Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 36
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Sidoqoft bashkia ka fajet e veta ne kete mes. Nuk duhet ti lihet te kuptoje banorit se pallati eshte me leje kur ai nuk eshte. Se banoret jane fakire hesapi qe snjofin ligjet dhe oburra te futemi ka a nuk ka leje. Prandaj eshte shyteti qe te ruaj interesat e qytetareve.

  2. #22
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Tironco nuk mund te jem dakort me ate qe thua. Nqs dikush nuk njef ligjin kur blen nje mall kaq te kushtueshem, le te marre nje avokat dhe te sigurohet per veprimin e tij dhe marrveshjen qe nenshkruan. Arsyetimi "nuk njof ligjin" nuk pi uje. Bashkia i ruajti interesat e qytetareve duke mos i dhene ndertuesit dokumentat ligjore per shitjen e ketyre pallateve.

    Pohimi yt eshte i vertet per aq kohe sa banoret i kane konsumuar te gjitha aktet ligjore qe i bejne ata te besojne se malli qe po blejne eshte i ligjshem. Une nuk e kuptoj psh se cfare dokumenti ligjor kane pare keta banore qe i ka bindur ata se pallatet jane te ligjshme! Kete dokument ndertuesi nuk e kishte sepse ai nuk kishte marre leje nga bashkia.

    Me tej si i hipotekuan keta banore keto pallate kur ata nuk i dispononin dokumentat qe i duheshin?! Nqs banoret kane hyre ne keto pallate me dijeni te plote se ata nuk kishin asnje dokument te ligjshem atehere ata jane fajtore dhe nuk kane se kujt ti ankohen. Kjo sepse bashkia realisht nuk e vuri ndertuesin e ketyre pallateve ne pozite qe ai ti shese keto pallate si mall te ligjshem. Kjo sepse eshte dokumenti legal dhe jo ndertimi fizik qe i ben keto pallate te ligjshme. Banoret kishin mundesi te gjenin te verteten dhe te vertetonin ligjshmerine e dokumenteve te prones se tyre. Ata e injoruan kete detyre dhe sot duhet te paguajne koston. Edhe nje here, fakti se kjo prone ekziston fizikisht NUK E BEN ATE TE LIGJSHME, por vetem ekzistente, dhe jo cdo gje (ne kete rast ndertese) qe ekziston fizikisht eshte automatikisht e ligjshme. Kete banoret e dinin shume mire. Ka shume mundesi qe keta banore te kene hyre ne ato pallate me dijeni te plote per paligjshmerine e tyre dhe duke shpresuar se keto pallate do legalizohen si shume ndertime te tjera te paligjshme. Pra eshte neglizhenca e tyre qe po i denon ata. Ata ndermoren nje risk te larte dhe humben.

    Ne te gjithe e dime se shteti shqiptar i ka mundesite e kufizuara sepse eshte teper i varfer dhe i dobet. Sidomos bashkia ne ate kohe qe po perpiqej kaq shume te rregullonte katrauren me te madhe urbanistike ne Tirane, pra ate te eleminimit te kioskezimit dhe qelbjes se kryeqytetit. Ne te gjithe e kuptojme se bashkia nuk kishte mundesi te pakufizuara financiare te ishte kaq e plotfuqishme sa ne e kerkojme sot. Gjykimi jone per kete duhet te jete racional dhe jo te kerkojme qiqra ne hell. Kjo dobesi e shtetit shqiptar nuk duhet te sherbeje ne asnje menyre ne avantazh te atyre qe nuk zbatojne ligjin dhe qe i blejne keto prona edhe pse e dine se jane te paligjshme. Te legalizosh ato pallate do te thote te legalizosh thyerjen e ligjit. Keshtu, neser ne shqiperi te gjithe mund te ndertojne nje ndertese shpejt e shpejt, te futen aty si banore dhe te kerkojne ti kthejne ato ne prona te ligjshme.

    Shqiptaret duhet ta kuptojne se ketu pala e papergjegjshme nuk eshte bashkia qe nuk i dha leje ndertuesit, por banoret qe blene pasuri te paligjshme. Dhe ne kemi shume shume nevoje te mbeshtesim shtetin dhe jo individin e pandergjegjshem, mentaliteti i te cilit po na shkaterron civilizimin dhe po na mban peng zhvillimin ekonomik. Shqiptaret duhen disiplinuar nga nje dore e hekurt, ajo e shtetit, dhe nqs vullneti i banoreve te ketyre pallateve dhe atyre te unazes se Tiranes triumfon mbi vullnetin e bashkise per te vendosur rregull dhe disiplinuar urbanistiken, ne kemi per te ngelur ne vend numero.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 10-10-2004 mė 14:10

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Leshator, une jam dakord ne parim me cthua per temen me siper, por ti duhet ta dish mire mentalitetin shqiptar brenda te cilit koncepti i ligjit eshte i huaj, alien ne maksimum. Koncepti i shqiptarit eshte ai i deles dhe i bagetise, u burra te nxitojme te perfitojme, pa le te dale ku te dale. Keshtu ju qepen Enverit per 45 vjet, pastaj ati balozit qe zbriti nga tropoja ne 1991, Bejkerit ne 1992, pastaj hec babe te bejme bixhoz popullor tek sudja e xhaferri ne 1994. Jemi nje popull qe na mungon edukata civile dhe mungesat dhe cenet e karakterit si dhe pasigurine tek vetja e fshehim duke u bere tifoze te zjarrte te kujtdo demagogu, diktatori a mashtruesi qe na premton progres. Ja kush jane shqiptaret, njerez qe kane akoma nevoje per gdhendje, latim, edukim, kulturim e tolerance. Por keto ndryshime duan vite, prandaj ndodhin dhe ngjarje si kjo me siper. Ne kete prizem edhe une bie dakord pak a shume me konceptin e tironcit (hallall plako se ma bone qefin se qeke dhe tironc) qe shteti duhet te jete nje bari me sycelet kundrejt kopese se verber qe udheheq.

  4. #24
    Hajde Leshator hajde!!!

    Se cfare dokumentash kane pare banoret ate nuk e dime as une, as ti dhe asnje shqiptar pervec se vete banoreve, bashkise dhe gjykates, prandaj eshte e kote te flasesh me supozime.

    Ato qe dime eshte se Bashkia i dha truallin firmes El-Saeed, por Bashkia thote qe ate ate truall nuk ja dha per te ndertuar pallat. Se cfare ka patur ndermend bashkia se per cfare e do truallin El-Saeed, ate nuk e di as une e as ti.

    Dime qe pallatet u ndertuan dhe bashkia nuk tha asnje fjale. Ti thua se Bashkia ishte e zene me kioskat dhe nuk kishte kohe per te pare sesa pallate te paligjshme ngrihen ne Tirane. Ok dakort.
    Bashkia kerkoi rrezimin e pallateve dhe ceshtja shkoi ne gjygj. Fitoi gjygjin e pare dhe banoret apeluan.

    Ceshtja shkoi tek gjykata e apelit.

    Kjo gjykate vendosi qe pallatet jane te ligjshme e te mos shemben.

    Bashkia kishte 10 dite per te apeluar vendimin. Keto 10 dite kaluan dhe ligjerisht banoret fituan pronesine mbi apartamentet. Kaloi gjithashtu nje muaj, dy, tre dhe ata normalisht sistemuan banesat.

    Bashkia kujtohet per keto pallate (sepse tani nuk kishte me kioska per te prishur) dhe arrin ta rihape perseri ceshtjen ne gjykaten e larte e cila vendos per prishjen e tyre.

    Pra keto gjera dime ne dhe per keto gjera mund te diskutojme. Se cfare letrash kane pare banoret nuk i di asnjeri.

    Ti merresh me lodra fjalesh dhe nuk merresh me principin e problemit dhe nuk shikon precedentin qe krijohet. Si keto pallate mund te dalin me qindra tani apo pas disa muajsh e vitesh. Sic u kujtua bashkia tani, mund te kujtohet pas disa vitesh per pallate te tjera qe nuk i paska kontrolluar ne kohe dhe cuditerisht nuk i paska pare a thua se ne Tirane ngrihen brenda nje dite 10 mije pallate.

    Banoret mund te jene fajtore ne rast se nuk e kane shqyrtuar dokumentacionin dhe nuk e kane vertetuar se ishte dhene apo jo leja per ato pallate, por Bashkia eshte Zoti i Tiranes dhe ajo duhet ta dije perpara cdo individi se cfare behet ne ate qytet.

    Po shkoj une e po ngre pallate ku te ma doje qejfi dhe ec ti e prishi pas nja 3 vitesh.

    ************************************************** *******

    Manokell boll na hape barkun. Nuk eshte e nevojshme te shpalosesh provincializmin tend ketu.

    Konceptin e deles nuk e kisha degjuar ndonjehere dhe nuk e dija qe delja na paska qene kaq interesaxhije e pragmatiste.

    Sa per dijenine tende, ata qe japin urdhra per rrezime pallatesh sot jane ata qe ndogjen teorine e deles tende, pra qe iu qepen Enverit per 45 vjet.

    Ah dhe dicka tjeter: Ai "bajlozi" ka jetuar me shume vite ne Tirane dhe e njeh me mire se ti.

  5. #25
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Une merrem me lojra fjalesh? Nqs per ty ky debat eshte kaq i komlikuar sa qe nuke kupton, mos iu fut atehere. Me duket mua se je ti ai qe na thua jo aplikoi per 10 dite, jo s'aplikoi per 10 dite. E lagu, s'e lagu. Ne thelb argumenti yt eshte superfaqesor dhe nuk merret me substancen e problemit. Fakti qe Bashkia nuk apeloi per 10 dite nuk i intereson askujt dhe nuk ka impakt real ne jeten e qytetareve Tiranas. Pra eshte problem i dores se fundit. Kurse fakti se kjo ndertese ngrihet ne mes te Tiranes dhe po i merr frymen urbanistikes po. Gjithashtu edhe fakti se keta banore kane thyer ligjin pasi kane blere me vetedije te plote mall te vjedhur, apo te paligjshem eshte shqetesues pasi sherben si nje model qe i fton te gjithe qytetaret te sillen po ashtu dhe te dalin te lare.


    Bashkia e di se cfare behet ne ate qytet. Por aftesite e saj, te pakten ne ate kohe, per te parandaluar cdo gje te paligjshme ishin te kufizuara ashtu, si cdo bashki tjeter ne bote. Edhe ne shtetet me te konsoliduar jo cdo theyrje ligji parandalohet apo kapet qe ne fillim.

    Si nuk na paska qytetari pergjegjesi per veprimet e tij? A mos duhet ti thote bashkia qytetarit se cfare te bleje, si ta bleje dhe ku duhet te firmose?? Nga c'mal zbret ti mor djale?

    Sigurisht qe bashkia ka te drejte te ta prishe pallatin edhe pas 20 vjetesh nqs nuk ta ka dhene lejen per te. Fakti qe bashkia nuk ka mudnesi financiare ti prishe ato pallate qe ne fillim, nuk eshte thyerje ligji, ndertimi i pallatit pa leje po. Kalimi i kohes nuk shfajeson thyerjen e ligjit.

    Se treti, fakti qe Bashkia beri nje gabim dhe nuk apeloi brenda 10 diteve nuk duhet te kthehet ne nje ndeshkim per popullaten e Tiranes. Nqs keto ndertime pa leje qendrojne mbi kanalizime ujrash, apo cenojne urbanistiken dhe funksionimin normal te jetes se qytetareve te Tiranes, gabimi i bashkise, qytetareve nuk u intereson. Nga kendveshtrimi i qytetarit veprimi i bashkise eshte pa lidhje me faktin se keto ndertesa duhet te shemben. Bashkia e paguan vete koston per kete ngathtesi kur te votohet perseri.

  6. #26
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Qofsha i gabuar por mendimi im eshte qe Leshator-i eshte Edi Rama dora vete. Nga menyra se si shkruan dhe nga njohurite qe ka; per politiken shqiptare, por sidomos per ēeshtjet e bashkise se Tiranes.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Leshtor, une thom te kthehesh ne atdhe e te hedhesh kandidaturen se ke potencial rame

  8. #28
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Dmth ti Leshator nuk i ve faj as Berishes per lejimin e firmave piramidale? Sepse s'ka pas kohe ti mbyllte...dhe po te donte, kishte te drejte ti nxirrte jashte ligjit mas 20 vjeteve pasi te rripej popullsia mbar e mbrapsht.

    Nqs do me analizu efektet e tranzicionit te popullsia dhe respektin qe ka per ligjin apo per "rregullat strikte" nje popull si shqiptaret qe ka pare 50 vjet perdhosje, 10 vjet revolucione, firma piramidale, skafe, Zan Causha dhe ministra qe monopolizojne biznesin e bananeve (lol), atehere duhet te kesh diplomen e psikologut ne mur.
    Dobesite e popullsise bashkia duhet ti mbroje jo ti shfrytezoje.

    Sepse neser masneser, mund te ndertohen pallate pa leje neper Tirane si kepurdhat pas shiut, dhe per pune 3-4 vitesh, ti futet Edi Rambo me buldozera dhe ti nxjerre te gjith banoret te pastrehe.

    ps: Megjithate...praseprap mendoj qe edhe blersave i duhet vene nje gjobe simbolike per reference te ardhshme.

  9. #29
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Sigurisht qe une i ve fajin Berishes dhe vetem atij per fajdet. Ishte shteti i Berishes dhe vetem ai qe i vuri firmat piramidale ne pozita te tilla qe te vjedhin pa kriter dhe pa u ngacmuar fare, parate e njerezve.

    Me tej per mua duhet njohur limiti qe e ndan pergjegjesine e qytetarit nga ajo e shtetit. Sikur Edi te lejonte strehimin e 70% te popullates ne pallate te paligjshme qe ai i kishte lejuar te ndertoheshin, kjo fare mire do te mund te interpretohet si nje "patern" apo sjellje konstante pro ketyre ndertimeve te paligjshme. Sinjali qe nje sjellje e tille dergon ne popull eshte i ndryshem nga ai qe kuptohet nga lejimi i nje perqindje shume te vogel ndertimi pallatesh te paligjshme qe jane lejuar te perfundojne. Sa pallate te paligjshme di ti qe kane perfunduar nen pushtetin e Rames?? Sjellja e Rames dhe e bashkise ne ate kohe ishte totalisht kunder ndertimeve te paligjshme, dhe qytetaret nuk kishin asnje justifikim te besonin se fakti qe keto nderime u lane te perfundojne eshte nje sinjal per ligjshmerine e tyre.

    Une nuk do ta mbaja fajtor Berishen nqs fenomeni fajde ne shqiperi do ishte "normal", nqs ne keto skema do perfshiheshin nje pjese e vogel e popullsise, jeta e tyre do ishte e shkurter dhe ato nuk do dominonin ekonomine shqiptare. Psh sic ndodhi me Hajdin Sejdine ne 92-93, apo sic ka ndodhur ne shume vende te tjera. Me tej Rama nuk bente fushate zgjedhore me firmat pirate te ndertimit ashtu si Sala e PD me VEFE-n e co.

    Shteti pra ka tjeter pergjegjesi kur skemat piramidale ne nje vend perfshijne nje perqind te popullates dhe keto skema funksionojne gjysem ne ilegalitet, dhe totalisht tjeter pergjegjesi kur keto skema marrin parate e 70% te popullates dhe konsiderohen nga shteti si "Gjigande ekonomike". Ketu shteti nuk mund ti thote popullates "Eshte faji yt. Pse e le hajdutin te te vjedhe"? Cfare kishte ne dore nje qytetar qe kishte depozituar parate ne nje firme piramidale, per te vertetuar se sa legale dhe e paster ishte marveshja e tij? Nderkohe banoret e ketyre pallateve mjafton te ndiqnin procedura fare standard apo normale dhe te kerkonin nje leje ndertimi nga ndertuesi dhe cdo gje qartesohej.

    Ka nje moment gjithsesi, qe qytetari per mua do jete i pafajshem ne kete rast. Ky eshte spekullim por une per hir te se vertetes duhet ta them. Per mua, nqs keta qytetare jane genjyer me dokumenta fallco, dmth u eshte prezantuar nje leje ndertimi fallco por qe dukej teper e rregullt, nqs ketyre qytetareve u eshte hipotekuar shtepia nga notere apo zyrtare te shtetit dhe te bashkise duke perdorur pikerisht ate leje ndertimi apo dokumenta te tjere fallco, atehere Bashkia/shteti, ka detyrim qe ti rehabilitoje keta, pasi bashkia/shteti i ka vene keta njerez ne pozita per tu vjedhur, duke lejuar ne administraten e vet njerez hajdute.

    Me sa shof, apo me sa e njoh une problemin, nuk eshte ky rasti. Duket se keta banore kane hyre ne ato pallate pa e vrare shume mendjen, ne duke neglizhuar totalisht detyrimet e tyre ligjore. Ndoshta une e kam gabim, ndoshta, por ky eshte konkluzioni im.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Akoma merreni me Sal Hajvanin juve? A se dini ju qe katnari me i mire eshte si kuqi me i mire? A e dini ju cfare ka bere kuqi me i mire? Ashtu pra. Kshu dhe puna sal qylafit, zbriti nga tropojville (ndryshe njihet edhe si Redneckville, Al) ene vendosi me e mush tironen me kjoska si shembull i zhvillimit te ekonomise masive se domosdo si nxenes i zellshem i komunizmit Sali San e kishte studjuar mire Maon dhe Cu En Lain. Mbrapa kishte ate nomin tjeter Azem shulin qe i shkrepte fjala si gjyle topi dhe futja bab, kazmes njoni, barutit tjetri, digj ca tu dali para. Zbohet shteti me rrumpalla si kta po thuj qe shyqyr kena Edin, cun tirone qe merr vesh icik nga bota, se perndryshe do ishim me keq se burkina faso. Ti shembin ato pallatet e atij gabelit, tja morrin paret e pronat. Ca lek tja japin ktyre fakirave qe do ngelen pa shpi, pjesen tjeter ta cojne ne buxhet te shtetit. Ene te shpenzoje ca lek qeverria per ndergjegjesimin e popullatesme ligjin se ai komb sylesh gjithmon ka per ta honger sapunin per djath po nuk pati shtet sycelet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga manoklla : 13-10-2004 mė 02:41

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata e Strasburgut i jep njė tjetėr “shuplakė” qeverisė pėr pronat
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  2. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57
  4. RD flet Kodra mbas bregut
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 12:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •