Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 66
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pak poezi netėsh verore...

    Zenun Zallėmi (Qeparo)



    Motive Malli



    Nuk qenka Bota jo..
    Ajo si glob i madh.. bardh e blu..
    Qe satelitet eterin ja mbushin me vale..
    Qe avionet qiellin ja vijezojne
    Qe trenat me hekur e kryqezojne..

    Jo .. zemra ime..jo..
    Po me djeg Malli e me bind..
    Se.. ti e vogla dhe e urta..
    Se.. ti e qumshtja dhe e grunjtja..
    Se.. ti e zjarrta dhe e ujshmja..
    Qe nder dhėmbje
    Kur ..Gjithkush don te bertas..
    Ti zė nuk nxjerr ..
    ... e brenda plas..

    Ti je..Ti.. vet Bota ime..
    Ajri Drita edhe Deti..
    Nata ..Ora ..Dielli ne agime.
    Syri .. Zemra ..edhe ēasti..
    Gjoksi im me kto Shtrengime..
    Sa nje mal me rendon Malli..





    Pas Shiut..



    I lau lule e gjethe.. shiu i veres..
    E Ajrit i dha ajer..
    Qiellit i dha blu..
    Zogjve vese brilante
    Diellit i dha drite..
    Fushes horizont..
    Malit burrėri..

    Zemres time i dha zemer..
    Qe te jet ne Dashuri..





    Tinguj Fshatēe..




    Ra pas Malit e fundmja rreze..
    E la pas nje re te skuqur
    Erdhi muzgu bashk me delet
    Pret nje cupke .. per tu puthur..

    Ja tek duket dhe ēobani.
    Atje tej te lugu i shpatit
    Tek burimi mbajti hapin..
    Po e pret misja e fshatit..






    Plazh..



    Xixellon atje pertej
    Durrsi vjeter ne Kodrina
    Nata dallget i ka vene
    Ne nje gjum plot shusherima


    Nate vere plot me yje
    Qe pikojn per Dashuri
    Kembe zbathur ne ranishte
    ehh .. te ishim ne te dy..



    ..

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Tė lumtė pėna , o Zeno ! Mė kėnaqe.
    ...............................

    Brari, me ato qė kam lexuar nė shtypin shqiptar ( njė herė nė vit, por mė mjafton...lol), poezia e fundit "tinguj fshatshe", mbetet gjithmonė aktuale...
    Si ka mundėsi qė historikisht misset shqiptare kanė preferuar tė shkojnė me ēobenj ?!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    korason..


    ktu:

    Tinguj Fshatēe..




    Ra pas Malit e fundmja rreze..
    E la pas nje re te skuqur
    Erdhi muzgu bashk me delet
    Pret nje cupke .. per tu puthur..

    Ja tek duket dhe ēobani.
    Atje tej te lugu i shpatit
    Tek burimi mbajti hapin..
    Po e pret misja e fshatit..



    ..eshte fjala per mis fshati..pra nje vajz e thjeshte fshati.. dhe dashurohet nga nje coban fshati ne kuptimin e mire..
    kurse ato miset e tiranes qe dalin ne ato paradat e famshme aty perfundojne ne
    duar te vipave biznesmene apo ministra tenderues (hajdute) qe si njerez jan me cobenj se ai cobani thjesht i fshatit..

    psh nje mis perfundoj ne grua te Jaho Salihit..vrasesit te Azemit..

    Kurse cupka jone ne poezi.. ehh..e lidh puthjen e saje me ato tringellimat qe degjohen kur zbresin tufat nga stanet..e mama babakat jan te zena me gatime e pergatitje kusish per mjelje e ajo fesht mbrapa nje gardhi puthet me cobanin..



    ja nje poezi nga nje poet Japonez..i ditve tona..

    nikohama nakasuka



    Mali i dashurise



    Atje tek kok e malit Ne re zhytur perjete
    ku bora dhe akulli s'jan uje per rrekete
    fshehur nen nje guve qendron recet e lashte
    traktat i dashurise per burrat e per grat

    Aty thon esht sekreti lene nga vet i madhi
    dynden an e anes.. plot shtegu e livadhi
    shpirt plasur e xheloze atje e mbajne hapin
    por gjer deri me sot askush se lexoj traktin


    strofa tjera i perkthej neser..
    asht e vshtir japonishtja or gjin..lol.

    naten..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e anadoktoresha
    Anėtarėsuar
    05-08-2004
    Vendndodhja
    TR
    Postime
    10
    ajo poezia motive malli ishte e papare....
    keto me ceshtje fshati do te kesh jetuar ne fshat ta kuptzosh thelle...ashtu si duhet kuptuar nje poezi...

    neteve verore kur nje fshatari i shkon ne mend per dike...mire do ishte te bente nje dush njehere ...se eshte shume vape....
    po prape shume bukur eshte nen yje ne qiell te hapur
    te duash dhe te digjesh per dike, jane dy ndjenja krejt te ndryshme...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    brari ti je POET!

  6. #6
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    paj te provoj edhe une nje, si themi ketu ne maqedoni, ne nje fshat te djegur "alla katunarce" -

    eshte poezi qe i kushtoj dy deshmoreve te fshatit, qe rane ne konfliktit e vitit 2001.

    mos e teprova me muhabet?
    nejse... ma bani hallall...


    Mateēi

    nė kėtė fshat rrėnojė
    shpirtėrat vijnė e shkojnė
    vijnė e shkojnė edhe erėrat
    por dy varreza mu nė mes
    presin e pėrcjellin gjithė tė tjerėt
    bajko

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po pagan djali jam nje far poeti
    nga nje fjal e mire dukemi si mbreti
    por na kan ne dore si deshte me kembore
    qe i con bariu ne stan kur rreh veriu

    jemi koke shkemba por zemra sikur gjethi
    pak nje fllad i lehte biem qe nga plepi
    biem e kur biem rende rendojm si guri
    na ul e na ngre ai i ngrat qymyri


    ne mjes na sheh mbi kale ne dreke nen patkua
    ne darke me henen flasim, me zogj ne te aguar
    ilace nuk perdorim, mjekut s'ja dim deren
    vec fjale e Asaj na sjell dimer e veren..



    lol.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    PA TIA THEM FSHATSHE DHE UNĖ!...

    Na ra dielli prapa malit
    nė njė fshat tė Malėsisė.
    Si tja bėj ēupės dhe djalit
    qė askush nuk u jep sisė.

    Qajnė e ēirren dy voglushėt
    Njė orė larg shtėpia tjetėr...
    Tė dy prindėrit ku u futėn?
    Varfėri - avaz i vjetėr....

    Kthehet nėna nė tė ngrysur
    Baba jo, asht nė mėrgim.
    Kjo familje e pėrmbysur
    Ka njė hall, ka njė trishtim!

    Tokė aspak, e bukė hiē fare
    Nana lyp nepėr kojshi...
    Baba shkoj me fitu pare
    Rrugve larg nepėr Greqi...

    Foshnjet qajnė, janė tė uritur
    Gjiri i nėnės shterrė e tharė.
    Hej fshatar pėr ku je nisur?...
    dielli thinjet tek njė arė!

    Cjapi kockė edhe lėkurė
    nuk ka mjekėr, nuk ka zile
    Mjekėr ka vetėm njė Burrė...
    Qė s'ja ka fshatit me hile!

    Do kujtohet dikur "mjekrra"
    Tė na vijė nė fshat mes nesh.
    Do i kujtojmė borxhet e vjetra
    Po tė vij, do shkoj pėr...lesh!

    Agimi

    O Brari! Mė fal qė ta lash ēobanin nė "krye tė detyrės", por thashė tė mbroēkullis edhe unė pėr njė fshat qė nuk ka Miss, as ēoban, aq bukė, as fis! Se asht fshat nė mes tė Malcis! Mos mu zemėro! Tė lutem.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Jo Agim deren e ke te hapur te hysh ashtu sic hyn ti kudo me humor, lule e poezi e dashamiresi..
    bujrum Mik..

    ka vend per te gjithe nen kete qiell
    ku here yjet shndrisin
    e ku her rrufete gjemojne..
    por kemi bere ne njerzit satelite
    e motin e gjurmojne
    dhe dime ku do bjere rrufeja
    ne ndonje lis e ku dielli do te zhurise..
    Por ende sdime
    kur na godet
    ajo..
    rrufe e dashurise..





    .......

    ky forumi shenon oret me njujorkun a me Tiranen..?
    dini gje juve?
    Psh ktu te une ora eshte 12 e nates..
    Le te shohim se cdo ja kpusi ora e Forumit..

    Naten o njerez..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Poezi nga Zenun Zallėmi



    ndarje


    ku shkonim ne me canta ngarkuar
    mes atij dielli pervelues
    duke pare oren i hengrem minutat
    e fjalet i lame brenda ne gjoks
    tani na dhimbsen sekondat qe i lame
    mermereve romake e sporteleve
    mbushur me llafazane
    e bleme me para biletat e ndarjes
    biletat qe na conin larg te dy
    sa te marre..
    e bota jone ish aty
    aty .. aty..
    ku ishin kembet tona
    buzet tona gati ngjitur
    syte e tu ishin aty
    era jote dy gisht larg
    na rrofte qe ne latinisht dim dy fjale
    karpe diem thene mijra here
    e s'kapem me te bukurin cast
    qe kushedi ne se vjen ndonji here
    tash njeri tjetrit fajin
    si top futbolli hedhim
    femije a gomar isha
    qaju tani o hutaq
    vet je fajtori






    .....




    poezi nga agush gurabardhi





    shprese




    ka dit me diell
    ka net me hene
    ka dit me shi
    ka nat pa yje
    ka vere te fresket
    e vjeshte te nxehte
    dimer pa bore
    e bresher stuhi
    u mesova tani
    e sdua ta di
    vec ti te jesh
    qe asnje sekond
    te mos jem pa shprese
    shprese si ajri
    si lumi i malit
    qe kudo qe te veje
    ne det do te zbrese
    aty kam zen prite
    aty do te pres
    u jetoka kjo jete
    se ka nje shprese









    Lemz e teshtime




    ne ballkon na doli cupa
    shikon yjet deri vone
    flet me henen e argjente
    con mesazhe me fotone
    eja brenda mori bije
    se tu ben shpatullat uje
    ves e nates ste ben mire
    futu ne shtrat e fli gjume
    po sdegjon bija e babit
    se dashnija paska pune
    te harxhohet telefoni
    shkojn impulset si nje lume
    e tani ska mbetur tjeter
    vec teshtime apo nje lemze
    ndoshta hena e percjell
    atje larg me modulime
    lemzen ben si amplitude
    frekuence ben teshtimen
    ben dashnija dhe cudira
    sic ben qielli vetetimen




    ....

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ju ka marre malli per kampet verore
    Nga Alda1 nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 16:01
  2. Kampet verore tė djemve orthodhoksė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-08-2006, 17:09
  3. Pushimet verore 2006
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 10-07-2006, 07:05
  4. Fotogaleria verore e forumit.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 11-08-2005, 13:23
  5. Shkolle verore ne Tirane -- Political science
    Nga Arbushi nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-05-2002, 13:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •