Binte nje kembane e hidhur e gezuar
Po prisja ne nje oborr te vogel kishe
Nje diell I bardhe lepihej ne faqet e gureve
Mezi u permenda qe njeriu me mjekerr te rralle
Ishte prifti
Fytyre-lodhur, me nje rraso te zberdhylur.
Nje kllocke me zogjte I saj I sillej neper kembe
Ndersa afrohej drejt meje.
-Me thuaj te verteten-peshperiti
vetem te verteten dua.
Nje buzeqeshje mu nde ne cepat e buzeve
I putha duart
Neper dhembe thashe nje lutje
dhe me syte qe dridheshin ne leng
Fola:
- E verteta ime eshte mjerimi yt.
Pastaj ti me shtyve ne gryken e nje pusi
Ne llahtaren e renies kuptova bukurine e humneres
Mrekulline e grackes,
E ndersa kembana binte e hidhur e gezuar
Pashe shikimin tend
Dhe u tmerrova
si mund te dashuroja per nje kohe kaq te gjate
Nje shikim aq te thjeshte.
Krijoni Kontakt