Edhe un nuk jam kondraper 50/50 por sikur dy gjela nuk kendojne ne nje kotec apo ju thoni qe ti bejme te dy pula ?
![]()
Edhe un nuk jam kondraper 50/50 por sikur dy gjela nuk kendojne ne nje kotec apo ju thoni qe ti bejme te dy pula ?
![]()
...
Respekti dhe mirëkuptimi midis partnerëve janë çelësi për të përmirësuar lidhjen midis mashkullit dhe femrës. Kështu shkruan terapisti i lidhjeve njerëzore John Gray në librin e tij me emër ‘Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita’.
Në të vërtetë është shumë e lehtë. Meshkujt dhe femrat kanë harruar që janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Meshkujt presin që femrat të reagojnë si ‘meshkujt’në situata të ndryshme dhe femrat mendojnë të kundertën.
Sipas shkrimtarit hapi i parë për të përmirësuar një lidhje është mirëkuptimi dhe pranimi i qënies ndryshe nga partneri. Nëse arrijmë në këtë pikë do te shohim se i kemi krijuar vetvetes qetësi dhe hapësirë për dashuri.
Sipas zotit John Gray zënkat mund të mënjanohen nëse në rastin e grindjeve komunikohet me sa më shumë respekt dhe dashuri. Mundohuni të qëndroni sa më objektiv kundrejt pikëpamjes së partnerit dhe të jeni sa më elastik. Mendoni që në rastet e shumta në një grindje më tepër ka rëndesi mënyra se si i drejtoheni partnerit (psh. duke bertitur apo duke folur me ngadalë) pasi kjo të lëndon më tepër në një grindje sesa ato çfare ju i thoni në ato çaste partnerit. Francezët e kanë një shprehje të tyre: ‘Është toni ai që bën muzikën’.
Disa këshilla të cilat femrat duhet ti kenë parasysh janë:
· Kur krijohet një fërkim midis teje dhe partnerit, mos reago menjëhere duke e refuzuar atë çfarë parashtron partneri
· Në një situatë konflikti pyetni veten: për çfarë do të kishte partneri tani nevojë? Dhe si mund të ja ofroni atij këtë gjë?
· Lëreni mashkullin përherë të dijë që ju e vleresoni atë dhe punën që bën në mënyrë që të ndjejë përkrahjen tuaj
· Mësohu të kërkosh përkrahjen apo ndihmë nga partneri (mashkulli)
· Mundohu të pranosh atë që që kur ai është pak i mërzitur apo nuk ndjehet mirë ka nevojë për të mbajtur pak largësi dhe nuk është mirë që në një moment të tillë të rrish duke e marrë në pyetje
· Nëse partneri hesht për një kohë mos mendo menjëherë që ai nuk të don më
· Është mirë që mos ti kërkosh gjëra me një ton urdhërues por mundohu të jesh sa më e drejtpërdrejtë dhe të argumentosh pse do të ishte mirë qe ai të bënte diçka
Disa këshilla të cilat meshkujt duhet ti kenë parasysh janë:
· Mundohu të kuptosh që një femër ka shumë nevojë për t´i shprehur ndjenja dashurie, dhe mundohu t´ia japësh asaj këto që ka nevojë.
· Mëso të dëgjosh partneren (pa u nervozuar menjëherë)
· Në një situatë konflikti pyete veten: për çfarë do të kishte partnerja tani nevojë? Dhe si mund të ja ofrosh asaj këtë gjë?
· Në rast zënke merri pikpamjet që ajo parashtron sa më seriozisht
· Kur ajo fillon të shprehë ndjenjat dhe të ankohet mos mendo menjëherë që ‘po ma hedh fajin mua ’
· Mundohu ta përkrahësh atë kur ajo fillon të shprehi ndjenjat e saj
· Pyete partneren rregullisht nëse ka nevojë për ndihmë prej teje
Konkluzioni i librit të zotit John Gray ishte që femrat kanë nevojë për :
- kujdes
- mirëkuptim
- respekt
- përkushtim
- konfirmim
- qetësim
Meshkujt kanë nevojë për:
- besim
- pranim
- vlerësim
- adhurim
- miratim
- kurajo
Shpresoj që këto këshilla tju ndihmojnë në përmisimin e lidhjes tuaj dhe në pakësimin e grindjeve midis jush.
Natyrisht qe 50/50 nese kemi profesione qe jane njesoj te renda.Por psh nese ai ka nje profesion qe kerkon me teper energji atehere natyrisht qe une do merrja pjesen me te amdhe te puneve ne shtepi,nese profesioni im do jete me i rende...well,I'm sorry per te por do i duhet atije te punoje me teper ne shtepi
Pastaj,mendoj qe nese dy njerez duhen vertete kjo ndarja ekuale e gjerave te shtepise vjen natyralisht...ku ka gje me te bukur qe te gatuash bashke? :P :P
Kam vetem nje limit: qiellin!
E ti je ftof ne tajare. Kur te martohesh do kuptosh se punet e shtepise, pjatat, rrobat e gatimin i ben kush mund. Nuk ka 50 50 apo 30 30, kush ka kohe, eshte me i afte, ka deshire i ben. NUk mund te dalesh nga puna ti 30 minuta shpejt per te thare pjatat qe lau gruaja. E gruaja nuk mund te gatuaje darken kur vejn ne oren 9 nga puna. I bini gjoksit kot, sa per te ndjellur sencacion e pelqim te femrat e forumit,do vije dita kur ta kuptoni se po fluturoni me presh ne prapanice.Postuar më parë nga Pogradecari
Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.
50/50 ... i agree too :P
une te ha buke .. burri te ngrej pjatat
une te fle .. ne mengjes ai te rregulloje krevatin
une te lal rrobat .. ai ti thaje
ai te bej food shopping .. une ti fus ne frigorifer
ai te kete checking account .. une te kem personal saving account
ai te kete visa card .. une te kem master card
ai te sjelli paycheck-un ne shtepi - une paguaj billat :P
e shume te tjeraaaa lololol
dhe nese vazhdojme ti ndajme keto i dashur 50/50 .. i promise u .. we will never fight again :P
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Postuar më parë nga R2T
Jam shumë dakort me mendimin tënd , si dhe do të shtoja në kushtet kur të dy punojnë nuk është çudi të angazhohet një punëtore një ose dy ditë në javë për të ndihmuar në punët e shtëpisë, kështu që cifti ka më shumë mundësi të përfitojë nga koha e lirë duke qenë të dy bashkë për një aktivitet, film, kafe, darkim, lexim apo thjesht ndenjur pranë njëri-tjetrit pa ndjesinë e kohës së humbur e punëve të pambaruara.
Anita.
Nuk na u ndane keto temat e barazise ,jo vetem ne maredheniet e nje lidhje familjare apo bashkjetese,por edhe ne cdo fushe te jetes.
Ca detyra jane te ndara,jo me thike jo,as me mentalitete qe munt ti quani demode,apo te vjetra.Jane ndare nga natyra,dhe femrat i dine shume mire ato,qe u takojne ne jeten familjare.
Mikrobi i barazise ne familje(per te cilin jam dakort se edhe meshkujt duhet te kontribojne)u eshte perhapur gjinise femerore dhe ne gjithe sferat e jetes.
Per hir te kesaj barazie dikur nuk lane shkalle hekuri duke u ngjitur ne oxhaqet e furnaltave,dhe perplasnin me zell e force edhe kazmen per hapjen e hekurudhave..............
Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 19-09-2004 më 23:23
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Per hir te kesaj barazie dikur nuk lane shkalle hekuri duke u ngjitur ne oxhaqet e furnaltave,dhe perplasnin me zell e force edhe kazmen per hapjen e hekurudhave..............[/QUOTE]
---------------
Kolomb me ke bere per te qeshur sepse e kam edhe vizualisht ne memorie kete qe thua.
Ka pune qe kerkojne fizik dhe nuk mund te perballohen nga femra, per kete jeni ju. Ka pune te tjera qe kerkojne delikatese; per kete jemi ne. Keshtu kompensohemi. Ndersa ato kazma e lopata nder duar e prishin plotesisht imazhin e femres.
Ndryshuar për herë të fundit nga Mina : 20-09-2004 më 06:59
Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere
Duhet ta pranojme qe si ne sy te mashkullit poashtu edhe ne te femres,keto dy gjini asnjehere nuk do jene te barabarta.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Po me trego se ku jemi te barabarte neve?
Ja sipas mendimit te nje femre.
He,me jep pergjigje qe te mendoj ndryshe.![]()
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Krijoni Kontakt