-
i/e regjistruar
De Lolis
Ne fund te korridorit ishte nje dere e hapur. Zgjati koken, ishin dy njerez qe flisnin me ze te ulet. U kollit, por ata vazhduan me peshperitje te zbehta e shenja qe ai nuk i kuptoi dot cishin. Njeri nga ata e pa me mosperfillje, pas disa minutash i hoqi vemendjen shokut te tij dhe ky u ngrit me kembe.
-Urdheroni, i tha! Perse po pergjonit biseden tone?
-Une jam studenti i ri. Me thane qe te adresohesha ketu per te marre numrin e dhomes.
-Ah, keshtu qenka puna. Ty si te duket?-pyeti mikun e tij.
Shoku iu afrua studentit, e pa me vemendje ne sy, i kapi supet duke e shkundur disa here. Ai beri nje oh, te habitur, por nuk e kundershtoi. Atehere tjetri i tha te hapte gojen, ne te njejten kohe i futi njerin gisht ne sy, e leshoi, iu hodh persiper duke i numeruar rrahjet e pulsit, e shtyu me force dhe studenti u rrezua. Nuk guxonte te ngrihej dot me kembe. Miku i punonjesit qeshi duke i shkelur syrin shokut. I dha doren studentit per ta ndihmuar te ngrihej, pastaj tha:
-Njeren kembe e ke me te shkurter se tjetren. do ta shohim kete! Zhvishu lakuriq nga mesi e lart!
Studenti i trembur e degjoi ne udhezimet e tij. Ai e kontrrolloi me imtesi, e detyroi te ngreje njeren dore, pastaj i tha qe vinte ere nga e palara. Por kjo skishte rendesi.
-E vetmja gje qe me shtyn te dyshoj, jane kembet. Nuk jane njelloj. Ti si thua?
-Une kam erdhur per te marre ne dorezim celesat e dhomes. Chyjne gjithe keto ketu?
-Si i behet, ku mund ta percaktojme, ky njeri me njeren kembe te shkurter mund te na hape probleme me kontrollin,-i tha duke shikuar gjithmone vetem mikun e tij.
-Ah, nga dreqin e gjeti te kerkoje te jetoje pikerisht brenda nderteses sone. Ky eshte nje problem i madh. Cehrja e tij, veshtroje me vemendje, eshte e zbehte, e zbehte, dhe duart e tij dridhen lehte sapo ia drejton fjalen. Kjo mund te shtyje te mendosh qe perpara kemi nje te semure dhe atehere gjithcka eshte gati, mund te mbushim formularin per ti dorezuar dhomen 265.
-Ne dhome me gjigandin?
-Pse jo? Por ajo qe thashe me lart na ngaterron me ate tjetren, qe e gjitha mund te merret si ngjyra e nje shpirti te ndjeshem, qe preket perpara gjithckaje qe eshte me e dobet se ai, domethene si nje karakteristike meshire qe ky qullash do te tregoje kundrejt nesh.
-Ah, me te vertete, se kisha menduar. Por ky u rrezua pertoke, nga nje e dhene duarsh qe nuk ishte dhe aq e fuqishme. Si ka mundesi atehere? Vetem nese ka genjyer!
-Une nuk mund te genjej per gjera te tilla,-foli studenti i shqetesuar nga biseda e tyre.
-Atehere na shpjego gjatesine e kembeve,-tha plot kureshti punonjesi. Apo deshiron te jetosh me sakatet?
-Cpo me thoni keshtu, zoteri?-dhe studenti qeshi me te madhe, pa pushimPrandaj te gjitha keto pyetje? Oh, zot, kjo ishte e forte, me te vertete.
-Mire, mire, do te jetosh me perbindeshin.
-Perbindeshin?
-Dhoma 265, eshte vendi i lire per ty.
-Hem, nuk e keni seriozisht besoj. Pse dreqin kerkoni te me beni nje gje te tille?
-Nuk me dukesh ne rregull. Pastaj te thame te na i mbushesh mendjen por ti na ngaterrove me keq. Nuk provove asgje ne syte tane.
-Por si mund te provoj nje gje me ju te dy perballe. Une nuk mundem, te me besoni te bej nje veprim te rregullt me ate shikim te mberthyer mbi veten time.
-Te vjen turp atehere? Te gjitha dyshimet e mia u fshine. Ti ke nje cen fizik e kjo te shtyn te besh gjera te pamenduara, te parandalon te jesh vetvetja.
-Por une mund te vrapoj, nese deshironi.
-Tani nuk ka me nevoje per prova. Apo jo?-dhe e pa i vendosur shokun e tij. Ky pohoi duke levizur koken, e duke dhuruar nje shikim te domosdoshem meshire per studentin e zbehte.
-Por une?
-Besoj i hodhe nje sy kesaj strukture nga jashte, para se te vije te na takoje. Te gjitha sherbimet jane te ndara me thike : per Ata, ku shpejt do te besh pjese dhe ti, dhe per njerezit normale, si ne. Shkallet dhe menyra si arrihet ne dhome, qe ketu fillojne ndryshimet. Pastaj mensa qe ka per te qene padyshim e vecante per te dyja llojet, me tej dielli qe cdo mengjes del me vone ne anen tuaj, sherbimi i pastrueseve, qe mbarojne pune naten, kur ju te gjithe flini dhe dyert jane te mbyllura me celes nga jashte per te parandaluar cdo mundesi arratisjeje. Sepse naten ju mund te kerkoni te arratiseni ne boten tone, kjo seshte e lejueshme e vec kesaj te ngjall frike ne distance.
-Por ne anen tjeter... ?
-Ne anen tone ne kemi mundesi te shohim cbehet, me dylbi qe shikojne larg dhe qarte. Ti mund te ngjallesh kuriozitet, je i porsaardhur e ne dhome do flesh me gjigandin. Te gjithe do presin zgjuar net me rradhe, me dylbite gati ne dore, per te pare krizen e gjigandit, pastaj cdo te behet me ty vetem nje zot e di.
-Megjithate une jam student. Kerkoj nje dhome timen per te vazhduar punen. Kjo eshte e mjaftueshme per tiu ndryshuar mendjen. Cprisni prej meje, te vij verdalle ne nje kafaz njerezish pa patur mundesi studimi ? Atehere nuk eshte kjo fjetorja qe me caktuan te vij.
-Por edhe te tjeret si ty jane studente. Ato qe te thashe me siper nuk e perjashtojne kete gje. Vetem qe studentet me te meta, ne i mbledhim ne nje vend, i organizojme, i dallojme nga pjesa tjeter, e pervec kesaj ska ndonje diference tjeter te madhe per boten jashte.
-Ata dine te flasin ?
-Te qeshin, te qajne, te tregojne historira.
-Une dua dhomen e nje njeriu normal.
-Jane te gjitha te zena, i dashur. Katet e normaleve jane te mbushura perplot me njerez! 265! Po te tregoj dhomen tende!
Para se ta shoqeronin ne ndertesen e tij, studentin e futen ne nje vend te erret. E lane ne duart e dy burrave te tjere dhe iken. Studenti pati frike. Ne erresire degjoi zerin qe i tha te hiqte pantallonat. Pastaj iu be sikur ndjeu nje te qeshur. Po talleshin me te. Kjo nuk i la pershtypje te mira dhe u vesh me shpejtesi, por nje grusht qe i erdhi nga pas e demtoi shume rende.
-Jo ne koke, o zot, kembet, ato po qe duhen rregulluar.
Studenti u ngrit me veshtiresi, rrahjet e zemres ishin plot frike dhe ai nuk guxonte te mbushej me fryme. Vetem pergjonte levizjet, nje sulm tjeter mund ta shkaterronte perfundimisht.
-Kembet the ? keshtu eshte e shkruar ne verbal. Gje qe rregullohet. Ti, cilen kembe do me te shkurter?
-Por une...? Kush jeni ju? Me lini te shkoj. Duhet te vete ne dhomen time.
-Nese kerkon te genjesh syte tane e te ecesh si njeri normal nuk del dot prej ketu. Duhet te riparojme difektin e vogel. Njeren kembe ta bejme me te shkurter se tjetren. Kishe dhe probleme me syte?
Studenti ndjeu nje levizje afer tij, e zgjati doren me ankth e fshiu per flokesh nje njeri qe po i kalonte nen hunde me nje meter ne dore. E perplasi pertoke, e goditi me shkelma duke numeruar klithmat e tij. Pastaj pa e leshuar nga duart, e ngriti afer vetes dhe shtyu perpara. Mjaftoi qe te krijonte nje mundesi shpetimi, ia dha vrapit e doli ne te njejtin korridor. Asgje nuk ishte e qarte si me perpara. Ndjeu hapa, u kthye e pyeti i zene ne faj:
-Dhoma 265?
Ishte nje pastrues qe la menjane fshesen dhe i tregoi me gisht rrugen. E falenderoi. U zhduk si hije, e kur ishte brenda godines se tij, filloi te caloje seriozisht. Rruges u perplas me nje karroce me rrota. Pa dashje kishte hedhur poshte nje te paralizuar. U perpoq ta ndihmonte por tjetri e kafshoi ne dore dhe i klithi gjithe urrejtje:
-Ti nuk je me i mire se mua! Shko ne dhomen tende!
I mori me rradhe te gjitha dhomat e katit. Nuk kishte gje, prandaj u ngjit nje kat me siper dhe aty dalloi numrin 265. U mbush thelle me fryme, qendroi perpara deres dhe trokiti. Nuk u pergjigj asnje njeri. Trokiti prape. Pastaj uli canten e shpines dhe nxorri nje thike buke, qe e fshehu pas vetes duke hapur deren.
Ishte nje dhome e madhe, gjithe drite, qe e detyroi te habitet ato caste. U fut brenda duke e mbyllur deren nga pas. Dy shtratet ishin vendosur paralel njeri me tjetrin. Dikush po flinte ne ate dhome. Ishte i gjithi i mbuluar me carcafe qe sarrinin ti kapnin dot kembet qe dilnin pertej shtratit.
-Gjigandi,-mendoi e kjo e shtyu te beje shume kujdes. Duhej te gjente nje gjuhe te perbashket me ate njeri. Perndryshe e kishte te pamundur te jetonte ne ato kushte. Dhe te dilte jashte, per te, kishte per te qene tek e fundit, nje enderr...
& & &
Nuk i ndjeu trokitjet e lehta te deres. Para tij ishte nje vajze e embel, e vogel, qe po e shihte gjithe embelsi. Kerceu nga shtrati, rregulloi floket e shpleksur dhe tha me nje fryme:
-Po prisja te zgjohej.
-Mos u merzit. Ai fle shume, gjithe kohes. Une vij ta kontrolloj nese merr fryme akoma apo jo.
-Ti kush je?
-Une jam Ana! Te gjithe me therrasin keshtu. Jam e vetmja qe mund te hyj lirisht ne kete godine. Ti pak me perpara rrezove Xhuzepen nga karrigja me rrota, apo jo ?
-Nuk e dija
-Me trego krahun! Duhet te te kuroj ku te ka kafshuar
Ec, mos e bej tragjedi, duket qe nuk ka dashur te te beje keq. Sikur te ishte me te vertete i nevrikosur, do te ta kishte shkulur me dhembet e tij.
-Ana, cdua une ketu?
-Ti nuk mund te ikesh. Jashte do jesh me keq se gjithe te tjeret. Ke per tu ambjentuar, nuk eshte e veshire te hedhesh nje kembe zvarre.
-Por shoku im i dhomes, gjigandi, ai ka per te mbaruar pune me mua ne nje sekonde.
-Oh, por edhe ate e kane sjelle me shume mundim deri ketu. Ti u dorezove shume shpejt, ate e kane mbajtur mbyllur ne dhomen pa drita per jave me rradhe. Pastaj nuk kishte cfare te bente. Shume shpejt parate e tij u mbaruan. Jashte nuk kishte nje njeri te rregullt qe te merrte persiper jetesen e tij. Keshtu qe u shtrengua te pranoje. Prandaj fle gjithe diten. Duhet te rritet sipas permasave. Te kape shifren e caktuar, kurrizi i tij duhet te duket si nje gunge e madhe qe i tremb te tjeret. Nga syte e tij le te mbetet vetem nje me ngjyre te gjelber. Atehere ai do jete ne rregull. Te gjithe kane per tu ndjere ne rregull, ligji do perkujdeset per mbarevajtjen e tij, ka per te qene plotesisht invalid.
-Mua me thane qe...
-Pikerisht. Ti je ne rrezik. Kur ai nuk arrin te zgjatet brenda dites dhe syte e tij shikojne drejt, ka dicka qe nuk shkon. Njerezit rrotull nuk mund te pranojne nje invalid ne rregull. Atehere ben nje marrezi. Vret ose i heq lekuren e trupit nje njeriu te gjalle. Keto kohe ky institucion kujdeset edhe per te marret.
-Une jam ne rrezik, atehere?
-Nuk eshte ky thelbi. Ne te gjithe e dime qe ke nje kembe me te shkurter se tjetren. Keshtu eshte lajmeruar muaj para ardhjes tende. Kurse tani po qe kemi nje telash : ti sdo qe ta besosh kete gje. Dhe e gjithe kjo eshte shume e keqe.
-Por une jam nje student. Cte keqe ka te eci drejt me kembet e mia. Une jam i tille. Ju ckerkoni ?
-Provo te dalesh jashte dhe ta shohesh. Perse erdhe ketu ? Te thane qe je i pashprese. Dhe jo student. Dhoma jote eshte 265. une po flas me ty dhe jo me nje fantazme.
-Domethene nuk ka zgjidhje per deshperimin tim ?
-Ah, i dashur, njerezit jashte na shohin me ca sy te frikshem. Une trembem dhe klith kur jam bashke me ta. Te gjithe njerezit e kesaj godine jane si ty. Ne rregull, por te pashprese. Ata i kane pranuar etiketat e ligjit por nuk mund te gezojne per kete gje. Ne kemi vendosur te organizojme nje kryengritje. Duhet te vrasim ata dy njerez qe qendrojne brenda dhomes se regjistrimit. Pastaj do hakmerremi me boten jashte. Asnje nuk na ndal.
-Por ata jane te semure, atehere ?
-Sigurisht, si e mendoje ti? Duhet te derdhim gjakun deri ne piken e fundit. Kjo eshte lufte.
-Por une duhet te fle brenda kesaj dhome me gjigandin?
-Ti ke per te qene guida jone.
Une?
Sigurisht. Ti tani vazhdon te ecesh si nje njeri norml dhe nuk bie ne sy. Ky eshte fillimi dhe kaq mjafton. Ne kemi per tiu afruar, do ti kapim ne befasi dhe
-
Do ti vrisni?
-Jo, do ti mbyllim ketu ku jemi ne e do trasferohemi ne dhomat e tyre.
-Por gjigandi?
-Ai nuk do te marre pjese. Duhet te rritet akoma.
-Domethene keni per ta lene ketu. Por kur te zgjohet gjithcka ka per te mbaruar.
-Sigurisht. Kjo eshte e rendesishme. E ne te gjithe ishim ne pritjet tende. Varet prej teje ! Me nje fjale mendonim dhe deshironim. Aq sa mundej.
-Ana, e gjithe kjo me shtyn te refuzoj. Une vertet mund te kem nje problem te vogel me kembet.
-Ah, por atje, ne boten qe do krijojme, nuk do kete me rendesi per keto. Vertet gjithe njerezit do jene te rregullt, por ajo bote do jete e drejte dhe tolerante. Do i pranoje brenda vetes te gjithe. Sidomos ty.
-Domethene qe do i falim kundershtaret tane? Domethene qe mund te lirojme ne momentin e duhur dy punonjesit qe takova. Te tjeret qe na ndeshkuan me kete fund te gjymtuar.
-Mos fole keshtu. Kjo seshte e drejte. Ti e kupton.
-Ne rregull, Ana, une di qe nuk mund te besoj se ndodhem akoma ketu. Me nje fjale gjithcka ecen mire, sic duhet, por etiketa qe na vene persiper eshte e padurueshme. Une jam gati Ana. Nuk dua te kaloje nje cast pa marre hak. Si thua ? Jemi gati sot ?
-Sot, neser, ku i dihet. Ose gjithcka eshte bere ndersa ne flasim. Jemi kaq te dobet, tamam njerez, dime vetem te flasim e asgje nuk ecen perpara. Ti, i dashur, si thua, i merr persiper te tjerat?
-Hm, ia vlen te jetoj vetem per kete! Mos u merzit. Shume shpejt do mbaroje gjithcka.
Ana u largua duke i lene nje te puthur te lehte ne buze mikut e saj. Studenti iu afrua deres. Nuk i dihej kur do ndodhte e gjithe ajo, por ai si drejtues, duhet te ishte gjithmone gati. Njerez si gjiganti dhe Ana, Xhezpe me karroca, duheshin shpetuar nga godina
Megjithate nuk ndihej rehat.
Ai ishte ne rregull.
Pas disa ditesh nisnin studimet e tij dhe duhej te perzihej me njerez normale. As kishin per ta vene re difektin e tij. Kembet nuk i dukeshin. Mund tiu fliste te gjitheve.
Ata kishin per ta pershendetur.
Pa e ditur qe ai do te ishte sabotuesi i botes se tyre. U mendua dhe ne mendje nuk i shkonte gje tjeter vec hijeve qe dilnin jashte e benin sikur shetisnin me karroca me rrota. Ana i kishte thene qe ai ishte drejtuesi. Te jesh drejtues kjo po qe eshte nje pergjegjesi e cmuar. Por keshtu i shkonte ndesh parimeve te tij. Cilat ishin keto parime? As vete nuk e kuptonte deshiren per tu larguar nga ky ambient absurd. Brenda kesaj godine gjithcka ishte paralitike, e semure. Dhe mbreti i nje keshtjelle te rrenuar smund te buzeqeshe asnjehere i kenaqur. Iu be sikur i kishin hipur pleshta persiper, sa mire sikur te shihte si njerezit perjashta. Sa mire sikur askush mos kishte vene re ndryshimin e tij. Sa mire sikur te gjithe ta pranonin si nje pjese e tyre, e mos i nxirrnin perpara tavolinen e refuzimit, mbushur perplot me gjera te mira per te ngrene.
-Jo,-mendoi studenti, une duhet te bej dicka per ata. Dhe ata do te me pranojne. Kjo bote, ketu, po me quan te denje per nje sherbim te huaj. Por une sjam sic me mendojne te gjithe. Une jam si bota jashte.
Gjigandi levizi. Studenti pak me perpara i kishte matur me kujdes gjatesine, iu afrua dhe me sy percaktoi qe gjigandi nuk ishte zgjatur. Perkundrazi, duhej te kishte humbur centimetra. Kembet e tij mbuloheshin plotesisht nga carcafet. Atehere ndjeu frike. Gjigandi hakmarrej kur ndalte ne vend ora e traformimit te tij.
Ana i kishte treguar. Te tjeret, nga konviktet jashte, mund te ishin duke e ndjekur me dylbi. Prisnin fundin e studentit. Gjigandi do zgjohej dhe do ta hiqte me nje te goditur nga faqja e dheut. Fundja nuk e dinte qe ai, studenti, ishte prijesi i gjithe levizjes megjithese i ngjante botes jashte. Kjo e mbushi me padurim. Gjigandi levizi akoma, dhe studneti nuk u mendua shume per te nxjerre nga canta e tij thiken. E goditi disa here, mendonte aty ku ishte zemra dhe e ngulte thelle, kjo i jepte kurajo. Pastaj e goditi ne koke, duart e tij u gjakosen dhe i erdhi te klithe gjithe zemerim, sa mire sikur ta degjonin te tjeret. Ketu do ndodhte shume shpejt nje permbysje, kurse ai ishte infiltruar ne mes te te gjymtuarve, dhe u kishte dhene nje goditje fatale. Gjigandi vdiq. Ai kishte vrare pebindeshin. Nuk kishte me grusht shteti. Ishte nje hero per boten jashte. U rrezua permbys ne nje gjume te frikshem e plot endrra.
E zgjuan pas disa ditesh. Ishte Ana, qe e shihte me aq dashuri te ftohte, sa u tremb kur i hapi syte.
-Kane kaluar dite,-i tha ajo,-une erdha te te pershendes.
Studenti shtrihej ne krevatin e gjigandit.
-Njerezit jashte e pranuan fajin. Nje ze i qiellit iu foli e i bindi qe e kishin gabim. Kishin nevoje te kuroheshin. Gjigandi vdiq. Tani te gjithe ata, edhe te dy qe te pyeten e te percollen ne kete godine, gjenden ketu. Do mbeten nje here e pergjithmone. E pranuan qe ishin te semure. Sa keq qe gjigandi vdiq.Shtrati i tij,
, i dashur, mos leviz, te pengon gunga qe ke ne kurriz! Lamtumire,-dhe Ana u largua e trembur, duke i kthyer shpinen lehtesisht studentit gjigand qe nisi te qaje ne heshtje, vetem me njerin sy te gjelber te tij
-
-
ciao eris. me pelqeu shume ky tregim/novele....e njoh shume mire de lollis dhe kjo me shtyu ta lexoja kete teme(prej titullit).....urime te metejshme ne jeten tende krijimtare.....
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt