Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Milla
    Anëtarësuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    në zvicër
    Postime
    60

    Dua të di se çfarë po ndodh me gjeneratat e reja në SHBA

    E kam bërë disaherë këtë pytje në disa forume të tjera por asnjëherë nuk kam marrë ndonjë përgjegje. Edhe unë jetoj në një vend të Europës i emigruar nga trojet etnike, por bile së paku ka 16 vite që merrem me çështjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe nëpër shkolla ku jetoj. Rezultatet janë të dukshme sepse sadopak po e zbusim çështjen e asimilimit të brezit të ri në dhe të huaj.
    Nuk kemi kurrëfarë të dhëne se a ka shkolla shqipe në Sh BA apo jo.
    Prej asaj se çka kam vërejtur nga të rinjtë që vijnë prej atje në pushimet verore mund të konstatojmë se vetëm nja 5% flasin pak shqip.
    Por tash shtrohet pyetja:çfarë i pret në të ardhmen tërë atë rini që gjëndet atje.Pas këtij brezi që po shkon a thua do të din se a janë me origjinë shqiptare.
    Nëse dini diç më tepër ju lutëm tregoni se ku janë shkollat shqipe në SHBA dhe sa është numëri i nxënësve që i vijojnë këto shkolla?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    milla, shkolla per shiptar ketu ka, dmth ne forma kursesh disa her ne jav.
    Megjithate mund te them me bindje se te dish dy gjuh ne amerik nuk te krijon avantazhe por disavantazhe sepse do jesh gjithmon i ndryshem nga te tjeret dhe nuk do kesh perparsi per vende pune apo ne shoqeri. te gjith kan problem si te asimilohen jo si te flasin nga dy tre gjuh.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Milla
    Anëtarësuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    në zvicër
    Postime
    60

    Të dish shumë gjuhë është pasuri kulturore

    Ata që e mohojnë gjuhën e vet kombëtare janë njerëz shkurpamës.Asnjë gjuhë tjetër nuk e zëvendëson gjuhën e nënës. Kjo tregon se ju jeni servil. Ju jepni çdo gjë për t'u bërë"amerikan i mirë" Kjo është tragjike se çfarë thuani ju, se ju mendoni sa më parë të asimiloheni.Së pari a e kuptoni fjalën asimilim.Unë mendoj se aspak sikur ju nuk mendojnë amerikanët. Ata janë popull i kulturuar dhe e kuptojnë rëndësinë që fëmijët e shqiptarëve ta mësojnë gjuhën e të parëve.
    Unë jetoj që 27 vite në Zvicër dhe të gjithë fëmijët e mi kanë ndjekur shkollën e jo kurset e gjuhës shqipe. Italinët kanë hapur shkollat e tyre në ShBA për mësimin e gjuhës italiane.Le të kuptohemi këtu jo shkolla me të gjitha lëndët por vetëm mësimi i gjuhës amtare. Një gjë të tillë shqiptarët nuk e kanë bërë. Në Zvicër kemi përkrahjen e shtetit që këto shkolla të funksionojnë si duhet.
    Mosnjohja e gjuhës amtare krijon probleme të mëdha psiqike te fëmijët. Këto probleme shfaqen në mënyra të ndryshme. Të gjithë pedagoget, psikilogët, si dhe logopedistët janë të një mendimi se fëmijët me origjinë të huaj duhet ta mësojnë gjuhën e tyre. Mundesh me qenë amerikanë i mirë, edhe punëtor i mirë por asgjë nuk e pengon askë që ta njoh gjuhën e vet. Pa mendo çfarë do të ndodhi me brezat e ri që nuk din as të flasin e as të dinë për origjinën e tyre.Po cili është tani rezultati i të ardhmrs tënde nëse brezat e ardhshëm nuk dinë asgjë për të parët e vet. Po shtrohet pyetja , cila është kënaqësija e juaj, të kesh para dhe të vdesish si amerikan? A thue pak ka amerika banorë.? Mjafton që i tërë brezi i yt të bëhet amerikan, dhe kështu do ta gëzosh amerikën. Nuk ju do si të tillë Amerika unë po ju betohem. Sepse kur nuk e do të tënden as të tyren nuk e do më tepër, këtë ata e dinë shumë. Prandaj ju trajtojnë si njerëz që si kuptoni gjërat elemtare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Milla : 06-04-2007 më 14:45

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Postime
    112
    Citim Postuar më parë nga friendlyboy1
    milla, shkolla per shiptar ketu ka, dmth ne forma kursesh disa her ne jav.
    Megjithate mund te them me bindje se te dish dy gjuh ne amerik nuk te krijon avantazhe por disavantazhe sepse do jesh gjithmon i ndryshem nga te tjeret dhe nuk do kesh perparsi per vende pune apo ne shoqeri. te gjith kan problem si te asimilohen jo si te flasin nga dy tre gjuh.
    Waw une ne usa jetoj qe prej 9 vjetesh dhe flas 4 gjuhe me gjithe shqipen dhe ky fakt mua me ka krijuar aq shume avantazhe ne vende pune qe ti se ke idene.Pastaj pse amerikanet e pasur merrin mesues privat ne shtepi per femijet qe te mesojne gjuhe te huaj apo pse ne shkolla keta kane nje gjuhe te dyte vec anglishtes???
    Me mendje e shpirt ne Vlore.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2006
    Postime
    19
    Sa me shume gjuhe te dishe aqe me shume ke perparsi ne Amerik .
    Une besoje se Amerika eshte vendi me i hapure ne bote ne qdo aspekte .Pra nese ne shqiptaret dojme te mose e humbime gjuhen kjo nvaret nga ne .Une i flase 3 gjuhe te huaja dhe kjo me jepe perparsi dhe krenari ne pune dhe kudo .
    Une mendoje se medijat dhe televizjoni jane nje mrekulli sote .Kure dihet se para 100 viteve shqiptaret ne Amerik nuke i kane pase kto mundsi .Mometalishte po e degjoje radijo Kosoven dhe po e shkruaje ketu ne forum .Pra sote nuke ka askushe arsyje ta arsyetone asimilimin .
    Mendimi ime

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    vlonjate un po flas per njerzit e thjesht qe shkojn ne pun dit per dit dhe qe skan mundsi te merren me llukse si mesus privat. un ketu nuk kam njofur nai italian brezi 2 apo 3 qe di italisht.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Postime
    112
    Citim Postuar më parë nga friendlyboy1
    vlonjate un po flas per njerzit e thjesht qe shkojn ne pun dit per dit dhe qe skan mundsi te merren me llukse si mesus privat. un ketu nuk kam njofur nai italian brezi 2 apo 3 qe di italisht.
    Ketu po flitet per brezin e pare dhe ai qe quan ti brezi i dyte( i lindur ne shqiperi por ardhur ketu ne moshe te vogel). PO mire ti nese jeton me prinderit cfare te flasin ty ata anglisht se besoj se nese prinderit e tu kane ardhur qofte 18 apo 40 ketu prape shqipen e kane gjuhen qe kur shikojne ato endrrat naten i shikojne dhe i perjetojne ne shqip ok. Mos fol kot se dhe ata qe jane brezi i trete ketu ne usa disa qe kam njojtur une flasin shqip jo aq mire sa ne por flasin.
    Me mendje e shpirt ne Vlore.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2006
    Vendndodhja
    New York, New York, USA
    Postime
    25
    Unë jam shqiptaro-amerikanë. Unë kam lindur në Amerikë, jam rritur në Amerikë, dhe kam jetuar gjithmonë në Amerikë (banoj në Nju-Jork). Gjyshin dhe stërgjyshin tim kanë arritur në ShBA para Luftës së Parë Botërorë prej Korçë. Dua të them që jam i vetëm në familjen time prej gjenerata e dytë lindur në Amerikë që flas akoma ca shqip. Dhe vazhdoj t'a mësoj - është gjithëmonë një 'prioritet shpirtërorë'; gjuha shqipe është, për mua, një tip lidhje me gjyshin dhe stërgjyshin, me historia e familjen time, veçan. Pas dy gjenerata në Amerikë, familja ime është shumë krenar që jemi me origjinë korçare. Për neve, familja ime ishte 'Shqipëria'. Ishte i ndaluar për neve të shkoj në Shqipëri, dhe kur isha i vogël, isha shumë gjeloz së shokët e mi grekë, turkë, italianë, etj. kishin mundësi të vizitoj memëdheut e tyre.... Unë flas, shkruaj, dhe lexoj shumë mirë frengjisht; mund të flas edhe spanisht (gjuhën e dyte në ShBA), dhe ca italisht. Kam edhe një bazë në greqisht modern, dhe di disa fjalë në turqisht, perzisht, arabisht. Mëndimin tim është se jemi jo vetëm amerikanë, shqiptarë, etj., por jemi qytetarë mbarëkombetarë. Ka një botë, dhe jam 40 vjeç; dëshiroj të njoh bota, natyre, dhe të jetoj bukurija se egzistencës humane. Eshtë për këtë arsye që mësoj, dhe vazhdoj të mësoj gjuhë të huaja: për të udhëtoj, për të jetuar mirë, dhe veçanërisht, për të kuptuar. Shtetet të Bashkuara janë një thesar kulturorë, dhe duhet t'a kërkojmë kudo që jetojmë.

  9. #9
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    ata qe se dine ?

    Citim Postuar më parë nga friendlyboy1 Lexo Postimin
    vlonjate un po flas per njerzit e thjesht qe shkojn ne pun dit per dit dhe qe skan mundsi te merren me llukse si mesus privat. un ketu nuk kam njofur nai italian brezi 2 apo 3 qe di italisht.
    Eshte e vertete per brezin 2 dhe 3 gati per te gjithe popujt ne Amerike...por, per ne shqiptaret qe nga brezi i pare eshte nje perqindje e madhe qe nuk e perdorin gjuhen Shqipe ne shtepi....
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 28-09-2007 më 14:30

  10. #10
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Sa keq per ata qe se dine ?

    Citim Postuar më parë nga friendlyboy1 Lexo Postimin
    vlonjate un po flas per njerzit e thjesht qe shkojn ne pun dit per dit dhe qe skan mundsi te merren me llukse si mesus privat. un ketu nuk kam njofur nai italian brezi 2 apo 3 qe di italisht.
    ,
    Po te behet shprehi te flitet ne shtepi , eshte nje lehtesim i madh per te mesuar,

    Eshte e dhimbshme per ata qe se dine gjuhen e origjines, eshte e vertete se te gjithe perfundimisht shkojne ne nje drejtim te asimilimit por, definitivisht nuk duhet shume kohe dhe shkolle private te mesosh gjuhen e nenes.
    Perpjekje per te ruajtur gjuhen, kulturen dhe traditat kombetare bejne te gjithe dhe kjo nuk eshte prapambeturi , perkundrazi eshte kulture.
    Avantazhi me i madh eshte i atyre qe mesojne me shume gjuhe...jo vetem ketu ne Amerike por, ne gjithe boten. Mire eshte ti luajsh te gjitha sportet ose vetem futboll si thua?
    Problem eshte si te ruajsh familjen nga asimilimi..se si te asimilohet eshte kollaj te gjithe ketu asimilohen pa perjashtim ,por, nje brez me larg nje e mire me e madhe dhe kjo jo vetem kombetare por, edhe personale..me mire te dijne se kush jane , nga jane, dhe te flasin gjuhen e nenes se sa si fatalista te shikojme asimilimin qe ndodh ne shtepine tone..Kush vendos te rri ketu perjetesisht dihet perfundimi por, s'do te thote qe ne duhet te mundohemi se si te asimilohemi, kjo do te ndodhe vete dhe ne ate mund ta derdhim se si te ruajm edhe nje brez...edhe 2 breza...bota globale...shuerja e gjuheve dhe kulturave, uniformiteti dhe njeftyresia e botes ia humb bukurine botes...e ben banale, jojoshese, jointeresante.
    Jo vetem qe te flisni shqip ne shtepi kjo duhet te jete nje zgjedhje e preferuar e brezit te pare qe ka ardhe ketu,.mendoj se eshte e turpshme per mua te flas anglisht me femijet e mije ne shtepi..por, edhe i inkurajoj te mesojne dhe Spanish krahas Shqipes dhe Anglishtes.....pengesa kemi te gjithe por, kur e ke gjuhen zyrtare ne shtepi shqipe athere sikure pak tejkalohen disa pengesa...eshte nje cike me lehte dhe e gjithe kjo me besoni se jo vetem nga kombetarja por nga jeta praktike, realja, qytetrimi...si i doni femijet tuaj me nje gjuhe apo me me shume se 3 gjuhe?..sigurisht se edhe nga kombetarja...nje femije i lindur ketu me gjuhen shqipe , me gjuhen angleze...me shtetesi Amerikane...neser me pergatitje te duhur...eshte kandidati nr.1 per diplomat ..ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni...etj...nje shembull i thjeshte ...por edhe kudo ne bote ...gjuha hap rruget dhe shtigjet...mes popujve..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjimnazi “Loyola” në Prizren
    Nga forum126 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 18-03-2012, 20:04
  2. Abdilaqim ADEMI: Investim për të ardhmen tonë
    Nga zamir.a në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-12-2008, 12:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •