Po "bootcamp" e "parallels", per cka ekzistojne?Postuar më parë nga EdiR
Po "bootcamp" e "parallels", per cka ekzistojne?Postuar më parë nga EdiR
Po citoj veten time më lart sepse erdhi koha për të vërtetuar ato që kam parashikuar para 3 vjetësh.Postuar më parë nga edspace
Duke lexuar lajmet sot, u ndesha me artikullin Hackers Take Aim at Mac OS X - Hakerat vënë në shinjestër Mac OS X - të publikuar nga PC World. Artikulli tregon se si hakerat kanë filluar të gjejnë gjithnjë e më shumë dobësi në Mac OS X që kur Mac u hodh në arkitekturën Intel dhe ka filluar të përdoret më shumë. Artikulli citon ekspertë nga fusha e sigurimit të kompjuterit të cilët thonë se përdoruesit e Mac duhet të mbrojnë kompjuterat kundër viruseve sepse Mac OS X është po aq i lehtë për t'u hakuar sa dhe Windows, në mos më shumë. Është gabim të mendosh se Mac është i sigurtë dhe nuk ka viruse.
Sipas statistikave të publikuara nga National Institute of Standards and Testing (NIST) në vitin 2006 në Mac OS X ishin zbuluar 106 dobësi ndërsa në Windows XP ishin zbuluar 55 dobësi. Në gjashtë mujorin e parë të 2007-ës në Mac OS X u zbuluan 78 dobësi ndërsa në Windows XP u zbuluan 19 dobësi. Windows Vista ka patur vetëm 19 dobësi në 2007-ën.
Statistikat më lart tregojnë se Mac ka më shumë dobësi se Windows edhe pse ka 10-11 herë më pak përdorues. Këto dobësi kanë ekzistuar prej kohësh, por kanë filluar të zbulohen tani sepse, falë kthimit të Mac drejt arkitekturës PC dhe suksesit të iPod, Mac OS X është përhapur në 8% të tregut.
E solla këtë lajm për të treguar se Mac ka qënë dhe është po aq i dobët sa Windows. Nëse numri i përdoruesve do vazhdojë të rritet, hakerat do rrisin numrin e sulmeve ndaj Mac OS dhe do gjejnë dobësi të tjera.
Ky artikull vërteton edhe njëherë se të gjitha softueret kanë dobësi. Mac OS, Windows, Linux, të gjithë kanë dobësi. E njëjta gjë mund të thuhet për Firefox dhe Internet Explorer. Dikur edhe Firefox reklamohej si "100% i sigurtë" por koha tregoi se mjaftonte të rritej numri i përdoruesve për të treguar dobësitë, dinakëritë e ndrikullës kuqaleshe.
Edi
edspace te kerkoj te lutem tju japesh fund ketyre marrezirve qe thua dhe ketyre informazioneve qe jep.
Nuk e di je i diplomuar dhe ne Informatike jam kurjoz te di cfare ke studiuar keto vite?
Leri njerzit te zgjedhin ke sistem te duan eshte e drejta e tyre te provojne, te flasesh per sigurine e nje sistemit operativ, nuk mjaftojne dy linke qe na siell nga website comerciale qe kane kaq vjet qe jetojne ne simbioz me Microsoftin (ndoshta i marin leke Microsoftit per te bere kerkime ) , eshte nje problem me i avanzuar nese do me na mbush mendjen bej diskutime me serioze.
Persa i perket viruseve ne windows kam shume dyshime qe jane vetem adoleshentet qe i programojne nuk e di cbejne andej nga Norton etj etj ...
E shkruaj kete sepse une jam nje nga ata qe kam mbetur i habitur me menyren si Vista doli ne treg direkt nje dite pas prezantimit te gjithe PC thuajse ishin me Vista !!! ja perse 90% e njerzve perdorin Windows
se jo te gjithe jane te aft te shohin cka me tej (Mac OS X) apo te instalojne nje Linux
Ndryshuar për herë të fundit nga andiOS : 04-01-2008 më 10:04
Andi,
Mëso të lexosh forumin dhe mendimet e mia për aq sa janë...mendime. Si po u heq lirinë njerëzve?
Në argumentin tim më lart nuk kam sjellë dy lidhje, por dy artikuj, nga dy burime të ndryshme, revista PC World dhe gazeta Baltimore Sun, që të dyja të pavarura për aq sa di unë. Një prej artikujve e mbështet lajmin me statistika të mbledhura nga një institut (NIST) serioz i qeverisë Amerikane.
Ti si po i hedh poshtë argumentet e mia më lart? Ah po, duke thënë "ndoshta i marrin leke Microsoftit per te bere kerkime". Ndoshta s'ke mësuar në shkollë se nuk argumentohet me fjalë "ndoshta" por me fakte. Ndoshta s'të ka rënë në mendje se Microsoft nuk ka nevojë nga kompani te tjera për kërkime shkencore. Ndoshta s'të ka rënë në mendje se NIST nuk ka nevojë për para nga Microsoft-i. Ndoshta ke përtuar të lexosh temën prej fillimit e të argumentosh siç duhet. Ndoshta nuk di si të argumentosh.
Së pari, lexoji e rilexoji me kujdes ato ç'kanë shkruar të tjerët deri sa t'i kuptosh. Së dyti, bëj disa kërkime dhe mblidh fakte e argumente për të mbështetur ose hedhur poshtë ato ç'kanë shkruajtur të tjerët. Së treti, prezantoi me kulturë, duke zbatuar rregullat e drejtshkrimit dhe etikës, pa i sulmuar e ofenduar të tjerët.
Edi
Mua më vjen të qesh me veten, sesi 3 vjet më parë, duke parë titullin e ndryshuar qëllimisht të temës, nuk të këshillova të merreshe me marketing për llogari të Microsoft, por humbe kohë (duke u marrë me mua) me këto lloj profecish.
Edi, një pyetje. A punon ti për llogari të Microsoft, apo jo? Një përgjigje e sinqertë do të ishte replika e mjaftueshme për të mbyllur këtë temë.Duke lexuar lajmet sot, u ndesha me artikullin Hackers Take Aim at Mac OS X - Hakerat vënë në shinjestër Mac OS X - të publikuar nga PC World. Artikulli tregon se si hakerat kanë filluar të gjejnë gjithnjë e më shumë dobësi në Mac OS X që kur Mac u hodh në arkitekturën Intel dhe ka filluar të përdoret më shumë. Artikulli citon ekspertë nga fusha e sigurimit të kompjuterit të cilët thonë se përdoruesit e Mac duhet të mbrojnë kompjuterat kundër viruseve sepse Mac OS X është po aq i lehtë për t'u hakuar sa dhe Windows, në mos më shumë. Është gabim të mendosh se Mac është i sigurtë dhe nuk ka viruse.
Sipas statistikave të publikuara nga National Institute of Standards and Testing (NIST) në vitin 2006 në Mac OS X ishin zbuluar 106 dobësi ndërsa në Windows XP ishin zbuluar 55 dobësi. Në gjashtë mujorin e parë të 2007-ës në Mac OS X u zbuluan 78 dobësi ndërsa në Windows XP u zbuluan 19 dobësi. Windows Vista ka patur vetëm 19 dobësi në 2007-ën.
Statistikat më lart tregojnë se Mac ka më shumë dobësi se Windows edhe pse ka 10-11 herë më pak përdorues. Këto dobësi kanë ekzistuar prej kohësh, por kanë filluar të zbulohen tani sepse, falë kthimit të Mac drejt arkitekturës PC dhe suksesit të iPod, Mac OS X është përhapur në 8% të tregut.
E solla këtë lajm për të treguar se Mac ka qënë dhe është po aq i dobët sa Windows. Nëse numri i përdoruesve do vazhdojë të rritet, hakerat do rrisin numrin e sulmeve ndaj Mac OS dhe do gjejnë dobësi të tjera.
Ky artikull vërteton edhe njëherë se të gjitha softueret kanë dobësi. Mac OS, Windows, Linux, të gjithë kanë dobësi. E njëjta gjë mund të thuhet për Firefox dhe Internet Explorer. Dikur edhe Firefox reklamohej si "100% i sigurtë" por koha tregoi se mjaftonte të rritej numri i përdoruesve për të treguar dobësitë, dinakëritë e ndrikullës kuqaleshe.
Te ajo faqja që kishe gjetur, ishin këto komente:
2007's most underreported tech stories? How about 2007's biggest non-story. In fact there was one trojan, OSX.RSPLUG.A and with a single variation.
The "victims" were groaning, one-handed porno surfers who downloaded, opened, furnished a password and installed the trojan.
Vulnerabilities are not even attempts, let alone successful assaults.
I do however use VirusBarrier X4 and Little Snitch. And, I'm smart enough not to open attachments or downloads from unknowns.
But, critical, the sky is falling comments are to be expected from "technical experts" who probably don't know the difference between MAC and Mac."Actual attacks on the Mac platform are still unusual. But as it becomes a juicier target, that will change."
No kidding. I've heard that for a long time. Macs are a more juicier target than ever, mainly because the tech media is continually writing articles like this which make it ever more certain that the first real self-propagating worm to affect the platform, whether or not it does damage or is merely proof of concept, will make its author a virtual star of the industry. But still, nothing comes. Surely something will, someday, but I don't see the need to have much concern until that day I see such news splashed all over the headlines.
Secondly, "Apple Remote Desktop" software for administration of multiple Macs is extremely powerful, and an unlimited client license costs less than a 10-client license for similar Windows admin software. This guy knows little of which he writes. It's easy and inexpensive to keep Macs patched and safe. I know, I am admin to 400 Macs and 150 PCs.
merr mundimin të kryesh dhe një blasfemi të fundit ndaj kompanisë:
Instalo Mozilla Firefox, dhe shkruaj - theregister - por pa qenë nevoja për www ose .com ose .org. Çfarë të dalë te faqja lexoje me ndonjë këngë të mirë në kufje..tip Radiohead "I might be wrong" (wma që duhet ta luash rigorozisht me Zune besoj,).
Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 04-01-2008 më 21:57
Prektora
Darwin,
Unë në këtë temë nuk i kam bërë reklamë Microsoft-it, por kam kundërshtuar mendimet e tua dhe të të tjerëve që thonë se Mac-u është sistem i sigurtë, me një virus në vit, pa nevojë për antivirus, etj. etj. Unë për këtë bazohem në studimet që kam bërë në shkollë për sistemet operative dhe nga eksperienca si programues në punë. Duke ditur vështirësitë e programimit them se të gjithë programuesit janë të prirur për të gabuar prej vetë natyrës së tyre njerëzore.
Sado të zgjuar të jenë, sado të paguhen, të gjithë programuesit bëjnë gabime. Sistemet operative janë nga softueret më të komplikuara dhe është budallallëk të mendosh se Mac-u qënka pa gabime. Besoj i ke lexuar lajmet e fundit për dobësitë e QuickTime, apo i mohon edhe këto?! Kur QuickTime, kodi i të cilit mund të jetë disa mijëra rreshta, ka dobësi, nuk mendon se Mac OS do ketë dobësi në miliona rreshta?
Ja konkluzionet e mia nëse nuk i ke lexuar:
Je i zoti të hedhësh poshtë statistikat e NIST të përmendura në artikull? E mohon dot që Apple ka nxjerrë azhurnime për dobësi sigurie të Mac OS? E vërteton dot që programuesit e Apple janë të zbritur nga qielli, të pagabueshëm? E mbron dot iPhone nga hackerat?
Të shomë si do i anashkalosh pyetjet këtë herë....Me ndonjë reklamë me siguri, se ato i qan Apple.
Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 05-01-2008 më 01:05
Edi
Nuk po i futem ketij debatit se nuk e njof Mac, kisha vetem nje keshille: Mos shikoni vetem kush ka me shume ose me pak dobesi, por edhe sa kritike jane dobesite...
The truth may be out there, but lies are inside your head.
edspace te mos keq kuptohemi nuk kam asgje personale ndaj teje( vlersoj punen e tuaj dhe ndihmen tuaj ne windows ketu ne forum) por e kam me te gjithe ata qe shtrembrojne realitetin ne pergjithesi.
Ke de drejte nuk di te lexoj mire e te shprehem me fjale te medhaja ne shqip e pranoj ket dobesi.
Jam nje perdorues i rregullt i Linux prej 10 vjetesh tashme e kam filluar me ket sistem operativ kur jeta ishte ende e veshtire aty dhe e kam eci perpara e te zhvillohet.
Eshte mese e drejt cdo sistem eshte vulnerabel asgje nuk eshte perfekte po gjate ketyre viteve pune ne fushen e informatikes vetem me windows me ka ndodhur qe sistemi te fiket prej Isass.exe kujtoj ketu ca versione linux qe per ti fikur duhet te jesh vetem root atehere le te shohim kush ka me shume dobesi.
Ok windows mund te qendoroj ne majat e statisitkave sipas enteve kerkimore qe svaren nga askush ok po nje sistem qe do gati gjysem ore te "ndizet" le per te diskutuar apo jo???
Ndryshuar për herë të fundit nga andiOS : 05-01-2008 më 05:07
Djema Edspace ka te drejte dhe nuk mund ti heqesh dot nje presje ne nje vend :
"Cdo program ka gabime"... as mos vini ne dyshim pastaj kompleksitetin e nje sistemi te tere operativ, i cili perfshin punen e shume personave te shkrire ne nje.
Cdo gje eshte tendence... Windows ka qene gjate gjithe kohes me i perhapuri mes OS per publikun e gjere, rrjedhimisht nje shenjester me e madhe per hackers.
Ne 2007, Eugene Kaspersky i kompanise tashme te mirenjohur dha nje interviste ku parashikoi kalimin e nje pjese te perdoruesve ne sisteme operative alternative, duke te qene te pakenaqur me Vistan. Ai tha se meqenese nje pjese njerezish do te hidhen ne MAC dhe Linux, (megjithese Win nuk do ta humbase dominimin), kjo do te filloje ti beje keta 2 sisteme gjithmone e me shume shenjestra potenciale dhe viktima te hackers dhe viruseve.
Sistemet open source i japin nje mundesi te jashtezakonshme per te studiuar kodin programuesve.
Ne rast se keta studiues jane dashamires...do te leshojne rregullimet perkatese.... ne rast te kundert do te kemi nje problem.
Prandaj eshte akoma heret per te thene fjale te medha... do te na duhet te presim edhe pak dhe te jeni te sigurt qe do shikoni probleme edhe ne sistemet operative alternative.Kaspersky claims that Mac viruses are no more difficult to repel than Windows attacks, but says 'it's not so easy to find good [anti-virus] experts for non-Windows platforms.'
Ndryshuar për herë të fundit nga Force-Intruder : 05-01-2008 më 06:51
Per ke ka lezuar apo ka studiuar rreth software ing cdo sistem ka bug per ket nuk jap kunder sepse do te thoja vec nje idiotesi por jam dhe vazhdoj te mbetem plotesisht i mendimit se sistem et operative unix like apo unix based queheni si te doni ( ku ben pjes dhe Mac OS X ) jane shume here me te sigurt. Mjafton te permendim faktin qe ne pak here i egzekutojme keto sisteme me root privileges . Nuk e di nje gje te tille po synohet te behet dhe me windows Vista te shohim ku do te arrijne?
Ajo qe me pelqen ne linux eshte dhe fakti qe packages qe instaloj aty vijne nga fonte te sigurta jo programe do ku do te marre ne internet qe mund te kene dhe shume funksione te fshehta. Pastaj nje sistem mund te jete super i sigurt mjafton nje program komunikimi online psh i cili nuk crypto mesaxhet cfare demi mund te shkaktohet nese dikush po perdor nje sniffer aty prane
Nese ne nje te ardhme hackerat keta qe ende ne keto momenete qe flasim nuk dime se jane kriminel informatike apo viktima ..... do te vendosin te sulmojne sistemet alternative si Mac OS X apo Linux askush nuk ju ndalon te perdorni nje firewall apo antivirus ne to.
Mendoj se duhet ti japim me kujdes ati fenomeni qe quhet social engineering ndaj cilit eshte e veshtire ti mbrohesh
Sot rastesisht kaloja prane nje internet center, mendoni sa persona kalojne informazione private aty ndoshta pa pasur fare kureshtje sa te sigurt jane keta PC ku pjesa me e madhe jane me windows mos te themi te gjithe.
Persa i perket Kaspersky nuk jam aspak dakort ai eshte nje biznesmen gjithashtu dhe pallavra te tilla jane te pranueshme
Ndryshuar për herë të fundit nga andiOS : 05-01-2008 më 13:14
Krijoni Kontakt