesite e vetvetes, pastaj te shkruash, kjo sentence nuk ka fare rendesi per "gazetarin" socialist, perderisa eshte i sinqerte. Ai nuk genjen kur shkruan deklaraten, por ben mashtrime nisur nga kjo deklarate. Kush te doje e kupton lehtazi se ai nuk zoteron thuajse asgje nga cilesite e nje analisti te mirefillte politik, madje as perpiqet te shtiret si i tille, sepse posedohet gjithmone nga direktiva politike, ndaj ngutet te shkruaje vetem cfare i lejon vetecensura.

    "Gazetari", S.V. priret te shkruaje per tematika te tilla, sic eshte politika, te cilat i konsideron te lehta, ndonese nuk i kupton hic. Ai, ne vend te qendroje tek mjedisi i gazetarit reporter, nxiton te beje "analistin" politik dhe si perfundim e peson vizioni strategjik qe perfaqeson ne vetvete gazeta "Zeri i Popullit" dhe PS-ja ne krize.

    ***

    I ndodhur midis "kudhres dhe cekanit", "fjala "kudher' nenkupton mungesen e aftesise profesionale per te bere analize politike, kurse termi "cekan' personifikon porosine zyrtare per ta paraqitur vetem ne fokus negativ cdo deklarate te kryetarit te LSI-se), zoteri Vuciterna ka prodhuar permasen e "gazetarise" se vet, qe per lexuesit e paanshem eshte nje mish-mash pa vlere; sepse ai nuk zoteron asgje nga kulti i gazetarit te vertete analitik.

    Sigurisht ne nuk presim nga gazetaret e "Zerit te Popullit" te burrin Ilir Meten, por as ta shajne kot me kot gjithashtu; sepse gazetaria politike nuk eshte shpifje, por kryesisht polemike. Nese kryetari i LSI-se, zoteri Ilir Meta, deklarohet per rishikimin e ankandeve qe shesin thuajse falas pronen publike, sic eshte rasti i hotel "Tirana", kjo eshte brenda logjikes qe tenton te ruaje dhe te mos shperdoroje pronen publike. Tendenca per te privatizuar gjithcka thuajse "falas" eshte prirje ekstremiste, sepse synon te ndertoje kapitalizmin pa prone publike. Nuk eshte ne interes te shoqerise civile shqiptare te kete nje shtet qe nuk zoteron asnje lloj prone publike. Mos valle PS, qe ka folur per socializmin e tregut, ku rreth 40 per qind mund te jete prone publike, tash kerkon qe kapitalizmi shqiptar te jete 100 per qind vetem me prone private individuale?

    ***

    Perse ka frike PS-ja nga alternativa e LSI-se? Perse duhen mbrojtur vjedhjet qe bejne disa pushtetare nepermjet shitjeve me formen e "ankandeve" , kur procedurat e tilla supozojne shitjen mbi vleren reale te asetit te caktuar? Duhet te vazhdoje metoda e shitjeve me ankand nen vleren reale te tregut? Perse mbron spekullatoret zoteri Vuciterna, kur detyra jote si gazetar eshte te shkruash dhe te mbrosh te verteten?

    Besoj se zoteria, qe fshihet pas pseudonimit S.V., pavaresisht nga shkrimet pa vlere, ne thelb eshte nje njeri i ndershem, por jo i sinqerte. Ndershmerine ia veshtrojme tek paraqitja qe i ben faktit gazetaresk. Ai e paraqet deklaraten ashtu sic e ka bere Ilir Meta, pastaj e "katranos" me komente qe s'kane asnje lidhje me brendine reale te deklaratave te kryetarit te LSI-se.

    Shef, nese ne vetvete jeni njeri i mire, kush ju detyron te beheni gazetar i "keq"?. Besojme se perpjekjet tuaja per t'i bere dem Ilir Metes dhe LSI-se jane insinuata qe rrjedhojne prej ambicies personale dhe gjindjes ku punoni. Nese nuk shkruani genjeshtra askush nuk ju rikandidon, madje u largojne nga puna dhe ngeleni ne mes te kater udheve. Gazetaret si ju, qe punojne pa kontrata ligjore me punedhesit, jane thjesht skllever dhe sherbetore pa dinjitet te pagestareve. Por beni kujdes, kur kryeni sherbimet e "skllaverise", mos e tejkaloni zellin e "skllavit" dhe perpiquni te fitoni "lirine" e gazetarit te varur nga ndergjegja e vet.

    Nese Ilir Meta ka deklaruar se: "kjo eshte qeveri e krimit, kjo eshte qeveri e korrupsionit", Juve, zoteri Vuciterna, per te justifikuar rrogen qe merrni, perpiquni te tregoni me fakte te kunderten, por pa shkruar insinuata te rrezikshme si kjo: "Meta mori krimin nga rruga dhe e instaloi ne policine e shtetit ...pasojat e instalimit te krimit ne pushtet nga Ilir Meta po i vuajme cdo dite dhe po shihet qarte se eshte teper e veshtire qe te shkulen nga postet qe kishin". Mos shkruaj insinuata te tilla sepse mund ta besh vetveten "koke turku". Uroj te kesh aq fat sa kryetarit te PSSH-se te mos i shkoje nder mend te lexoje gazeten "Zeri i Popullit", perndryshe te mori lumi.

    Sikur zoteri F. Nano te lexoje insinuatat e tua per Ilir Meten, menjehere do te mendoje se S. Vuciterna "eshte nje kriptodemokrat"...Pse, do te pyesesh zotrote? Sepse kryetari Nano nuk eshte aq budalla, sa te bjere dakord me shprehjen tende: "I. Meta mori krimin nga rruga dhe e instaloi ne polici, duke i dhene detyrat me te larta, duke i dhene fatet e luftes kunder krimit, trafiqeve ne dore dhe duke degjeneruar teresisht ket` proces.

    "Meso, "vogelush", se ligjin ne PSSH dhe qeverisjen e saj 7 vjecare gjithmone e ka bere F. Nano. Harrove? Edhe kur ishte ne burgun e Bences ai e kishte nen kontroll te plote gjithe PSSH-ne dhe jo me politiken strategjike te kuadrit kur kryeminister ishte shoku Ilir. Kryeministri Meta nuk mund te firmoste asnje kandidature te "inkriminuar", per ta emeruar ne detyrat me te larta te policise se shtetit, pa pelqimin e F. Nanos. Pastaj, ftillohu, se asnjehere kryetari i PS-se nuk ka deklaruar insinuata te tilla te rrezikshme si kjo: "Po vuajme pasojat e instalimit te krimit ne pushtet nga Ilir Meta", sic guxon te besh zotrote, sigurisht prej miopise politike, sepse kjo sajese do te perbente per F. Nanon nje bumerang politik.

    ***

    Ruaje veten prej zellit politik, perkushtoju gazetarise solide dhe besoji fatit, zoteri Vuciterna, sepse kryeministri F. Nano i ngjan teresisht Mao Ce Dun-it. Kryetari Mao kurre nuk e lexonte gazeten "Zheminxhibao" dhe kryetari Nano kurre nuk e lexon gazeten "Zeri i Popullit", perndryshe do te therriste ne zyren e vet kryeredaktorin Erion Brace per t'i thene: "Ate "kripto- leseistin' Vuciterna largoje nga puna, se po na diskretiton jo vetem ne permbajtje, por edhe ne forme".

    Mos u cudit, zoteri pseudonimist, se kjo eshte e verteta . Hidhi nje sy asaj qe ke katranosur ne faqen 2 te "Zeri i Popullit" dhe do te bindesh. Brenda 75 rreshtave kompjuterike ke bere mbi 30 gabime drejtshkrimore. Fjalorin letrar e ke te kufizuar, termat politike te cunguara, kurse "analiza" e brendise politike kushedi ku te eshte "mbytur". Nje fillestar do te shkruante me rrjedhshem, duke perdorur argumente dhe jo "hopce", sic ke bere ti. Akoma nuk e di se insinuatat nuk perdoren kur materiali, te cilit i referohesh, nuk te jep rast per dicka te tille? Me tej, bej kujdes kur zbaton porosine zyrtare, "dridhe" nje cike dhe mos e "vulos" njejtesimin e Metes me Berishen, sepse kush merr vesh nga politika te shumezon me zero pikerisht per kete paradoks vulgar, qe eshte njelloj sikur te thuash "Shqiperia bie ne Afrike, jeton ne Amerike dhe ka lindur ne Azi".

    Na vjen keq ta themi, por ne shkrimet e tua "gerthet e ngjiret" inkompetenca analitike. Si ore, i hiqke te drejten PSSH-se per nje aleance parazgjedhore ose paszgjedhore me LSI-ne, ne kuptimin e "frontit te majte" elektoral? Mos do qe te vije ne pushtet PD-ja dhe kryeminister te behet zoteri Sali Berisha? Po ku te futet F. Nano pastaj? A nuk e di ti, mor "kripto-pedeist", se kryetari Nano me gojen e vet ka pohuar ne mbledhjen e KPD-se socialiste, ne daten 2 tetor 2004, per LSI-ne se: "Deri tani ky grupim eshte sjelle si nje parti e se majtes dhe qe po tenton te shtoje ngjyrat e spektrit te se majtes shqiptare ne pergjithesi"...

    Po as ti mo, shef, nuk e lexoke gaxeten ku shkruan ...? Qysh kujton, se i vjen mire kryetarit Nano, kur zotrote na e rreshton ne bashkeqeverisje me PD partine LSI? Po c'te duhet qe propagandon "filozofine" e deputetit Prec ZOGAJ, qe deklaron se: "Politika eshte akt dhe nuk ka nje akt..", apo ben strategeme mbi gjoja mundesine e bashkeqeverisjes se PD-se me LSI-ne pas qershorit 2005? Pse do t'ia kundosh "kulluvallahane" perpara kohe lidershipit politik te PS-se? Si nuk e kupton mo, "liliput politik", se PD-ja me ekspertet e saj politike bejne manovra politike dhe insinuata mashtruese per te shmangur me cdo kusht nje koalicio parazgjedhor midis PS-LSI dhe mundesuar nje "koalicion" fluresk midis PD-LSI? Pse shkruan per politiken kur s'merr vesh asgje nga kompleksiteti dhe fleksibiliteti i saj strategjik, operatik dhe taktik gjithperfshires?

    Fundja cfare faji ke ti, zoteri pseudonimist, per gjepurat qe shkruan dhe veteboton, kur nuk merr vesh nga propaganda strategjike. Kjo duket sheshit kur shkruan: "Me ne fund PD-ja ka zbardhur zyrtarisht strategjine e bashkepunimit me LSI-ne e Ilir Metes". Zotrote nuk kupton se PD-ja e deshiron eventualitetin e bashkepunimit me LSI-ne si nje orvatje strategjike per te krijuar raport forcash te favorshem per te ne spektrin elektoral. Por kjo nuk do te thote se strategjia e PD-se per bashkepunim me LSI-ne eshte pranuar nga Ilir Meta dhe forumet vendim marrese te kesaj partie.

    Deri sa ha buken e PSSH-se, a derebardhe, pse i ben hyzmet, qofte edhe pa dashje, propagandes se PD-se? E degjove cfare tha Berisha ne daten 20 dhjetor, pasi u kthye nga Franca, ku sipas teje "Berisha eshte zhdukur ne France, e dyta here brenda dy javeve"? Ai e "perjashtoi" mundesine e bashkepunimit me LSI-ne dhe kete e beri jo per te hequr dore nga synimi qe ka per te arritur nje marreveshje politike me LSI-ne, por sepse "di ta dredhe politiken"; cfare do te thote qe kur nuk e ben dot "mik" Ilir Meten, te pakten synon te mos e beje "armik" me sulme shpifarake, sic ben zotrote, apo eproret e tu; qe akoma nuk e kane kuptuar se, ne thelb, duke shpifur kunder kryetarit te LSI-se, shokut Ilir Meta, nuk bejne asgje tjeter, vecse perpiqen ta nxisin ate, qe, prej "inatit" dhe lodhjes se shkaktuar prej ketyre ngacmimeve idiote, te "lidhet" me Sali Berishen; - gje qe nuk ka per te ndodhur kurre.

    Perpiqu te kuptosh, o shef i vogel, se si levrijne faktet politike brenda aktiviteteve praktike te LSI-se. Asnjehere kryetari i LSI-se, zoteri Ilir Meta, dhe udheheqesit e tjere te kesaj partie, nuk e kane share Partine Socialiste, sepse prej gjirit te saj kane dale. Ilir Meta, sic dihet, eshte nje nga themeluesit e PSSH-se, e ka dashur dhe vijon ta doje kete force politike sipas menyres se vet principiale, gje qe zotrote nuk arrin ta kuptosh kurre, sepse nuk di cfare eshte socialdemokracia si alternative dhe as kontradiktat qe ekzistojne midis lidershipit te PS-se dhe elektoratit te paperfaqesuar prej saj ne politikat e qeverisjes.

    Meta nuk eshte si Berisha ne asnje pikepamje

    Mosha, konceptet, qendrimet, mentalitetet, vizionet, alternativat qe perfaqesojne dhe udheheqin per zbatim, i tregojne te kundert ne forme dhe ne permbajtje politikanet Meta dhe Berisha. Nese per politikanin Berisha juve mund te sillni fakte per te argumentuar idene e largimit me dhune te socialisteve nga pushteti, kjo behet e pamundur per politikanin Meta. Eshte e turpshme, nje manipulim gazetaresk aspak intrigues per lexuesit, te shkruash sic beni Juve: "Meta si Berisha: Te largojme me dhune socialistet nga pushteti". Kujt ja thua kete brockull dhe perse? Te ka dhene urdher shefi i PS-se, apo vertet te duket se kryetari i LSI-se priret nga koncepti i largimit me dhune te socialisteve nga pushteti?

    Injoranca politike kur eshte pasive dhe qendron brenda vetvetes mund te nenvleftesohet, por kur shfaqet ne gazeten "Zeri i Popullit" dhe tenton te manipuloje, nepermjet mashtrimit, mijerat e lexuesve te thjeshte, nuk mund te tolerohet. Kjo lloj injorance pergjan me virusin e keq, ndaj nuk duhet lene te injektohet tek askush dhe posarisht duhet "asgjesuar" ne vetvete, madje pa lene te preke rrezikshen edhe formimin politik te vete mbartesit te saj, qe ne kete rast jeni juve, profani politik, qe fshiheni pas sigles S. V.

    Megjithate nuk besojme se eshte inkompetenca ajo qe krijon "konfliktin" antigazetaresk tek shkrimet e S.V. Ai priret te krijoje pershtypjen se LSI-ja me Ilir Meten ne krye mendon te vije ne pushtet nepermjet dhunes, dhe kete insinuate injorante personale e "argumenton" duke cituar kete pjesez: "Eshte koha qe gjithe shqiptaret te kuptojne se kjo kaste ne pushtet s'mund te pranoje e s'mund te toleroje te iki ne menyre demokratike nga pushteti me vote te lire", - qe e ka shkeputur nga konteksti i deklarates se plote te kryetarit te LSI-se.

    Me sa duket gazetari socialist asgje nuk ka kuptuar nga ngjarjet e Gjeorgjise dhe kohet e fundit ne Ukraine, ose e meriton te perballet me pushtetin gjyqesor per shpifjen bajate qe ka bere ndaj personalitetit politik Ilir Meta. Ky "analist", pa kurrfare prudence dhe urtesie personale, i nxitur nga ngjyrimet qe perfaqeson si gazetar politik, germushet ne faqen 3 te "Zeri i Popullit" ne kete menyre: "Ilir Meta, as me pak dhe as me shume ka bere thirrje per permbysjen e pushtetit me dhune, nje thirrje e njellojte me ate te Berishes".

    ***

    Dihet se, te besh thirrje mediatike per permbysjen e pushtetit me dhune, do te thote te pranosh te gjykohesh dhe denohesh nga drejtesia shqiptare per shkelje te Kushtetutes. Por a ka bere zoteri Ilir Meta nje "thirrje" te tille? Me tej, a i ka dhene ai shkas apo sebep sigles S.V te beje kete akuze: " ... e vetmja menyre...per largimin e e nje qeverie, kur nuk mund te largohet me vote dhe metoda demokratike, sipas Ilir Metes eshte dhuna, dhuna revolucionare."

    E kuptojme demagogjine e gazetarit socialist, kur flet per "dhuna revolucinare" ai i referohet pervojes se Gjeorgjise dhe sefundi pervojes ukrainase. As neve nuk do t'na pelqente zbatimi i "skenarit" gjeorgjian apo ukrainas per Shqiperine, por sinqerisht do ta pershendesnim friken qe kane politikanet ndaj tubimeve paqesore masive, te cilat e detyrojne "me zor" klasen politike ekzistuese te reagoje me perulesi e vasalitet te plote ndaj interesave vitale te sovranit popull, qe, me se fundi, ka arritur te konceptoje se pushtetet politike do t'i sherbejne me "besnikeri vetem prej frikes se mos shoqeria civile i zevendeson ata me "sherbetore" te tjere, te cilet, njelloj si ata, do te jene te ndervarur jo prej deshirave te tyre, por ne kondicion me zbatimin rigorioz te "kontrates elektorale" me zgjedhesit, si dhe me natyren sovrane te shtetit ndaj tyre ...

    Pas ketij sqarimi te domosdoshem le te rikthehemi tek ballafaqimi i akuzave te "analistit politik" me deklaraten e kryetarit te LSI-se, dhe lexuesit le te gjykojne vete. Zoteri Ilir Meta ka deklaruar: "Eshte koha kur te gjithe shqiptaret te besojne se nuk mund te na e dhurojne, te na e falin demokracine dhe integrimin te huajt, pavaresisht se ata e deshirojne nje gje te tille, kane kaq kohe qe na ndihmojne dhe na mbeshtesin, kane kaq kohe qe na kritikojne dhe paralajmerojne dhe na thone se cfare duhet te bejme. Le te marrim shembull nga populli heroik i Ukraines, qe per jave te ter ne menyre heroike dhe qytetare qendroi fort dhe nuk lejoi nje kaste te korruptuar, qe perseri te dhunonte demokracine ne ate vend, qe perseri te blinte zgjedhjet ne ate vend dhe t'i shiste per demokraci dhe prosperitet. Eshte koha qe te gjithe shqiptaret te kuptojne se levizjet e medha, se ndryshimet e medha, kerkojne energji te medha dhe vendosmeri pa fund. Eshte koha qe te gjithe shqiptaret te kuptojne se kjo kaste qe eshte ne pushtet nuk mund te pranoje dhe nuk mund te toleroje qe te iki ne menyre demokratike nga pushteti me vote te lire."

    ***

    E lexuat?...Asgjekundi ne deklaraten e kryetarit te LSI-se nuk behet fjale per dhune, per dhune revolucionare, apo per te larguar me dhune socialistet nga pushteti, sic ka bere insinuata sigla S.V. Perkundrazi, zoteri Ilir Meta i ka bere thirrje popullit shqiptar per ta merituar demokracine. Ai u ka bere thirrje tere shqiptareve te mos lejojne kasten e korruptuar nanoiste te dhunoje demokracine ne Shqiperi. Ai paralajmeron faktin se PS-ja nuk mund te qendroje me ne pushtet vecse nepermjet dhunes antidemokratike. Ai paralajmeron se ka ardhur momenti historik per t'u perballur me neodiktatoret, qe nuk ikin ne menyre demokratike nga pushteti. Ai nuk ben thirrje per revolucion te dhunshem, por per eventualitetin "revolucion te kadifejte", qe mund te ndodhe dhe duhet te ndodhe e te zbatohet edhe ne Shqiperi, ne rast se PS-ja dhe PD-ja do te manipulojne rezultatin strategjik te zgjedhjeve. Insinuatat se do te ndodhe dicka e tille ishin konkrete ne zgjedhjet e komunes se Dushkut dhe shfaqen ne konteksin e ligjit te ri zgjedhor; ndaj kryetari i LSI-se ben thirrje per te lartesuar ndergjegjen e shoqerise civile shqiptare ne parametrat qe kerkon vete sistemi demokratik, ku duam te hedhim rrenje. Pra, qysh ne 18 dhjetor te vitit 2004, Meta na percjell mesazhin e asaj qe mund te ngjase ne qershor te vitit 2005. Populli shqiptar do te votoje masivisht kunder PS-PD dhe pro LS-se, por Nano-Berisha nuk do ta pranojne vullnetin strategjik te zgjedhesve... Ndodhur ne keto kushte cfare duhet te bejne shqiptaret? Duhet te pranojne dhunimin e demokracise ne Shqiperi, apo manipulimin e zgjedhjeve nga humbesit e medhenj?... Jo, dridhuni mekatare, o Popull gezou, se po vjen Ilir Meta...

    Epilogu gazmor

    Per t'i dhene fund kesaj polemike te njeanshme me duhet te permend se cfare ka ndodhur faktikisht ne Gjeorgji dhe Ukraine. Atje nuk u shperfaq ndonje revolucion i dhunshem, por shpertheu nje "veprimtari masive paqesore" per mbrojtjen e rezultateve te votimit zgjedhor. Populli i Gjeorgjise dhe ai Ukraines treguan se nuk u nenshtrohen kastave antidemokratike, qe perpiqen, ne kundershtim me vullnetin zgjedhor te popullit, te qendrojne ne pushtet nepermjet dhunes.

    Kryeherit, gazetari Vuciterna na duket si tip "peshkatari" , qe nuk i perngjan teresisht "gjyshit" te vet, i cili, perpara se te shkonte per te peshkuar ne lumin Osum, meqenese nuk ishte peshkatar i zoti, blinte fshehurazi ne merkato peshkun qe shisnin te tjeret dhe me ta mbushte shporten e vet; pastaj vraponte drejt ures se vjeter, flakte kot filldispanjen ne valen e turbullt ngjyre krem dhe pas nje ore hynte hijerende ne rosticeri "Peshkatari", ku tregonte "plot delikatese" histori te sajuara sesi e kishte gjuajtur cdo peshk te blere ... Jo, "analisti" S.V. hedh "rrjeten" gazetareske larg lumit sum, ne "gjolin politik", per te "peshkuar" superpolitikanet qe ka inat kryeshefi i vet socialist. Mbase kesaj here, si gjithmone, ai mendon se ka qelluar "per vdekje" me fushnjez kundershtarin me te madh politik te partise se vet, kryetarin e LSI-se, Ilir Meta..., ndaj neve na vjen per te qeshur me kete iluzionist te gazetarise politike.

    ------------koha jone----------






    ...
    Sa shum gjera meson nga kta dallkauket e LSI- PS-se..
    mjeshtra jane..
    E shyqyr qe duall LSI-ja qe te marrim vesh kush na qenka S . Vuciterni i famshem qe prodhon cdo dite shpifje..
    Pra erion Brace..qenka SV-ja..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-01-2005 më 04:04

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar të partisë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •