Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 66
  1. #11
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Brari te vjen keq te ve nje poezi?


    Mgjth po e marr guximin.



    NJE ENDERR PER TY!!!!

    I KAM PARE YJET QE BIEN,
    RREZOHEN E TRETEN NE ERRESIRE,
    TAMAM KJO GJE MU KUJTUA ,
    ATEHERE KUR HIKE ME THE LAMTUMIRE.

    E SI U ENDA NJE CAST KREJT BOSH,
    ME HESHTJEN E VARUR NE SY,
    PSHERETITA NGADALE SI ME VETE,
    " S'KA GJE MUND TE RROJ EDHE PA TY !!!! "
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jo aspak sme vjen keq..perkundrazi..
    shkruaj c'te duash..
    ju are welkomen in my garden..
    ketu gjen rrush e kumblla e caj mali..

    lol.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nje poezi nga poeti kinez Ciang Lin Huang..




    larg.. une e ti..



    iku dhe vera
    e paharrueshmja ime
    vjeshta e trishte po troket
    mengjeseve
    me pak fllad nga pranvera
    e darkave dimer na ndjell
    atje larg ti mikja ime
    ne Guanxhoun e portokallave
    je lulja me e bukur
    qe me aromen e tenden hijeshi
    e mbi te gjitha
    me shpirtin flori
    deh shum te tjere
    e mua ketu ne veri
    kush do me mbaj gjall
    nese largesia do i trese kujtimet
    nga ngric-ererat polare
    nuk do me mbroj as muri i madh
    vec nje zjarr i vogel ne gji
    qe ndezur e mbajn vec syt e tu
    e ajo dicka e shenjte
    qe me mollezat e gishtave ta mora
    pa e ditur ti
    kur preka ballin e faqet
    e kurrizin tend lemova
    e si polen petalesh me mbeti
    butesia jote
    e u be magji
    e u ndjeva Njeri
    ja c'forc ke Ti









    ...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Brari i dashtun, meqėnse nė "kopshtin tand" ka vend pėr tė gjithė, po sjell njė diēka timen qė e shkrova mbramė...Ndoshta ia vlen!
    Me dashuri kopėshtore (lol) Gimi


    Qielli i vjeshtės, shirat s’i ndali...
    Avioni i fundit shkoj nė mesnatė
    Sa ktheve krahėt mė morri malli
    Si do shtyj ditėt kur tė jesh lark?

    Kur dashuron vuan mė tepėr
    Kur dashuron rri dhe pa gjumė
    Kjo ndjenjė e shenjtė, nė shpirt patjetėr
    Jeton tek ti, jeton tek unė.

    Mos e beso kurr xhelozinė!
    Ajo nė zemėr gjithmon kafshon.
    Njė herė nė jetė gjen Dashurinė!
    Por largėsia mė shumė afron.

    Afron mė shumė mua dhe ty
    Se mezi pres tė vish njė ditė!
    Tė puth nė buzė, tė puth nė sy
    Pastaj tė fal gjithė dashuritė...

    Kaluan ditė, kaluan net’
    Me mall nė shpirt i kam numruar.
    Kur dashurinė tė vij e pret
    Nga qielli zbret si e bekuar.

    Nė aeroport shkojnė edhe vijnė
    Dhjetra avionė me njerzit tanė.
    Dalim i presim me mall nė shpirt
    Dhe i pėrcjellim zemrat plot mallė.

    Ky aeroport qė mban njė emėr
    Tė Nėnė Terezės, nuk ėshtė ēudi!
    Pret e pėrcjell me mijėra njerėz
    Dhe i jep qielli veē dashuri.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bujrum Agim..deren hap e ke..ti e te tjeret.. qe din c'esht mikpritja..

    me kujtove kopshtin..

    thone..se cercilli pat then se..do ta kuptosh nje vend..degjo parlamentin..lexoja gazetat e degjo barsaletat..
    nuk e dinte ai "magar" ..se ka vende qe tja degjosh sa te duash parlamentin e tja lexosh sa te duash gazetat smerr vesh gje... por..barsaletat ama..ste gabojn..lol.
    prandaj shkodranet..ose autoret e barsaletave kan qen te mdhaj..
    artista..
    une do te thosha se ..do ta kuptosh sa eshte sahati ne nje vend..shikoja kopshte cerdhet e fmive..
    ska pasqyre me te mire..

    dikur kopshte cerdhet dalloheshin se sa po ju afroje ndihej era e kakes..
    me ka ra shpesh me shkue se mersha vllezrit ma te vegjel aty..e i merja kalapic e i coja ne shpi..
    kisha shok shum te mire..nuk pertonin te vinin me mu e me ndihmonin ne mbajtje hopa te vllezerve..
    ka pas shoqni dikur.. bashk vidhnim kumblla e misra ..bashk shkonim me vra zogj (un vet nuk vrisja kurr zogj ) me llastike..e bashk luanin futboll nga 18 or ne dite pa pushim..
    sdi kur i beja detyrat une.. me duket te muri shkolles ne mengjes..se ne shpi smbaj mend te hapja libra..lol.

    isha ne shqiperi para ca kohesh e hy nje dit ne librari..e po shikoja librat neper rafte..
    e pyes at shitsin..dikur shok lagje ..cka ndoj liber interesant .. he tha ai..fol cdo blesh.. sdi thash ca te blej.. kur hyn gzim kabashi.. ckemi tha e me perqafoi..
    i them shitsit..ja erdhi eksperti i librave..gzimin do pyes.. se vertet ai eshte nje bibliotek e gjalle..
    e filloj gzimi me me tregu ca tituj librash.. por un si duket nuk isha i vemendshem e ai tip i zgjut e kapi.. e si gzimi qe i thot gjerat tak fak drejt e drejt..tha.. sje ne terezi tha.. eja i dit tjeter se e shof qe spo degjon fare cfar po them une..
    e kshu.. e un mos me e lan shitsin pa gje.. bleva "Zemra" e edmond d'Amicis..

    mirpo nuk e lexoj dot..sepse kur e lexova per her te pare si femi..ai liber me tronditi.. e tani kam frik ta lexoj..
    ishte libri me i bukur qe kam lexuar ndonjihere..
    Lum ai qe nuk e ka lexuar se e ka shtegun e hapur ne jet me u ba kopuk e m-utsihane..e D'Amicis me "Zemer".. te ndryshon..

    Gim ..thx per poezite e bukura qe i dhuron forumit..
    Ne poezite e tua ndihet zemra qe bucet.. kjo eshte pershtypja qe me le cdo poezi e jotja..

    Gim.. a me ben syt apo ti ishe mes artistave ne Stamboll e po brohorisje kur u dhan piket e kenges tuaj..

    Trego dicka..

    Kam qef ta vizitoj nje her Stambollin por keshtu me nge.. e tja bredh tana rranxat ..te vjetrat kuptohet .. se me duket do kuptoj me mire Historine tone e Rilindjen Kombetare..por dhe vet historine e Botes..

    ja dhe nje poezi tani e llojit taze.. meqe mu kujtu Stambolli ..me stambolleshat e bukura..



    Ej kalldreme te Stambollit..
    ku sehir ne penxhere
    bejn sy bukrat vetull hena
    600 vjet ti nuk po fle

    plot pazari nat e dite
    era qofte e rrumpalle
    madheshti e histori
    ne cdo qoshe trotuare


    nje litar varet nga lart
    me nje shporte e nje pusulle
    stambollesha ne dritare
    porosit buken ne furre


    Nga cajtorja dredh mustaqet
    shkon tespijet nje nga nje
    nje qefli qe 5 her falet
    ja shkel syrin zonjesė..


    birinxhi e cok gjyzel
    hejvalla e hallvasi
    grate brenda burrat jashte
    prit Stamboll nje dit do vij.





    disa ikin ne indi per ripertritje shpirterore..lol.

    une do iki ne stamboll.

    e ka ndonje rrugen andej..?





    naten.. juve..

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Hej Brari ,me ke bere per te qeshur sinqerisht,fantastik,po shiko,ku e kishe mendjen kur fliste Gezimi,kete s'na e the!
    Librin qe bleve lexoje prape,pse jo,ndoshta kete radhe do qeshesh me friken qe te eshte krijuar kur ishe i vogel,ndyshe i shohim gjerat tani qe dikur na dukeshin qesharake ose ne te kundert.Saper kopshtet mos me thuaj,the nje te vertete,c'ma kujtove,kam qesh me shpirt(me fal qe e ktheva kendin letrar ne thashethem,por me detyrove ).
    Mire e ke per ne Stamboll rrugen,ne Indi mund te te humbas mendja dhe na harrohesh andej,e c'kusur kemi pastaj te te kerkojme?Jo per gje por je vertet lezet i muhabetit,vete e ke vene nofken?
    Te pershendes dhe urime per poezite.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    HD.. tema ime eshte e kemi drejt me dal dhe nga tema..lol.
    Ku e kisha mendjen... eehh ku e kisha.. fluturoka mendja..
    Nje dite shkova me terheq ca pare ne bankomat.. futa kartonin..formova kodin..formova shumen e prita.. doli kartoni..mora kartonin e .. ika.. per paret u kujtova mbas 5 minutash kur hyra ne dyqan e mu desh me ble dicka.. pare ska.. u ktheva te bankomati.. paret kishin avullu.. lol. lum kush kish ardh pas meje .. i ka ra qylit..
    H-D. at nofken posht ..lezeti..e ka ven shefi jo un.. bile do i them ta heqe.. se me del problem me te..

    Urime dhe ty per Poezite..

    qe thua ti.. puna e poezive...

    poezite jane ne fund te fundit..kombinacione te llojeve te fjaleve e kombinuar me kombinacione renditjesh te fjaleve..

    Megjithse bota ka nja 4000 vjet qe ben poezi..akoma prodhohet poezi.. kjo fale pra kombinacioneve qe thame.. pra nje fare matematikeje..pra poezi (kombinacione) ku njera tjetres nuk i ngjajne..
    Psh nje shtet si amerika qe ka miliona e miliona makina..e ben te mundur me ane te kombinacioneve te ca shifrave e germave tu jape cdo makine Targen e vet te ndryshme nga tjerat..
    Dhe poezia keshtu eshte..
    Vetem se keto kombinacione ne poezi nuk behen si tek targat e makinave ne zyrat e drejtorise qarkullimit nga ndonje cupe me shkoll e kompjuter por i ben mendja njerzore ne caste "lindjeje" ..pra krijimi.. sic i ve ne dukje dhe "det bajri" ne ate meditimin e tije..

    Pra cdo kombinacion fjalesh me renditjen e tyre te paperseritshme plus dhe mendimet qe formulon cdo lloj kombinacioni e ben te pakufishme mundesine e pafundshmerise se shprehjes e pra dhe pafundshmerine e vete poezise qe njerzit te vazhdojn te bejne poezi pa pasur frike se perserisin dike..

    Jo rastesisht poetet e medhenj sikur Omar Khajami etj.. ishin dhe matematicien te famshem e bile dhe astronome te qiellit.. e jo rastesisht poetet nuk i ndahen dhe sot sikur dje.. yjeve e henes e diellit e universit sa here qe i kane punet pisk me te dashurat...lol...ose me te dashurit..kur jane poetesha..

    hmm..


    i bukur eshte forumi...

    shkruajme ketu pa pyetur per lidhje Shkrimtaresh..redaktore..biografira e shtepi Botuese..

    e mira "shigjete" c'heq me ne..e me mua sidomos..lol.

    ju uroj nje dit te bukur e nje mbremje te qete..lexues te nderuar..

    merrni nga nje kafe e dhize i cigare Hd e Agim e shoqnia..

  8. #18
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    hahahahah Brari me shkrive ... jaaaaaaa

    s'mkish shku en men
    per paret mos me menue
    qysh bre Brar bre burre
    menxi i ke fitue !!!

    nji sen mlejo ta them
    prej venit t'dhenve (ti e di)
    kartonat a bankomatet
    jan eksperimentu se pari ne Zelandi

    me cudit se si te ju
    kartoni para pareve del
    duhet ket pune mire me e shiqu
    se kushedi sa pare dificit del.

    lol... dhizeni ka nji edhe prej kutise teme ... i kom dredh vet ... (me maqinen e gjyshit gjet rahmet) papapap pram me rim doli ..lol
    RIPPR

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po burn.. kartoni del para parave tek ne..

    ju andej jeni ndryshe.. dhe dielli ju del mbrapsht..

    psh ne tiran ne se je ne qender perball skendo-beut.. del dielli nga dajti ose ne te djathte te majes ku jan antenat e tv.. e pastaj ecen e ecen mbi krrab e mullet ..del pastaj nga liqeni e pastaj kalon mbi ca pallate te larta nga ish kopshti botanik e iken ne kombinat e ja mbath per ndroq e durres..

    Sikur ta conim tiranen sic eshte ne zeland i bie te dal dielli mbi mal te Krujes.. pastaj mbi kamz te universiteti e pastaj ne rinas e vore e te veje nga sukthi e te dal ne xhafzotaj e perseri ne Durres..e i fut nje kafe te keshtjella posht Viles e iken ne itali me traget..
    cudi eshte.. lol.

    Burn ..po c'thot muzika..se ti me duket luan dhe ne violine ne mos gaboj..

    posto ndonje foto ne Forum nga Natyra interesante e Zelandes..

    sikur te bec nje bire ne zeland tej per tej globit e di ku del mo..

    rrezik posht balkonit tim..

    mer me vehte po erdhe ndonje dash.. e ta pjekim ne hell po na lejuan ata te mbrojtjes se natyres..lol.


    agim..

    si nuk shteroj zemra jote..

    cdo strof e jotja eshte nje xhevahir.. sidomos per ata te keq-renurit ne dashuri..ku hyme te gjithe aty ne ate valle..

    e di qe ka nje ilac.. per keto bigproblemet e dashurise..

    ja c'thot poeti finlandez..Lapuni Lapunaten


    e do dike.. duaje pa e pyetur fare..
    e mos ver re vetullat e saje
    i vrenjti si draper
    a si hen i hapi
    shiko zemren tende
    mos te zej inati
    aty shtoi dru
    ne oxhakun tend
    te mos shuhet zjarri
    dimer e behare..
    duaje pa shperblim
    ne se je burr trim..


    nuk e ka keq ky finlandezi..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 17-09-2004 mė 15:43 Arsyeja: gabum shtipi

  10. #20
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    ja c'thot poeti finlandez..Lapuni Lapunaten


    e do dike.. duaje pa e pyetur fare..
    e mos ver re vetullat e saje
    i vrenjti si draper
    a si hen i hapi
    shiko zemren tende
    mos te zej inati
    aty shtoi dru
    ne oxhakun tend
    te mos shuhet zjarri
    dimer e behare..
    duaje pa shperblim
    ne se je burr trim..


    nuk e ka keq ky finlandezi..
    Po, mor Brar, po. Mire paska mendu finlandezi me shtu dru n'oxhak e m'u kallxu burr trim... Vec u desht edhe me kqyr a mos asht tuj u nxeh ajo fisnikja ngjeti. (lol)
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ju ka marre malli per kampet verore
    Nga Alda1 nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 16:01
  2. Kampet verore tė djemve orthodhoksė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-08-2006, 17:09
  3. Pushimet verore 2006
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 10-07-2006, 07:05
  4. Fotogaleria verore e forumit.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 11-08-2005, 13:23
  5. Shkolle verore ne Tirane -- Political science
    Nga Arbushi nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-05-2002, 13:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •