Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e etan
    Anëtarësuar
    24-09-2004
    Vendndodhja
    Kamerun - AFRIKA QENDRORE
    Postime
    91

    Të hidhem në Mac apo të mbaj Windows?

    Pas kaq e kaq muajsh ,,,,,dhe me dy kompjutera ne shtepi ,,,,jam i lodhur me buget e viruset te windowsit .Kam lexuar se nje sistem i qendrueshem eshte mac osx por per cudi ne kete forum nuk shoh qe flitet shume .Nje nder comp. me te fuqishem te apple eshte biprocessori G5 i Apple .Dikush qe e ka perdorur mund te me thote opinionet e tija per kete biprocessor ??
    ju faleminderit

  2. #2
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    une kam perdorur nje dual processor G4, me Panther (Mac OS X 10.3) dhe te siguroj qe eshte nje eksperience e tille, qe nqs ti e provon te siguroj qe nuk do kthehesh me KURRE mbrapa (send report to Microsoft, viruses, spywarez, me nje fjale Windoze!)..

    G5 nuk me ka rene rasti ta perdor, por sipas specifikimeve eshte nje nga superkompjuterat te cilet mund ti perdorin "njerezit e thjeshte".. Pa diskutim qe krahasuar me nje G4 duhet te jete si treni ekspres TGV me nje tren te zakonshem elektrik..Me shpejtesi FSB 1.25 Ghz, edhe Inteli do te doje ca kohe qe te jete njelloj

    ka vetem nje problem.. cmimi nuk eshte si ai qe je mesuar me PC e shemtuara !! eshte nje cike me shume..

    p.s Biprocesori nuk eshte i Apple, por i IBM. ka PowerPC architecture..
    Prektora

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    90% e kompjuterave që shiten kanë windows. Mac, Linux dhe të tjerët ndajnë vetëm një 10% dhe kjo është arsyeja pse nuk flitet shumë për ta në forum. Windows mund të ketë problemet e saj, por ka qënë gjithnjë në përmirësim dhe ka më shumë benefite se Mac, Linux, etj.

    Në radhë të parë ka afërsisht 10 vjet eksperiencë që me windows 95. Pothuaj se i gjithë biznesi i industrisë së kompjuterave dhe programeve (software) është ndërtuar mbi windows. Ka qindra mijra programe për windows që mund ti blesh ose ti shkarkosh falas në internet, ndërsa për Mac dhe Linux nuk do ta gjesh këtë llojshmëri.

    Kur 90% e njerëzve përdorin Windows, edhe ti je i detyruar të përdorësh atë. Skedarët dhe disqet që punojnë në windows, nuk punojnë në Mac dhe anasjelltas. Nëpër shkolla dhe zyra përdoret Windows dhe do s'do ti, do detyrohesh tu përshtatesh kushteve, se nuk i ndryshon dot.

    Mac ka të mirat e ti, edhe Linux po ashtu. Mac është i thjeshtë për tu përdorur por është i varfër në funksionet që të lejon të kryesh. Një përdorues i zakonshëm që e përdor kompjuterin për internet, email, e muzikë, nuk e kupton ndryshimin fare por dikush që punon me kompjuter e kupton që Mac ka mangësi. Dikur Mac mburrej për dizajn grafikësh por tani edhe në atë fushë ja ka kaluar windows.

    Ndërsa Linux është ndërtuar për profesionistat e kompjuterit, ata që merren me programim, rrjetet, sigurimin, etj. Linux të lejon të përshtatësh sistemin sipas nevojave të tua, por është ende i vështirë për tu përdorur edhe pse ka bërë ca përmirësime. Në do të lexosh më shumë pë Linux shiko këtë temë.
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=5578

    Për mendimin tim, edhe pse ka problemet e saj, Windows në tërësi është më i mirë se Mac dhe Linux. Shumica e problemeve që lindin, janë për faj të përdoruesit dhe jo për faj të sistemit.
    Edi

  4. #4
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918

    Exclamation PC me e mire se nje G5 ???!!!!

    ....Në radhë të parë ka afërsisht 10 vjet eksperiencë që me windows 95. Pothuaj se i gjithë biznesi i industrisë së kompjuterave dhe programeve (software) është ndërtuar mbi windows. Ka qindra mijra programe për windows që mund ti blesh ose ti shkarkosh falas në internet, ndërsa për Mac dhe Linux nuk do ta gjesh këtë llojshmëri.

    Gabim, gabim !! Windows nuk ka 10 vjet eksperience, por ka dicka me shume duke filluar qe me Windows 3.11 . Apple, nga ana tjeter ka 20 vjet eksperience qe nga dalja e Lisa (Sistemi i pare operativ me interface) dhe Macintosh (kompjuteri i pare ne bote qe nuk komandohej vetem nga tastiera por dhe nga dicka tjeter qe i vune emrin MOUSE! )..Per Mac mund te gjesh cfaredo lloj programi qe do te te nevojitet, sepse deri tani eshte krijuar gjithcka.. I vetmi program i rendesishem qe mungon eshte AutoCAD por edhe ate e kane zevendesuar me programe te tjere.


    Kur 90% e njerëzve përdorin Windows, edhe ti je i detyruar të përdorësh atë.

    kjo eshte per te qeshur.. NUK JE FARE I DETYRUAR TE PERDORESH DICKA QE NGEC VAZHDIMISHT!! Ose nqs do ta perdoresh Windows XP ose W2k mund ta perdoresh dhe me ane te nje kompjuteri Mac (gjithsesi nuk mund ta kuptoj pse duhet te perdoresh nje Windows OS kur fare mire "fluturon" me Mac OS X) me ane te VIRTUAL PC , nje software emulator te cilin Microsoft e bleu vjet nga Connectix.



    Skedarët dhe disqet që punojnë në windows, nuk punojnë në Mac dhe anasjelltas. Nëpër shkolla dhe zyra përdoret Windows dhe do s'do ti, do detyrohesh tu përshtatesh kushteve, se nuk i ndryshon dot.

    Kjo eshte nje nga gjerat qe eshte me larg te vertetes se kurre...Ka nja 10 vjet qe disqet dhe skedaret qe punojne ne Windows, PUNOHEN dhe ne Mac fale ekstensionit te sistemit PC-Exchange. Me se fundi Micro$oft-i u kujtua te fuse dicka te tille ne XP OS, por gjithsesi kjo vlen vetem per CD. Nje PC normale nuk njeh asgje tjeter (hard drive, flash disk, cdo lloj storage, te formatuar HFS+, qe eshte dhe formatimi default i Mac-ve), pervec se nje CD-je HFS+. POR, Apple ne sistemin operativ ka krijuar mundesi qe ne nje rrjet windoze mjafton te lidhesh nje Mac dhe ai sillet si te gjithe PC e tjera..

    Per shkollat ja vlen te rikujtosh qe Apple ka rreth 35% te tregut studentor, ndersa per zyrat ja vlen te dish qe programi me i mire i shkruar nga Microsoft eshte Office 2004 per Macintosh. Shikoje dhe ne FAQEN ZYRTARE TE MICROSOFT ..



    Mac ka të mirat e ti, edhe Linux po ashtu. Mac është i thjeshtë për tu përdorur por është i varfër në funksionet që të lejon të kryesh. Një përdorues i zakonshëm që e përdor kompjuterin për internet, email, e muzikë, nuk e kupton ndryshimin fare por dikush që punon me kompjuter e kupton që Mac ka mangësi.

    atehere per sqarim, kompjuterat Macintosh perdorin Mac OS X qe ne vetvete eshte UNIX core me Apple interface.. UNIX i Mac quhet DARWIN dhe eshte nje lloj i FreeBSD, dhe nuk ka fare te beje me fjalen "mangesi".. Ben cfare te duash !!



    Dikur Mac mburrej për dizajn grafikësh por tani edhe në atë fushë ja ka kaluar windows.....

    ???!!!!! Provo vetem nje dite Mac OS X dhe nuk e di a do ta thuash prape !!


    ....Për mendimin tim, edhe pse ka problemet e saj, Windows në tërësi është më i mirë se Mac dhe Linux. Shumica e problemeve që lindin, janë për faj të përdoruesit dhe jo për faj të sistemit.

    Provoje vetem 3 dite, dhe do te thuash: "obobo, c'paskam hequr gjithe keto vjet !!" Sistemi operativ i Apple, eshte shume me stabel sesa XP (service Pack 2 included) sepse eshte UNIX.. Derisa sa te dale Longhorn (sistemi pas-XP qe Microsoft do te hedhi ne treg nga viti 2007) kushedi se ku ka shkuar Mac OS X..

    Argumenti kryesor ne favor te Windows nuk eshte perdorur fare: cmimi i nje PC-je te shemtuar nga Dell, HP, ose Gateway.. Aty po qe ka avantazh Windows (lol, une dhe po ta kisha nje desktop PC do ti instaloja Linux) sepse kushton me lire.



    per sqarime te metejshme, shiko vete FAQEN ZYRTARE te APPLE
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 04-10-2004 më 02:51
    Prektora

  5. #5
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    ah, se harrova per programet se si gjenden..
    DC ++ eshte krijuar per Macintosh per here te pare, dhe gjithashtu mund te perdoresh BitTorrent (shkruar posacerisht per Mac OS X).. Pastaj shikon, a gjehen programe apo jo
    Prektora

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e etan
    Anëtarësuar
    24-09-2004
    Vendndodhja
    Kamerun - AFRIKA QENDRORE
    Postime
    91
    Hej Darwin ....s mundem me me Windowsin Xp .....viruse ,worm ,spyware....ndize ,fike ,formatoje ....ouf u lodha .Keto dite dua te bej nje porosi tek Apple per nje G5 me 2.5 Ghz me nje memorje 2 Go dhe nje ekran 30 puce ....duhet te jete dicka e jashtezakonshme dicka gjeniale ,,,, kuptohet edhe cmimi eshte i kripur ....por them se ja vlen .

  7. #7
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga darwin
    Gabim, gabim !! Windows nuk ka 10 vjet eksperience, por ka dicka me shume duke filluar qe me Windows 3.11 . Apple, nga ana tjeter ka 20 vjet eksperience qe nga dalja e Lisa (Sistemi i pare operativ me interface) dhe Macintosh (kompjuteri i pare ne bote qe nuk komandohej vetem nga tastiera por dhe nga dicka tjeter qe i vune emrin MOUSE! )..Per Mac mund te gjesh cfaredo lloj programi qe do te te nevojitet, sepse deri tani eshte krijuar gjithcka.. I vetmi program i rendesishem qe mungon eshte AutoCAD por edhe ate e kane zevendesuar me programe te tjere.
    Darwin, me fal se te preka thelle me kritikat me lart. Ti i paske marre edhe emrin Mac-ut.

    Une i bera llogarite qe nga Windows 95, si nje sistem modern qe vazhdon te perdoret edhe sot. Microsoft i ve copyright 1985 windows dhe del qe ka 20 vjet eksperience por windows 95 konsiderohet si fillimi i windowsit modern. Windows 95 beri buje si asnje sistem tjeter dhe u dha njerezve shprese per te ardhmen. Eksperienca duket tek popullariteti i sistemeve sot. Windows 90% ndersa Mac me pak se 5%. Me thuaj ti tani, kujt i ka vlejtur me shume eksperienca? Mac, pas 10 vjeteve dominim nga Microsoft, e kuptoi qe po merrte fund dhe ndrroi sistemin ne UNIX me shpresen se do vidhte popullaritetin e *nix. Microsoft, asnjehere nuk ka humbur programe nga nje version i windowsit, ne tjetrin, ndersa perdoruesit e Macintosh filluan te ankoheshin qe programet me te mira te Mac OS 8 e 9 nuk punonin ne Mac OS X.

    Autocad eshte program standart per inxhinieri dhe arkitekture. Autocad mesohet ne universitet dhe kerkohet nga te gjithe punedhenesit. Kur Autocad, nuk punon per Mac, jo vetem qe do humbase biznesin e inxhiniereve dhe arkitekteve, por do humbase edhe biznesim e shkollave qe japin mesime me keto programe. Beji ti llogarite sa % te tregut dhe sa fitime po humbet Mac vetem nga Autocad. Por ka qindra programe te tilla profesionale per grafike, audio, video, programim e plot te tjera.

    Te te kujtoj pak se vetem pak muaj me pare, Adobe, kompania numer 1 per dizajn grafikesh, njoftoi se do nderpriste zhvillimin per Mac te programeve PageMaker, FrameMaker, Premiere, dhe disa te tjereve. Cila ishte arsyeja e dhene nga zedhenesit? "Adobe ka vene re se biznesi me i madh vjen nga Windows dhe nuk ka leverdi te vazhdoje zhvillimin per Mac". Te te kujtoj se Adobe ka qene nga kompanite e para qe ka mbeshtetur Mac, dhe kur Adobe heq dore nga Mac, duhet ta kuptosh qe Mac nuk jep mundesi per fitim dhe eshte gjithnje ne humbje.

    kjo eshte per te qeshur.. NUK JE FARE I DETYRUAR TE PERDORESH DICKA QE NGEC VAZHDIMISHT!! Ose nqs do ta perdoresh Windows XP ose W2k mund ta perdoresh dhe me ane te nje kompjuteri Mac (gjithsesi nuk mund ta kuptoj pse duhet te perdoresh nje Windows OS kur fare mire "fluturon" me Mac OS X) me ane te VIRTUAL PC , nje software emulator te cilin Microsoft e bleu vjet nga Connectix.
    Dmth ti po thua qe merr Mac dhe instalo virtual PC qe te perdoresh Windows. Jam dakort, kjo eshte vertet per te qeshur. E mira e mac-ut eshte se ka terhequr gjithnje tipa si ty, superman, qe deshirojne te perdorin kompjuterin per "fluturime". Vetem fshesa i mungon Mac-ut per tu ngritur ne xhiro.


    Kjo eshte nje nga gjerat qe eshte me larg te vertetes se kurre...Ka nja 10 vjet qe disqet dhe skedaret qe punojne ne Windows, PUNOHEN dhe ne Mac fale ekstensionit te sistemit PC-Exchange. Me se fundi Micro$oft-i u kujtua te fuse dicka te tille ne XP OS, por gjithsesi kjo vlen vetem per CD. Nje PC normale nuk njeh asgje tjeter (hard drive, flash disk, cdo lloj storage, te formatuar HFS+, qe eshte dhe formatimi default i Mac-ve), pervec se nje CD-je HFS+. POR, Apple ne sistemin operativ ka krijuar mundesi qe ne nje rrjet windoze mjafton te lidhesh nje Mac dhe ai sillet si te gjithe PC e tjera..
    Microsoft e di fare mire qe eshte numri 1 dhe nuk i intereson qe te pershtat Windows qe te punoje me Mac. Ndersa Mac eshte i detyruar ti pershtatet windows, nqs do te mbaje frymen gjalle. Merr nje disk flopi te Mac-ut dhe fute ne Windows te shikojme do punoje apo jo, dhe anasjelltas. Ah po, punon por duhet te konvertohet, dhe te instalosh nja 2-3 programe shtese. Ti vete thua qe eshte larg te vertetes dhe ti vete mbeshtet mendimin tim dhe thua qe nje pc normal nuk njeh asgje tjeter.

    Qe te punosh lirshem me dy sisteme te ndryshme, duhet te perdoresh edhe te njejtat programe duke filluar qe nga dokumentat me te thjeshte txt e deri tek wma, wav, zip, rar, e plote te tjere qe ndryshojne nga nje sistem ne tjetrin.

    Per shkollat ja vlen te rikujtosh qe Apple ka rreth 35% te tregut studentor, ndersa per zyrat ja vlen te dish qe programi me i mire i shkruar nga Microsoft eshte Office 2004 per Macintosh. Shikoje dhe ne FAQEN ZYRTARE TE MICROSOFT..
    Shume te duket 35% ty? Kenaqesh te ta mbushin pjaten 35%?
    Edhe ne eshte 35% eshte per cerdhet dhe shkollat fillore sepse te thashe qe Mac eshte me i lehte per tu perdorur dhe sa per te mesuar abetaren eshte i mire. Kur te duhet te shkruash nje hartim, apo nje prezantim, do hidhesh ne Windows te perdoresh Word, Powerpoint, Frontpage, Excel, Access, etj etj. Ne universitete dhe kolegje dominon Windows. Shembullin me te mire e dhe ti vete me autocad. Nuk e di per cfare shkolle flet ti por ne shkollen qe jam une, profesoret i kerkojne detyrat ne internet dhe deri tani nuk kam pare ndonje ti kerkoje detyrat ne formatet e Mac-ut.

    atehere per sqarim, kompjuterat Macintosh perdorin Mac OS X qe ne vetvete eshte UNIX core me Apple interface.. UNIX i Mac quhet DARWIN dhe eshte nje lloj i FreeBSD, dhe nuk ka fare te beje me fjalen "mangesi".. Ben cfare te duash !!
    Linux, po, i ben cfare te duash se eshte open source. Duhet te jesh programues i mire por e ndryshon. Mac-un si sistem nuk e ndryshon dot me shume se c'mund te ndryshosh Windows. Te kam shtruar pyetjen me lart: Perse Mac u hodh ne Unix kur sipas teje ka pasur kaq shume eksperience dhe ka pasur nje sistem kaq te mire?

    Mac OS te vjeter e kam perdorur vite me pare ne gjimnaz me Photoshop dhe Illustrator. Mac OS X e perdor ndonjehere kur vete ne shkolle dhe jane zene te gjithe kompjuterat me windows. Jane nja 3 salla me Windows dhe 1 salle me Mac. Eshte per tu cuditur se si te gjithe futen ne sallen e Windows. Ne sallen e Mac-ut shikon vetem pastruesit ose ndonje student qe ka qejf te "fluturoje".

    Ka dale moda te kesh inat Microsoft sepse eshte numri 1 dhe te gjithe e kane inat qe ka bere miliarda. Ti dhe une nuk kemi bizneset tona dhe nuk po konkurojme me microsoft. Kur microsoft te te haje buken, atehere po, ke te drejte te ankohesh. Por deri tani duhet te jesh i kenaqur me microsoft qe zhvilloi industrine e kompjuterit dhe po u jep njerezve buke ne te gjithe boten. Ik meso Microsoft Office dhe do ta gjesh nje pune. Ik meso Ms Access dhe Visual Basic dhe do gjesh nje pune me te mire. Ik meso te programosh ne Windows dhe do jetosh me mire se 90% e njerezve.

    Kush eshte i zoti i ben balle microsoft duke ndertuar dicka me mire (psh google, connectix) dhe e detyron microsoft ti bleje me miliona dollare.

    Eshte tjeter gje te kesh inat Microsoft dhe te kesh inat Windows, apo Office. Ty s'te pelqen surati i Bill Gates dhe fillon shkruan Micro$oft. Une nuk kam inat me Apple dhe mund te them se ka kontribuar shume ne fushen e kompjuterit. Per Hardware Apple eshte nga kompanite me te mira por per sistemin operativ ngeli ne vend te fundit, jo se windows ishte me mire, por se Apple nuk dinte te bente biznes me ate qe kishte. Si rezultat, Microsoft u lidh me prodhuesit e kompjuterave (IBM me shoke) dhe arriti te zhvillonte windows me hapa gjigande, ndersa Mac ka caluar gjithe kohen.

    Te te kujtoj se Microsoft eshte nje nga donatoret me te medhenj per te luftuar varferine, sponsorizon kerkime shkencore per te sheruar kancerin, siden, etj, jep donacione per femijet e varfer. Dola nga tema me keto sepse ne shkrimin tend pashe nje inat/urrejtje per Microsoft.
    Edi

  8. #8
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga edspace
    Darwin, me fal se te preka thelle me kritikat me lart. Ti i paske marre edhe emrin Mac-ut. Une i bera llogarite qe nga Windows 95, si nje sistem modern qe vazhdon te perdoret edhe sot. Microsoft i ve copyright 1985 windows dhe del qe ka 20 vjet eksperience por windows 95 konsiderohet si fillimi i windowsit modern. Windows 95 beri buje si asnje sistem tjeter dhe u dha njerezve shprese per te ardhmen. Eksperienca duket tek popullariteti i sistemeve sot. Windows 90% ndersa Mac me pak se 5%.



    Ne kete rast po diskutohej per perdorim personal, dhe nuk besoj se nje OPEL (general motors) eshte me e mire se nje BMW (3 % e tregut te automobilave), apo do me thuash qe do zgjidhje te paren ??


    Citim Postuar më parë nga edspace
    Me thuaj ti tani, kujt i ka vlejtur me shume eksperienca?
    Citim Postuar më parë nga edspace
    Mac, pas 10 vjeteve dominim nga Microsoft, e kuptoi qe po merrte fund dhe ndrroi sistemin ne UNIX me shpresen se do vidhte popullaritetin e *nix. Microsoft, asnjehere nuk ka humbur programe nga nje version i windowsit, ne tjetrin, ndersa perdoruesit e Macintosh filluan te ankoheshin qe programet me te mira te Mac OS 8 e 9 nuk punonin ne Mac OS X.

    Po tani punojne apo nuk punojne programet ?? Te kesh parasysh qe melodia e reklames se XP (ne momentin kur u promovua) ishte "Ray of Light" nga Madona.. imagjinoje pak se me cfare kompjuteri eshte regjistruar dhe perpunuar e gjithe kenga..


    Citim Postuar më parë nga edspace
    Autocad eshte program standart per inxhinieri dhe arkitekture. Autocad mesohet ne universitet dhe kerkohet nga te gjithe punedhenesit. Kur Autocad, nuk punon per Mac, jo vetem qe do humbase biznesin e inxhiniereve dhe arkitekteve, por do humbase edhe biznesim e shkollave qe japin mesime me keto programe. Beji ti llogarite sa % te tregut dhe sa fitime po humbet Mac vetem nga Autocad. Por ka qindra programe te tilla profesionale per grafike, audio, video, programim e plot te tjera.

    Per inxhinieret ka programe si DCAD VectorSpace, CADintosh, VectorWorks.. e megjithate dihet qe Mac eshte nje kompjuter i drejtuar drejt tregut multimedial, ku programet e vete Apple, jane ku e ku ne krahasim me WindowsMediaPlayer..


    Citim Postuar më parë nga edspace
    Te te kujtoj pak se vetem pak muaj me pare, Adobe, kompania numer 1 per dizajn grafikesh, njoftoi se do nderpriste zhvillimin per Mac te programeve PageMaker, FrameMaker, Premiere, dhe disa te tjereve. Cila ishte arsyeja e dhene nga zedhenesit? "Adobe ka vene re se biznesi me i madh vjen nga Windows dhe nuk ka leverdi te vazhdoje zhvillimin per Mac". Te te kujtoj se Adobe ka qene nga kompanite e para qe ka mbeshtetur Mac, dhe kur Adobe heq dore nga Mac, duhet ta kuptosh qe Mac nuk jep mundesi per fitim dhe eshte gjithnje ne humbje.

    E ke serisht gabim.. PHOTOSHOP, sa here del version i ri, prezantohet gjithmone me Mac OS X. dhe e di pse?? sepse funksionon gjithcka dhe nuk ben bug (jo si ai prezantimi i famshem i Microsoftit me Windows ME ku Billi futi skanerin ne porten USB dhe pastaj nuk ndodhi asgje !!!.. rrjedhimisht doli shprehja "Plug and get mad", kurse per Apple thuhet "Plug and play).. Megjithate Photoshop do prezantoje version te ri ne fillim te 2005. Mund ta shikosh vete se cfare platforme zgjedh Adobe "per te bere pershtypje te krushqit"..

    PageMaker, eshte nderprere sepse e para nuk ka qene nje gjigand ne fushen e publikimeve (Quark!)dhe gjithashtu eshte nderprere dhe per Windows, dhe e dyta sepse Adobe zgjodhi te zhvilloje InDesign, ku shitjet me te shumta nuk i ben me PC por me.. Mollen!
    Premiere eshte serisht ne zhvillim, por doli jashte gare sepse FinalCutPro (made by Apple) eshte nje program qe e asgjesoi si software ne platformen e Macintosh.. shiko se me cfare montohet materiali nga gazetaret e Reuters, CNN, BBC..


    Citim Postuar më parë nga edspace
    Dmth ti po thua qe merr Mac dhe instalo virtual PC qe te perdoresh Windows. Jam dakort, kjo eshte vertet per te qeshur. E mira e mac-ut eshte se ka terhequr gjithnje tipa si ty, superman, qe deshirojne te perdorin kompjuterin per "fluturime". Vetem fshesa i mungon Mac-ut per tu ngritur ne xhiro.

    e thashe ne sensin qe nqs atij qe pyeste i duhej bota e Windoze, Macintosh eshte i vetmi kompjuter qe punon me 3 (TRE!) sisteme operative njekohesishtMac OS X, Linux, dhe Windows (dmth te tre funksional ne te njejten kohe, jo fik Linux boot ne Windows pastaj)..


    Citim Postuar më parë nga edspace
    Microsoft e di fare mire qe eshte numri 1 dhe nuk i intereson qe te pershtat Windows qe te punoje me Mac. Ndersa Mac eshte i detyruar ti pershtatet windows, nqs do te mbaje frymen gjalle. Merr nje disk flopi te Mac-ut dhe fute ne Windows te shikojme do punoje apo jo, dhe anasjelltas. Ah po, punon por duhet te konvertohet, dhe te instalosh nja 2-3 programe shtese. Ti vete thua qe eshte larg te vertetes dhe ti vete mbeshtet mendimin tim dhe thua qe nje pc normal nuk njeh asgje tjeter.

    Me vjen keq qe nuk je azhornuar por Apple ka qe ne 1998 qe nuk prodhon me kompjutera me diskete. Arsyeja? mqs me mail coheshin (ne ate kohe) 1 Mb nuk kishte me kuptim te perdornin disketen.. ah, se harrova.. Nuk ka patur asnjehere boot Mac nga disketa. Direkt nga disku(CD). Antikuaret i takojne Microsoftit akoma..


    Citim Postuar më parë nga edspace
    Qe te punosh lirshem me dy sisteme te ndryshme, duhet te perdoresh edhe te njejtat programe duke filluar qe nga dokumentat me te thjeshte txt e deri tek wma, wav, zip, rar, e plote te tjere qe ndryshojne nga nje sistem ne tjetrin.

    WMA, WAV.. e cfare duhen?? ka AIFF dhe mp3 (ne formatin e te cilit, WMP nuk te lejon absolutisht te kodosh kenget qe ke qejf).. Megjithate provo njehere iTunes per Windows dhe shiko a do e perdoresh me WMP ?? Luan ne 5 formate te ndryshme audio, dhe konverton nga gjithcka ne gjithcka (Jo vetem WMA!)
    zip , rar etj.. Stuffit Deluxe my friend. Ka keto (zip, rar) por ka dhe nja 50 formate te tjera kompresimi..


    Citim Postuar më parë nga edspace
    Shume te duket 35% ty? Kenaqesh te ta mbushin pjaten 35%?
    Edhe ne eshte 35% e shte per cerdhet dhe shkollat fillore sepse te thashe qe Mac eshte me i lehte per tu perdorur dhe sa per te mesuar abetaren eshte i mire. Kur te duhet te shkruash nje hartim, apo nje prezantim, do hidhesh ne Windows te perdoresh Word, Powerpoint, Frontpage, Excel, Access, etj etj. Ne universitete dhe kolegje dominon Windows. Shembullin me te mire e dhe ti vete me autocad. Nuk e di per cfare shkolle flet ti por ne shkollen qe jam une, profesoret i kerkojne detyrat ne internet dhe deri tani nuk kam pare ndonje ti kerkoje detyrat ne formatet e Mac-ut.

    heeee???!!!! Cdo me thene FORMATET E MAC-ut ?? Formatet jane standarte pra jo te Windows ose te Mac-ut, por nqs do perdoresh Office (.doc, .xsl, .ppt, sepse keto jane te Microsoft) po ta perseris qe software me i mire ne histori i prodhuar nga Microsoft eshte Office per Macintosh !! Formatet e imazheve quhen .tif , .jpg, .bmp.. Mos jane dhe keto standarte te Windows?? Kur te te bjere rasti (se nuk te paska rene me cfare shoh) te lutem pyet vetem per menyren e instalimit te Office ne nje kompjuter Macintosh ! do cuditesh kur ta mesosh se sa ndryshe nga ajo bota monotone e Windows eshte.. quhet Drag & Drop. E megjithate ka dhe AppleWorks, ose StarOffice per OS X, ose pa para fare OpenOffice per OS X (te cilen ata te Microsoftit nuk e shohin dot me sy , se eshte pa pagese). Te gjitha keto punojne me te gjitha formatet e .. (Windows, ne kete rast!)


    Por sa per njohuri, kerko pak me MSN search se ku jane prezantuar Word, Excel dhe Powerpoint per here te pare.. ne Macintosh, 3 vjet para se Microsoft te bente variantin per ta perdorur ne Windows. ah, dhe dicka tjeter. Te vetmet viruse ne Mac OS (classic, jo OS X) jane viruset per Office98 (qe ne te vertete sistemit nuk i shkaktojne asgje!) por tashme nuk shkaktojne asgje.. Praktikisht, OS X = 0 virusa !


    Citim Postuar më parë nga edspace
    Linux, po, i ben cfare te duash se eshte open source. Duhet te jesh programues i mire por e ndryshon. Mac-un si sistem nuk e ndryshon dot me shume se c'mund te ndryshosh Windows. Te kam shtruar pyetjen me lart: Perse Mac u hodh ne Unix kur sipas teje ka pasur kaq shume eksperience dhe ka pasur nje sistem kaq te mire?

    Ah, dmth Linux-in e ndryshon, ee.. nuk diskutohet, qe Linux eshte me i miri pas Macintosh, por vetem qe i mungojne software-t (dhe per ca kohe). Kush te tha qe Mac OS X nuk eshte open source ??? Verifikoje nqs do kesh kohe, se do zhgenjehesh.. Dhe pse Apple u hodh ne Unix ?? sepse Bill Gates-i i Apple quhet Steve Jobs, dhe kur u rikthye ne drejtimin e Apple, solli me vete sistemin NeXT qe e zhvilluar kompania e tij..
    Tani dicka tjeter. A e di ti qe Apple prodhon dhe OS dhe hardware-in ?? a e di se cfare do te thote ?? instalim sistemi dhe MOSKERKIM per drivera me kurre (qe hajde gjeji ne xhunglen e Wintel)



    Citim Postuar më parë nga edspace
    Mac OS te vjeter e kam perdorur vite me pare ne gjimnaz me Photoshop dhe Illustrator. Mac OS X e perdor ndonjehere kur vete ne shkolle dhe jane zene te gjithe kompjuterat me windows. Jane nja 3 salla me Windows dhe 1 salle me Mac. Eshte per tu cuditur se si te gjithe futen ne sallen e Windows. Ne sallen e Mac-ut shikon vetem pastruesit ose ndonje student qe ka qejf te "fluturoje".

    Dyshoj qe ta perdoresh ndonjehere OS X, por gjithsesi.. te gjithe futen ne sallen e windows.. Dhe kjo cfare do te thote ?? "semundja e patates"
    (ka qene nje semundje e frikshme ku vdiq nje perqindje e konsiderueshme e popullsise se Irlandes sepse konsumonin vetem kete lloj ushqimi).. asnje fjale rreth virusave qe bejne kataklizem cdo vit neper servera Windows-i ??



    Citim Postuar më parë nga edspace
    Ka dale moda te kesh inat Microsoft sepse eshte numri 1 dhe te gjithe e kane inat qe ka bere miliarda.

    C'eshte kjo "Ka dale moda" se tani megjithmend qe u be qesharake ?? Ti kujton se une rri dhe shikoj se si "ecen moda". Une i dhashe mendimin atij qe kerkoi nje Mac. Ti e sugjerove qe mos ta blinte (duke e perdorur OS X, vetem "nganjehere", sipas fjaleve te tua!) sepse ka me mire.. Pastaj dhe Micro$oft, nuk ka nevoje per "avokate" se paguan nje ushtri te tere me te tille.. Apo i je futur "modes se fundit" ??


    Citim Postuar më parë nga edspace
    ...Si rezultat, Microsoft u lidh me prodhuesit e kompjuterave (IBM me shoke) dhe arriti te zhvillonte windows me hapa gjigande, ndersa Mac ka caluar gjithe kohen.

    Dhe kush eshte promovuesi me i madh i Linux sot ne bote ?? tre germa: IBM
    Dhe procesoret PowerPC qe perdoren ne Macintosh kush i zhvillon ne bashkepunim?? Apple me IBM


    Citim Postuar më parë nga edspace
    .Te te kujtoj se Microsoft eshte nje nga donatoret me te medhenj per te luftuar varferine, sponsorizon kerkime shkencore per te sheruar kancerin, siden, etj, jep donacione per femijet e varfer. Dola nga tema me keto sepse ne shkrimin tend pashe nje inat/urrejtje per Microsoft.

    Te te kujtoj qe megjithe miresine e madhe te Microsoft, mos harro qe XP duhet ta instalosh me internet, sepse duhesh verifikuar a ke paguar apo jo njehere..

    Dhe per ta mbyllur fare temen, sepse po dalim fare :

    Citim Postuar më parë nga etan
    ...Hej Darwin ....s mundem me me Windowsin Xp .....viruse ,worm ,spyware....ndize ,fike ,formatoje ....ouf u lodha .Keto dite dua te bej nje porosi tek Apple per nje G5 me 2.5 Ghz me nje memorje 2 Gb dhe nje ekran 30 polsh ....duhet te jete dicka e jashtezakonshme dicka gjeniale ,,,, kuptohet edhe cmimi eshte i kripur ....por them se ja vlen .

    G5 dual 2.5 Ghz me Apple display.. ta kam zili !!

    Edspace qe je me kembe ne toke (isha une supermani qe desha te fluturoja, apo jo?), hapesi i temes zgjodhi Mac


    nuk ja vlen me te shkruash mbi kete teme, apo jo ??
    edhe nga titulli quhet G5 Apple..
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 04-10-2004 më 18:26
    Prektora

  9. #9
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga darwin
    Ne kete rast po diskutohej per perdorim personal, dhe nuk besoj se nje OPEL (general motors) eshte me e mire se nje BMW (3 % e tregut te automobilave), apo do me thuash qe do zgjidhje te paren ??
    Dmth sipas teje Mac qënka BMW e kompjuterave?
    BMW është mijra dollare më shumë se një Opel ndërsa Macintosh është vetëm 200-300 dollare më shumë. Arsyeja pse BMW ka vetëm 3% të tregut është se njerëzit nuk kanë para ta blejnë. Arsyeja pse Mac ka vetëm 3% nuk është paraja por është se u pëlqen windows më shumë.


    Në lidhje me këngën e madonës, reklamat e microsoft nuk janë për të shitur këngët apo të mburren me ritmin e tyre. Microsoft i bën reklamat për windows. Unë nuk u kushtoj rendesi reklamave por eksperiencës time në shtëpi, punë, shkollë. Shikoj kompjuterat që shiten nga IBM, DELL, HP, GATEWAY dhe dal në konkluzionin se Windows zotëron biznesin e sistemeve operative.

    Per inxhinieret ka programe si DCAD VectorSpace, CADintosh, VectorWorks.. e megjithate dihet qe Mac eshte nje kompjuter i drejtuar drejt tregut multimedial, ku programet e vete Apple, jane ku e ku ne krahasim me WindowsMediaPlayer.
    E bëra të qartë më lartë që Autocad është i vetëm në atë që bën dhe ka krijuar monopoli, ashtu siç ka krijuar edhe Adobe me Photoshop dhe Microsoft me Office. Mund të zësh në gojë me qindra programe cad por profesionistët janë mësuar me atë dhe ja që nuk e përdorin dot në Mac. Sistemi operativ duhet të lejojë kompjuterin për të gjitha programet dhe jo të jetë i mirë vetëm për multimedia. Me sa di unë Apple nuk i bën reklamë vetëm për multimedia Mac-ut.


    E ke serisht gabim.. PHOTOSHOP, sa here del version i ri, prezantohet gjithmone me Mac OS X. dhe e di pse?? sepse funksionon gjithcka dhe nuk ben bug (jo si ai prezantimi i famshem i Microsoftit me Windows ME ku Billi futi skanerin ne porten USB dhe pastaj nuk ndodhi asgje !!!.. rrjedhimisht doli shprehja "Plug and get mad", kurse per Apple thuhet "Plug and play).. Megjithate Photoshop do prezantoje version te ri ne fillim te 2005. Mund ta shikosh vete se cfare platforme zgjedh Adobe "per te bere pershtypje te krushqit"..
    Unë të zura në gojë produkte të Adobes që u shkëputën nga Mac dhe vazhdojnë të jenë të suksesshëm në Windows ndërsa ti më thua që photoshop prezantohet vetëm në kompjuterat Mac. Mac dhe Adobe kanë histori të gjatë bashkë dhe ajo është e vetmja arsye pse prezantimet i bën në Mac. Megjithatë, si dhe në rastin e reklamave, pak rëndësi ka se çfarë sistemi përdorin për prezantime. Rëndësi ka numri i përdoruesve dhe mundësitë që të lejon sistemi operativ.

    Ti me të drejtë më heq vëmëndjen që po të jap shëmbuj që janë 2-3 vjet mbrapa dhe për vete më zë në gojë Windows Me, që ka dalë në 2000 dhe Microsoft ka vite që e ka lënë pas dore. Pa mundohu pak të bllokosh Windows XP se unë kam
    4 vjet që po e përdor dhe nuk kam arritur ti nxjerr një ekran blu. Do diskutojmë mbi mac classic tani?

    PageMaker, eshte nderprere sepse e para nuk ka qene nje gjigand ne fushen e publikimeve (Quark!)dhe gjithashtu eshte nderprere dhe per Windows, dhe e dyta sepse Adobe zgjodhi te zhvilloje InDesign, ku shitjet me te shumta nuk i ben me PC por me.. Mollen!
    Premiere eshte serisht ne zhvillim, por doli jashte gare sepse FinalCutPro (made by Apple) eshte nje program qe e asgjesoi si software ne platformen e Macintosh.. shiko se me cfare montohet materiali nga gazetaret e Reuters, CNN, BBC..
    Ke statistika për InDesing dhe FinalCutPro?

    Me vjen keq qe nuk je azhornuar por Apple ka qe ne 1998 qe nuk prodhon me kompjutera me diskete. Arsyeja? mqs me mail coheshin (ne ate kohe) 1 Mb nuk kishte me kuptim te perdornin disketen.. ah, se harrova.. Nuk ka patur asnjehere boot Mac nga disketa. Direkt nga disku(CD). Antikuaret i takojne Microsoftit akoma..
    Floppy nuk vjen standart por e blen më vete. Nejse, unë përmënda flopit, txt, wav, wma dhe të tjera me radhë, që të tregoj se komunikimi midis Windows dhe Mac nuk është i lehtë. Kur ti je duke përdorur Mac dhe 90% e njerëzve përdorin Windows, patjetër që do ndeshesh me këto probleme. Të tjerët presin nga ty që të përdorësh Windows dhe jo anasjelltas.

    heeee???!!!! Cdo me thene FORMATET E MAC-ut ?? Formatet jane standarte pra jo te Windows ose te Mac-ut, por nqs do perdoresh Office (.doc, .xsl, .ppt, sepse keto jane te Microsoft) po ta perseris qe software me i mire ne histori i prodhuar nga Microsoft eshte Office per Macintosh !! Formatet e imazheve quhen .tif , .jpg, .bmp.. Mos jane dhe keto standarte te Windows?? Kur te te bjere rasti (se nuk te paska rene me cfare shoh) te lutem pyet vetem per menyren e instalimit te Office ne nje kompjuter Macintosh ! do cuditesh kur ta mesosh se sa ndryshe nga ajo bota monotone e Windows eshte.. quhet Drag & Drop. E megjithate ka dhe AppleWorks, ose StarOffice per OS X, ose pa para fare OpenOffice per OS X (te cilen ata te Microsoftit nuk e shohin dot me sy , se eshte pa pagese). Te gjitha keto punojne me te gjitha formatet e .. (Windows, ne kete rast!)
    Formatet e Mac: .arc, .bin, .hqx, .image, .sea, .smi, etj.
    Microsoft Office për Mac është software më i mirë? Ku bazohesh për këtë që thua se nuk besoj që Microsoft të prodhojë një Office më të mirë për Mac sesa për Windows. Ke statistika?
    Instalimet mund të bëhen edhe në windows me një klikim apo me drag & drop dhe windows nuk e ndalon këtë. Janë programuesit që zgjedhin të të japin wizard që të kesh kontroll ku ta instalosh dhe të konfigurosh programet sipas nevojave të tua, dhe jo si mac, që do s'do ti, do ta kopjosh të gjithë programin në hard disk. Këto office e tjera që ke përmëndur i përdor ndonjë njeri tek tuk ndërsa MS Office ka vite që është bërë standart i korporatave më të mëdha që punësojnë me mijra punëtorë. Si mund të mburresh me MS Office për Mac?! Apple që bën hardware dhe sisteme operative nuk qënka e zonja të bëjë një office por u jep klientëve MS Office?!

    Te vetmet viruse ne Mac OS (classic, jo OS X) jane viruset per Office98 (qe ne te vertete sistemit nuk i shkaktojne asgje!) por tashme nuk shkaktojne asgje.. Praktikisht, OS X = 0 virusa !
    Shyqyr që zure në gojë një pikë tamam. Windows ka më shumë viruse por ki parasysh se jo vetëm që është sistem gjigand (e kam fjalën për kodin që është shkruar) por është edhe fakti që përdoret nga 90% e njerëzve dhe sulmohet pikërisht për këtë arsye. Ke vënë re se kush i shkruan viruset? Shumica janë adoleshentë 15-20 vjeç që duan të fitojnë famë në internet dhe të mburren, ja se çfarë bëra unë. Fama nuk fitohet duke sulmuar 5% të Mac por duke sulmuar 90% të windows. Shancet që virusi do ketë sukses janë më të mëdha kur ka më shumë kompjutera në përdorim, prandaj zgjedhin të shkruajnë viruse për Windows dhe jo për Mac. Do thuash ti që ka dhe viruse për të vjedhur informacion privat si karta krediti, numra llogarie, trojane, përgjues, etj. Edhe këto viruse sulmojnë Windows sepse aty do gjejnë më shumë numra krediti e më shumë njerëz që do bien në kurth. Windows përdoret nga Miliona njerëz në botë dhe është e vështirë të ndërtosh një sistem të sigurtë dhe në të njëjtën kohë të kënaqësh të gjithë përdoruesit që nga fëmijët e vegjël, e deri tek pleqtë. Ka shumë njerëz që futen në kompjuter për herë të parë që nuk dinë të përdorin miun, e jo më të konfigurojnë firewall, router, antivirusët etj. Nqs ke programuar ndonjëherë duhet të dish që nuk ka kod 100% të sigurtë. Po të vijë dita që Mac të futet në përdorim të përditshëm, do ta shikosh që programuesit do ti drejtohen Mac-ut dhe do gjejnë po aq gabime sa dhe në Windows, edhe pse Windows ka shumë herë më shumë rreshta kod se Mac.

    Darwin është open source por jo mbulesa e Mac OS X. Shumica e njerëzve nuk duan të ndryshojnë se si menaxhon memorjen kompjuteri por duan të ndryshojnë sipërfaqen dhe ndonjë program të vogël. Apple u hodh në Unix me shpresën se do tërhiqte programuesit e *nix dhe ti shfrytëzonte ata për të ndërtuar Mac dhe më vonë të nxjerrë fitime me djersën e të tjerëve. Programuesit e kuptuan këtë dhe dolën me projektin e tyre OpenDarwin, të pavarur nga Apple. Po të ishte vërtet për open source Apple, do përdorte lishencën GNU dhe nuk do nxirrte lishencën e saj APSL.

    Tani dicka tjeter. A e di ti qe Apple prodhon dhe OS dhe hardware-in ?? a e di se cfare do te thote ?? instalim sistemi dhe MOSKERKIM per drivera me kurre (qe hajde gjeji ne xhunglen e Wintel)
    Isha unë që përmënda në postimin e mëparshëm për suksesin që ka Apple me hardware dhe kontributin që ka dhënë në shumë drejtime të kompjuterit. Diskutimi kryesor është Mac kundër Windows dhe jo Microsoft kundër Apple. Edhe atë mund ta diskutojmë por është e kotë se mjafton të shikosh kapitalin e kompanive për te parë se kush ka dalë fitimtare.


    Dyshoj qe ta perdoresh ndonjehere OS X, por gjithsesi.. te gjithe futen ne sallen e windows.. Dhe kjo cfare do te thote ?? "semundja e patates"
    (ka qene nje semundje e frikshme ku vdiq nje perqindje e konsiderueshme e popullsise se Irlandes sepse konsumonin vetem kete lloj ushqimi).. asnje fjale rreth virusave qe bejne kataklizem cdo vit neper servera Windows-i ??
    Nuk e dija këtë sëmundjen e patates, ashtu sikur dhe nuk dija për "ray of light", për Ms Office për Mac si programi më i mirë, për Ms Office të prezantuar më parë në Mac sesa në Windows e plot gjëra të tjera që nuk kanë lidhje fare me krahasimin e dy sistemeve operative.


    C'eshte kjo "Ka dale moda" se tani megjithmend qe u be qesharake ?? Ti kujton se une rri dhe shikoj se si "ecen moda". Une i dhashe mendimin atij qe kerkoi nje Mac. Ti e sugjerove qe mos ta blinte (duke e perdorur OS X, vetem "nganjehere", sipas fjaleve te tua!) sepse ka me mire.. Pastaj dhe Micro$oft, nuk ka nevoje per "avokate" se paguan nje ushtri te tere me te tille.. Apo i je futur "modes se fundit" ??
    Të nxehu keq ajo historia e patates dhe me këtë më lart ka arritur kulmin. Unë nuk thashë që je modelist, por kam lexuar e kam dëgjuar plot njerëz që shajnë microsoft vetëm për mënyrën se si bën biznes dhe se si ka arritur të jetë numri një. Biznesi është i qelbur dhe nuk i kushtoj rëndësi biznesit, bill gates, apo microsoft. Për ato shaje sa të duash. Unë i kushtoj rëndësi programeve që përdor. Unë respektoj Microsoft për rreshtat e pafund që ka shkruajtur. Provo të programosh ndonjëherë dhe do mësosh të respektosh microsoft për shumë gjëra që nga Visual Basic e deri tek .NET.

    Ke të drejtë që nuk e kam përdorur Mac aq sa duhet por e kam përdorur mjaftueshëm për të qëndruar larg tij. Ndërsa ti si ke lënë histori pa mësuar Microsoft dhe biles kritikove edhe Windows XP SP2, që ka vetëm disa javë që ka dalë. Si një kritik e Windows, nuk të bën mirë ta përdorësh kaq shumë dhe besoja se do kishe hequr dorë prej windows që kur përdore Me. Si shpejgohet?


    Dhe kush eshte promovuesi me i madh i Linux sot ne bote ?? tre germa: IBM
    Dhe procesoret PowerPC qe perdoren ne Macintosh kush i zhvillon ne bashkepunim?? Apple me IBM
    IBM e ndihmoi Microsoft të ngrihej në këmbë dhe vazhdon të shesë PC dhe shumë programe te tjera qe punojnë direkt me windows dhe programet ë tjera të windows në përgjithësi. Nuk e kupton që të gjitha kompanitë qe duan të jenë të suksesshme në insdustrinë e kompjuterave duhet të bashkëpunojnë patjetër me Microsoft?


    Te te kujtoj qe megjithe miresine e madhe te Microsoft, mos harro qe XP duhet ta instalosh me internet, sepse duhesh verifikuar a ke paguar apo jo njehere..
    Këtë gjë e bëjnë të gjitha kompanitë dhe jo vetëm Microsoft. Shkaqet për këtë dihen mjaft mirë. Kompanitë e mëdha si microsoft humbasin me miliona dollare nga kopjet pirate në internet. Edhe ti po të ishe do ta bëje këtë gjë në programin tënd. Deri tani nuk kam dëgjuar të ankohet njeri për aktivizimin. Ata që e blejnë rregullisht, s'kanë asnjë problem.

    Unë bëra të ditur mendimin tim dhe nuk është hera e parë. Diskutime të ngjashme gjen plot në temën Windows vs. Linux. Diskutimet nuk bëhen vetëm për të ndihmuar etan, por edhe për anëtarë të tjerë, edhe për të kaluar kohën.

    etan kërkoi mendim dhe unë shpreha mendimin tim. Ai të bëjë ç'të dojë. Të thashë që Mac është i mirë për fëmijët e vegjël. Për njerëz që duan të shikojnë vetëm email dhe të bredhin në internet, Mac është i shkëlqyer. Për ata që përdorin paisje të Apple, Mac është i shkëlqyer.

    Për studentët, për profesionistët, për programuesit, për një njeri që pëlqen të përdorë një larmi të pafund programesh, do sugjeroja të mbanin sistemin që erdhi me kompjuterin, Windows sigurisht. Më mirë të mësosh të shmangësh problemet e keqpërdorimit të Windows, sesa të mësohesh në Mac dhe të detyrohesh më vonë të mësosh windows në shkollë e në zyrë.

    Po të kesh dëshirë, shkruaj edhe 5 faqe të tjera për Mac por unë nuk shkruaj më.
    Kushdo që shtron pyetjen e etan, ka mjaft informacion për të nxjerrë konkluzionet e veta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 05-10-2004 më 01:20
    Edi

  10. #10
    63n700 Maska e werewolf
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    164
    Citim Postuar më parë nga edspace
    Për studentët, për profesionistët, për programuesit, për një njeri që pëlqen të përdorë një larmi të pafund programesh, do sugjeroja të mbanin sistemin që erdhi me kompjuterin, Windows sigurisht.
    ketu nuk jam 100% dakort me ty edspace! Mua (deri tani) nuk me ka hyre ne pune windows per programim! Ketu ne rome te pakten(dhe ne nje pjese te madhe te italise), dipartimentet e informatikes perdorin linux (jo se nuk e kane windows).
    Ndryshuar për herë të fundit nga werewolf : 05-10-2004 më 07:53
    The truth may be out there, but lies are inside your head.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Windows Vista në shqip
    Nga PcCrack3r në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-11-2006, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •