Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 87

Tema: Per Ty

  1. #21
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Ju dua shume dhe ju perqafoj fort... fjalet tuaja me bejne borxhli... dhe borxhin jua kthej... me poezi.

    Ti

    Je shume e bukur

    ti...

    Vajza qe s'sdegjon

    ti..

    Vajza qe nuk sheh

    ti ..

    Bukuri indiferente je

    Akull kaq mire i gdhendur

    ftohtesia eshte jete per ty

    stine dimri te njepasnjeshme

    i japin ngjyre te tuve sy

    Ngrohje kurre ti nuk pranove

    gjithnje ate e injorove

    ngrohtesise ja ke ti friken

    mos te shkrin...

    mos te te prishe...

    te akullten bukuri



    Akull mbetsh gjithmone!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 06-10-2004 mė 03:51
    RIPPR

  2. #22
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Gishtat me se fundi vendosen te prekin tastieren. Jashte qetesine e nates e prish rrebeshi I shiut qe ka kohe qe ka filluar. Jam krejtsisht vetem. Pa ty pa eren tende pa ledhatimet e tua. Me mban gjalle imazhi yt. Tani je larg shume larg por mendimet e mia fluturojne me shpejt se aeroplani yt. Ato mberrijne me shpejt se ty ne stacionet ku ti do kalosh. Ato nuk kane nevoje per pasaporte apo per vize. Cfare po shkruaj keshtu? Gishtat levizin te shperqendruar mbi tastiere. Nje here e nje kohe shkruanin hareshem, gati kercenin kurse sotnte mezi me binden. Kam ftohte. Jam krejtesisht vetem.
    Pse valle jam I dashuruar akoma me njeriun qe me urren me se shumti? Pse valle ndjej mungesen e asaj qe me ktheu shpinen? Pse zemra nuk me bindet me? Jam rob I te kaluares se gezuar dhe I te tashmes se hidhur. Dallget e oqeanit degjohen deri pas xhamave te lagur te baneses ku dikur jetoje dhe ti. Cdo gje ketu eshte ashtu si ti e le. Vetem ti s’je ketu……Nje shkreptime e zbardhi per nje cast naten e zeze te kesaj vjeshte. Cakmaku ndezi cigaren qe po tymos ne gojen time dhe ra nga dora e cila nxitoi te shkruaje. Prit pak. Cakmaku ndezi dicka dhe ra. O Zot. Dikur edhe une te ndizja ty. Ti digjeshe ne caste fantastike dhe me,luteshe qe mos ndalesha. Sa e sa net I kaluam ne bregun e arte te ishullit tone duke pritur lindjen e Diellit qe zjarronte vetem per ne te dy. Sa e sa net I kaluam prane zjarrit qe jo rralle me gjuhet e tij te kuqe ngjallte deshirat dhe pasionet vetem per ne te dy. Kalimtaret e rrugeve qe kemi shkelur, myshterite e kafeve ku jemi ulur sportelistat e kinemave ku kemi hyre ishin mesuar te na shihnin bashke. Une dhe ti. Ti ike. Nuk je me. Jam krejtesisht vetem. Shiu vazhdon te bie dhe cigarja digjet ne gojen time.
    E nesermja ime do agoje pa ty. E nesermja jote….. nuk e di kam frike ta shkruaj. Per nje gje jam I sigurte kur ta lexosh kete email do kesh mbrritur ne stacionin e fundit.
    RIPPR

  3. #23
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    5 fjalė

    Ajri qė ti zhvendos
    mbush...
    RIPPR

  4. #24
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    Nje Fjale

    Me nje fjale me ngrite lart

    Me nje fjale poshte me perplase

    Fjala jote lendon

    E jotja fjale lehteson

    Fjala jote shpon

    E jotja fjale lemon

    Zjarrin ma ke vene

    Akoma ne fund te honit

    s'kam prekur

    Ne hi po shnderrohem

    Vetem prej nje fjale
    RIPPR

  5. #25
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Pa Gjum

    Syte me mbeten hapur

    me Henen shkembejne shikime

    sikur merren vesh

    une mendien s'e kam as te syte e as te Hena

    Mendoj per Ty

    Cigaret digjen njera pas tjeteres

    puthje shkembjene me buzet

    sikur te ndiheshin

    Jo as te cigaret s'e kam mendien

    Mendoj per TY

    Kjo eshte nata e .... s'me kujtohet

    sa net kam pa gjume

    E di qe eshte nata e 42-te pa ty

    une nuk flej dot vetem

    Mendoj per ty
    RIPPR

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Numėroji netė miku im i dashuruar
    Unė kam njė jetė qė rri pa gjumė
    Po tė mblidhja netėt qė kam numėruar
    Pėrsėri ditėt mė dalin pak mė shumė...

    Mė dalin pak mė shumė ditėt duke pritur
    dhe dihet qė pas ditės, njė natė tjetėr vjen.
    ja... nji mbas nji cigaret kam ndezur dhe kam fikur
    po kurr s'e fika shpresėn...se veē ajo gėnjen!

    Gėnjen pra miku im, mė shumė se askėrkush
    Gėnjen shpresa e embėl, se do tė vij njė ditė
    ndaj netėt tė pagjumė kalon dhe ti unė
    mbi kokė kur na ndrin hėna sa herė flirton me yjtė...

  7. #27
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Fletet e librit tend


    Nga nje here fortesia dhe deshperimi me zhurme vershojne

    Madje edhe shpresa terhiqet larg

    A do ta lejoje me indiference vdekjen te fitojė?

    Kurren e kurres jo... e kthen fleten


    Jeta jote eshte si nje histori po ashtu eshte dhe e imja kapituj e strofa

    Jetojme sipas rroleve dhe me jete shkruajme rreshtat pa mundur t’i c’bejme

    Dhe e shumta qe mund te presim eshte nje mbyllje e lumtur

    Vazhdojme te shkruajme, jetojme, vendosim dhe vazhdojme te besojme

    Dhe nese duket qe historia do perfundoje trishtueshem, ti e kthen fleten


    Gjithmone ka nje kapitull tjeter

    Ose pak rreshta qe ke harruar

    Dy tri fjale te lexuara keq

    Disa gjera qe te kane zemeruar

    Jepu zgjidhje thelle ne mendje

    Ndryshe zemra e forte do te te verboje


    Kur e mbaron nje kapitull, ti s’e gjuan penen

    Nuk shikon te paragrafi i lumtur dhe deklaron se aty eshte fundi

    Historija eshte e shkruar ne aroma, ngjyra e shije lotesh

    Kur miresia nuk fle vetem te buzeqeshjet, por numerohet ne vitet e tua

    Ku fluturoi koha, a ka mundesi qe une te jem kaq i vjeter?

    Kjo pyetje tregon per dike qe mendon se historine e tha...


    Koha per te nderruar fleten
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 08-10-2004 mė 10:42
    RIPPR

  8. #28
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Syte Jeshil

    Eja sonte bashke me naten
    o magji me syte jeshil
    eja te ma shuash flaken
    t'me ndricosh ti, si kandil

    Eja se durimi me eshte sosur
    s'po gjen prehje shpirti im
    Ne erresire jam i burgosur
    ne net te gjata pa agim

    Mos vono te lutem shume
    sonte eja se kam nevoje
    Syri me nuk pranon gjume
    fjalet po me thahen ne goje

    Nese fryma me eshte shterrur
    prekme lehte ti me magji
    Dridhma trupin tim te terur
    e une do t'ngrihem perseri

    Syte Jeshil te t'i shikoj
    me zjarr t'i puth.. te t'ledhatoj
    Lumturi me shpirt te te uroj
    E atehere..perfundimisht te shkoj..
    RIPPR

  9. #29
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar mė parė nga Acid_Burn
    ku je ti sonte o zog i zemres time
    ku je ti sonte o prill i shpirtit tim
    o rere e detit
    o shpirt i shpirtit
    o pylli me ullinj

    Ku je ti sonte o shije bore
    ku je ti sonte o zjarr e flake
    arome besimi
    arome dyshimi
    kur... kur...
    do kthehesh prap?


    kush iken nuk ka kthim mbrapa , e nese kthehet tymi i harreses i ka zene syte dhe zemra i rendon ne shpirt. Nje fytyre e njohur tani eshte vetem nje portret , nje trup lakuriq prane trupit tim tani s'eshte vetem nje siluete qe venitet me sekonda , me minuta , me dite ............


    Acido je vertet i Mrekullueshem .




    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o acid o djal i ri..
    ah ket nick se ndrove ti..
    po se din more zotni
    se nuk shkon per poezi
    autor acidi ne hi..


    nejse ti ban cka te dush..
    bani paret dardh e rrush..
    por spo di more djalosh
    kjo dashni apo ta shnosh
    apo zemren po ta trosh..
    posi misrin qe e bajm kokosh..

    Tash po du me me tregue
    ne at Zeland krejt jeshilue
    a po bahet molla e fiku..
    dardha rrushi e kikiriku
    speca tranguj patellxhana
    kumblla pjeshka edhe mana?

    Jam kurioz un per natyr..
    Me tregu e ke detyre..


    lol.

    tung..

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •