Ishte data 16 Dhjetor 1982. E mbaj mend si tani , une isha i zhytyr ne uje dhe nuk po merrja vesh se c'po ndodhte jashte portes, nje grua ulerinte kurse disa te tjere i thonin shtye-shtye. Zhurma e madhe dhe ankthi per ate gruan qe aq forte e doja me nevrikosi dhe fillova te godas derren me force. Godit e godit po asgje nuk i behej derman. Me ne fund u shtyva ne fund te dhomes me erresire dhe me fuqi te madhe u perplasa mbi porten dhe dola jashte si triumfues. Po c'te shikoja ? Disa mostra te shemtuara reth meje me veshtronin sikur donin te me vrisnin, te gjithe kishin veshur bluza te bardha dhe mbanin maske mbi goje e hunde, ishin teper te shemtuar dhe shume te frikshem. Pastaj pash tavanin i cili ishte krisur (nuk e dija qe ndodhesha ne Shqiperi ende) dhe ngela pa mend. Me ne fund u shtua edhe era e ndyre e ilaceve. Nuk durrova me fillova te bertas "me ktheni mbrapsht, me ktheni mbrapsht", po ata nuk kuptonin asgje dhe pastaj une vazhdoja te ulerrija nga merzija, besdija, sikleti etj. Ku ta dija une i shkreti se ato mostrat nuk e dinin se c'do te thote tolerance, konsensus, harmoni e mendimit, pranim i deshires se tjetrit etj. Jam bere shume here pishman per ate dite, e verteta eshte se ndejta nente muaj ne ate dhome te erret duke menduar "te dal, te mos dal, te dal, te mos dal?", degjoja marezite jashte dhomes dhe nuk doja te dilja por ce do qe isha tip kurioz qe atehere. E keshtu kaluan shume kohe qe ta kuptoj se c'miresi te madhe kisha bere ate dite. Ate dite une kisha krijuar boten qe deri atehere nuk ekzistonte, kisha krijuar pemet, lulet, malet, detrat, lumenjet, qiellin, yjet, kafshet dhe njerezit (per keta te fundit nuk jam shume krenar). E verteta eshte se qe ate dite filluan vuajtjet, luftrat, shkatrrimet, dhimbjet etj. por per keto nuk e kisha fajin une por njerezit qe te cilet mezi i krijova. Sidoqofte jam teper krenar per lindjen time, po mos dilja une triumfues nga ajo dhoma e erresires nuk do te ekzistonte asgje, as bukuria, as meshira, as dashuria, as ajri, as kaltersia, asgje. Pra lindja ime ishte vepra me e mire qe kam bere ndonjehere per njerezimin!
(shkrimin e kisha shkruajtur te Padogana, te tema "cfare te mirash kemi bere", dhe pastaj vendosa ta sjell ketu se mu duka krijim i lezecem) FLM
Krijoni Kontakt