Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    Leshator, muhabetin e ben ti corap dhe e perdredh si ta doje qejfi.

    Flet me hipoteza duke mos patur as fakte dhe asgje prej gjeje.

    Bashkia e ka per detyre te ruaje truallin e saj, pra Tiranen. Kur dikujt i jep leje per pulari apo lulishte dhe ai ngre pallate shumekatesh, eshte detyre dhe pergjegjesi e Bashkise qe ta veshgoje e ndaloje.

    Bashkia perkundrazi nuk beri asgje prej gjeje. I la ato pallate qe te ngrihen dhe pastaj kujtohet qe te shohe lejen.

    Ku e di ti sesa pallate ka ne Tirane qe jane ngritur ne ate gjendje. Ti thua Neqoftese, Neqoftese, Neqoftese.

    Jo mor zoteri, se kane qene dhe jane shume te tilla. Puna eshte se per shume nga ato Bashkia nuk e hap zerin sepse mbush xhepat. Edi Rama me kompani po fiton milionat me keto afare dhe ti me derdellis ketu si e ema e Zeqos ne maje te thanes.

    Arabi i El-Saeed nuk i dha asgje sepse i shiti apartamentet dhe nuk i plas me per Bashkine.
    Se cfare bene banoret ta thashe dhe me pare po ti shikon vetem derdellitjet e tua.
    Ata blene banesat kur ishin ngritur dhe dokumentacionin e dine veten ata, gjykata dhe bashkia.
    Ti nuk di gje dhe mos fol me NEQOFTESE.

    Cfare urbanistike prishin Pallatet????
    A mund te informosh dynjane??

    Kete ben mire ta permendesh dhe jo NEQOFTESE pallatet apo banoret bejne kete apo ate gje.

    Tirana eshte kthyer ne nje cerdhe interesaxhinjsh pushtetare qe kane ngritur dhe ngrejne pallate e lloj lloj ndertesa te tjera dhe asnjeri nuk u thote gje.

    Ndersa keto pallate qe qenkan ngritur cuditerisht mbi kolektore ujrash apo ku ta di une cfare i bekan gjemen urbanistikes.
    Ne rast se po, atehere pse ja dha lejen Bashkia???

    El-Saeed e bleu truallin dhe u deshen muaj e vite qe te ndertoheshin ato pallate. Cfare bente Bashkia???

    Priste milionat e arabit dhe kur nuk i erdhen kerkon ti fuse fadromat duke mos pyetur se kush do ti vuaje pasojat.
    .

    Kyci i problemit eshte precedenti qe krijohet dhe qe ti nuk e sheh sepse nuk do ta shohesh. Sic i vihet Rama ketyre pallateve, keshtu mund ti vihet Kryebashkiaku tjeter qe do ta zevendesoje, socialist apo demokrat qofte.

    Ai mund te rihape ceshtje pas 2-3 viteve dhe te shembe cfare te kete qejf dhe mund tja hedhe fajin ISH-Kryebashkiakut.

    A e kupton qe neser mund ta marre ate post dikush tjeter e ti fuse fadromat cdo ndertese qe eshte ngritur tere keto vite.

    Ti leshator nuk shikon me larg se hunda jote dhe e sheh realitetin sipas dogmave te tua e perdredh dhe e sperdredh ate sipas interesit.

    Do te doja te te shikoja se cfare do te mendoje ne rast se neser do te vinte dikush ne pushtet dhe ti vinte ekskavatorin pallatit apo shtepise tende dhe ta flakte tere sorrollopin tend ne rruge me arsyen se pallati yt ben hije mbi lulishten e shkolles dhe nuk i lejon lulet qe te rriten.

    ******************************

    Manokell, ne rast se ke dicka per te thene per temen, fol, perndryshe rri rehat dhe lexo.

    Pallatet e gabelit mund ti shembi cuni i Tirones (ne rast se mund te quhet cun Tirone ai rob), por gabelit mesa duket nuk i prek dot qimen. Gabeli i mori parate dhe i ben te fala por jane ata fakiret qe do te humbin banesat qe i kane blere me parate e emigracionit.


    Une e thashe dhe me siper. Ato pallate duhet te prishen ne rast se demtojne urbanistiken, por banoret duhet te demshperblehen nga bashkia pasi ajo mban pergjegjesine kryesore ne kete rast dhe nuk mund ti hedhe ne rruge kur ti teket.

    Ajo Tirona e jote e kohes se "xhaxhit" nuk eshte me dhe shpresojme qe te mos jete kurre e tille. Ajo Tirona nuk eshte prone private e askujt, pra as e Tironcve dhe sot eshte e populluar nga shqiptare e te gjitha krahinave dhe jo vetem e nje pjese. Atje kane te drejte te vije kush te doje e te jetoje dhe duhet te behet metropoli shqiptar.
    Por nuk ka metropol qe te degjenerohet nga provincialet, Tironcet ne kete rast, pasi Tirana eshte e te gjithe shqiptareve e te gjithe krahinave.

    Duhet te vijne e te jetojne cilido qe deshiron dhe jo vetem ushtaraket, drejtoret, nepunesit apo spiunet e shtetit. Sot ata akoma po bejne ligjin e po marrin trualle e prona si tua doje qejfi.

    Sikur neser te vije dikush e ti vere fadromat do te doja t'ju degjoja te gjitheve juve "tironcave" qe vetem sa keni vegjetuar ne ate qytet se cfare do te thonit. Ne rast se e keni per aq krenari faktin qe keni lindur ne Tirone, shkoni dhe puthini menderen prinderve tuaj per fatin e madh qe ju dhane.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    O redo, edhe ti qe shan leshatorin pse nuk ka fakte, flet ne hatlla. Ku e di ti qe rama po i prish pallatin gabelit se ky nuk i dha pare? Ky eshte thelbi i argumentit tend, i ngritur mbi nje aluzion, se vetem gjykata mund ta provoje nje gje te tille. Vete nuk kam degjuar Edin te thote qe ky xaxi nuk me dha pare prandaj po e prish pallatin, ose gabelin te thote qe si dhashe pare una dhe ky mu qep. Pra ti vetem sa bo llogje kot, dhe argumenti jot ne rastin me te mire eshte hipotetik.

    Te jet per mu nuk le kemb njeriu me shkel ne tiron. As me rruhet fare per demokraci e bullshit si ky. Ishim te varfer ne kohen e dulles por te pakten se kishim qytetin te mbush me mostra si sot.

  3. #33
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Une komentova mbi disa variante te situates pasi asnje nuk i njef faktet ne detaje. Per hir te ekuilibrit ne debat une i konsiderova te gjitha situatat e mundshme, qe mund te mendoja.

    Sido qe te jete tre gjera jane te sigurta dhe dihen pa asnje dyshim.

    1) Ky pallat nuk ka marre kurre leje. Bashkia nuk ka ligjeruar kurre ndertimin e pallatit. Eshte dhene leje vetem per perdorimin e truallit, por jo per ndertimin e pallatit. Jane dy gjera totalisht te ndryshme.

    2) Ky pallat eshte ndertuar mbi kolektorin e ujerave te Liqenit artificial. Ne kete kolektor nuk mund te punohet me, ky kolektor nuk mund te rehabilitohet apo permiresohet struktura e tij dhe ne rast emergjence, psh sjellje te larte ujerash, Tirana vihet vertet ne rrezik permbytjeje.

    3) Ky pallat filloi te ndertohej ne 2000 rreth 6 muaj perpara ardhjes se Rames ne pushtet. Eshte e qarte qe ne nje kohe rikonstruktimi te plote sic ndermori bashkia ne 2000, si dhe pamundesise financiare te trasheguar nga bashkite e PD, Rama nuk ka pergjegjesine perfundimtare per mosnderhyrjen ne kohe.

    Rama e sulmoi kete pallat ne Tetor 2002, kur pallati nuk kishte perfunduar akoma. Apeli i njohu te drejten banoreve per ti kthyer keto banesa ne banesa te ligjshme, nderkohe qe ceshtja ngelej akoma a hapur. Keta banore u turren per tu futur ne pallat eshe pse asnje dokument i rregullt nuk ishte leshuar dhe ceshtja ishte akoma ne gjykate.

    Bashkia nuk mund te parandaloje cdo gje. Ajo nuk e ka fuqine materiale dhe financiare ta bej kete. Sidomos ne 2000-2001, bashkia kishte mijera angazhime te tjera te kushtueshme.

    Kjo nuk do te thote qe pallatet qenkan te ligjshme. Nuk ka asnje lidhje, asnje relacion. Asnje ligj nuk thote, se nqs bashkia nuk vepron per te ta prishur ne fillim, , ajo s'ka te drejte te ta prishe me pas, apo keto ndertesa jane te ligjshme. Ky eshte opinioni yt, Liza ne Boten e cudirave. A mos valle duhet te themi se nqs shteti se kap menjehere nje kriminel, krimineli qenka i shfajesuar?

    Ja pra nqs shteti eshte pergjegjes per rendin, pra per territorin e tij, sipas llogjikes tende ai eshte pergjegjes edhe per krimin, nderkohe qe edhe lopa e di se per krimin eshte pergjegjes krimineli. Duuuhhhhhhh.

    Tirana nuk eshte kthyer ne cerdhe interesaxhinjsh or ti shoku Nue.

    Tirana KA QENE CERDHE INTERESAXHINJSH ashtu sic eshte, por gjate 92-2000, Tirana ishte cerdhe degjenerimi, qelbersilleku, perversiteti urbanistik, cerdhe provincializimi, konflikti social, nje vorbull prapambetjeje ekonomiko-civile etj etj, ishte qytet afrikan me qytetare te bardhe.

    Ne Tirane dikur triumfonte vullneti i kioskave provinciale, i administrates pa vizion, dhe te paafte, i Kelmendeve apo i Brojkeve qe nuk shtruan nje meter rruge, i kultures se ulet te mentalitetit pirat. Tirana ishte qyteti tipik i nje administrate qe nuk detyronte askend te zbatoje ligjin. Tirana u kthye ne qytet mesjetar ku qeveriste mentaliteti fisnor, seicli ben c'te doje ku te doje dhe si te doje. Asnje plan, projekt, apo ndermarje serioze per zhvillim urbanistik nuk u pa ne Tirane deri ne 2000.

    Tirana ashtu si cdo qytet metropol ne kete bote eshte vendi i interesaxhinjve, tere jeten ka qene dhe tere jeten do jete. Por ajo nuk mund te jete kurre me nje qytet "Dru me pre" sic ishte gjate 92-2000.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Vetem ato pallatet kan mbetur pa shembur ne shqiperi se te gjitha tjerat po shkojn vaj. NUk me besohet se niveli i aftesis dhe llogjikes se njerzve qe marrin keto vendime esht kaq i dobet. Edhe nje nxenes i klases se 5 e di se esht me leht ta ndalosh ndertesen e paligjshme te ndertohet sesa ta prishesh ate.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anėtarėsuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    tung!
    Ato pallate duan t'i prishin se duan te ngrejne cmimin e lejevete shesheve te ndertimit! deri para pak kohe ka qene 100.000 euro, kur them sheshe nuk e kam fjalen per leje ndertimi, se ato nderrohen me kate + dyqane. Po mesa duket kodoshave te bashkise nuk po i'u mjaftojne ma eurot, e kane fillu me vu ne loje gjithfare mekanizmi "ligjor" e "demokratik" per te marre sa me shume rushfete. E ne kete mes kush e merr ne sume?!Po gjithmone ju e merrni o palla! Se firma sa me shume leke eshte e detyruar te jape rushfet, aq me shume do e rrise cmimin per meter2! E leket, me falni, Eurot kush i pagun? Ju pra popull i trashe! Mbrojini keta qena, se ju jane ba si dashnoret e nanes!Ata jau ..... nanen e ju i uroni edhe 1000! Ne sume e paqi!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e alkg2001
    Anėtarėsuar
    09-05-2002
    Postime
    22
    Disa informacione qe jane dhene ne media ne Shqiperi dhe qe Rama ose i njerezit e tij i kane pranuar ose heshtur per to.

    1. Rama urdheroi te prisheshin kullat menjehere pasi ndodhi permbytja per shkak te hapjes se pa menduar mire te diges se liqenit. Faji ishte i Blendi Gonxhes prandaj dhe e largoi Rama (per shpetim faqeje BG dha doreheqjen). Sipas Rames kullat ishin mbi kolektor.

    2. Disa muaj me vone u provua dhe u pranua boterisht (edhe nga Bashkia) qe pallati nuk ishte mbi kolektor. Per ironi te fatit pallati ku kishte marre shtepi Blendi Gonxhe (nja 200 m me tutje) ishte ndertuar mbi kolektor.

    3. Rama nxorri versionin e cilesise se dobet te betonit. U ngrit nje grup pune i cili beri te gjitha analizat dhe e hodhi poshte versionin e cilesise se ulet te betonit. Rama e qepi me bisht nder shale.

    3. El-Sajedi ndoqi te gjitha procedurat per nxjerrjen e lejes. I mori te gjitha lejet paraprake pasi kishte paraqitur te gjitha dokumentet e duhura (marreveshjet me pronaret, lejen e shfrytezimit te truallit, aprovimin e keshillit teknik, etj). Mungonte vetem firma perfundimtare formale e Rames. Ligji parashikon nje afat te percaktuar per kete leje te fundit te cilin Rama e theu dhe nje avokat i zoti mund te argumentoje kollaj qe sipas legjislacionit ne fuqi heshtja eshte miratim.

    4. Shtepite te ato pallate banoret i blene me $270 per m2, gjysma e cmimeve te pallateve rrotull. Per te perballuar kete cmim El-Sajedi ka prekur cilesine ne aspekte si numer katesh, banesa per kat, cilesi ashensori, pllakash, e te ngjashme. Shumica e banorve jane te ndergjegjshem per kete fakt dhe jane te kenaqur me balancen cilesi cmim.

    5. Ndertuesit e medhenj jane ata qe humbin nga ekzistenca e ndertuesve si El-Sajedi, dhe eshte shume normale qe te luftojne per ta eleminuar ate nga tregu. Problemi fillon kur shteti behet pale me ta ne kurriz se varferise se njerezve. El-Sajedi po ben punen e shtetit pasi duhet te ishte shteti qe te ndertonte shtepi sociale me kosto te ulet.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata e Strasburgut i jep njė tjetėr “shuplakė” qeverisė pėr pronat
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  2. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57
  4. RD flet Kodra mbas bregut
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 12:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •