Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088

    Lightbulb Antikonformitet

    Mireserdhet ne kete teme

    Lexim te kendshem te krijimeve te mia ne Shqip.

    Une dhe Ti

    Nje nate me pare...
    Syte e tu blu fosforeshente
    det i rrudhosur nga era e lehte
    pasion i venitur
    qiell i kristalte i hapur

    Buzeqeshja jote e embel
    flok i bardhe debore
    Dora jote perkedhelse
    shpupuritja e kraheve te nje pellumbi

    Sot...
    Syte e tu blu fosforeshente
    nxjerrin shkendija inati
    pasion pervelues
    si nje cigare e ndezur

    Buzet e tua te kuqerremta
    gjarper i holle i sperdredhur
    pickim helmues fjalesh

    Dora jote e mprehte si thike
    e shpejte si kamzhik
    me pershkon fytyren

    Ema

  2. #2
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Ne kerkim te pafajsise

    Nje seri krismash
    naten vone
    gershere rrenqethse
    qe pret gjumin e saj te qete

    Pikeza te vogla gjaku
    qendisin rrugen e zbrazur
    Nje thirrje renkuese
    Vdekja hedh vellon e zeze

    Ne nje qosh
    Nje shiringe e mrehte
    picerron krahun e tij

    Me tutje
    degjon te bertitura
    si nota te cjerrura muzike
    njerez te zhytur ne deluzion

    Djem dhe vajza
    goja te varura
    sy pa jete si pellgje te zeza
    e veshtrojne kudo

    E ajo endet ne labirinthin e terrorit
    erresire e perbidshme
    Hije qe e ndekin pas me kembe te pergjakura

    Po diku nje drite e gjelber
    Derdh pak shkelqim
    E ajo nxiton drejt shpreses
    zgjat doren...edhe pak me larg
    ndjen ngrohtesi
    mbeshtjell gishtat rreth drites
    e papritur hapet nje porte

    nje porte
    e permbytur nga rrezet e diellit
    zogjte fluturojne te lire
    gurgullima e nje burimi e josh
    disa femije shterngojne doren e nenes
    sy te shdritshem plot jete e veshtrojne
    e ajo ndjehet e sigurte
    ne keshtjellen e pafajsise...

    Ema
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 27-07-2004 mė 21:19

  3. #3
    ...E ku shprehet ky anti-konformiteti yt ketu?!
    une nuk shoh gje "dekadente"!!!

  4. #4
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Delirium

    ku e ke pare ti fjalen "Dekandence" ne kete teme?! Une thjesht thashe qe keto "jane krijimet e mia ne shqip". Nuk i pergjithesova. Sa per "antikonformitet " e vura kete titull pasi po shruaj thjesht cfare mendoj pa u influencuar nga shkrime apo tema te tjera.
    OK
    Ne merikuptim....
    __________________________________________________ _________________

    Linje telefoni
    damar nga zemra ime ne tenden
    percjell lengun e dashurise
    zhiven prej merkuri ne tubin e qenies time
    puls rrenqethes

    "Te dua"...
    Fjale definitive?
    Shirit i kuqerremte flake?
    ah... atehere do te jete iluzion

    Gishtat e mosbesimit
    shtypin nje buton
    fije shrepse e shuar
    energji kinetike e humbur ne atmosfere
    xhive e ngurtesuar ne termometer
    s'kalon graden 35 C. te dashurise...

    Ema

  5. #5
    Urime Rebele,
    ne veēanti me pelqeu "Ne kerkim te pafajsise"...
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  6. #6
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Faleminderit Saint-Simone
    __________________________________________________ _________________

    Ti me sheron

    Fjalet e tua
    Yje te shndritshme
    therrime piperi te argjenda
    derdhur nga shishja blu e qiellit
    mbi mua

    Lot i yt
    margaritar i vyer
    bie mbi plagen time
    shi ringjalles per lulet
    bulezat e gjakut
    tashme petale trendafili
    lidhur me fashon e dashurise...

    Ema

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Postime
    29
    Urime rebele , me pelqen vargu yt. Suksese.

  8. #8
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Faleminderit per urimin Nebula Eshte mire kur shikoj qe disa i pelqejne shkrimet e mia
    __________________________________________________ ____________________


    Jashte dritares

    Stola betoni
    konservojne nxehtesine e diellit
    ngjitur me tavolinat e ping-pongut
    edhe grafiti i lene nga disa
    mur i spikatur me boje te verdhe
    ku eshte zhgarravitur

    Mira loves Flori


    Flladi i lehte rremben
    gjethet e vdekura dhe qeskat bosh te lidhura si kandila deti
    burra te moshes se thyer veshur me kostume te zeza
    perpiqen te grumbullojne fijet e mbetura te flokeve
    perreth pullave roze te tullacerise
    kembet e tyre shkelin ne lemsha te vegjel cimcakizash

    E nje mendim me levritet ne koke
    kujt i behet vone
    se nje x i ngritur ne fuqi
    nuk eshte ekuacion linear?

    Ema

  9. #9
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    ehe?

    une vetem "ehe", doja te thoja, me nje pike pyetje, qe te nxisja ndonje varg me shume, po me kujtoi albasoli, qe duhet te thosha me shume se 10 germa.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  10. #10
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Citim Postuar mė parė nga kulla
    ehe?

    une vetem "ehe", doja te thoja, me nje pike pyetje, qe te nxisja ndonje varg me shume, po me kujtoi albasoli, qe duhet te thosha me shume se 10 germa.
    ce do qe "ehe?" s'po me nxit ndonje varg me shume per poezine e meparshme nese e kishe fjalen per te!

    nejse ketu eshte nje tjeter

    Ndryshe

    Po te ishe i verber apo shurdh
    do me degjoje zerin
    e do te dukej melodioz
    Do me prekje doren
    e do te me thoje "e paster"
    do me ndjeje zemren
    e do me quaje "Shoqe"

    por ti shikon
    ngjyrat e mia te verteta
    prandaj
    une s'jam me melodioze
    ...................... e paster
    ....................... shoqe

    Me degjon kur flet
    thua "nota cjerrese"
    me prek doren
    hmm..."e piset"
    me copeton zemren
    kur me thua
    "je ndryshe nga te tjeret"

    zemra e copetuar
    burgosur ne nje trup
    perpiqet te arrij aktualizimin e vetvetes



    Ema
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 03-08-2004 mė 20:22

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •